Category: AKTUALE

  • NATO: Të bashkohemi në festën e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë

    NATO: Të bashkohemi në festën e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë

    Aleanca Veriatlantike, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, ka uruar shtetin shqiptar në 108 vjetorin e Pavarësisë.

    Në një urim të postuar në faqen zyrtare të NATO-s, fton aleatët të bashkohen në festimin e Ditës së Pavarësisë.

    “Bashkohuni me ne në festimin e Ditës së Pavarësisë së aleatit tonë, Shqipërisë”, shkruan në urim.

    Republika e Shqipërisë nga viti 2009 është pjesë e aleancës më të madhe ushtarake në botë, NATO-s. 

    https://www.facebook.com/146599018696771/posts/4341891025834195/

  • Dita e pavarësisë/ Krerët e shtetit nuk përshëndeten me njëri-tjetrin Meta e përshëndet – VIDEO

    Dita e pavarësisë/ Krerët e shtetit nuk përshëndeten me njëri-tjetrin Meta e përshëndet – VIDEO

    Dita e pavarësisë i ka kapur krerët e politikës shqiptare të përçarë. Dhe pse kjo ditë simbolizon finalizimin e përpjekjeve të shqiptarëve për vendin, në këtë 108 vjetor Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama janë të përfshirë në debate të ashpra.

    Krerët e shtetit ishin sot në Vlorë për të përkujtuar ditën e pavarësisë së vendit duke kryer homazhe edhe tek Monumenti i Pavarësisë.

    Por, edhe pse është një ditë e shënuar, kjo nuk ka mjaftuar për të shuar të paktën për sot debatet politike mes tyre.

    Presidenti Ilir Meta, kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Ruçi u përkulën para Monumentit të Pavarësisë duke vendosur edhe kurora me lule.

    Fill pas kësaj ceremonie, Meta largohet duke përshëndetur me dorë Ruçin dhe Ramën. Kryeparlamentari ia ktheu përshëndetjen Metës, ndërsa Rama as nuk ktheu kokën për të parë nga kreu i shtetit duke ecur drejt me agjendën e tij./ Opinion.al

    https://www.facebook.com/edirama.al/videos/5322350127790832/

  • Mjeku i QKUK’së i komenton Isa Mustafës në postim: “Gërxhul, gjallë je a?”

    Mjeku i QKUK’së i komenton Isa Mustafës në postim: “Gërxhul, gjallë je a?”

    Mjeku i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Qendrën Emergjente, Ibrahim Maliqi, ka përdorur gjuhë fyese ndaj kreut të LDK-së, Isa Mustafës, duke iu referuar si “gërxhul”.

    Maliqi, në postimin ku Mustafa reagoi pas përleshjes ndërmjet aktivistëve të LDK-së dhe të VV-së, komentoi duke thënë “gërxhul, gjalle je a”.

    “Llapjanët kanë ditur çdoherë të dallojnë ata që punojnë nga ata që bëjnë zhurmë. Zhurmat dhe tollovitë; dhuna dhe mentaliteti arkaik nuk janë veçori e familjeve, e grave, burrave, të rinjëve dhe të rejave të Llapit. Sjelljet dhe mentaliteti i tillë që demonstron LVV dhe kandidati i tyre për kryekomunar nuk na shërbejnë për të mirë, janë degraduese dhe na këthejnë mbrapa”, kishte shkruar Mustafa sot në Facebook.

  • Gazetarja austriake i përshkruan si “heronj politikë” Vjosa Osmanin e Albin Kurtin pas situatës së Speciales

    Gazetarja austriake i përshkruan si “heronj politikë” Vjosa Osmanin e Albin Kurtin pas situatës së Speciales

    Gazetarja austriake, Adelheid Wölfl, në një analizë të shkruar në mediumin prestigjioz vjenez ‘Der Standard’, lidhur me ish-anëtarët e UÇK’së që po akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte, me titullin ‘Ish-luftëtarët në Kosovë do mbajnë përgjegjësi’, ka trajtuar edhe çështjen e fatit politik pas situatës së Speciales.

    Ajo, ndër të tjera, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe u.d. e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, janë figurat politike të cilat duan ta luftojnë korrupsionin, shkruan Gazeta Express.

    “Procedimet kundër ish-komandantëve zhvillohen në një kohë kur politikanët janë të popullarizuar dhe gëzojnë shumë mbështetje nga popullata, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me luftëtarët e vjetër, por duan të luftojnë korrupsionin. Kjo përfshin kryeparlamentaren dhe presidentin e përkohshëm Vjosa Osmani, si dhe ish-kryeministrin Albin Kurti nga Vetëvendosja, të cilët mund të fitojnë zgjedhjet vitin e ardhshëm”, ka shkruar gazetarja austriake në analizën e saj.

    Tutje, ajo ka shkruar edhe në një konotacion negativ për ish-liderët e UÇK’së, me theks të veçantë ndaj ish-presidentit Thaçi, si dhe ish-kryeparlamentarit Veseli.

    “Gjykata Speciale tashmë kishte njoftuar akuzat kundër Thaçit në qershor para se ato të konfirmoheshin sepse Thaçi gjithmonë ishte përpjekur të anashkalonte gjykatën. “Z. Thaçi dhe Z. Veseli besohet se kanë kryer një fushatë të fshehtë për të shfuqizuar ligjin që krijon gjykatën dhe përndryshe pengojnë punën e gjykatës për t’u siguruar që ata nuk do të sillen para drejtësisë,” tha gjykata në një transmetim. Akuzat tani janë konfirmuar dhe të pandehurit tashmë janë marrë në pyetje”, thuhet tutje në analizën e Wölfl.

  • Albin Kurti me video-mesazh për Llapjanët: Votoni për Shpejtim Bulliqi –  Erdhi Dita për Llapin e Gollakun

    Albin Kurti me video-mesazh për Llapjanët: Votoni për Shpejtim Bulliqi – Erdhi Dita për Llapin e Gollakun

    Kryetari i VV-së, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve llapjanë që të votojnë kandidatin e kësaj partie, Shpejtim Bulliqi për kryetar të Podujevës.

    “E Shpejtimi i duhet Besianës për të shpëtuar nga mashtruesit e përfituesit, për të shpejtuar për zhvillim e përparim sepse tepër shumë kohë kemi humbur. 

    Me 29 nëntor ndryshimin e kemi në duar, prandaj është e pafalshme të na ikë”, ka thënë Kurti.

    https://www.facebook.com/220997878400104/posts/1020673305099220/

  • Ministri i LDK’së në fushatë 9 ditë pasi njoftoi se është me Covid

    Ministri i LDK’së në fushatë 9 ditë pasi njoftoi se është me Covid


    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka dalë sot në Podujevë për bërë fushatë vetëm nëntë ditë pasi njoftoi publikisht se është infektuar me Covid-19.

    Sipas rregullave të OBSH’së, çdo person i infektuar me Covid-19 duhet të qëndrojë i izoluar për 2 javë apo 14 ditë, rregull të cilën Abrashi nuk e ka respektuar.

    Abrashi përmes një shkrimi në facebook më datën 18 nëntor kishte njoftuar se është infektuar me Covid.

    Me daljen e tij në fushatë, Abrashi ka rrezikuar shëndetin publik. Rrjedhimisht, sipas Ligjit për Pandeminë, çdo kush që rrezikon shëndetin publik në këtë formë mund të dënohet me gjobë prej 500 eurosh.

  • Murati shpërthen ndaj LDK’së: E urrejnë çdo gjë që është shqiptare

    Murati shpërthen ndaj LDK’së: E urrejnë çdo gjë që është shqiptare

    Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook ka kritikuar ashpër LDK’në për të cilën thotë se po urren cdo gjë që është shqiptare.

    Ky reagim erdhi për shkak se Qeveria e Kosovës vendosi që ‘dita e flamurit’ për 28 nëntor, dita e hënë të mos jetë ditë pushimi.

    Murati tha se një pjesë e LDK’së ka urrejtje të paimagjinueshme ndaj çdo gjëje shqiptare. Tutje, ai tha se po luftohet flamuri, Shqipëria dhe identitet kombëtar shqiptar.

    Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Muratit:

    Kosovacentrizmi i LDK-së kundër 28 Nëntorit!

    Qeveria paska vendos që të hënën të mos jetë ditë pushimi. Në këtë kosovacentrimizmin e një pjese të LDK-së ka një urrejtje të paimagjinueshme dhe jo racionale ndaj çdo gjëje që është shqiptare. Luftohet flamuri, luftohet Shqipëria, luftohet identiteti kombëtar shqiptar. Kjo luftë është luftë ndaj vetes. Andaj edhe dëmi më i madh i bëhet vetes. Në këtë rast i bëhet edhe LDK-së, por edhe Kosovës dhe krejt interesit shqiptar në Ballkan

  • Pas situatës për BlackFriday, reagon Dr. Sami Uka: Nesër vijnë tek mjeku dhe ankohen që duhet me prit 10 minuta

    Pas situatës për BlackFriday, reagon Dr. Sami Uka: Nesër vijnë tek mjeku dhe ankohen që duhet me prit 10 minuta

    Numër i madh i njerëzve ka vërshuar sot qendrën më të madhe tregtare në vend, Albi Mall në Prishtinë.

    Turma të mëdha të personave janë parë në këtë qendër, me rastin e BlackFriday.

    Ndonëse kohë pandemie, qytetarëve kosovarë nuk u ka interesuar kërkesa e institucioneve të shtetit për distancë dhe vendosje të maskave.

    E për këtë grumbullim të njerëzve tek Albi Mall ka reaguar Dr. Sami Uka.

    Përmes një postimi publikoi foton e grumbullimit të njerëzve dhe numrin e madh të tyre dhe dha një mesazh për publikun.

    Ky është postimi i tij:

    Nesër vijnë tek mjeku dhe ankohen që duhet me prit 10 min dhe që nuk po i marrim ngrykë tek dera…

  • Mesazhi i djalit të Maradonës për vdekjen e babait

    Mesazhi i djalit të Maradonës për vdekjen e babait

    Djali i Diego Armando Maradonës nuk ka mundur të udhëtojë për në funeralin e babait pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

    Ai postoi një video me mesazh për t’i dhënë lamtumirën legjendës së Napolit që u varros të premten.

    Diego Maradona Junior ka lindur më 1986, por është njohur nga ishi i Napolit vetëm në vitin 2007.

    Ai ka rezultuar pozitiv në fillim të nëntorit dhe nuk ka mundur t’i japë lamtumirën dhe ta varros babanë e tij nga afër, këtë e ka bërë përmes rrjeteve sociale.

    “Do të kisha dashur ta kaloj këtë ditë ndryshe, duke u argëtuar dhe harruar momentet e vështira për disa orë”, shkroi ai në Instagram.
    “Tani e gjej vetën shumë larg nga ju, shpresoj të buzëqeshësh dhe gjithmonë të jesh i lumtur”.

    Djali i Maradonës këto ditë ka qenë aktiv edhe me postime në instastory.
    “Kapiteni i zemrës kurrë s’do të vdesë”, bëri këtë postim menjeherë pas vdekjes me 25 nëntor.

    Diego Junior gjithashtu bëri një postim foto të lojtarëve të Napolit duke nderuar legjendën Maradona.
    “Dojeni i dhe mbrojeni fanellën tuaj sikur të ishte lëkura e dytë. Është fanellë e përjetshme, fanella e babait tim”. /Gazeta Express/

  • Aksion i madh për kapjen e mashtruesve të “Call Center” nga Kosova të pensionistëve gjermanë

    Aksion i madh për kapjen e mashtruesve të “Call Center” nga Kosova të pensionistëve gjermanë

    Këtij lajmi, jo vetëm mediat gjermane por edhe ato zvicerane dhe austriake i kanë dhënë publicitet të madh në edicionet e tyre të sotme

    Operatorët e disa qendrave të thirrjeve (call center) në Kosovë besohet se kanë mashtruar në shkallë të gjerë qytetarë të moshuar në Gjermani me premtime të rreme për shpërblime të pretenduara lotarie për vite të tëra.

    Banda, e cila akuzohet se ka vjedhur miliona euro me mashtrimet e tyre, është kapur në një aksion ndërkombëtar në mes të nëntorit, siç raportohet nga policia e Trier, shkruan Agjencia e Lajmeve e Gjermanisë, DPA. Nëntë të dyshuar, përfshirë këtu dhe “kokat e bandës”, janë arrestuar dhe 13 objekte janë kontrolluar.

    Këtij lajmi, jo vetëm mediat gjermane por edhe ato zvicerane dhe austriake i kanë dhënë publicitet të madh në edicionet e tyre të sotme.

    Aksionit i kishin paraprirë hetime që kanë zgjatur me muaj, me pjesëmarrjen e hetuesve në Bad Kreuznach, Dresden dhe Bavari si dhe të autoriteteve kosovare, trasnmeton albinfo.ch. Kripo (Policia e krimit) nga Trier-i ishte në krye të aksionit, sepse raportet e viktimave nga ky qytet dhe zona afër Idar-Oberstein kishin shërbyer për fillimin e hetimeve.

    Qasja e bandës ishte pothuajse gjithmonë e njëjtë: Sipas hetuesve, ata telefonononin të moshuarit e vetmuar në Gjermani dhe u sugjeronin atyre për një fitim të pretenduar në lotari prej disa qindra mijëra eurosh. Por, në mënyrë që të marrin fitimin e supozuar, viktimat duhej së pari të paguanin një taksë. Kjo bëhej përmes transferimeve jashtë vendit, kuponëve të blerjeve për portale të mëdha në internet ose përmes pranimdorëzimit personal të parave mes kryesve dhe viktimave të tyre.
    Policia ka njoftuar  se autorët u kishin telefonuar viktimave shumë herë për të krijuar besim. Në disa raste, ata madje kanë shtyrë të dëmtuarit të mbledhin para nga të dëmtuarit tjerë, përcjell albinfo.ch. Në saje të kësaj, banda ka arritur të përvetësojë “para dhe pasuri të mëdha”.

    Përveç dëmeve materiale, thirrjet shpesh kishin pasoja psikologjike për viktimat, sipas policisë. Viktima të panumërta janë dëmtuar nga makinacionet e bandës: në rajonin e Trierit, Bad Kreuznach, Pfalz dhe në të gjithë Republikën Federale.
    Gjatë hetimit të mëparshëm, tre burra u arrestuan në jug të Rheinland-Pfalzit rreth një vit më parë ndërsa po mblidhnin para. U tha që mbështetësit më pas u arritën përmes hetimeve të mëtejshme.