Category: AKTUALE

  • Haradinaj përjashton mundësinë e bashkëpunimit me Kurtin

    Haradinaj përjashton mundësinë e bashkëpunimit me Kurtin

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përjashton çdo mundësi të bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, për formimin e qeverisë. Ai thotë për KosovaPress se qeverinë duhet ta formojë opozita dhe sipas tij ka komunikim për këtë.

    Lidhur me këtë, Ramush Haradinaj, i cili në zgjedhje garoi në koalicion me Nismën e Fatmir Limajt, thotë se nuk ka “ndonjë avancim konkret por ka gatishmëri të ecet tutje”

    Lidhur me këtë, Ramush Haradinaj, i cili në zgjedhje garoi në koalicion me Nismën e Fatmir Limajt, thotë se nuk ka “ndonjë avancim konkret por ka gatishmëri të ecet tutje”,  raporton KosovaPress.

    “Ne jemi në opozitë dhe si opozitarë angazhohemi me i dhënë Kosovës qeverinë e shumicës së opozitës. Ky është qëndrimi dhe i Aleancës  për Ardhmërinë e Kosovës”, shton ai.
    Numërimi i votave të zgjedhjeve të përgjithshme ka përfunduar të mërkurën e 5 marsit. 

    Sipas rezultateve preliminare të publikuara në platformën elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, pastaj Lidhja Demokratike të Kosovës dhe e katërta, sipas votave, është radhitur koalicioni AAK-Nisma.

    Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje tha se të enjten për A2CNN se “lehtësia me të cilën po diskutohet një qeveri e opozitës nuk është reale” duke pasur parasysh sipas saj numrat e dallimet mes partive politike.

    Ndërkaq, e pyetur nëse janë të hapur për bashkëpunim me Nismën e Fatmir Limaj që ka siguruar tre deputetë në Kuvend, Kusari-Lila deklaroi se nuk mjafton vetëm gatishmëria.

  • Egli Tago reagon pas daljes nga shtëpia: Nuk e di si ndihem, ndonjëherë shpëtojë veten dhe ndonjëherë nuk mundem

    Egli Tago reagon pas daljes nga shtëpia: Nuk e di si ndihem, ndonjëherë shpëtojë veten dhe ndonjëherë nuk mundem

    Egli Tako është larguar mbrëmë nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

    Pas zhvillimeve të shumta dhe largimit që patën ditët e fundit me Gjestin, Egli vendosi që përfundimisht të lë garën.

    Me një zarf të kuq, banorët u njoftuan për largimin e saj.

    E duket sikur Gjesti ishte njoftuar paraprakisht për këtë dhe ishte përshëndetur me të në Dhomën e Rrëfimeve.

    E pas kësaj duket se Egli është qasur menjëherë në rrjetet sociale, pavarësisht gjendjes së saj të rënduar psikike e fizike të cilën e ka sqaruar edhe vetë.

    Ajo ka reaguar në “Instagram”, duke thënë se po ndjenë një zbrazëti të çuditshme.

    “Ndonjëherë shpëtoj veten dhe ndonjëherë nuk mundem”, tha ajo./Rilindja Shqiptare/

  • Goditet grupi kriminal i trafikut të drogës në Divjakë, tre të arrestuar, 10 në hetim

    Goditet grupi kriminal i trafikut të drogës në Divjakë, tre të arrestuar, 10 në hetim

    Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Zona”, duke goditur një grup kriminal të përfshirë në shpërndarjen e kokainës në Divjakë. Operacioni erdhi si rezultat i një hetimi gjashtëmujor të ndjekur me metoda speciale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit.

    Policia ka bërë të ditur se ka identifikuar dhe vënë në pranga 3 shtetas, 2 vëllezër bashkë-organizatorë të grupit dhe një pjesëtar të grupit.

     

     

    Po ashtu bëhet e ditur se me dyshimin për pjesëmarrje në këtë grup, janë shoqëruar 10 shtetas të tjerë.

     

    “Në kuadër të këtij operacioni: u arrestuan shtetasit A. P., 30 vjeç dhe M. P., 32 vjeç, vëllezër; u ekzekutua urdhri i Prokurorit, për ndalimin e shtetasit O. L., 31 vjeç; -nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. Rr dhe S. B.; -më parë, gjatë periudhës hetimore, është vënë në pranga shtetasi E. T:, thuhet në njoftim.

    Policia njofton tutje se janë sekuestruar dhjetëra doza kokainë, tri armë gjahu, një armë sportive, një armë e ftohtë, municion luftarak, dy peshore elektronike dhe shuma parash në euro dhe lekë të përfituara nga shitja e dozave.

    Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me të tjerë, të organizuar si grup me organizatorë shtetasit A. P. dhe M. P., shitnin doza të lëndës narkotike Kokainë, në Divjakë.

    “Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për të individualizuar përgjegjësinë penale të 10 shtetasve të shoqëruar, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë pjesëtarët e grupit.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

    Policia e Shtetit – Videos | Facebook

  • Geci thotë se preferon më shumë një koalicion të LDK-së me Vetëvendosjen, por jo me PDK-në

    Geci thotë se preferon më shumë një koalicion të LDK-së me Vetëvendosjen, por jo me PDK-në

    Ish-deputeti i LDK-së Gani Geci ka thënë se nuk do të ishte kundër një koalicioni të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Ai ka thënë se LVV është fituese e zgjedhjeve dhe duhet të gjendet një formë për formimin e qeverisë, duke thënë se është kundër një bashkëpunimi të LDK-së dhe PDK-së.

    “Prej dy të këqijave unë e zgjedhi ma të voglën gjithë. Unë ja kisha votuar qeverinë krejt, mem dëgju  mu LDK-ja, ja kisha votu qeverinë e pakicës, pa koalicion”, ka thënë Geci në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1

    Megjithatë ai ka thënë se për këtë vendosin organet e partisë.

    Geci ka thënë se nuk ka informacione nëse është duke u diskutuar një opsion bashkëpunimi LVV-LDK.

  • Diplomon gjenerata e 45-të e kadetëve

    Diplomon gjenerata e 45-të e kadetëve

    Sot, në Prishtinë do të diplomojë gjenerata e 45-të e kadetëve.

    E me këtë rast, Shërbimi Korrektues i Kosovës mban ceremoninë solemne të diplomimit, e cila shënon përmbylljen e suksesshme të trajnimit bazik për oficerë korrektues.

    Të pranishëm do të jenë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

  • Edi Rama uron mësimdhënësit me rastin e 7 marsit

    Edi Rama uron mësimdhënësit me rastin e 7 marsit

    7 Marsi, njihet si festa e Mësuesit, dhe festohet në të gjitha shkollat dhe universitetet.

    Është një ditë simbolike për të kujtuar e vlerësuar mësuesit për përkushtimin e tyre në mësimdhënie dhe në përgatitjen e brezave të ardhshëm.

    E me këtë rast i pari i qeverisë së Shqipërisë Edi Rama ka uruar mësimdhënësit me rastin e 7 marsit.

  • 7 Marsi – Dita e Mësuesit: Mirënjohje për Dritën e Dijes

    7 Marsi – Dita e Mësuesit: Mirënjohje për Dritën e Dijes

    7 Marsi është një ditë e veçantë për arsimin dhe kulturën shqiptare, një ditë që i kushtohet figurës së mësuesit – njeriut që me përkushtim, pasion dhe durim ndriçon mendjet dhe shpirtin e gjeneratave të reja.

    Kjo ditë ka një rëndësi historike, pasi më 7 mars 1887 u hap Mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë, një ngjarje kyçe në rrugën e arsimit dhe pavarësisë kombëtare. Nga ajo kohë e deri më sot, mësuesit kanë qenë udhërrëfyesit tanë në rrugën e dijes, edukimit dhe formimit si individë dhe qytetarë të denjë të shoqërisë.

    Në këtë ditë të shënuar, shprehim mirënjohjen më të thellë për çdo mësues që me përkushtim e dashuri u përkushtohet brezave të rinj, duke i udhëhequr drejt dijes, vlerave dhe sukseseve. Falë përpjekjeve të tyre, shoqëria jonë ecën përpara, duke ndërtuar një të ardhme më të ndritur.

    Gëzuar 7 Marsin të gjithë mësuesve!

  • Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë – 7 Mars 2025

    Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë – 7 Mars 2025

    Ngjarjet e ditës: 07 mars 2025
    10:00
    Mbahet konferenca përmbyllëse “Generation Equality – Uniting Against Gender-Based Violence”, në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Marrin pjesë përfaqësues nga UN Women Kosovo dhe Ambasada e Britanisë në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

    10:00
    Shërbimi Korrektues i Kosovës mban ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratës së 45-të të kadetëve, e cila shënon përmbylljen e suksesshme të trajnimit bazik për oficerë korrektues. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Amfiteatri i Objektit të Ish-Rilindjes)

    11:00
    Për nderë të 7 marsit, Ditës së Mësuesve, Reporting House mban diskutimin për rolin e “Shtëpive-Shkolla” në vitet e ’90-ta në Kosovë. (Reporting House, Prishtinë)

    12:00
    Instituti Albanologjik-Prishtinë përuron monografinë shkencore “Shkrimtare shqiptare 1954-1990” të Dr. Meliza Krasniqit. (Salla shkencore e Institutit Albanologjik)

    13:00
    Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës lanson EdTech Studios, që ka për qëllim modernizimin e arsimit në Kosovë dhe përdorimin e teknologjisë më moderne në mësimdhënie. (Fakulteti i Edukimit, UP)

    18:00
    Me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbahet Nata e Zjarreve, traditë që simbolizon dritën e sakrificës dhe flaken e lirisë. (Prekaz)

  • Përleshje mes të rinjve shqiptarë dhe serbë në veri – disa të arrestuar, dy të lënduar!

    Përleshje mes të rinjve shqiptarë dhe serbë në veri – disa të arrestuar, dy të lënduar!

    Disa të rinj serbë e shqiptarë janë arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se janë përfshirë në një rrahje.

    Policia e Kosovës ka thënë për KOHËN se incidenti ka ndodhur në rrugën “Sutjeska” të enjten mbrëma, ku dy prej të përfshirëve kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

    “Ajo çka mund të themi për tani është se është një grup prej 3-4 personash kanë sulmuar në rrugën ‘Sutjeska’ disa të rinj shqiptarë. Dy prej të cilëve kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim te mjeku. Fillimisht janë marrë katër si të dyshuar, por tre prej tyre janë liruar pas verifikimit të kamerave”, ka thënë Petrit Fejza nga Njësia Operative e Policisë në veri.

    Sipas Fejzës, Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

  • Këto ishin fjalët e fundit të Adem Jasharit

    Këto ishin fjalët e fundit të Adem Jasharit

    Adnan Merovci, ish- bashkëpunëtor i afërt i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka folur mbi përkujtimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

    Gjatë intervistës, ai ndau detaje të fjalëve të fundit të komandantit legjendar Adem Jashari, para sulmit të forcave serbe në Prekaz.

    “Qendrat e Informimit në Kosovë kanë njoftuar Adem Jasharin në telefon që po vijnë serbët me tanke, dhe Ademi u ka thënë: ‘Na qoftë për hajr lufta’. Telefoni ka qenë aktiv derisa kanë plasur bombat. Ky është komunikimi i fundit i tij,” tregoi Merovci në Euronewsal.

    Ai theksoi se këto informacione vijnë nga njerëz të angazhuar në ato ngjarje dhe se rreth 5 mijë persona nga institucione të ndryshme ishin të përfshirë në shpërndarjen e informacioneve në botë.

    Merovci shtoi se pavarësisht rrethimit të hekurt të Prekazit me tanke dhe automjete të blinduara, Ibrahim Rugova ishte vazhdimisht i informuar për zhvillimet në atë zonë.

    Ai gjithashtu ndau një detaj personal, duke theksuar se kishte pasur një afërsi të ngushtë me Adem Jasharin, pasi ata kishin qenë miq në shkollën e mesme.