Category: AKTUALE

  • Vdes vajza e biznesmenit të njohur, u aksidentua bashkë me bashkëshortin në Greqi

    Një aksident tragjik u mori jetën dy të rinjve të cilët sapo ishin martuar. Ngjarja ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor Volos-Agria, pranë Platanidia, ku dy të rinjtë, Kostas Papakonstantinou, 31 vjeç dhe bashkëshortja e tij Kerasia Alimantiri, 31 vjeç, fatkeqësisht humbën jetën pasi motori me të cilin po udhëtonin u përplas me automjet.

    Sipas mediave vendase mësohet se çifti i sapomartuar u përplasën nga një automjet teksa ishin duke udhëtuar me motorin e tyre. Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra ata humbën jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.

    Kanë qenë miqtë e ngushtë të viktimave, ata të cilët ishin dëshmitarë të skenës tragjike. Për mediat greke, ata kanë folur duke thënë se në momentin e aksidentit ndodheshin me automjetin e tyre mbrapa Kerasias dhe Kostas.

    Ata kanë treguar se në momentin që dy shokët e tyre u aksidentuan, vrapuan për t’i shpëtuar, por fatkeqësisht ishte tepër vonë, pasi ata dhanë frymën e fundit në duart e tyre.

    Ndërkohë, mësohet se vajza e cila humbi jetën është e bija e një prej biznesmenëve më të zëshëm në zonën e Volos.

  • Reagon Hailey pasi “u tall” me Selenen dhe Blancon

    Reagon Hailey pasi “u tall” me Selenen dhe Blancon

    Hailey Bieber ka mohuar pretendimet se asaj i pëlqente një video e TikTok që tallte ish të dashurën e Justin Bieber, Selena Gomez dhe të fejuarin e saj Benny Blanco.

    “Kjo nuk ka ndodhur kurrë,” tha zëdhënësi i Hailey për Page Six në një deklaratë të dielën.

    “E gjithë kjo histori u krijua duke u përpjekur të përfitonte nga një histori e vjetër dhe e konsumuar mirë”, shtoi zëdhënësja, duke iu referuar një pamjeje nga përdoruesi i TikTok, Courtney Presto, i cili pretendon se Hailey i pëlqente videoja.

    Domethënë, TikToker Courtney ka postuar një video në të cilën pretendon se Hailey Bieber është tallur me Selena Gomez dhe të fejuarin e saj Benny Blanco. Në video, ajo ndau një pamje të Hailey që dyshohet se i pëlqente postimi i saj i mëparshëm nga profili i saj zyrtar. Në të, Courtney kritikoi fotot e Selenës dhe Benny, dhe beson se pëlqimi i supozuar do të thotë që ajo e miraton talljen.

    “Mendoj se kjo është një provë përfundimtare që kur Hailey Bieber thotë ‘oh, gjithçka është dashuri, gjithçka është mirë, nuk kemi absolutisht asnjë konflikt, gjithçka është plotësisht në rregull’, ajo gënjen”, tha Courtney në video.

  • Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

    Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, nga 1 marsi ka pushuar së funksionuari për një periudhë dymujore.

    Gjatë kësaj kohe pikat kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës, do të bëjnë përpunimin e të dhënave të drejtuesve të automjeteve dhe udhëtarëve me procedurë të përshpejtuar.

    Udhëtarët që e shfrytëzojnë pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, nga 1 marsi duhet të paraqesin dokumentet e identifikimit, për arsye se nga kjo datë për dy muaj rresht do të bëhet përpunimi i të dhënave të sakta i automjeteve.

    Qytetarët vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë proces pasi, shprehen për lëvizje të lirë në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

    “Nuk kam shumë njohuri megjithatë po më befasoni, ky kufi s’duhet të jetë fare, as kontroll as pa kontroll, nuk e di çfarë situate është, do të provojmë, por kanë bërë keq, nuk kanë bërë mirë, nuk e njoh këtë kufi në kuptimin e kufijve. Ne jemi së bashku këtu, Shqipëri jemi”, tha qytetari Kadri Kryeziu.

    “Nuk duhet të ketë kufi fare këtu pasi ky kufi nuk është natyral, është kufi i vendosur nga një armik që e kemi pasur me herët, kështu që nuk duhet të ekzistojë”, tha qytetari tjetër Hasan Gigollaj.

    Pothuajse gjatë gjithë vitit udhëtarët thonë se nuk kanë pritur gjatë në kufi, ndërsa kontrollet i shohin normale.

    Nga e premtja pasdite, të shtunën, të dielën dhe ditëve të festave, lëvizja e automjeteve në Vërmicë është pa kontrolle për automjetet me traga të Shqipërisë dhe Kosovës.

    Pika kufitare e përbashkët Shqipëri-Kosovë, përpunon numrin më të madh të automjeteve dhe udhëtarëve që hyjnë dhe dalin në të dyja anët e kufirit.

     

  • ATK për dy muaj mbledh miliona euro

    Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se në periudhën dy mujore janar-shkurt kanë arritur t’i mbledhin 184.3 milionë euro.

    Në njoftimin e ATK-së thuhet se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë 7.2 për qind më shumë, apo 12.3 milionë euro.

    “Viti i kaluar ishte një vit i jashtëzakonshëm për ATK-në, në aspektin e realizimit të objektivave, por edhe i vlerësimeve nga institucionet ndërkombëtare. Në vitin 2024 janë mbledhur të hyra rekorde, duke tejkaluar parashikimet dhe duke konfirmuar angazhimin e menaxhmentit dhe stafit të ATK-së për një sistem tatimor efikas, të drejtë dhe transparent”.

    “ATK në muajt në vijim sigurisht që do të vazhdoj me intensifikimin e angazhimit për të lehtësuar përmbushjen vullnetare të tatimeve, për të rritur mbikëqyrjen dhe për të përmirësuar mekanizmat e institucionit. Do të vazhdohet gjithashtu me implementimin e projekteve dhe reformave të reja, që synojnë rritjen e disiplinës tatimore dhe përmirësimin e ambientit të të bërit biznes”, theksohet në komunikatën për media të ATK-së.

  • 18 vjet nga mbarimi i bisedimeve për statusin e Kosovës

    Në Vjenë të Austrisë, më 10 mars 2007, mbaruan bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje.

    Të pranishëm ishin krerët e Kosovës Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe të tjerë, si dhe të dërguarit e Serbisë Boris Tadic, Vojislav Kostunica dhe të tjerë, si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari,.

    Ahtisaari shprehu keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai gjithashtu njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohej Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të këtij muaji.

    Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaarit, i dorëzon OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës, më 15 mars 2007. Plani direkt propozon pavarësi për Kosovën./Rilindja Shqiptare/

  • Në Paris do të vendoset një kopje e monumentit të Skënderbeut që ndodhet në Tiranë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se një kopje e monumentit të Skënderbeut që ndodhet në Shehin ‘Skënderbej’ do të vendoset edhe në Paris.
    Kopja e monumentit të Skënderbeut në Tiranë do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris.

    “Qarkullon një kua-kua-kua këmbëngulëse në kënetën sociale për psenë e mbulimit të monumentit të Skënderbeut në Tiranë dhe formulohen mallkime për tradhti kombëtare, bazuar në akuza për konspiracion kundër Atletit të Krishtit në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit. Arsyeja është shumë e thjeshtë, po edhe e bukur në këtë rast. Monumenti është veshur me skeleri, sepse po i merren format për realizimin më pas të një kopjeje të tij, e cila do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris. Po po, e lexuat mirë! Parisi do të ketë Skënderbeun e vet”, shkruan Rama.

    Sipas tij, pas një përpjekjeje diplomatike të gjatë e të suksesshme, pikërisht sepse sot Shqipëria dëgjohet me respekt, “kemi arritur të marrim miratimin e autoriteteve franceze për të vendosur monumentin e Heroit tonë Kombëtar në një shesh të Parisit me emrin e tij”.

    “Punë ditësh dhe skela do të hiqet, kështu që edhe atdhetarët zemër trazuar që llokoçiten në kënetën e kua-kua-kuave do të mund të çmallen me kalin e Skënderbeut dhe do t’u duhet të gjejnë një tradhti tjetër për të më akuzuar”, shkruan Rama.

    Monumenti i Skënderbeut në Tiranë është vendosur në vitin 1968, dhe ndodhet ne zemrën e kryeqytetit, sheshi Skënderbej. Ky monument është vepër e tre bashkëautorëve Andrea Mano; Janaq Paço dhe Odhise Paskalit.

    Monumenti u vendos në Tiranë me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar. Për nder të tij sheshi njihet me emrin “Skënderbej”. Përpara tij, në të njejtin shesh, ndodhej edhe monumenti i Ismail Qemalit, të parit krijues të shtetit shqiptar, babait të pavarësisë kombëtare.

  • Ngjarjet e ditës 10 mars 2025

    EKomuna e Prishtinës fillon punimet në rrugën “Xhorxh Bush”. (Ora 09:00)

    Komuna e Prishtinës nis punimet për objektin e ri të Qendrës për Punë Sociale në Hajvali (Rr. Napoleon Bonaparta, ora 09:40)

    Agjencia për Barazi Gjinore pran Zyrës së Kryeministrit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, prezanton Rrjetin e Grave në pozita vendimmarrëse në administratë publike dhe institucione të pavarura. Prezent kryeministri Albin Kurti, ambasadori britanik Jonathan Hargreaves dhe të tjerë. (Hotel Sirius, nga ora 10:00-11:30)

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për media me rastin e dorëzimit të padisë për shfuqizimin e rregullores për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të Komunës së Prishtinës. (Para Gjykatës Supreme të Kosovës, 13:30)

  • Gripi i shpendëve: Kosova në alarm, AUV siguron masat mbrojtëse”

    Gripi i shpendëve që preku Shqipërinë ngriti alarmin edhe në Kosovë.

    Ani se Kosova nuk importon pula e vezë nga ky shtet, rreziku i bartjes së gripit ekziston.

    Mirëpo, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thonë se i kanë marrë të gjitha masat.

    Se cilat janë ato masa, i mësoni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

  • Gastroenterologu në Gjilan shpëton fëmijën 2-vjeçar, ia heq baterinë e telekomandës nga stom

    Gastroenterologu Besnik Elezi ia ka hequr nga barku baterinë e telekomandës një fëmije 2-vjeç.

    Elezi këtë rast e ka publikuar në faqen e tij në Facebook.

    Fëmija është trajtuar në ordinancën e Elezit.

    “Largohet nga stomaku baterie e telekomandës te femija 2 vjet K.Sh”, ka shkruar Elezi.

    Më poshtë mund t’i shihni fotografitë që i ka publikuar vet Elezi.

     

     

  • Statuja e Skënderbeut së shpejti vendoset në Paris

    Statuja e Gjergj Kastriot Skënderbeut, së shpejti do të vendoset edhe në kryeqytetin francez.

    Këtë e beri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili thotë se sot morën miratimin e autoriteteve franceze për të vendosur monumentin e Heroit Kombëtar në një shesh të Parisit me emrin e tij.

    “Qarkullon një kua-kua-kua këmbëngulëse në kënetën sociale për psenë e mbulimit të monumentit të Skënderbeut në Tiranë dhe formulohen mallkime për tradhti kombëtare, bazuar në akuza për konspiracion kundër Atletit të Krishtit në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit. Arsyeja është shumë e thjeshtë, po edhe e bukur në këtë rast. Monumenti është veshur me skeleri, sepse po i merren format për realizimin më pas të një kopjeje të tij, e cila do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris”, ka shkruar ai.

    “Po po, e lexuat mirë, pas një përpjekjeje diplomatike të gjatë e të suksesshme, pikërisht sepse sot Shqipëria dëgjohet me respekt, kemi arritur të marrim miratimin e autoriteteve franceze për të vendosur monumentin e Heroit tonë Kombëtar në një shesh të Parisit me emrin e tij. Punë ditësh dhe skela do të hiqet, kështu që edhe atdhetarët zemërtrazuar që llokoçiten në kënetën e kua-kua-kuave do të mund të çmallen me kalin e Skënderbeut dhe do t’u duhet të gjejnë një tradhti tjetër