Category: AKTUALE

  • Kurti u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për votim në zgjedhjet lokale

    ryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke theksuar se vota e tyre është vendimtare për të ardhmen e komunave në Kosovë.

    “Angazhimi juaj në zgjedhjet qendrore na nxori të parët në 22 komuna cep më cep Republikës sonë. Tani, me zgjedhjet lokale që po afrojnë, le t’i bëjmë komunat anembanë Kosovës shembull të qytetarisë, të zhvillimit dhe të qeverisjes sonë të mirë,” ka shkruar Kurti.

    Ai kujtoi se afati për regjistrim është deri më 29 gusht dhe procesi është i lehtë e i shpejtë. Kurti u bëri apel bashkatdhetarëve që të mos e humbin mundësinë për të kontribuar me votën e tyre.

     

  • Moti që do të karakterizojë fundjavën në Kosovë

    Pas reshjeve të shiut që sollën freski, fundjava pritet të vazhdojë me këtë ritëm moti, dhe me kushte më të qëndrueshme meteorologjike.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto reshje do të ndikojnë pozitivisht në bujqësi, duke i ndihmuar kulturat bujqësore dhe duke rritur lagështinë e tokës. Po ashtu, ajri i pastër dhe temperaturat e moderuara do të krijojnë kushte të favorshme si për punët në arë, ashtu edhe për pushim dhe aktivitete në natyrë.

    Parashikimi i motit për dy ditët e fundjavës:

    E shtunë:

    Të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-17°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 22-25°C. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 3m/s.

    E diel:

    Të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16°C, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 22 – 24°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri 4m/s.

  • Kur zgjohet shqiptaria, s’ka kush që e ndal”, mërgata drejt Hagës për drejtësi më 14 shtator

    Kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestohet jashtë kufijve. Të dielën e 14 shtatorit, në Hagë do të zbarkojnë mërgimtarët nga Evropa, Australia e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mbështetje të këtij organizimi. Holandezët lejen e kanë dhënë, por që vendi i tubimit akoma nuk dihet.

    Thirrje për t’u bërë bashkë në emër të padrejtësive ka bërë  kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe një numër i madh i qytetarëve në Kosovë, rajon e diasporë kanë shprehur interesim për të marrë pjesë krah për krah me organizatorin kryesor, Fatmir Koci nga Gjermania.Klankosova.tv ka pyetur lexuesit nëse do të marrim pjesë në protestën që u paralajmërua të jetë e ngjashme si ajo e 7 shtatorit në Prishtinë – masive.

    Gatishmëria është treguar pa dilema, e madje njëri prej tyre është përgjigjur në këtë pyetje se “Gjithë [do të marr pjesë], edhe tjetër kontinent po të ishte Holanda”.

  • Zelensky: Nuk do t’ua dhurojmë tokën tonë një pushtuesi

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në prag të shënimit të ditës së Flamurit Kombëtar ka thënë se nuk do t’i lëshojë territore Rusisë.

    Zelensky tha se flamuri ishte një qëllim dhe ëndërr për shumë ukrainas në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës.

    “Ata e mbajnë flamurin. E mbajnë sepse e dinë që ne nuk do t’ia dhurojmë tokën tonë një pushtuesi. Ky flamur simbolizon gjënë më të dashur për qindra luftëtarë tanë, burra dhe gra nga e gjithë Ukraina që mbrojnë jo vetëm një drejtim specifik të vijës së frontit, jo vetëm Vovchansk ose Dobropillia, por të gjithë Ukrainën”, ka thënë ai.Ceremonia u mbajt në prag të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës dhe në të morën pjesë zyrtarët më të lartë të vendit.

  • Lënia e mbeturinave ndërtimore e mobiljeve afër kontejnerëve, Rama me lutje për qytetarët

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se sot kanë dalë ekipet nëpër kryeqytet për të për të pastruar mbeturinat vëllimore dhe ndërtimore që po lihen nga qytetarët në hapësirat publike dhe pranë kontejnerëve.

    Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët për ta mbajtur qytetin të pastër e të shëndetshëm.

    “Sot ekipet tona kanë dalë në terren për të pastruar mbeturinat vëllimore dhe ndërtimore që po lihen nga qytetarët në hapësirat publike dhe pranë kontejnerëve. Me rritjen e përditshme të nevojave të familjeve dhe bizneseve në Prishtinë, është e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes dhe përgjegjësi. Ju lusim për bashkëpunim. Bashkë e mbajmë qytetin të pastër dhe të shëndetshëm”.

  • Murati i reagon Tahirit: Pensionet për kategoritë e luftës ne i rritëm me 20%, kur udhëhoqët ju u rritën 0%

    Murati i reagon Tahirit: Pensionet për kategoritë e luftës ne i rritëm me 20%, kur udhëhoqët ju u rritën 0%

    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, pasi ai deklaroi se s’mund ta votojnë për kryeparlamentar dikë që i ka lënë jashtë pagës minimale veteranët e UÇK-së, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e UÇK-së.

    Murati tha se derisa udhëhoqi me këtë ministri pensionet për kategoritë e luftës janë rritur për së paku 20% dhe tha se gjatë qeverisjes së PDK-së ishte fshirë neni i një ligji që e lidhte pensionin e veteranit me pagën minimale.

    “Herën e fundit kur PDK ka qeverisur me vendin, me koalicionin PAN gjatë 2017–2020, pensionet për veteranët, familjet e dëshmorëve, dhe invalidët e luftës janë rritur 0 euro. Herën e parafundit kur PDK ka qeverisur me vendin, në koalicion me LDK gjatë 2014-2017, e kishte fshirë nenin 18 të ligjit që e lidhte pensionin e veteranit me pagën minimale. Kjo kërkesë kishte ardhur nga FMN-ja, pasi listat e veteranëve kishin filluar të mbusheshin edhe me ata që nuk i plotësonin kriteret, dhe kjo rrezikonte eskalim të kostos deri aty sa mund ta rrezikonte stabilitetin financiar. Ndërkaq pensionet për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës asnjëherë s’kanë qenë të lidhura me pagën minimale, por kjo e dëshmon se sa pak din Abelard Tahiri për këtë temë”, ka shkruar Murati.

    Ai tha se gjatë kohës së tij si ministër është “katërfishuar buxheti i FSK-së, duke arritur për herë të parë të përmbushim kriterin e NATO-s prej 2% të BPV-së”.

    “Këto janë faktet”.

    Tahiri më hërët tha se Murati i ka lënë jashtë pagës minimale tri kategoritë më të lavdishme të shoqërisë sonë: Veteranët e UÇK-së; Familjet e Dëshmorëve;  Invalidët e UÇK-së.

    “Paga minimale është minimumi i të ardhurave me të cilat një familje mund të mbijetojë, pra edhe prej kësaj i ka përjashtuar. Kjo është trashëgimia e tij si ministër – një njollë që do ta turpërojë gjithë jetën. Si mund të votohet një i tillë për Kryetar të Kuvendit të Kosovës?”.

  • Kolona të gjata në kufirin Serbi-Kroaci, mërgimtarët po presin deri në 2 orë

    Mërgimtarët që ia kanë mësyrë vendeve perëndimore ku jetojnë dhe veprojnë, po presin deri në 2 orë në kufirin Serbi-Kroaci.

    Një lexues, thotë se kolona nuk po lëviz, e gjatësia e saj shkon deri në gjashtë kilometra.

    Pritjet e tilla nuk janë të rralla, e sidomos ditëve të fundit janë shpeshtuar edhe më shumë.

     

  • Kaq gjatë po presin mërgimtarët për të dalë nga Kosova

    Pritjet për të dalë nga Kosova veçse po rriten.

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se në pikën kufitare të Merdarës për të dalë nga Kosova, po pritet deri në 2 orë e gjysmë.

    Deri në 1 orë vijojnë pritjet në pikëkalimin kufitar të Dheut të Bardhë, ndërsa deri në 50 minuta në Jarinje.

  • Kanosi inspektoren e tregut në Skenderaj, arrestohet e më pas lirohet i dyshuari

    Kanosi inspektoren e tregut në Skenderaj, arrestohet e më pas lirohet i dyshuari

    Një inspektore e tregut nga Skenderaji ka raportuar në polici se është kanosur dhe fyer nga një person i dyshuar gjatë ushtrimit të detyrës së saj zyrtare.

    Sipas ankueses, konflikti ka ndodhur pasi ajo i kishte shqiptuar një gjobë të dyshuarit për mosvendosjen e çmimeve në të gjithë artikujt brenda lokalit të tij.

    I dyshuari është intervistuar në stacionin policor dhe, me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt.

    “Rr. 28 Nëntori, Skenderaj  22.08.2025 – 11:05. Ankuesja femër kosovare-inspektore e tregut në Skenderaj, ka lajmëruar se është kanosur dhe fyer nga i dyshuari mashkull kosovar, pasi që të njëjtit i kishte shqiptuar një gjobë për mos vendosjen e çmimeve tek të gjithë artikujt brenda në lokal. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.

  • 18 vjet nga vdekja e Faruk Begollit

    Sot bëhen 18 vjet që kur mbylli sytë për herë të fundit një ndër figurat më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë kosovare, Faruk Begolli.

    Si një ndër aktorët më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi, Begolli studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku diplomoi në vitin 1966.

    Ai është bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e 90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin “Dodona” në Prishtinë.

    Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke filluar me ‘Pogled u Zenicu Sunca’ (1966), për të bashkëpunuar pastaj me regjisorin Purisa Dordevic në filmat e tij ‘Podne’ (Mesditë), ‘Jutro’ (Mëngjesi) dhe ‘San’ (Ëndrra).

    Rolet e tij të spikatura përfshijnë ‘Bitka na Neretvi’, ‘Cuvar plaze u zimskom periodu’ dhe Dervis i Smrt (Dervishi dhe Vdekja), si dhe rrolet në filmat e njohur Kosovar të viteve të 70-ta dhe 80-ta si ‘Kur pranvera vonohet’ (1980), ‘Era dhe Lisi’ (1979), ‘Të Ngujuarit’ (1972), ‘Si të vdiset’ (1972), ‘Proka’ (1984) etj.