Category: AKTUALE

  • Banorët e Prishtinës mes ujërave të zeza, ankohen për neglizhencën e komunës

    Banorët e Prishtinës mes ujërave të zeza, ankohen për neglizhencën e komunës

    Në dy blloqe banimi në qendër të Prishtinës, që prej 11 ditësh katet përdhese janë mbushur me ujëra të zeza, si pasojë e bllokimit të pusetave të kanalizimit. Banorët ankohen se Komuna nuk u ka bërë zgjidhje për problemin që thonë se u përsëritet në vazhdimësi. E në Komunën e Prishtinës thanë se vonesa është shkaktuar fillimisht nga mosfinalizimi i procesit tenderues, e më pas edhe shkaku i kushteve atmosferike

    Prej njëmbëdhjetë ditësh, ujërat e zeza kanë vërshuar katet përdhese të dy objekteve të banimit në rrugën “Sylejman Vokshi” në qendër të Prishtinës.

    Për ta parandaluar depërtimin e ujërave brenda banesave, banorët janë detyruar që përditë ta bëjnë vetë zbrazjen e pusetës.

    Ata ankohen se me gjithë ankesat e adresuara për zgjidhjen e problemit që u përsëritet, Komuna e Prishtinës nuk e ka ndërmarrë asnjë veprim.

    Ky është një problem i kamotshëm, nuk është duke ndodhur tash. Megjithatë, në këtë situatë, për me u derdh ujërat në ndërtesë është duke ndodhur qe 10 ditë, dy javë. Është gjendja alarmante. Kemi qenë disa herë në komunë, kemi informuar edhe inspektoratin, është dorëzuar shkresa edhe në inspektorat, mirëpo nuk ka asnjë veprim konkret”, ka thënë Teuta Danuza, banore në këtë bllok banesash.

    Banori Halit Sylejmani thotë se zgjidhje nuk prodhoi as një kontratë e 2014-s, të cilën Komuna e pati arritur për rregullimin e rrjetit të kanalizimit në këtë zonë.

    “Ky problem nuk është i sotëm apo i djeshëm, por është qe 12 vjet. Që nga viti 2013 kur kam bërë kërkesë në emër të të gjithë banorëve këtu se ky kanalizim është i dëmtuar dhe nuk mund të qarkullojë uji. Këto dy hyrje janë mjerim i llojit të vet në një shtet që e kemi krijuar dhe se ekzistojmë si qytetar edhe më herët, nuk janë në gjendje 200 m me ndërruar një gyp të kanalizimit”, ka thënë Sylejmani.

    E lidhur me kontratën, drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, thotë se udhëheqja aktuale në Prishtinë që prej 2020-s ka qenë në pritje të përfundimit të procesit të tenderimit.

    “Pasi është nënshkruar kontrata, kishim planifikuar të fillonim punimet vitin e kaluar, por për shkak të kohës të periudhës dimërore dhe thellësisë të madhe, e cila nuk do lagështi në kuadër të pjesës së punimeve aty, sepse mund të ketë edhe shembjeve që e rrezikon edhe më shumë pjesën e terrenit. Për këtë arsye ka pasur vonesa, por besoj që të hënën fillojnë punimet dhe zgjidhet një problem i kahershëm në këtë pjesë të rrugës ‘Sylejman Vokshi’”, ka bërë të ditur Xhaferi.

    Si pasojë e kundërmimit dhe shfaqjes edhe të minjve, banorët i kanë kërkuar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ta bëjë vlerësimin për rrezikshmërisë nga sëmundjet.

  • Bekim Jashari kujton gratë heroike të familjes Jashari në 8 Mars

    Bekim Jashari nga familja heroike e Jasharëve ka rrëfyer sot për 8 Mars se si kishin tentuar për tri ditë që ta kontaktonin familjen por një përgjigje nuk e kishin marrë kurrë.

    Ai kujtoi se si në ditën e gruas pikërisht kishin marrë lajmin për humbjen e tyre të madhe.”Thirrja telefonike që nuk u realizua kurrë. Tre ditë radhazi, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, u munduam shumë që të lidhemi me familjen tonë në Prekaz. Telefoni nuk u hap asnjëherë. Heshtja ishte e rëndë, por askush prej nesh nuk mundi ta imagjinonte atë që po ndodhte në të vërtetë”, ka shkruar Bekim Jashari në Facebook.”Më 8 mars, në vend që të dërgonim urimet tona për nënën Zahide, nënën Feride, Adilen, Zarifën dhe vajzat e familjes sonë, morëm lajmin që na theu shpirtin por na e rriti krenarinë, rënien e tyre heroike.
    Ato nuk ishin thjesht nënat, gratë dhe motrat e familjes sonë. Ato ishin shtylla që e mbanin shtëpinë të fortë, edukonin fëmijët me dashurinë për atdheun dhe qëndronin gjithmonë krah për krah me babën Shaban, balin Adem dhe babushin Hamzën.

    Jashari i quajti gratë e kësaj familjeej jo vetëm mbështetëse por edhe luftëtare të cilat refuzuan të ndaheshin nga lufta dhe qëndruan deri në frymën e fundit afër burrave.

    “Nuk ishin vetëm mbështetëse, ishin luftëtare. Gjatë sulmeve mbi familjen tonë dhe në ditët e Epopesë, ato ndihmuan me armatim, refuzuan të ndaheshin nga lufta dhe qëndruan deri në frymën e fundit, me guxim afër burrave”.Për të dëshmuar heroizmin dhe vendosmërinë e tyre, Zoti la gjallë motrën time, Besartën. Ajo është dëshmitare e asaj që ndodhi dhe amaneti i i atyre që zgjodhën lirinë përpara jetës”.

  • Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand Prix

    Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand Prix

    Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në kategorinë deri 63 kilogramë.

    Laura i kishte filluar garat pa luftë në raundin e parë, teksa në raundin e tyrë mori fitore për të kaluar tutje.

    Për të kaluar në çerekfinale, xhudistja jonë mposhti me ‘ippon’ italianen Carlotta Avanzato në kohën shtesë.

    Në çerekfinale, 24-vjeçarja kosovare u ndesh me sllovenen Leila Mazouzi, të cilën gjithashtu e mposhti me ippon.

    Megjithatë, xhudistja jonë u ndalua në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë, pasi u mposht nga japonezja So Morichika në kohë shtesë shkaku i tri ndëshkimeve.

    Kështu ajo ia doli që përmes repesazhit të sigurojë medaljen e bronztë ndaj kundërshtares holandeze Joni Geilen në garën që po zhvillohet në Austri.

  • Trëndafilat, dhurata më e kërkuar për 8 Mars

    Çdo cep i Prishtinës është mbushur me lule të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme, duke krijuar një atmosferë festive dhe plot ngjyra për Ditën e Gruas.
    Sheshet dhe rrugët janë zbukuruar me trëndafila të kuq, karajfile të buta dhe shumë lule të tjera, që simbolizojnë dashurinë dhe respektin për gratë që e bëjnë botën më të bukur.

    Ahmet Berisha, një luleshitës në Prishtinë tregon se lulet më të kërkuara për këtë ditë janë trëndafilat dhe ato që përmbajnë kombinime të bukura.

    “Lulet më të kërkuara varet sepse dikush do buqeta të kombinuara, trëndafili është më i kërkuar karajfilet varet tash se çfarë kanë dëshirë më shumë. Blejnë dhurata varet se sa respekt kanë. Trëndafili është dy euro e gjysmë, karajfilet një euro e gjysmë ka lloje të ndryshme por varet”. tha ai.

    Ndryshe, në Kosovë festa e gruas është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat. Ato marrin dhurata nga fëmijët apo bashkëshortët, në shenjë mirënjohje dhe respekti.

  • Xhamia më e bukur në botë! Xhamia e Ballies në Elbasan mori çmimin si objekti i kultit më i bukur në vitin 2025

    Xhamia e Ballies në qytetin e Elbasanit, pak ditë më parë u konsiderua si objekti më i bukur i kultit për vitin 2025, ajo që e bën të veçantë këtë xhami është kupola dhe dy minaret e saj.

    Agim Duka, myftiu i Elbasanit: Arkitekti për të ndërtuar këtë xhami është përmbajtur tek një sure e Kuranit, që ndryshe njihet si surja e kohës, kjo do të thotë që kjo xhami i përshtate të gjitha kohërave të shkuarës, të tashmen dhe të kaluarën.

    Këtu kemi një minare të gjatë e një më të shkurtër ky është simbol që tregon madhështinë e Allahut, ndërsa e gjithë kupola në pjesën e jashtëm është prej bakri dhe kjo ka një simbol bakri sa më shumë që qëndron në kohë më i fortë bëhet, ashtu si besimi islam”.

    Një karakteristikë e veçantë e kësaj xhamie është kupola ku kurore e saj e brendshme është e rrethuar nga një shkrim arab, që është ajeti Kursi.

    “Këtu kemi ajetin Kursi një nga ajetet më me famë në Kuran, ku thuhet se Allahu është sundues i qiejve dhe tokës, ndërsa tek kolonat kemi 99 emrat Allahut, pra karakteristikat e tij që është sundues, mëshirues, i shenjtë”.

    Xhamie e Ballies dikur njihej me emrin Xhamia Blu, është ndërtuar në vitin 1608 dhe thuhet se ka qenë më e bukura, në vitin 1967 u shemb nga regjimi komunist, por në 2022 u rindërtuar dhe ka afërsisht 1776 metra katrorë është tre katëshe ku mund të falen 2000 besimtarë.

    Ajo nuk vlerësuar si xhamia më e bukur për nga arkitektura por edhe funksioni në kat të parë falën burrat, në të dytin dhe tretin gratë, ndërsa kati i nëndheshëm është shfrytëzuar për salla konferencash dhe zyra. Kjo e bën të veçantë xhaminë e Ballies në Elbasan.

    Top Channel/ Xhamia më e bukur në botë, Xhamia e Ballies në Elbasan mori çmimin në vitin 2025

  • “Thirrja telefonike që nuk u realizua kurrë” – Bekim Jashari rrëfen heroizmin e grave të familjes së tij

    Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Bekim Jashari ka ndarë një rrëfim emocional dhe nderim për gratë dhe vajzat e familjes së tij, duke theksuar heroizmin e tyre gjatë Luftës së Kosovës. Ai tregon se gjatë 5, 6 dhe 7 marsit 1998, përpjekjet për të komunikuar me familjen në Prekaz ishin të pasuksesshme, dhe asnjëherë nuk mund të imagjinonin tragjedinë që po ndodhte.

    Më 8 mars, ditën që duhej të festonin gratë e familjes, morën lajmin që i theu zemrën, por gjithashtu ua ngriti krenarinë – vdekjen heroike të grave të familjes Jashari. Nënat Zahide dhe Feride, motrat Adile dhe Zarife, ishin jo vetëm mbështetëse, por luftëtare të palodhur që qëndruan me burrat deri në frymën e fundit, duke kontribuar në luftë dhe ndihmuar me armatim, duke refuzuar të largoheshin nga betejat për liri.

    Bekim Jashari nderoi edhe motrën e tij Besartën, e cila mbeti e gjallë për të dëshmuar heroizmin e familjes dhe për të mbajtur amanetin e atyre që e preferuan lirinë para jetës. Ai gjithashtu i shprehu mirënjohjen gruas së tij, që vazhdon të ruajë dhe të edukojë fëmijët me të njëjtat vlera dhe tradita që gratë e familjes Jashari i mësuan.

    Në këtë 8 Mars, Bekimi e mbyll me fjalët: “Lavdi grave të familjes sonë! Lavdi grave të Kosovës që u bënë dritë në errësirën e luftës dhe qëndruan të pathyeshme deri në çlirim.”

    Postimi i plotë:

    Thirrja telefonike që nuk u realizua kurrë
    Tre ditë radhazi, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, u munduam shumë që të lidhemi me familjen tonë në Prekaz. Telefoni nuk u hap asnjëherë. Heshtja ishte e rëndë, por askush prej nesh nuk mundi ta imagjinonte atë që po ndodhte në të vërtetë.
    Më 8 mars, në vend që të dërgonim urimet tona për nënën Zahide, nënën Feride, Adilen, Zarifën dhe vajzat e familjes sonë, morëm lajmin që na theu shpirtin por na e rriti krenarinë, rënien e tyre heroike.
    Ato nuk ishin thjesht nënat, gratë dhe motrat e familjes sonë. Ato ishin shtylla që e mbanin shtëpinë të fortë, edukonin fëmijët me dashurinë për atdheun dhe qëndronin gjithmonë krah për krah me babën Shaban, balin Adem dhe babushin Hamzën.
    Nuk ishin vetëm mbështetëse, ishin luftëtare. Gjatë sulmeve mbi familjen tonë dhe në ditët e Epopesë, ato ndihmuan me armatim, refuzuan të ndaheshin nga lufta dhe qëndruan deri në frymën e fundit, me guxim afër burrave.
    Për të dëshmuar heroizmin dhe vendosmërinë e tyre, Zoti la gjallë motrën time, Besartën. Ajo është dëshmitare e asaj që ndodhi dhe amaneti i i atyre që zgjodhën lirinë përpara jetës.
    Gra të tilla kishte anekënd Kosovës, dhe ato janë po aq meritore për çlirimin e Kosovës sa edhe burrat që mbajtën pushkën në krah.
    Sot, në Ditën e Gruas, dua të uroj me gjithë shpirt motrën time, Besartën, të vetmen që më ka mbetur nga babushi dhe nëna.
    Dua të uroj edhe gruan time, e cila me përkushtim e vazhdon traditën e nënave tona, duke rritur dhe edukuar fëmijët me të njëjtat vlera që na mësuan nëna Zahide dhe nëna Feride.
    Lavdi grave të familjes sonë!
    Lavdi grave të Kosovës që u bënë dritë në errësirën e luftës dhe qëndruan të pathyeshme deri në çlirim.
  • Vetura Porsche “fluturon” në Vlorë dhe humb kontrollin, përplas pesë makina tjera – lëndohet shoferi

    Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Vlorë.

    Një makinë e tipit Porsche, duke lëvizur me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin dhe ka goditur pesë automjete të tjera.

    Si pasojë, shoferi ka mbetur i lënduar dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, raporton euronews.al.

    Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.

  • U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

    U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

    Kompania australiane, Cortical Labs ka prezantuar atë që e quan “kompjuteri i parë biologjik i zbatueshëm në botë”, i cili kombinon qelizat e trurit të njeriut me komponentë të bazuar në silikon. Sistemi, i njohur si CL1, u prezantua në MWC 2025 në Barcelonë dhe po eksplorohen aplikimet të mundshme në inteligjencën artificiale dhe të mësuarit makinerik.

    CL1 përbëhet nga një çip silikoni, në sipërfaqen e të cilit janë kultivuar neurone njerëzore në laborator. Këto neurone kanë aftësinë të reagojnë ndaj sinjaleve elektrike, duke krijuar rrjete që përpunojnë informacionin në mënyrë të ngjashme me trurin biologjik. Sistemi është projektuar për të mundësuar komunikim dypalësh, ku impulset elektrike stimulojnë neuronet, ndërsa përgjigjet e tyre regjistrohen dhe analizohen. Për të mbajtur neuronet të gjalla, CL1 është i pajisur me një sistem mbështetës të jetës, që rregullon temperaturën, shkëmbimin e gazrave dhe kushtet e tjera të nevojshme për funksionimin e tyre.

    Një aspekt i rëndësishëm i CL1 është aftësia e tij për të mësuar dhe përshtatur detyra të ndryshme. Studimet e mëparshme kanë treguar se sistemet e bazuara në neurone mund të trajnohen për të kryer funksione bazë, si luajtja e video-lojërave të thjeshta, raporton Tom’s Hardware.

    ortical Labs ka njoftuar se dërgesat e para të këtyre kompjuterëve do të nisin në qershor, me një çmim prej rreth 35 mijë dollarësh për njësi.

    Një hap i madh përpara apo një sfidë etike?

    Përdorimi i neuroneve njerëzore në informatikë hap pyetje mbi të ardhmen e zhvillimit të inteligjencës artificiale. Kompjuterët biologjikë si CL1 mund të ofrojnë avantazhe ndaj modeleve tradicionale të AI, veçanërisht në efikasitetin e të mësuarit dhe konsumimin e ulët të energjisë. Fleksibiliteti i neuroneve mund të sjellë përmirësime në robotikë, automatizim dhe analiza komplekse të të dhënave.

    Megjithatë, shkallëzueshmëria e kësaj teknologjie mbetet e pasigurt. Prodhimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të bazuara në neurone është shumë më komplekse sesa prodhimi i procesorëve tradicionalë, dhe sigurimi i stabilitetit afatgjatë paraqet sfida shtesë.

    Përveç kësaj, çështjet etike që lidhen me përdorimin e qelizave të trurit nuk mund të anashkalohen. Ndërsa neuronet e përdorura në CL1 janë kultivuar në laborator dhe nuk kanë vetëdije, avancimet e mëtejshme në këtë fushë mund të kërkojnë udhëzime etike dhe rregullatore. Me kufirin mes njeriut dhe makinës që bëhet gjithnjë e më i hollë, debati mbi këtë teknologji pritet të intensifikohet në vitet e ardhshme.

  • Presidentja Vjosa Osmani “Për gratë dhe vajzat”, një zotim për barazi dhe veprim

    Presidentja Vjosa Osmani “Për gratë dhe vajzat”, një zotim për barazi dhe veprim

    Në kuadër të festimeve për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e angazhimit për të arritur barazi gjinore dhe mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave.

    Ajo ka deklaruar se “Për të gjitha gratë dhe vajzat” nuk është thjesht një slogan, por një zotim për veprim. Ky angazhim, sipas Osmanit, është një thirrje për të nderuar gratë që edukojnë, krijojnë, udhëheqin dhe luftojnë për të drejtat e tyre. Presidentja theksoi se këto gra janë ata udhëheqës që kontribuojnë për një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë.

    Osmani gjithashtu ka përmendur vajzat që ëndërrojnë për një të ardhme më të mirë, duke theksuar se ato nuk ndalen kurrë në përpjekjet e tyre. Ajo theksoi se për to, 8 Marsi dhe çdo ditë e vitit është mundësia për t’i realizuar ëndrrat dhe për të luftuar kundër pabarazisë dhe diskriminimit.

    Në përfundim, Presidentja Vjosa Osmani ka nënvizuar se Dita Ndërkombëtare e Gruas është një mundësi për të nxjerrë në pah fuqinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes mes grave. Ajo ka bërë thirrje që të gjithë të angazhohen për të krijuar mundësi të barabarta dhe për të mundësuar që çdo grua dhe vajzë të arrijë potencialin e saj pa pengesa./Rilindja Shqiptare/

    Facebook

  • Ushqimet që duhet të hani në mëngjes për uljen e tensionit të lartë

    Ushqimet që duhet të hani në mëngjes për uljen e tensionit të lartë

    Ushqyerja e shëndetshme është një nga mënyrat më efikase për uljen e tensionit të lartë të gjakut.

    Mëngjesi është një vakt tepër i rëndësishëm për uljen e tensionit.

    Ky vakt përcakton mbarëvajtjen e funksioneve të organeve, mbron zemrën por edhe energjinë që i nevojitet trupit.

    Nëse dëshironi të ulni tensionin e lartë të gjakut, atëherë duhet të nisni ditën me një prej alternativave të mëposhtme të këshilluara prej ekspertëve të ushqimit:

    Shumica prej tyre janë të pasura me kalium, një mineral i dobishëm për gjakun dhe shëndetin e zemrës.

    Tërshëra

    Tërshëra është shumë e pasur me fibër e cila ju mban të ngopur dhe ju frenon ndaj ushqyerjes së tepruar.

    Nëse e mbani tërshërën në ujë gjatë natës, në mëngjes do të përfitoni sasitë maksimale të fibrës pa pasur nevojë për ëmbëltues shtesë.

    Tërshëra mund të pasurohet me fruta, arrorë, fara dhe mjaltë.

    Kosi

    Kosi dhe qumështi janë burime të shkëlqyera të kalciumit, një prej mineraleve më të nevojshme për uljen e tensionit të gjakut dhe mirëmbajtjes së niveleve të tij.

    Frutat

    Është e vërtetë që frutat kanë sheqer që vjen në formën e fruktozës, por ato përmbajnë edhe fibër, minerale dhe vitamina.

    Bananet dhe portokalltë janë të rekomandueshme sepse ofrojnë kalium, një mineral që e mban zemrën të shëndetshme dhe ul tensionin e gjakut.

    Farat

    Farat e kungullit, farat e linit dhe ato chia ofrojnë përfitime të shumta nëse konsumohen rregullisht.

    Këto fara janë shumë të pasura me kalium, vitamina dhe yndyra të shëndetshme.

    Farat mund t’i konsumoni me tërshërë, kos dhe fruta.

    Barishtet e Egra

    Barishtet e gra si kale, spinaqi, rukola e sallata jeshile janë shumë të pasura me kalium.

    Spinaqin mund ta hani në mëngjes duke e kombinuar me vezën dhe kosin ose mund ta përzieni në mikser me fruta dhe perime të tjera.