Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me ministrin Arben Vitia kanë vizituar Klinikën e Gjinekologjisë.
Category: AKTUALE
-
“Marshojmë për njëra-tjetrën”, nis nga sheshi “Zahir Pajaziti” marshi për 8 Mars
Sot më 8 mars, në Ditën e Gruas ka nisur marshi tradicional i grave, njofton Rilindja Shqiptare.
Marshi të cilin e organizojnë Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” ka nisur me fillim nga ora 12:00.
Nisja e marshit u bë nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar deri tek Sheshi “Skënderbeu”.
Motoja e këtij marshit është “Marshojmë për njëra-tjetrën”.
-
ATK: 184.3 milionë euro tatime të mbledhura në dy muajt e parë të 2025-ës
Administrata Tatimore e Kosovës, ka publikuar të dhënat e hyrjeve tatimore për vitin 2025.
Të dhënat statistikore për dy muajt e parë të vitit 2025 tregojnë se gjithsejtë janë mbledhur 184.3 milionë euro tatime, që në krahasim me janar-shkurt nga vitit 2024 janë 7.2 % më shumë, apo 12.3 milionë euro.
“ATK në muajt në vijim sigurisht që do të vazhdoj me intensifikimin e angazhimit për të lehtësuar përmbushjen vullnetare të tatimeve, për të rritur mbikëqyrjen dhe për të përmirësuar mekanizmat e institucionit. Do të vazhdohet gjithashtu me implementimin e projekteve dhe reformave të reja, që synojnë rritjen e disiplinës tatimore dhe përmirësimin e ambientit të të bërit biznes”, thuhet tutje në njoftimin e ATK-së.
-

“Të kam prishur punë”, G Bani publikon video: Babë, i ke bërë nder një vajze shumë të mirë që po e shqetësoja
G Bani ka reaguar në rrjetet sociale duke treguar se gjendja shëndetësore e babit të tij është më mirë, dhe se ka lënë spitalin dhe tashmë ndodhet në shtëpi.
“Ndej detyrim moral për të gjithë ju që më keni pyetur sesi është babi, sigurisht nuk desha të postoj foto dhe video nga spitali sepse nuk mu duk e hijshme fare.“
“Ua kthefsha me gëzime, por besoj se të kam prishur edhe punë”, tha babai i tij.
“Jo more baba nuk më ke prishur punë, madje mund të them që i ke bërë nder një vajze shumë të mirë se i ke hequr një njeri që e bezdiste nga afër, shyqyr Zotit që je më mirë dhe mos të pafsha kurrë më në atë vend…”, tha G Bani.
Kujtojmë se G Bani la shtëpinë pak ditë më parë, pasi mësoi se i ati ndodhej në spital dhe se familjarët e tij kishin kërkuar që ai të ishte pranë tyre.
-
Abdixhiku: Fuqizimi i gruas është garanci për një Kosovë më të drejtë, barabartë e të zhvilluar
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me rastin e 8 Marsit, ka uruar të gjitha vajzat dhe gratë në ditën e tyre.
Përmes një mesazhi, Abdixhiku shpreh mirënjohje dhe respekt ndaj të gjitha grave, i cili thotë se ato me punën, përkushtimin dhe sakrificën e tyre lartësojnë vlerat më të mira të shoqërisë.
“Sot, kujtojmë përpjekjet e mëdha të tyre për barazi, drejtësi dhe paqe. Rikujtojmë po ashtu rolin dhe kontributin e të gjitha grave në kohërat më të rënda të vendit tonë, duke qenë kështu pjesë e të gjitha proceseve të themelimit dhe ndërtimit të shtetit tonë, e barabartë në përgjegjësitë dhe kontributin e saj. Ndërsa sot, ato janë bartëse e shumë ndryshimeve dhe forcë e jashtëzakonshme në shoqërinë tonë, duke dhënë kontributin e tyre në çdo fushë. Prandaj, e themi me zë të lartë se jemi krenarë për punën e tyre të pashoq në kauzën për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë. Dhe rreshtohemi bashkë me to në luftën për të drejta të barabarta”.
“Në këtë ditë, e rëndësishme është që të gjithë duhet të reflektojmë mbi arritjet e tyre dhe të angazhohemi për të krijuar një të ardhme më të ndritur, ku gratë kanë mundësi të barabarta dhe të gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre. Fuqizimi ekonomik, social e politik i gruas është një investim i drejtpërdrejtë në forcimin dhe zhvillimin e shtetit. Është garanci për një Kosovë më të drejtë, më të barabartë dhe më të zhvilluar. Ju falënderoj nga zemra për kontributin tuaj të çmuar dhe ju siguroj se ky angazhim për një shoqëri të barabartë dhe të drejtë do të vazhdojë, sot e gjithherë”, ka shkruar Abdixhiku.
Tutje, ai thotë se bashkë do të ndërtojnë një vend ku gratë dhe vajzat kanë më shumë mundësi e më shumë mbështetje.
“Bashkë do ta ndërtojmë një vend ku gratë dhe vajzat kanë më shumë mundësi, më shumë mbështetje dhe më shumë hapësirë për të udhëhequr proceset e rëndësishme për të ardhmen e vendit!”
-
Dhjetëra mijëra banorë pa energji ndërsa cikloni Alfred i afrohet bregut lindor të Australisë
Dhjetëra mijëra banorë në shtetet e Australisë, Queensland dhe New South Wales (NSW) po vuajnë nga ndërprerjet e energjisë elektrike, ndërsa ciklon tropikal Alfred i afrohet bregut lindor të vendit duke sjellë erëra intensive dhe reshje të dendura shiu.
Sipas të dhënave më të fundit të furnizuesve lokalë të energjisë, mbi 90,000 klientë janë prekur nga ndërprerjet e energjisë që nga mbrëmja e së enjtes në rajonet juglindore të Queensland dhe veri të NSW, me Gold Coast ndër zonat më të goditura.
Kryeministri i Australisë Anthony Albanese të tha se gjeneratorët e emergjencës do të siguroheshin nga stoku kombëtar pasi kushtet të ishin të sigurta, por ai theksoi se kjo nuk do të mjaftojë për të zgjidhur çështjen e dhjetëra mijëra shtëpive pa energji.
Ministrja e Energjisë e Australisë Penny Sharpe paralajmëroi se ndërprerjet e energjisë në veri të NSW do të zgjasin me ditë.
Shpërndarësi i energjisë elektrike Essential Energy tha se aktualisht është e pasigurt për të hyrë dhe riparuar infrastrukturën e dëmtuar të energjisë për shkak të motit të ashpër.
Parashikimi i fundit i Byrosë së Meteorologjisë (BoM) thotë se ciklon Alfred, me intensitet në Kategorinë 2, po lëviz ngadalë drejt bregut juglindor të Queensland, duke sjellë reshje, erë dhe ndikime oqeanike që mund të vazhdojnë dhe gjatë fundjavës.
Cikloni solli erëra afër qendrës me shpejtësi deri në 140 km në orë, tha BoM. Që nga e premtja pasdite, cikloni u vlerësua të ishte 125 km në lindje juglindore të Brisbane dhe 90 km në lindje në verilindje të Gold Coast.
BoM paralajmëron se reshjet e dendura po vazhdojnë të shtrihen në juglindje të Queensland dhe verilindje të NSW, të cilat mund të çojnë në përmbytje të rrezikshme dhe kërcënuese për jetën.
Policia e NSW tha në një deklaratë të premten pasdite se një burrë u la në ujërat e përmbytjeve në veri të NSW të premten pasdite dhe një kërkim paraprak është në vazhdim. Nuk është raportuar më për të humbur apo viktima deri tani.
Kryeministri i NSW Chris Minns tha në një konferencë shtypi të premten se Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të NSW (SES) ka lëshuar 18 urdhra evakuimi nga përmbytjet në rajonet e lumit verior të NSW, duke prekur 19,000 njerëz. Atyre iu kërkua të evakuoheshin dhe të qëndronin me familjen, miqtë ose në akomodime alternative në zona që nuk janë prekur nga përmbytjet, ose të kërkonin ndihmë nga qendrat e evakuimit të ngritura në të gjithë rajonin.
Albanese konfirmoi të premten se 120 personel të Forcave të Mbrojtjes Australiane janë dërguar në lumenjtë e veriut të NSW për të mbështetur SES të NSW me pastrimin e rrugëve, thasë me rërë, pastrimin e aksesit në infrastrukturën kritike, vlerësimet e dëmeve dhe shërbimet thelbësore.
Këshilli i Gold Coast në Queensland lëshoi paralajmërim për një ciklon Watch and Act Alert të premten në mëngjes, duke u thënë njerëzve të qëndrojnë brenda për sigurinë e tyre ndërsa kushtet intensifikohen.
Mbi 300 shkolla në NSW dhe më shumë se 1000 shkolla në Queensland janë mbyllur përpara mbërritjes së ciklonit. Transporti publik është pezulluar në rajonet e prekura. Shumë supermarkete në veri të NSW dhe Queensland lindor janë mbyllur.
Sipas BoM, stuhitë me erëra të dëmshme deri në 120 km në orë po ndodhin pranë bregut midis Kepit Moreton dhe Yamba dhe shpërthime të erës deri në 155 km në orë mund të zhvillohen në ishujt e gjirit Moreton dhe në bregdetin verior të Gold nga nata e së premtes, ndërsa thelbi shkatërrues i Alfredit i afrohet bregut.
Megjithëse Alfred ka të ngjarë të dobësohet nën forcën e ciklonit tropikal më vonë të shtunën pasi të kalojë bregun, shpërthimet e dëmshme të erës mund të vazhdojnë gjatë së shtunës dhe reshjet intensive pritet të vazhdojnë gjatë fundjavës.
-
KFOR-i uron gratë për 8 Mars: Sot festojmë arritjet e tyre
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, KFOR-i nderoi forcën, përkushtimin dhe profesionalizmin e të gjitha grave të jashtëzakonshme që shërbejnë në radhët e kësaj force dhe në mbarë Kosovën.
“Gratë në KFOR luajnë një rol jetik në paqeruajtjen, sigurinë dhe stabilitetin, duke garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet”, thuhet në urimin e KFOR-it, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, KFOR-it thotë se udhëheqja, qëndrueshmëria dhe angazhimi i grave, i frymëzon çdo ditë.
“Sot, ne festojmë arritjet e tyre dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për barazi gjinore, gjithëpërfshirje dhe fuqizim brenda misionit tonë dhe jo vetëm”.
-
Demokraci Plus konstaton se për ofrimin e shërbimeve mbështetëse Kuvendi shkeli ligjin
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Demokraci Plus (D+), ka publikuar hulumtimin mbi kontratën e Kuvendit të Kosovës me kompaninë “Schafberger Jr. GmbH – Dega Kosovë”, e cila ishte shkak i grevës së punëtoreve teknike të kompanisë për 79 ditë.
Ardit Dragusha nga Demokraci Plus ka thënë se që nga viti 2018, Kuvendi i Kosovës ka nënshkruar 9 kontrata nga të cilat gjashtë janë kontrata një burimore.
“Punëtoret teknike të cilat qëndruan në grevën prej për 79 ditë nuk ishin të punësuar direkt nga Kuvendi i Kosovës, por ishin pjesë e kompanisë “Schafberger”, e cila kishte fituar një kontratë një burimore me Kuvendin e Kosovës për ofrimin e shërbimeve mbështetëse”, tha ai duke sqaruar se analiza e Demokraci Plus shqyrton procesin e kësaj kontrate një burimore, shkeljet e identifikuara në procesin e prokurimit dhe kontrata mes Kuvendit dhe kësaj kompanie.
“Në vitin 2023 kuvendi i Kosovës si institucion publik kontrakton kompanitë e pastrimit përmes kontratave publike dhe shpërbleu me kontratë “Schafberger Jr. GmbH – Dega Kosovë”, për shërbime mbështetëse me një kontratë në vlerë 214 mijë euro e cila do të zgjaste deri më 30 prill 2024. Për vitin 2024 Kuvendi planifikoj nisjen e procedurës së re të prokurimit më datën 22 janar në mënyrë që të kishte katër muaj afat deri te nënshkrimi i kontratës së re e cila do përfundonte, pra me 30 prill 2024. Megjithatë, Kuvendi u vonua në inicimin e kësaj procedure dhe e inicioi këtë procedurë tek me datën 20 mars 2024 duke caktuar si afat të fundit për dorëzimin e ofertave për prcesin e ri të tenderimit, pikërisht ditën kur përfundonte kontrata e vitit 2023. Kjo vonesë dy mujore në procedurën e re të Kuvendit të Kosovës garantoj se Kuvendi do të mbeste pa shërbime mbështetëse, pasi kontrata e re nuk mund të nënshkruhej në ditën e fundit të dorëzimit të ofertave”, tha Dragusha.
Pra kuvendi sipas tij krijojë një situatë ku do të mbetej pa kontratë.
Ai tha se përveç vonesës Kuvendi bëri dhe një gabim në hartimin e dosjes së tenderit duke ofruar shërbime të ndryshme heterogjene brenda një kontrate të vetme.
-
Gjyshet që ruajtën shpirtin e kuzhinës shqiptare – BBC vlerëson traditën kulinare
Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare.”
Ky është kryetitulli i artikullit kryesor për Shqipërinë nga rrjeti britanik BBC ku në fokus janë gatimet tradicionale shqiptare që janë trashëguar brez pas brezi nga gjyshet dhe amvisat e vendit tonë.
Gazetari i BBC, Tristan Rutherforf shkruan se pasi vendi ynë u izolua nga bota e jashtme për dekada dhe përjetoi një eksod masiv pas komunizmit, Shqipëria po shkon në rrënjët e saj të kuzhinës me ndihmën e gjysheve kuzhiniere.
Në shkrim përshkruhen në mënyrë të detajuar disa nga gatimet më të njohura shqiptare që na identifikojnë, siç është japraku, flija apo lloji i djathit mishavinë. Por ajo që mbetet unike është se përgatitja e këtyre recetave të veçanta është përcjellë ndër breza nga veriu në jug të vendit.
Në shkrimin e fundit dedikuar kulinarisë shqiptare, rrjeti britanik BBC nënvizon se shumë receta shqiptare kanë edhe rrënjë fetare duke u fokusuar më së shumti tek ëmbëlsirat.
Por theksoi se pavarësisht se në periudhën e komunizmit nën udhëheqjen e diktatorit Enver Hoxha u ndaluan praktikat fetare, ky represion i egër nuk mundi të ndalojë recetat të trashëgohen duke u përdorur edhe në ditët e sotme masivisht.
Duke iu referuar gatimeve tradicionale të vjetra nga duart e gjysheve, BBC shkruan se vitet e fundit ato frymëzuan edhe shumë sipërmarrës të investonin në sektorin e agroturizmit. Sektor ky që me mbështetjen edhe të fondeve qeveritare po zhvillohet gjithnjë e më shumë dhe po preferohet edhe nga turistët për shkak të ushqimeve dhe gatimeve unike.
-
Zelensky reagon pas sulmit tragjik me 21 të vrarë dhe 43 të plagosur: “Akt çnjerëzor, Rusia nuk ka ndryshuar qëllimet e saj
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dënuar sulmin me raketa ruse mbrëmjen e djeshme në Dobropillia.
Autoritetet lokale thonë se sulmi vrau 21 persona dhe plagosi 43 të tjerë.
Zelensky tha se dy raketa goditën fillimisht qytetin përpara se Rusia të niste një sulm tjetër “që synonte shpëtimtarët” pasi shërbimet kishin mbërritur në vendngjarje.
Presidenti i Ukrainës e quajti këtë një “taktikë të ndyrë dhe çnjerëzore për frikësim, të cilës rusët shpesh i drejtohen”.
“Sulmet e tilla tregojnë se qëllimet e Rusisë janë të pandryshuara. Prandaj, është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për të mbrojtur jetën, për të forcuar mbrojtjen tonë ajrore dhe për të forcuar sanksionet kundër Rusisë. Gjithçka që e ndihmon Putinin të financojë luftën duhet të prishet”, thotë ai.