Category: AKTUALE

  • Sa fitojnë gratë në krahasim me burrat në Evropë?

    Sa fitojnë gratë në krahasim me burrat në Evropë?

    Tregues të shumtë evidentojnë vazhdimësinë e pabarazive ekonomike midis grave dhe burrave, duke i bërë këto diferenca të dukshme dhe të pamohueshme përmes të dhënave ekzistuese.

    Edhe pse Evropa ka nivelin më të lartë të barazisë gjinore ndër rajonet e analizuara në Raportin Global të Hendekut Gjinor të Forumit Ekonomik Botëror 2023, ajo nuk i shpëton sfidave të pabarazisë ekonomike.

    Sipas Eurostat, në vitin 2023, gratë në Bashkimin Evropian fituan mesatarisht 12 për qind më pak se burrat. Kjo do të thotë se për çdo 100 euro të fituara nga burrat, gratë merrnin vetëm 88 euro.

    Në një krahasim me dekadën e mëparshme, hendeku gjinor i pagave në BE ka shënuar një rënie nga 16 për qind në vitin 2013 në 12 për qind në vitin 2023.

    Hendeku i parregulluar i pagave gjinore përfaqëson diferencën midis të ardhurave mesatare bruto për orë të burrave dhe grave, e shprehur si përqindje e pagës mesatare bruto për orë të burrave. Ky tregues përfshin ndërmarrjet me të paktën 10 punonjës.

    Disa vende të BE-së vazhdojnë të kenë pabarazi më të theksuara në paga. Në vitin 2023, gratë në Letoni fituan vetëm 81 euro për çdo 100 euro të fituara nga burrat, ndërsa në Austri dhe Çeki, ky raport ishte 82 euro.

    Kur analizohen pagat mujore, këto pabarazi bëhen edhe më të dukshme. Për shembull, në Austri, me një pagë mesatare prej 2000 euro, gratë fituan 360 euro më pak se burrat çdo muaj.

    Nga ana tjetër, Luksemburgu doli si një përjashtim pozitiv, ku gratë fituan mesatarisht 101 euro për çdo 100 euro të fituara nga burrat. Ndërkohë, Belgjika, Italia dhe Rumania kishin një hendek pagash më të vogël se 5 euro, duke i renditur ndër vendet më të favorshme për gratë pas Luksemburgut.

     

  • Një burrë gjendet pa shenja jete në në Prishtinë


    Të premtën rreth orës 13:46, është gjetur një person pa shenja jete në Prishtinë.

    Sipas njoftimit të policisë, trupi i pajetë i viktimës është gjetur në një objekt të pabanuar.

    “Prishtinë 07.03.2025 – 13:46. Më datën dhe kohën e lartcekur është dhënë informata se në Prishtinë gjendet një trup i pa jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe në një objekt të pabanuar kanë hasur trupin e pa jetë të viktimës mashkull. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

  • Sot në Ditën e Gruas marshohet në Prishtinë

    Sot në Ditën e Gruas në Prishtinë do të mbahet marshi tradicional.

    Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” ka njoftuar se marshi do të mbahet me fillim nga ora 12:00.

    Nisja do të bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar deri tek Sheshi “Skënderbeu”, njofton Klankosova.tv

    Më tej është bërë e ditur se motoja e kësaj proteste është ‘’Marshojmë për njëra-tjetrën’’.

  • Ndalohet importi i kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria

    Autoritetet e Kosovës kanë ndaluar importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria si rrjedhojë e shpërthimit të sëmundjes ‘’Afta Epizootike’’.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se ka pranuar informata se në shtetin e Hungarisë ka shpërthyer sëmundja e kafshëve ‘’Afta Epizootike’’.

    Autoritetet e Kosovës kanë ndaluar importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria si rrjedhojë e shpërthimit të sëmundjes ‘’Afta Epizootike’’.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se ka pranuar informata se në shtetin e Hungarisë ka shpërthyer sëmundja e kafshëve ‘’Afta Epizootike’’.

    “Nga kjo sëmundje infektive preken kafshët shtëpiake (lopët, delet, dhitë, derrat) dhe ripërtypësit e egër (drerin, kaprollin) dhe derrat. Shenjat klinike të sëmundja: ethe dhe me formim të flluskave që lokalizohen në cipën mukoze së gojës, në gji, kurorën e thundrës dhe në hapësirën ndërmjet gishtore. Sëmundja e Aftës Epizootike nuk përbën rrezik për shëndetin human. Por ka karakter ekonomik në prodhim dhe ndalim të tregtisë”, thuhet në njoftim.

    Në fund thuhet se në rast të konfirmimit të pranisë së sëmundjes, Kosova ka të përgatitura kapacitetet inspektuese për vënie nën kontroll të saj. Sipas AUV, vendi ynë mban statusin e lirë nga sëmundja e “Aftës Epizootike”.

  • Tragjedi në Ukrainë: 20 të vrarë dhe 43 të plagosur nga sulmet ruse ndaj civilëve

    Sulmet ruse vranë 20 ukrainas gjatë mbrëmjes së djeshme në Donetsk të Ukrainës.

    Rusia po vret civilë”, thotë kreu rajonal i Donetsk Vadym Filashkin në një postim në Telegram. Ai thotë se numri i njerëzve të vrarë në rajonin e Donetsk u rrit në 20, ndërsa ai i të plagosurve, në 43.

    Forcat ruse sulmuan edhe Dobropillyan, qytet që shtrihet në veri-perëndim të Donetskut të kontrolluar nga Rusia.
    Shërbimi rajonal i urgjencës raporton se tetë banesa dhe një ndërtesë administrative u dëmtuar nga sulmet ruse.

  • “Kosova me fabrikë të municionit, Franca se ka” – I bëjmë ballë Serbisë pa KFOR-in? “Patjetër”/ Dy deklaratat e çuditshme të Maqedoncit

    Brenda pak ditësh, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka marrë mbi 50 mijë vota në zgjedhjet e nëntë shkurtit si kandidat i Vetëvendosjes, ka bërë dy deklarata të çuditshme. Këto madje, kanë të bëjnë hiç me pak se me KFOR-in e me Francën.

    Duke marrë pjesë në një forum ndërkombëtar në Taipei, Maqedonci bëri një deklaratë që më pas do të komentohej shumë e do të shkaktonte shumë reagime.

    Nga atje, Maqedonci kishte thënë se Kosova po ndërton fabrikë municioni, ndërsa Franca ende s’e ka një të tillë.

    “Kjo administratë në ShBA po përsërit nevojën për më shumë investime në mbrojtje dhe siguri në Evropë. Ndoshta unë vij nga kjo prapavijë. Por unë shoh që Evropa nuk ka bërë shumë për t’i ndërtuar kapacitetet e saj, dhe duke u varur vazhdimisht nga ShBA-ja…Në këtë drejtim, justifikoj kërkesën e administratës Trump për më shumë investime në mbrojtje. Për shembull, Kosova sot po ndërton fabrikën e saj për të prodhuar municion, dhe Franca ende s’e ka këtë”, kishte thënë ai.

    Ndërkohë, gjatë kësaj jave, ministri i Mbrojtjes ka deklaruar se Kosova mund t’i bëjë ballë një kërcënimi të mundshëm nga Serbia edhe pa ndihmën e KFOR-it.

    Maqedonci kur është pyetur nëse mund t’i bëhet ballë Serbisë pa KFOR-in, fillimisht ka thënë “Patjetër”.

    Më pas shtoi se janë përgatitur ushtarët, e madje llogariti edhe në “qytetarë që janë të gatshëm t’iu bashkohen”.

    “Patjetër, ne jemi në vendin tonë, ne jemi në tokën tonë, ne po ndërtojmë një ushtri, ne kemi blerë pajisje. Kemi përgatitur ushtarakët tanë, kemi qytetarë të cilët janë me të vërtetë të gatshëm për t’iu bashkangjitur dhe për të mbështetur kapacitetetet tona në çdo rrezik dhe kërcënim. Por, normalisht ne jemi të vetëdijshëm për prezencën e NATO-s në Kosovë dhe do koordinojmë çdo veprim tonin me këtë prezencë deri sa ajo të jetë këtu” – u shpreh ai.

    Mes tjerash, gjatë kësaj interviste, Maqedonci tha se nuk kanë informacione zyrtare për tërheqje të mundshme të trupave të NATO-s nga Kosova.

    “Ne nuk kemi informacion zyrtar për tërheqje të mundshme të trupave të NATO-s nga Kosova, dhe të asnjë vendi specifik nga KFOR-i. Vazhdojmë të kemi koordinim me KFOR-in”.

  • Dy deklaratat e çuditshme të Maqedoncit brenda pak ditëve për KFOR-in dhe Francën

    Brenda pak ditësh, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka marrë mbi 50 mijë vota në zgjedhjet e nëntë shkurtit si kandidat i Vetëvendosjes, ka bërë dy deklarata skandaloze. Këto madje, kanë të bëjnë hiç me pak se me KFOR-in e me Francën.

    Duke marrë pjesë në një forum ndërkombëtar në Taipei, Maqedonci bëri një deklaratë që më pas do të komentohej shumë e do të shkaktonte shumë reagime.

    Nga atje, Maqedonci kishte thënë se Kosova po ndërton fabrikë municioni, ndërsa Franca ende s’e ka një të tillë.

    “Kjo administratë në ShBA po përsërit nevojën për më shumë investime në mbrojtje dhe siguri në Evropë. Ndoshta unë vij nga kjo prapavijë. Por unë shoh që Evropa nuk ka bërë shumë për t’i ndërtuar kapacitetet e saj, dhe duke u varur vazhdimisht nga ShBA-ja…Në këtë drejtim, justifikoj kërkesën e administratës Trump për më shumë investime në mbrojtje.

    Për shembull, Kosova sot po ndërton fabrikën e saj për të prodhuar municion, dhe Franca ende s’e ka këtë” – kishte thënë ai, transmeton Nacionale.

    Ndërkohë, gjatë kësaj jave, ministry i Mbrojtjes ka deklaruar se Kosova mund t’i bëjë ballë një kërcënimi të mundshëm nga Serbia edhe pa ndihmën e KFOR-it.

    Në një intervistë të mërkurën në “KTV”, Maqedonci kur ëshë pyetur nëse mund t’i bëhet ballë Serbisë pa KFOR-in, fillimisht ka thënë “Patjetër”.

    Ministri i Mbrojtjes shtoi se janë përgatitur ushtarët, e madje llogariti edhe në “qytetarë që janë të gatshëm t’iu bashkohen”.

    “Patjetër, ne jemi në vendin tonë, ne jemi në tokën tonë, ne po ndërtojmë një ushtri, ne kemi blerë pajisje. Kemi përgatitur ushtarakët tanë, kemi qytetarë të cilët janë me të vërtetë të gatshëm për t’iu bashkangjitur dhe për të mbështetur kapacitetetet tona në çdo rrezik dhe kërcënim. Por, normalisht ne jemi të vetëdijshëm për prezencën e NATO-s në Kosovë dhe do koordinojmë çdo veprim tonin me këtë prezence deri sa ajo të jetë këtu” – u shpreh ai, transmeton Nacionale.

    Mes tjerash, gjatë kësaj interviste, Maqedonci tha se nuk kanë informacione zyrtare për tërheqje të mundshme të trupave të NATO-s nga Kosova.

    “Ne nuk kemi informacion zyrtar për tërheqje të mundshme të trupave të NATO-s nga Kosova, dhe të asnjë vendi specifik nga KFOR-i. Vazhdojmë të kemi koordinim me KFOR-in”.

    Këtu, theksojme se në një postim të publikuar të enjten, KFOR tregonte disa pamje të ushtarëve amerikanë duke kryer një patrullë rutinë në veri të Kosovës.

    “Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kryen një patrullë rutinë në veri të Kosovës përgjatë vijës kufitare administrative.

    KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” – thuhej në postim.

  • Mehmetaj e sheh si demokratike përplasjen Tahiri-Krasniqi të LDK-së, thotë se Batusha i VV-së e di që iu vodhën votat, por s’guxon ta flas

    Gazetari Lirim Mehmetaj, ka komentuar përplasjen e kandidatëve për deputetë nga rradhët e LDK-së, përkatësisht Rrezarta Krasniqit dhe Xhafer Tahirit dhe në anën tjër heshtjen e kandidatit për deputet nga rradhët e VV-së, Agon Batusha.

    Mehmetaj ka thënë se LDK është parti taman demokratike që kur besojnë se u bëhet e padrejt edhe nëve vjen nga kolegët e tyre, ata e denoncojnë njëri-tjetrin në organen gjegjëse, në këtë rast në prokurori. Por, rasti më keq ësht në VV sipas Mehemtajt, at sipas tij Batusha e di se ia vodhi votat Mimoza Kusari-Lila, por që s’guxon të flas.

    E plotë:

    Rrezarta Krasniqi vs. Agon Batusha – Dallimi mes një partie normale dhe një organizate servilësh

    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka pasur pretendime se në Vushtrri nuk ka shkuar numërimi i votave për kandidat për deputetë si duhet dhe i ka mbledh faktet e iu ka drejtu prokurorisë.

    Prokuroria e ka parë të arsyeshme të fillojë hetim dhe ka nis rinumërimin.

    Përkundër se bëhet fjalë për kandidatë të së njëjtës parti, gjithçka ka shkuar normalisht, i kanë besuar drejtësisë dhe po e lënë të bëjë punën e saj.

    Çfarë do të thotë kjo?

    Kjo do të thotë se LDK është një parti normale me demokraci të brendshme që askush s’ka frikë ta kërkojë të drejtën e vet, e në anën tjetër secili aty e sheh sistemin e drejtësisë si rrugën e duhur se si shuhen apo konfirmohen dyshimet.

    Në anën tjetër, e ke kandidatin për deputet të Vetëvendosjes dhe kryetarin e kësaj partie në Gjakovë, Agon Batushën, të cilin e ka masakruar me vota Mimoza Kusari-Lila.

    Batusha e di se përveç fushatës negative/linçuese që Kusari-Lila ia ka bërë me mbështetje të Albin Kurtit gjatë fushatës, ajo edhe i ka ndërhyrë në vota dhe ai sot pikërisht për këtë arsye nuk është më deputet, por nuk guxon të flas.

    E para, sepse nuk do Kurti që ky të flas.

    E dyta, sepse e pret linçimi publik i mekanizmave të organizuar kriminal të Vetëvendosjes në internet.

    E çuditshme mbase, por është pikërisht kjo situatë në LDK, që ende s’ka marrë verdikt nga drejtësia, që faktikisht dëshmon demokracinë e brendshme të partisë.

    Secili guxon. Ndryshe nga VV ku askush nuk guxon.

    P.S

    Hajdutët e votave e kanë vendin ne burg.

  • “Krasniqi akuzon Tahirin për manipulim votash: Prokuroria do të zbulojë të vërtetën”

    Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas rinumërimit të votave për kandidatët për deputet të kësaj partie në komunën e Vushtrrisë.

    Në një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se ka pësuar dëmtime personale si pjesë e këtij procesi, derisa shtoi se reagimi i saj për parregullsi ka nisur më 16 shkurt kur ankesën e dorëzoi në PZAP.Fatkeqësisht, duke qenë pjesë e këtij procesi, kam pësuar edhe dëmtime personale, pasi ky angazhim ka sjellë pasiguri dhe presione të ndryshme. Reagimi im për parregullësi ka nisur me 16 shkurt kur ankesën për hapjen e kutive kam dërguar në PZAP, kjo nënkupton qartë se nuk ka të bëj asgjë personale por me fenomenin të cilin e kemi kuptuar që në ditën e dytë të procesit të numërimit dhe jo vetëm për mua si kandidate, por ka një numër të madh të kandidatëve që kanë mospërputhje në kuti të votimit karshi atyre që i kanë futur në sistem”.

    Tutje, ajo ka insistuar se bashkëpartiaku i saj, Xhafer Tahiri manipuloi me vota.

    “Nuk është me rëndësi sa vota kam humbur ose kam fituar personalisht e rëndësishme është tendenca e komisionerëve të porositur që dhjetëra vota kanë qenë të shkruara për kandidatin në sistem përderisa në kuti nuk kanë ekzistuar ato vota. Tendenca tjetër e tyre për manipulim ka qenë që edhe fletëvotimet e pavlefshme ku kanë qenë 11 kandidatë të votuar e kandidati i 11ka qenë kandidati i Vushtrrisë të numërohet si votë e rregulltë. Por, raporti i detajuar i prokurorisë do t’i shpërfaq të gjitha manipulimet e tyre”.

  • Epopeja e UÇK-së: Qytetarët mblidhen në numër të madh për ndezjen e flakadanëve në Prekaz

    Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kulmoi sonte në Prekaz me natën e zjarreve. Në 27-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari, qindra qytetarë janë mbledhur në ritin tradicional të natës së zjarreve. Aty u nderua dhe kujtua lufta e lavdishme dhe sakrifica e komandantit Adem Jashari dhe mbi 50 anëtarëve të tjerë të familjes Jashari. “Vend të shenjtë” e “Mekë te shqiptarëve” e konsiderojnë Prekazin qytetarët nga e gjithë vendi,

    Djali i Ilir Shaqirit, këngëtarit i cili për familjen Jashari ka krijuar shumë tekste këngësh, Korabi thotë se Prekazi të mbush me jetë.

    Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kulmoi sonte në Prekaz me natën e zjarreve. Në 27-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari, qindra qytetarë janë mbledhur në ritin tradicional të natës së zjarreve. Aty u nderua dhe kujtua lufta e lavdishme dhe sakrifica e komandantit Adem Jashari dhe mbi 50 anëtarëve të tjerë të familjes Jashari. “Vend të shenjtë” e “Mekë te shqiptarëve” e konsiderojnë Prekazin qytetarët nga e gjithë vendi

    Djali i Ilir Shaqirit, këngëtarit i cili për familjen Jashari ka krijuar shumë tekste këngësh, Korabi thotë se Prekazi të mbush me jetë.

    Edhe Burim Krasniqi nga Hasi flet me emocione pas ndezjes së flakadanëve në Prekaz,

    Riti tradicional simbolizues “Nata e Zjarreve”, shënon përfundimin e manifestimit në këtë 27 vjetor, të njohur si Epopeja e UÇK-së.

    ’’Nata e Zjarreve“  ka vazhduar me program kulturor-artistik në sheshin ’’Adem Jashari’’ në Skenderaj.