Category: AKTUALE

  • IHMK deklarohet për cilësinë e ajrit

    IHMK deklarohet për cilësinë e ajrit

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës është deklaruar rreth cilësisë së ajrit, gjatë ditëve të fundit.

    IHMK-ja bën të ditur se gjatë ditëve të fundit janë regjistruar vlera të rritura të ndotësve në ajër në disa zona të vendit.

    “Ulja e temperaturave ka rritur nevojën për ngrohje, duke sjellë rritje të emetimeve ndotëse në ajër”, thuhet në njoftim.

    “Në anën tjetër përkeqësimin e cilësisë ë ajrit e ka afektuar prania mjegullës së dendur ditëve të fundit, lagështia e lartë e ajrit, mungesa e erërave dhe inversioni termik duke krijuar kushte që favorizojnë grumbullimin e këtyre ndotësve në shtresat e ulëta të atmosferës”.

    Instituti iu ka bërë thirrje qytetarëve të ndjeshëm të evitojnë ekspozimin e gjatë në ambient të jashtëm.

  • Ambasada gjermane: Moscertifikimi i kandidatëve të Listës Serbe dëmton imazhin e Kosovës

    Ambasada gjermane: Moscertifikimi i kandidatëve të Listës Serbe dëmton imazhin e Kosovës

    Ambasada gjermane ka thënë se moscertfikimi i kandidatëve për deputet të Listës Serbe e dëmton imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe ka ndikim negativ në rrugën drejt integrimit të vendit në BE.

    Ambasada ka theksuar se zgjedhjet dhe përgatitjet teknike duhet të jenë të lira nga manovrimet politike të akterëve politikë.

    “Siç e theksuam javën e kaluar, procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike nga aktorët politikë”, tha ambasada për Kosovo-Online.

    “Sjellja penguese e disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët refuzojnë të verifikojnë Listën Serbe dhe kandidatët e saj, ndikon negativisht në reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe në rrugën e saj drejt integrimit evropian”.

  • Bedri Hamza: Mjaft me përçarje, koha për bashkim dhe punë për qytetarët

    Në një video të publikuar sot, kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka adresuar gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale në vend, duke theksuar se Kosova po përjeton lodhjen e pesë vjetëve të vështira me rritje çmimesh, stagnim të pagave dhe dëshpërim te të rinjtë që po largohen.

    Hamza tha se qytetarët janë ngarkuar nga një qeveri që ka dështuar të mbajë premtimet dhe ka zgjedhur përçarjen në vend të bashkimit. Sipas tij, Kosovës i ka munguar një qeveri që punon për qytetarët dhe një lidership që dëgjon dhe sjell rezultate.

    “Familjet po punojnë shumë, por prapë mezi po e mbushin tryezën. Të rinjtë po ëndërrojnë një të ardhme që nuk po e gjejnë këtu. Kjo ka ndodhur sepse kemi një qeveri që ka sjell jostabilitet dhe premtime të pambajtura”, tha Hamza në videomesazh.

    Ai theksoi se është i gatshëm të sjellë “atë që mungon”: rritje pagash, përmirësim të mirëqenies dhe tejkalim të përçarjeve.

    “Ne nuk krijojmë kriza, por krijojmë mundësi për një jetë më të mirë për të gjithë”, u shpreh ai, duke shtuar se Kosova është lodhur, por jo thyer.

    Videon e mbylli me thirrjen për një drejtim të ri për vendin: “Ka ardhur koha ta nisim kapitullin e ri. Bashkë. Përpara”!

  • Austria drejt ndalimit të shamisë së kokës për vajzat nën 14 vjeç

    Austria drejt ndalimit të shamisë së kokës për vajzat nën 14 vjeç

    Ndalimi i shamisë për vajzat nën 14 vjeç në shkolla ka kaluar tashmë votimin paraprak në Austri. Në Komisionin e Arsimit të parlamentit austriak, partitë qeverisëse votuan pro – OVP konservatore, Socialdemokratët dhe NEOS liberale. FPO nacionaliste e krahut të djathtë gjithashtu votoi pro tij, ndërsa vetëm të Gjelbrit votuan kundër.

    Prandaj, duket se ndalimi i shamisë do të miratohet sot në votimin e plotë parlamentar.

    Dështimi në vitin 2020

    Në vitin 2020, pati një përpjekje të parë për të ndaluar shamitë e kokës. Koalicioni i atëhershëm qeverisës i qendrës së djathtë i Partisë Popullore Austriake (OVP) dhe Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) votoi për ndalimin, por kjo përpjekje dështoi para Gjykatës Kushtetuese, sepse ligji në atë kohë shkelte parimet e trajtimit të barabartë dhe lirisë fetare, raporton DW.

    Gjykata vendosi që ndalimi veçonte një besim specifik fetar, përkatësisht Islamin. Qeveria në atë kohë nuk kishte dhënë justifikime të mjaftueshme për legjislacionin e saj. Kjo është ndryshe tani, sipas Ministrit të Arsimit, Christoph Wiederkehr, i cili deklaroi se shqetësimet kushtetuese janë marrë parasysh dhe se vendimi do të kalojë.

    Problemet me ndalimin

    Fatma Akay-Turker është kryetarja e Shoqatës së Grave Myslimane në Austri. Ajo vetë e ka hequr shaminë dhe është kundër detyrimit të vajzave dhe grave ta mbajnë atë. Por ajo beson se një ndalim do të ishte i vështirë për vetë vajzat.

    Familjet kanë një rol shumë të madh në vendime, ndaj më së shumti do të prekeshin vajzat e reja. Ato do të gjendeshin mes dy zjarreve  midis politikës dhe komunitetit.

    Shkollat ​​synojnë ta zbatojnë në mënyrë strikte ndalimin e shamisë në lidhje me prindërit. Në rast shkeljeje, së pari do të ketë një takim. Nëse prindërit megjithatë vazhdojnë t’i dërgojnë vajzat e tyre në shkollë me shami, ato mund të përballen me gjoba midis 150 dhe 800 eurove ose, si alternativë, me burgim deri në dy javë. /DW

  • Gjendet një i vdekur në Shkodër

    Gjendet një i vdekur në Shkodër

    Sot një person pa shenja jete është gjetur në Shkodër, konkretisht pranë Urës së Telit në njësinë administrative Postribë.

    Mediat në Shqipëri raportojnë se trupi është parë nga kalimtarët e rëndësishëm dhe menjëherë janë njoftuar Policia dhe shërbimet mjekësore.

    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se personi ka humbur jetën për shkaqe natyrale, derisa hetimet po vazhdojnë për ta zbardhur rastin dhe për ta identifikuar viktimën.

     

  • Alumini që transformon hapësirat, ekspertiza moderne e Grezda Group

    Në një treg ku estetika moderne dhe cilësia afatgjatë janë më të kërkuarat, Grezda Group sjell zgjidhje të avancuara me alumin për projekte të çdo lloji. Alumini, si material që bashkon elegancën me qëndrueshmërinë, përfaqëson zgjedhjen ideale për punime bashkëkohore, funksionale dhe estetikisht të përsosura.

    Zgjidhjet e Grezda Group të personalizuara me alumin përfshijnë dritare, dyer, fasada dhe struktura të ndryshme arkitekturore. Falë fleksibilitetit të tij, alumini mund të përshtatet lehtësisht me kërkesa specifike të klientëve, duke ofruar kombinimin e përsosur mes dizajnit dhe funksionit.

    Një nga avantazhet më të mëdha të aluminit është rezistenca ndaj ndryshkut dhe kushteve të jashtme, duke garantuar jetëgjatësi të lartë dhe mirëmbajtje minimale. Materiali i lehtë, por i fortë, e bën aluminin ideal për zgjidhje konstruktive që kërkojnë stabilitet dhe elegancë në të njëjtën kohë.

    Në Grezda Group, çdo projekt trajtohet me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal ndaj cilësisë. Me gamën e gjerë të ngjyrave, teksturave dhe përfundimeve, produktet tona prej alumini integrohen natyrshëm në çdo ambient nga hapësirationet moderne të biznesit, tek shtëpitë me stil minimal ose klasik.

    Ne jemi të përkushtuar të sjellim produkte të qëndrueshme, estetike dhe të personalizuara, duke ofruar zgjidhje që i japin vlerë çdo hapësire.

  • Gjashtë shtetas të Kosovës të arrestuar nga Serbia dhe një i rrëmbyer më 2025

    Pikat kufitare të Kosovës me Serbinë janë shndërruar në çështje problematike për qytetarët e Republikës së Kosovës që i përdorin ato për transit.

    Gjatë këtij viti, MPJD-ja e Kosovës ka përsëritur disa herë thirrjen që shtetasit kosovarë të shmangin udhëtimin përmes territorit të Serbisë, duke vlerësuar se “Serbia nuk është më një territor, i cili ofron siguri minimale për integritetin fizik dhe juridik të shtetasve të Republikës së Kosovës, në veçanti ndaj shqiptarëve”.

    Territori i këtij vendi shfrytëzohet sidomos nga shtetasit që duan të kalojnë në territor të BE-së, duke hyrë fillimisht nga Serbia në Hungari, si dhe anasjelltas nga diaspora që viziton Kosovën.

    Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, vetëm gjatë vitit që po e lëmë pas, gjashtë qytetarë të Kosovës janë arrestuar nga autoritetet e Serbisë, ndërsa ka pasur edhe një rast rrëmbimi nga territori i Kosovës.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me shtetasit e Kosovës, të arrestuar në Serbi këtë vit.

    Të arrestuarit, sipas autoriteteve serbe, dyshohen për “krime lufte” ose “vepra kundër rendit kushtetues të Serbisë”.

    Rastet e të arrestuarve në Serbi, sipas burimeve në MPJD

    Arbnor Spahiu – i arrestuar në qershor nën dyshimet për “vrasje të rëndë” në Banjskë; u lirua më 21 nëntor.

    Lulzim Halili – i arrestuar në korrik, i akuzuar për “krime lufte”; mbetet në paraburgim.

    Sasha Gjorgjeviq – i arrestaur në korrik, nën dyshimet për “bashkëpunim me Shërbimin Informativ të Shtetit të Shqipërisë (SHISH), përmes Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI)”; mbetet në paraburgim.

    Behar Preniqi – i arrestuar në gusht, si “pjesëtar i dyshuar i UÇK-së”; mbetet në paraburgim.

    Hazir Haziri – i arrestuar në shtator nën dyshimet për “krime lufte”; mbetet në paraburgim.

    Avni Qenaj – i arrestuar në nëntor për “krime lufte”; gjykata në Beograd i dha një muaj paraburgim.

    Millan Vukashinoviq dyshohet se është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe në Leposaviq – pjesa veriore e Kosovës – më 1 nëntor.

    Më 14 gusht, autoritetet serbe kanë njoftuar se i kanë ndaluar edhe dy persona me inicialet X.E. dhe B.E. (Xhemajl dhe Bashkim Emini) në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, Horgosh, nën dyshimet se si pjesëtarë të UÇK-së, “kanë kryer krime lufte kundër popullsisë civile”. Pesë ditë më pas, ata janë liruar.

    Shifrat që nuk i di askush

    Avokatët nga Kosova nuk mund t’i mbrojnë qytetarët e ndaluar në Serbi pa licenca serbe, por bashkëpunojnë me avokatë vendas.

    Arianit Koci, i angazhuar në disa prej rasteve, thotë se shifrat zyrtare janë “relativisht të pasakta”.

    “Ka raste kur biznesmenë të caktuar janë ndaluar – me pretendimet se kanë kryer krime të luftës – dhe më pas janë liruar. Por, ata kanë insistuar që të mos bëhen publike këto informata, për shkak se, sipas tyre, ata duhet të vazhdojnë të kalojnë nëpër Serbi”, thotë Koci për Radion Evropa e Lirë.

    Ai përmend edhe rastin e një ish-polici që u ndalua për disa orë dhe u lirua pa u marrë vesh nga askush.

    “Ka shumë raste të tilla”, thotë ai dhe shton se Serbia “i zvarrit qëllimisht procedurat”.

    “Në rastin e Hazir Hazirit, dëshmitarët e kanë shfajësuar. Por, prokuroria tani kërkon ta kontrollojë telefonin e tij të vitit 2025 për një ngjarje të vitit 1999. Si është e mundur kjo?”, pyet ai.

    Sipas tij, Haziri ka kaluar dhjetëra herë më parë nëpër territorin e Serbisë dhe nuk është ndaluar deri në shtatorin e sivjetmë.

    “Qytetarët janë [dëm] kolateral. Gjithmonë pëson individi kur dy shtetet kanë probleme. Këtë mekanizëm, si duket, Serbia po e shfrytëzon në mënyrë brutale”, shton Koci.

  • Bardhoshi, Bërnica dhe disa rrugë të Prishtinës iu nënshtrohen intervenimeve të KRU “Prishtinës”

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në dis zona të kryeqytetit sot do të ketë ndërhyrje nga ekipet e mirëmbajtjes.

    Përmes një njoftimi zyrtar bëhet e ditur se nga intervenimet mund të ketë reduktime të përkohshme të ujit, shkruan IndeksOnline.

    Intervenimet do të bëhen në fshatrat Bardhosh dhe Bërnicë, si dhe rrugët: “Hyzri Talla”, “Gjon Sereqi”, “Zagrebi”, “Vinqenc Prenushi”, dhe “Uilliam Shekspir”.

     

     

  • Si në filma, pamje kur ushtria amerikane sekuestron një anije cisternë në brigjet e Venezuelës

    Ushtarë të armatosur amerikanë kanë sekuestruar një anije cisternë nafte në brigjet e Venezuelës, duke përshkallëzuar ndjeshëm tensionet midis dy vendeve.

    Presidenti Donald Trump tha se anije cisternë ishte më e madhja e konfiskuar ndonjëherë.

    Ai njoftoi se do të ndërmerren veprime të mëtejshme, por nuk dha detaje.

    Venezuela ka rezerva të mëdha nafte, varet shumë nga të ardhurat nga eksporti dhe furnizon naftën e saj kryesisht rivalen e saj amerikane, Kinën.

    Presidenti autoritar i vendit të Amerikës së Jugut, Nicolás Maduro, akuzon SHBA-në se në përshkallëzimin e konfliktit synon kryesisht këtë naftë dhe se dëshiron të detyrojë një ndryshim të pushtetit në Karakas.

    US-Streitkräfte in Aktion 🔥🎯

    Pam Bondi veröffentlicht einen Clip des Beschlagnahmungseinsatzes des Rohöltankers.https://t.co/7AurRdpgQv pic.twitter.com/ZygKNI8JK3

    — Oscar (@zwergnase01) December 11, 2025

  • Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku brenda 24- orëve të fundit

    Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku brenda 24- orëve të fundit

    Policia e Kosovës ka shqiptuar 1849 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24-orëve të fundit.

    Brenda 24-orëve të fundit janë raportuar 41 aksidente trafiku me dëme materiale, 13 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

    Policia e Kosovës ka arrestuar 17 persona, 9 janë dërguar në mbajtje.