Category: AKTUALE

  • Kurti thotë se po pret certifikimin e rezultatit kur pyetet se kur do filloj konsultimet për Qeverinë e re

    Kurti thotë se po pret certifikimin e rezultatit kur pyetet se kur do filloj konsultimet për Qeverinë e re

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se po pret certifikimin e rezultatit zgjedhor kur u pyet se kur do të filloj konsultimet për formimin e Qeverisë së re.

    “Një herë certifikimi i rezultateve” – ishte përgjigja e shkurtër e kryeministrit kosovar Albin Kurti për Kosovapress.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka dalë ende me rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Ndonëse procesi i numërimit të votave ka përfunduar më 05.03.2025, subjekteve politike u jepen 48 orë për të ushtruar Ankesa në PZAP dhe Gjykatë Supreme.

    Sipas shifrave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 396,022 vota, apo 42.27%, me 48 mandate. PDK-ja është renditur e dyta me 196,353 vota, apo 20.96%. Lidhja Demokratike (LDK) me 171,249 vota, apo 18.28% dhe Koalicioni AAK-Nisma ka marrë 66,226 vota, apo 7.07%.

    Lista Serbe do t’i ketë 9 ulëse, ndërsa 1 ulëse nga komuniteti serb e ka fituar partia e Nenad Rashiqit. 10 ulëset e tjera u përkasin komuniteteve të tjera joshumicë joserbe. Dy deputetë do t’i ketë Kosova Demokratik Partisi dhe nga një ulëse për Deputet e kanë siguruar: Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Nova Demokratska Stranka, Socijaldemokratska Unija, Partia Liberale Egjiptiane, Koalicija Vakat, Partia e Ashkalinjve për Integrim, Jedinstvena Goranska Partija dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës.

    Zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvend të Kosovës janë të gjashtat me radhë që janë mbajtur që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17.02.2008.

    Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj është shprehur i hapur për të negociuar me Albin Kurtin e VV-së për koalicion të mundshëm, megjithatë ky variant i koalicionit do të ishte më fragjili, me vetëm 61 deputetë, nëse numërojmë mandatet e VV-së, NISMA-s që pritet t’i ketë 3 deputetë, duke shtuar këtu edhe 11 deputetët nga komunitetet pa Listën Serbe. Në këtë variant nuk do të ishte e mundur zgjedhja e Presidentit.

    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i cili ka lidhur Koalicion parazgjedhor me Ramush Haradinajn, ka deklaruar në emisionin “Debat Plus”, më 20.02.2025, se është i hapur për koalicione pas Zgjedhjeve.

    Limaj tha se për të nuk janë me rëndësi pozicionet, por temat nacionale.

    “Kush më fton në tavolinë, unë shkoj, ulna për Kosovën. Pikë. Unë shkoj ulna për tema nacionale. S’janë me rëndësi pozicionet… Çka po të vyen një Qeveri jofunksionale. S’më ke mua në një Qeveri jofunksionale. Kurrë, nuk hyj. Në një Qeveri që është kundër interesave të Kosovës. Nuk futem.” – ka deklaruar Limaj, në “DebatPlus”.

    Sa i përket Koalicionit parazgjedhor, Limaj tha se AAK dhe Nisma janë dy parti politike të ndara.

    Ramush Haradinaj i AAK-së kishte deklaruar se do të ndihmojë një Qeveri të opozitës, e assesi koalicion me LVV-në.

    “Ne e shohim që në këtë politikë që e kam udhëheq, si ndaj mashtruesit që e udhëheq Kosovën, pra Qeverisë mashtruese, mendoj që është në nderin tim që të ndihmoj një Qeveri të opozitës, e assesi koalicion me VV-në.” – tha Haradinaj, në një Konferencë për media, më 10.02.2025.

    Në anën tjetër, një sinjal ndër fjalë e ka dhënë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas takimit me Të ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati.

    “Pavarësisht rrethanave politike, angazhimi ynë për të mirën e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve të shtetit mbetet i palëkundur.” – ka shkruar ai, në një postim në Facebook, më 19.02.2025.

    PDK, si partia e dytë fituese në këto Zgjedhje, ndonëse fillimisht nuk ka vënë vija të kuqe për koalicion me LVV-në, e ka qartësuar pozicionin e saj, më 10.02.2025, duke i thënë “Jo” një oferte të mundshme nga partia e Kurtit.

    Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza tha se nuk do të përfshihen në asnjë koalicion me VV-në.

    “Më obligon mua që të sillemi ashtu që ta respektojmë vullnetin e shumicës për ndryshim. Nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me VV-në. Ata duan pushtet absolut.” – tha ai, në një Konferencë për media, më 10.02.2025.

    Kandidati për Kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku kishte deklaruar më 12.02.2025 se mban qëndrimet që i ka pasur edhe para Zgjedhjeve.

    “Do t’i respektojë këto preferenca, sepse nuk di ndryshe! Qëndrimet e mia e të LDK-së paraelektorale mbeten edhe zotime të sotme. Le të mësohemi me një politikë, ku mbajtja e fjalëve është standard bazik, e ku marrja e pushtetit me çdo kusht nuk është qëllim!” – ka thënë ai.

    Zgjedhjet e 9 shkurtit janë Zgjedhjet e para të rregullta që Kosova i ka mbajtur që nga shpallja e pavarësisë, më 2008.

  • Mosparaqitja e Kurtit në Prokurori, ambasada britanike: Të veprohet në përputhje me Kushtetutën

    Mosparaqitja e Kurtit në Prokurori, ambasada britanike: Të veprohet në përputhje me Kushtetutën

    Kryeministri Albin Kurti, për të katërtën herë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për t’u paraqitur në cilësinë e dëshmitarit.Lidhur me këtë, për Klankosova.tv, kanë folur nga ambasada e Britanisë në Prishtinë.

    Në përgjigjen e kësaj ambasade theksohet se respekti ndaj sundimit të ligjit është tipar thelbësor i demokracisë së Kosovës.

    “Respekti për sundimin e ligjit është një tipar thelbësor i demokracisë së Kosovës. Ne i nxisim të interesuarit në këtë rast që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe të respektojnë procesin e duhur ligjor dhe të punojnë në interesin më të mirë të vendit”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e ambasadës britanike.

  • Mbi 10 kg marihuanë në shtëpi, arrestohet i dyshuari

    Mbi 10 kg marihuanë në shtëpi, arrestohet i dyshuari

    Pas një pune të gjatë nën masa të veçanta hetimore, sot në orët e mëngjesit, Policia e Kosovës, ka arrestuar personin e dyshuar V. M. (1999), mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale “Blerja, Posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

    Sipas Policisë, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e substancës narkotike, e dyshuar e llojit Marihuane, tri peshore elektronike dhe para me vlerë prej 1630 euro.

    “Substancës së dyshuar narkotike iu është bërë testi fushor i cili ka rezultuar pozitiv dhe ka peshuar 10.488 kg. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe i njëjti ka sugjeruar që i dyshuari pas intervistimit të dërgohet në mbajte. Angazhimi dhe përkushtimi i Policisë së Kosovës ndaj luftimit të dukurive negative dhe parandalimit të aktiviteteve kriminale, do të vazhdojë të mbetet ndër objektivat kyçe”, thuhet në njoftim./Rilindja Shqiptare/

  • Presidenti Ademi ua uron të gjithë mësimdhënësve 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

    Presidenti Ademi ua uron të gjithë mësimdhënësve 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ua uron të gjithë mësimdhënësve 7 Marsin – Ditën e Mësuesit 🎉

    “Faleminderit për dijen dhe edukimin që i ofroni çdo ditë brezave të rinj”, ka shkriar

    Postimi i plotë:

    Urime Dita e Mësuesit 🎉

    Të dashur mësimdhënës,

    Sot kur festoni ditën tuaj dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm në edukimin e brezave të rinj.

    Ju jeni shtylla e shoqërisë sonë, frymëzues të dijes dhe udhërrëfyes të atdhedashurisë.

    Me këtë rast ju shpreh mirënjohjen time dhe të FFK-së të gjithë mësimdhënësve që nëpërmjet projekteve tona të ndryshme janë pjesë e futbollit dhe me përkushtim të madh japin kontribut në zhvillimin dhe masivizimin e tij.

    Ju uroj shëndet, suksese dhe mbarësi në misionin tuaj fisnik! 📚🇽🇰

  • Ferizaj-Suhareka, hap sfidat e fundjavës së ‘nxehtë’

    Ferizaj-Suhareka, hap sfidat e fundjavës së ‘nxehtë’

    Përballja mes Ferizajt dhe Suharekës, ndeshje kjo që do të luhet sot pasdite, hap ndeshjet e xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

    Kjo fundjavë në elitën e futbollit tonë, do të sjellë disa duele të rëndësishme dhe tejet interesante.

    Dueli mes Ferizajt dhe Suharekës, luhet në Ferizaj, sfidë kjo  e rëndësishme për të dy skuadrat.

    Ndërkaq, të shtunën xhiroja e 23-të do të vazhdojë me dy superduele, ku do të ballafaqohen Llapi-Drita dhe Ballkani-Prishtina.

    Kjo xhiro do të mbyllet të dielën pasdite me dy ndeshjet, ku përballen Gjilani-Feronikeli ’74 dhe Dukagjini-Malisheva.

    Superliga/Java e 23-të

    Sot takohen:

    Ferizaj-Suhareka

     

  • Ndahet nga jeta Ahmet Qeriqi, një nga themeluesit e Radios Kosova e Lirë

    Ndahet nga jeta Ahmet Qeriqi, një nga themeluesit e Radios Kosova e Lirë

    Ka vdekur Ahmet Qeriqi, një nga themeluesit e Radios Kosova e Lirë.

    Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë e miq të të ndjerit.

    Ngushëllime për Qeriqin ka shprehur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    “Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Ahmet Qeriqit, një nga themeluesit e Radios Kosova e Lirë. Ai ka kontribuar shumë gjatë luftës dhe pas saj, duke udhëhequr me përkushtim këtë institucion të rëndësishëm. Përkushtimi i tij ndaj atdheut dhe popullit tonë do të kujtohet përjetësisht. Ngushëllime të sinqerta familjes Qeriqi dhe të gjithë atyre që e njohën. I paharruar qoftë kujtimi i tij”, ka shkruar ai.

  • Çka është bulimia nervore?

    Çka është bulimia nervore?

    Bulimia nervore  është një lloj çrregullimi i të ngrënit.

    Njerëzit me bulimi hanë sasi të mëdha të ushqimit dhe shpesh ndiejnë një humbje të kontrollit mbi ngrënien – një koncept i njohur si ngrënia e tepërt, shkruan Bild.

    Bulimia mund të zhvillohet tek çdokush, por gratë – veçanërisht vajzat adoleshente janë më të prekura.

    Shkaku i saktë i bulimisë është i panjohur, por studiuesit dyshojnë se një kombinim i faktorëve gjenetikë, psikologjikë dhe kulturorë mund të luajë një rol.

    Ashtu si me çdo çrregullim të të ngrënit, rikuperimi mund të jetë një proces i gjatë. Edhe pse është një gjendje afatgjatë, shumica e njerëzve do të shërohen nga bulimia me trajtimin dhe mbështetjen e duhur./Rilindja Shqiptare/

  • Tragjedi në Kroaci: Tre fëmijë humbin jetën pasi zjarri kaploi zjarri një shtëpi

    Tragjedi në Kroaci: Tre fëmijë humbin jetën pasi zjarri kaploi zjarri një shtëpi

    Tre fëmijë kanë humbur jetën në Kroaci pasi zjarri përfshiu shtëpinë e tyre në Kurshanec.

    Njëri fëmijë ishte lindur në vitin 2016, tjetri në 2018 dhe i treti në vitin 2022.

    Një foshnjë që kishte lindur vitin e kaluar ka shpëtuar, sipas raportimeve të Index.hr.

    Ende nuk janë zbuluar shkaqet që shkaktuan zjarrin.

    Policia ka reaguar menjëherë dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e incidentit.

    Policia po heton edhe se ku kanë qenë prindërit në momentin që ka nisur zjarri./Rilindja Shqiptare/

  • Xhiro e 23-të, kjo është përballja e vetme sot në Superligë

    Xhiro e 23-të, kjo është përballja e vetme sot në Superligë

    Do të nis sot xhiroja e 23-të e kampionatit të Kosovës në futboll, Superligës.

    Ballafaqimi i vetëm që zhvillohet sot është ai ndërmjet Ferizajt dhe Suharekës që zhvillohet nga ora 14:00.

    Kjo pritet të jetë një sfidë mjaftë interesante pasi këto dy skuadra kanë pikë të barabarta, nga 26 dhe pozicionohen në pozitat gjashtë dhe shtatë, raporton KosovaPress.

    Ndërkohë, në këtë pikë të kampionatit, lider i tabelës është Drita me 50 pikë e pasuar nga Ballkani dhe Malisheva me nga 37 sosh.

  • Sonte `Nata e Zjarreve` në Prekaz

    Sonte `Nata e Zjarreve` në Prekaz

    Aktivitete të shumta janë shënuar më 5 dhe 6 mars, në 27-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.

    Sot, në ditën e tretë të Epopesë, nga ora 19:00, fillon ndezja e flakadanëve në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

    Pas ndezjes së flakadanëve, në ora 19:30 do të vazhdojë manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturo-artistik në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.