Category: AKTUALE

  • Krasniqi: Nëse Kurti dështon, jemi të gatshëm ta formojmë qeverinë

    Krasniqi: Nëse Kurti dështon, jemi të gatshëm ta formojmë qeverinë

    Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi  tha se filimisht kryeministrit Kurti I takon që ta mandatojë qeverinë, e sipas tij nëse ai dështon ta bëjë një gjë të tillë PDK-së është e gatshme t’i formojë institucionet.

    Ai tha se ende nuk kanë folur me opozitën, por që është i hapur në komunikim me ta.

    “Jemi para një udhëkryqi të madh si një popull, realiteti gjeopolitik po ndryshon në mënyrë rapide, gjërat që në të kaluarën ei kemi marrë të mirëqena nuk janë të mirëqena ma, raportet me Serbinë kanë shumë pikëpytje, krejt rajoni është para ndryshimeve të mëdha”, tha Kurti duke përmendur siuatën në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, e Serbi.

    “Unë besoj se përgjegjësia është shumë e madhe dhe nuk e di që mund të ketë parti të papërgjegjshmë që thotë s’ka lidhje çka ndodh me vendin tonë.”, tha ai.

    “Ne nuk shkojmë me LVV-në , nëse gjejnë partnerë le ta formojnë qeverinë”, tha ai.

    Krasniqi shtoi se nuk është interes i Kosovës që Kurti të jetë kryeministër.

    “Është e kundërta, është kundër interesit të Kosovës me qenë Albin Kurti kryeministër, për faktin se sot qytetarët e Kosovës jetojnë më keq se sa para katër viteve m, numri i të varfërve është rrit,kush kish besu që BE-ja na vendos sanksione kjo është çmenduri…”, tha Krasniqi në emsionin “Click” në RTV21.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u shpreh i hapur për koalicon me opozitë.

    “Bashkëpunimin mund ta kemi me partitë opozitare, dhe në këtë kuadër mes një qeverie të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, ne apsolutisht e kemi thënë e preferojmë një qeveri të udhëhequr nga PDK-ja në partneritet me partitë opozitare, dhe besojë se legjtimiteti qytetar është në anën e opozitarëve të mandatit të kaluar , sepse nëse flasim me numra janë 52 deputet nga opozita dhe 48 deputet nga partia në pushtet”, tha Krasniqi

  • Skandal në Vushtrri: Manipulim votash brenda LDK, Prokuroria nis hetimet!

    Skandal në Vushtrri: Manipulim votash brenda LDK, Prokuroria nis hetimet!

    Pas ankesës së kandidatës për deputete nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, votat e Vushtrrisë, përkatësisht ato të LDK-së, u rinumëruan. Kjo pasi dyshohej për dallavere ku i përfshirë ëshë kolegu por edhe kontukurenti i Krasniqit, pikërisht nga LDK e nga Dega e njejt, pra Vushtria, Xhafer Tahiri. Nacionale merr vesh nga burimet brenda QNR-së se janë gjetur shpërputhje mes votave të kandidatëve përkatës për deputet. Veç në një klasë, del se dallimi me keqpërdorim u bë në 40 vota. Procesi i verifikimit të këtyre votave, do të vazhdoj nesër. Në disa kuti, ka pasur diferenca në vota edhe tek kandidatët e tjerë, përfshirë edhe Rrezarta Krasniqin, por që diferenca ishte deri në 1 votë dhe jo më shumë, që mund të ndodh edhe pa dashje. Por, në rastet kur diferenca është e madhe, Prokuroria mund të nis hetime për keqpërdorim me dashje të votave dhe e njëjta përbën vepër penale..

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë dje ka lëshuar urdhër për rinumërim të votave të Lidhjes Demokratike të Kosovës në të gjitha qendrat e vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë.

  • BE, takim urgjent për sigurinë evropiane dhe Ukrainën

    BE, takim urgjent për sigurinë evropiane dhe Ukrainën

    Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po zhvillojnë sot një takim të nivelit të lartë në Bruksel të përqendruar tek mbështetja për Ukrainën dhe përforcimi i mbrojtjes në kontinent. Bisedimet urgjente, ku merr pjesë edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, zhvillohen në kushtet kur administrata e Presidentit Donald Trump, ka sinjalizuar se Evropa duhet të garantojë sigurinë e saj dhe ka pezulluar ndihmën për Kievin.

    Udhëheqësit evropianë premtuan se do të qëndrojnë në krah të Ukrainës dhe thanë se do të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se ky është një moment vendimtar për Evropën dhe Ukrainën.

    “Evropa përballet me një rrezik të qartë dhe të prekshëm dhe për këtë arsye Evropa duhet të jetë në gjendje të mbrohet dhe ta vendosë Ukrainën në një pozicion që të mbrojë veten dhe të nxisë një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë”, tha ajo.

    Zonja von der Leyen propozoi një plan, që do të ofronte deri në 800 miliardë euro investime për mbrojtjen dhe do të lehtësonte rregullat e buxhetit, në mënyrë që vendet që duan të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, të mund ta bëjnë një gjë të tillë.

    Presidenti Zelenskyy shprehu mirënjohjen për mbështetjen e partnerëve evropianë.

    “Jemi mirënjohës që nuk jemi vetëm. Dhe këto nuk janë vetëm fjalë. Ne mendojmë se është shumë e rëndësishme. Ju dhatë një sinjal të fortë për popullin ukrainas, për luftëtarët ukrainas, për civilët, për të gjitha familjet tona dhe është diçka e mirë që nuk jemi vetëm”, tha ai.

    Takimi mbahet mes pasigurive të shkaktuara nga pezullimi i mbështetjes ushtarake amerikane për Kievin pas takimit të tensionuar mes Presidentëve Trump dhe Zelenskyy, javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

    Presidenti Trump po nxit Kievin dhe Moskën të arrijnë një marrëveshje paqeje.

    Udhëheqësit evropianë këmbëngulën të enjten se qeveritë e tyre duhet të kenë një vend në tryezën e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës.

    Kryeministri polak, Donald Tusk e vuri theksin tek nevoja për të ruajtur aleancën me Shtetet e Bashkuara, megjithë ndryshimet në qëndrimin tyre ndaj luftës.

    “Fakti që ne duhet të marrim përgjegjësi shumë më të mëdha si Evropë për sigurinë tonë nuk do të thotë që të shpërfillim nevojën për aleancën më të ngushtë të mundshme me Shtetet e Bashkuara. Sot, Shtetet e Bashkuara janë një partner me më shumë kërkesa, më i vështirë, por duke forcuar mbrojtjen tonë, ne mund të ndikojmë de fakto në përmirësimin e marrëdhënieve transatlantike. Ruajtja e NATO-s dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara duhet të jenë gjithashtu prioriteti ynë absolut”, tha ai.

    Në kushtet e nevojës për forcimin e pozitave mbrojtëse të Evropës, Presidenti francez Emmanuel Macron po propozon idenë e përdorimit të arsenalit bërthamor të Francës për të mbrojtur kontinentin, përballë kërcënimeve nga Rusia.

    “Kam vendosur të hap debatin strategjik për mbrojtjen që mund t’u ofrojë sistemi ynë parandalues (bërthamor) aleatëve tanë në kontinentin evropian. Çfarëdo që të ndodhë, vendimi ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë në duart e Presidentit të Republikës, kreut të Forcave të Armatosura”, tha ai të mërkurën në një fjalim para kombit në prag të takimit të BE-së.

    Franca është e vetmja fuqi bërthamore në Bashkimin Evropian.

    Udhëheqësit evropianë patën një reagim të përzierë ndaj kësaj ideje, ndërsa Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se ajo përbën një kërcënim ndaj Rusisë. /VOA

  • Pensionet gjermane pritet të rriten me 3.74 për qind

    Pensionet gjermane pritet të rriten me 3.74 për qind

    Duke filluar nga kjo verë, pensionistët në Gjermani do të shohin një rritje në të ardhurat e tyre, me pensionin standard që rritet me rreth 66 euro në muaj.

    Sipas Ministrit të Çështjeve Sociale Hubertus Heil, pensionet e ligjshme do të rriten me 3.74 për qind më 1 korrik.

    Për një ‘pension standard’, kjo do të rezultojë në një rritje prej 66,15 euro në muaj nga korriku, bazuar në të ardhurat mesatare dhe 45 vite kontribute.

    “Zhvillimi i favorshëm i pagave do të çojë edhe një herë në një rregullim pensionesh që do të forcojë fuqinë blerëse të pensionistëve,” tha Heil në Berlin. “Pensionet e qëndrueshme nuk janë luks, por çështje drejtësie për njerëzit që kanë punuar shumë gjatë gjithë jetës së tyre”.

    Sipas ligjit gjerman, pensionet në përgjithësi ndjekin zhvillimin e pagave dhe mëditjeve të punonjësve në vitin e kaluar. Për momentin, një nivel minimal i pensionit prej 48 përqind të pagës mesatare në Gjermani është vendosur. Kjo është fiksuar deri më 1 korrik 2025 si një rrjet sigurie afatshkurtër, tha Heil, transmeton albinfo.ch.

    Kur niveli i ri i pensioneve të hyjë në fuqi më 1 korrik 2025, ai do të jetë mjaft i lartë për të arritur minimumin prej 48 për qind, shtoi ai.

    “Vitin e kaluar, tregu i punës mbeti i qëndrueshëm pavarësisht të gjitha krizave dhe pati rregullime të mira pagash,” tha ministri i SPD për Süddeutsche Zeitung. “Pensionistët e kanë fituar këtë”.

    Aktualisht, paga mesatare në Gjermani është rreth 3,260 euro, duke e vendosur normën standarde të pensionit prej 48 për qind në 1,565 euro pas kontributeve sociale.

    Megjithatë, ashtu si shifra e premtuar prej 66,15 €, kjo bazohet në kontributet standarde mbi pagën mesatare gjermane gjatë 45 viteve, që do të thotë se shuma aktuale e marrë mund të jetë shumë më e ulët.

    Debatet e koalicionit

    Pensionet ka të ngjarë të jenë temë e rëndësishme në bisedimet e vazhdueshme të koalicionit midis aleancës së qendrës së djathtë CDU/CSU dhe SPD-së së qendrës së djathtë.

    Pas fitores së CDU dhe CSU në zgjedhjet federale të 23 shkurtit, të dy partitë synojnë të formojnë një qeveri “Koalicioni i Madh” deri në Pashkë.

    Megjithatë, mund të lindin tensione në fushën e politikës sociale. Me një valë punëtorësh nga brezi Baby Boomer që do të dalin në pension në vitet e ardhshme, fondi i pensioneve po sheh gjithnjë e më shumë rezervat e tij duke u tharë.

    Heil i ka vënë në mënyrë të përsëritur synimet e tij në një fluks të punëtorëve të huaj të kualifikuar për të ribalancuar raportin e njerëzve që paguajnë në kazanin e pensioneve kundrejt atyre që paguajnë.

    Përveç kësaj, SPD dëshiron të ruajë nivelin minimal të pensionit prej 48 për qind dhe ka refuzuar çdo rritje të moshës së pensionit. Kjo politikë mund të rezultojë në një rritje të kontributeve pensionale të paguara nga punëtorët në Gjermani, të cilat aktualisht janë vendosur në 18.6 për qind të të ardhurave.

    Nëse është kështu, partia do të shkojë drejt një kursi përplasjeje me CDU-në dhe CSU-në, të cilët premtuan të shkurtojnë kontributet sociale në manifestin e tyre zgjedhor.

    Kohët e fundit, kontributet sociale në Gjermani janë rritur në rreth 42 për qind të të ardhurave, të ndara në mënyrë të barabartë midis punëtorëve dhe punëdhënësve. Konservatorët duan ta reduktojnë këtë në të paktën 40 për qind ose më poshtë.

  • Shtëpia e Bardhë tregon nëse ka hequr statusin e përkohshëm për ukrainasit refugjatë

    Shtëpia e Bardhë tregon nëse ka hequr statusin e përkohshëm për ukrainasit refugjatë

    Shtëpia e Bardhë ka mohuar raportet që thonë se është marrë një vendim për të hequr statusin e përkohshëm të ligjshëm për 240,000 ukrainas që shpëtuan në SHBA pas nisjes së luftës.

    Më herët sot, agjencia e lajmeve Reuters raportoi se ky vendim mund të merret në prill dhe mund të çojë në deportimin e ukrainasve.

    Por, në një postim në X, sekretarja e Shtypit Karoline Leavitt e quajti këtë “lajm të rremë” dhe tha se “nuk është marrë asnjë vendim deri tani”.

    Sipas CBS News, shumica e ukrainasve të regjistruar në programin e Statusit të Mbrojtjes përkohshme (TPS) shkuan në SHBA nën politikën e “Bashkimit për Ukrainën”, një politikë e miratuar gjatë administratës Biden, e cila ishte pezulluar nga administrata Trump.

    Shumë nga programet e TPS janë në proces të përfundimit, pasi disa nga emërimet e Trump-it besojnë se ato janë abuzuar për një kohë të gjatë.

     

  • Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

    Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se shumica e mallrave të importuara nga Meksika do të përjashtohen nga regjimi i tij i tarifave tregtare për të paktën katër javë, vetëm disa ditë pas vendosjes së tarifave.

    Ai konfirmoi masën pas një telefonate me homologun e tij meksikan dhe, sipas sekretarit të tij të tregtisë, do të shpallte një koncesion të ngjashëm për Kanadanë më vonë gjatë ditës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Tërheqja e fundit nga presidenti amerikan erdhi pasi ai befasoi tregjet financiare të mërkurën duke hequr dorë nga tarifat ndaj prodhuesve të makinave pas lutjeve të bosëve të industrisë motorike.

    Shtëpia e Bardhë zbuloi atëherë se pjesët që do të qarkullonin në SHBA nga Meksika dhe Kanadaja si pjesë e zinxhirit të furnizimit të prodhimit nuk do të kualifikoheshin për tarifa për sa kohë që ato ishin në përputhje me një marrëveshje tregtare të arritur midis tre të ashtuquajturave ‘rregulla të origjinës’.

    Ai lejon që mallrat të lëvizin midis tre vendeve pa tarifa nëse ato kualifikohen me një përcaktim se janë bërë në Amerikën e Veriut.

  • “Qeveria të formohet shpejt”, Ambasada gjermane: Shteti në radhë të parë, partitë të punojnë bashkë

    “Qeveria të formohet shpejt”, Ambasada gjermane: Shteti në radhë të parë, partitë të punojnë bashkë

    “Do të dëshironim që të krijohet shpejt qeveria e re dhe ajo të angazhohet në mënyrë aktive në dialog”.

    Kështu ka deklaruar gjatë ditës së djeshme ndër tjerash, Manuel Sarrazin, i dërguari special i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Këto qëndrime të Sarrazin i ka mbështetur ‘‘plotësisht’’ edhe ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

    Nga ambasada është thënë që tanë është koha që partitë në Kosovë të vënë përpara interesin e vendit dhe që të punojnë së bashku.

    “Ne jemi plotësisht dakord me mendimet e Dërguarit të Posaçëm Sarrazin në intervistën e tij të fundit. Tani është koha që partitë kosovare të vënë përpara interesin e vendit dhe të punojnë së bashku”, është shkruar nga ambasada.

  • Djali i Unikkatilit provon të kapet fizikisht me dikë në ceremoninë e varrimit të xhaxhait

    Djali i Unikkatilit provon të kapet fizikisht me dikë në ceremoninë e varrimit të xhaxhait

    Një incident raportohet se ka ndodhur menjëherë pas ceremonisë së varrimit të Mentor Palokajt, vëllait të Unikatilit.

    Derisa turma po shpërndahej, djali i reperit Roni tentoi të kapet fizikisht me një pjesëmarrës në ceremoninë ë varrimit të xhaxhait të tij.

    https://www.facebook.com/watch/?v=662619499672748&t=19

  • “Trepça” paralajmëron vështirësi financiare për shkak të bllokadave përmbarimore të punonjësve

    “Trepça” paralajmëron vështirësi financiare për shkak të bllokadave përmbarimore të punonjësve

    Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se bllokadat përmbarimore të iniciuara nga punonjësit e “Trepçës” kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes financiare të ndërmarrjes, duke vështirësuar edhe pagesën e pagave për muajin shkurt dhe përmbushjen e detyrimeve të tjera financiare.

    Sipas njoftimit, kjo është vetëm faza e parë e këtyre lëndëve, ndërsa në proces të pagesës është shuma prej 475 mijë e 498 eurosh, e cila përfshin:

    -Obligimet ndaj punonjësve – 347 mijë e 047 euro

    -Shpenzimet përmbarimore – 37 mijë e 299 euro

    -Shpenzimet e avokatëve – 91 mijë e 152 euro

    Bëhet e ditur se kjo shumë përbën mbi 50% të fondit mujor të pagave të ndërmarrjes publike, duke e vështirësuar kështu menaxhimin e burimeve financiare për funksionimin e saj.

    “Trepça” SH.A. operon përmes njësive të saj biznesore, mirëpo të ardhurat nga eksporti i koncentrateve dhe qiradhënia nuk kanë qenë të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha njësitë, veçanërisht ato që për një kohë të gjatë nuk kanë arritur të krijojnë të hyra financiare”, thuhet në njoftim.

    Më tej, thuhet se situata e krijuar paraqet një rrezik serioz për funksionimin e mëtejshëm të ndërmarrjes.

    “Për shkak të gjendjes së rëndë financiare, “Trepça” SH.A. u bën thirrje të gjithë punonjësve të përfshirë që të paraqiten pranë menaxhmentit për arritjen e një marrëveshjeje. Në të kundërtën, rrezikohet likuiditeti i ndërmarrjes dhe funksionimi i saj në të ardhmen”, thuhet ndërkaq në njoftim.

  • Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

    Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

    Qeveria e Shqipërisë sot ka marrë vendim për mbylljen e platformës TikTok për një periudhë 12 mujore.

    Kjo u bë e ditur nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

    “Kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për platformën TikTok. Ky kufizim aksesi do të jetë për periudhë 12 mujore që do na lejojnë kohën për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok”, tha Manastirliu.

    E kryeministri Edi Rama ka thënë se vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTok-ut është marrë në konsultimin e gjerë me prindërit.

    “Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve”, ka shkruar Rama në “X”.

    Ai ka shtuar se “ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”.

    X