Category: AKTUALE

  • Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e të folurit te fëmijët?

    Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e të folurit te fëmijët?

    Përdorimi I telefonit  në familje është rritur në mënyrë dramatike gjatë dekadës së fundit dhe foshnjet po ekspozohen ndaj ekraneve në mosha më të hershme se kurrë më parë.

    Në epokën aktuale, koha para ekranit mund të përkufizohet si ekspozim ndaj mediave vizuale  përmes pajisjeve të shumta, të tilla si telefonat inteligjentë, televizorët, kompjuterët ose konzolat e lojërave.

    Një nga shqetësimet kryesore me kohën e tepërt para ekranit është se zvogëlon mundësitë për ndërveprim të drejtpërdrejtë verbal, i cili është thelbësor për zhvillimin e të folurit dhe gjuhës. Fëmijët mësojnë gjuhën më së miri përmes ndërveprimeve të përgjegjshme dhe reciproke me kujdestarët dhe bashkëmoshatarët. Këto ndërveprime ofrojnë një mjedis dinamik ku fëmijët mund të praktikojnë dhe përmirësojnë aftësitë e tyre të komunikimit. Kur fëmijët kalojnë një kohë të konsiderueshme para ekraneve, këto ndërveprime të vlefshme zvogëlohen, duke çuar në më pak mundësi për të dëgjuar dhe prodhuar gjuhë.

    Hulumtimet kanë treguar se fëmijët që angazhohen në nivele të larta të kohës para ekranit, veçanërisht kohën pasive të ekranit, si shikimi i televizorit ose videove, kanë rezultate më të ulëta të fjalorit dhe zhvillim të vonuar të gjuhës në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre që përfshihen në aktivitete më ndërvepruese. Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) rekomandon që fëmijët e moshës 2 deri në 5 vjeç nuk duhet të kenë më shumë se një orë para ekranit me cilësi të lartë në ditë, duke theksuar rëndësinë e shikimit dhe diskutimit të përbashkët për të zbutur disa nga këto efekte negative.

    Reduktimi i ndërveprimit cilësor prind-fëmijë

    Ndërveprimi cilësor prind-fëmijë është thelbësor për përvetësimin e gjuhës. Aktivitete të tilla si leximi i librave, tregimi, këndimi i këngëve dhe përfshirja në biseda ofrojnë të dhëna të pasura gjuhësore dhe modelojnë strategji efektive komunikimi. Koha e tepërt para ekranit mund të ndërhyjë në këto ndërveprime, pasi prindërit dhe fëmijët mund të përfshihen në pajisjet e tyre, duke ulur shpeshtësinë dhe cilësinë e shkëmbimeve verbale.

    Një studim nga Universiteti i Uashingtonit zbuloi se edhe televizioni në sfond mund të prishë ndërveprimet prindër-fëmijë. Kur televizori është i ndezur, prindërit priren të flasin më pak me fëmijët e tyre dhe cilësia e gjuhës së tyre ulet, duke çuar në më pak mundësi për fëmijët për të mësuar fjalë të reja dhe struktura gjuhësore. Ky reduktim i të folurit ndërveprues mund të pengojë zhvillimin e aftësive të rëndësishme gjuhësore, të tilla si fjalori, sintaksa dhe përdorimi pragmatik i gjuhës.

    Ndikimi në aftësitë e vëmendjes dhe të të dëgjuarit

    Koha para ekranit, veçanërisht kur përfshin përmbajtje me ritme të shpejta ose tepër stimuluese, mund të ndikojë negativisht në vëmendjen dhe aftësitë e dëgjimit të fëmijëve. Këto aftësi janë themelore për zhvillimin e gjuhës dhe suksesin akademik. Fëmijët që janë mësuar me ndryshimet e shpejta dhe stimulimin e lartë të mediave dixhitale mund të kenë vështirësi të përqendrohen në aktivitete më pak dinamike, por thelbësore, të tilla si dëgjimi i një mësuesi ose përfshirja në një bisedë.

    Përdorimi i tepërt i ekraneve është shoqëruar me hapësirë ​​më të shkurtër të vëmendjes dhe vështirësi në ruajtjen e vëmendjes gjatë detyrave që kërkojnë fokus të zgjatur. Kjo mund të çojë në sfida në të kuptuarit e gjuhës dhe aftësitë shprehëse të gjuhës, pasi fëmijët mund ta kenë të vështirë të ndjekin bisedat, udhëzimet ose tregimet që kërkojnë vëmendje dhe dëgjim të vazhdueshëm.

    Efektet në zhvillimin kognitiv 

    Zhvillimi i gjuhës është i lidhur ngushtë me zhvillimin e përgjithshëm kognitiv. Koha e tepërt para ekranit mund të pengojë rritjen njohëse duke zhvendosur aktivitetet që janë më të dobishme për zhvillimin kognitiv dhe gjuhësor. Për shembull, loja është një kontekst kritik për të mësuarit njohës dhe gjuhësor. Nëpërmjet lojës, fëmijët eksplorojnë, eksperimentojnë dhe angazhohen në zgjidhjen e problemeve, të cilat të gjitha mbështesin zhvillimin e gjuhës.

    Kur koha para ekranit zëvendëson lojën, fëmijët humbasin këto mundësi thelbësore të të mësuarit. Për më tepër, koha para ekranit mund të ndikojë në modelet e gjumit, gjë që nga ana tjetër ndikon në zhvillimin kognitiv dhe gjuhësor. Drita blu e emetuar nga ekranet mund të ndërhyjë në prodhimin e melatoninës, një hormon që rregullon gjumin. Cilësia e dobët e gjumit ose gjumi i pamjaftueshëm mund të çojë në vështirësi në përqendrim, kujtesë dhe mësim, duke penguar më tej zhvillimin e gjuhës./Rilindja Shqiptare/

  • Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

    Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

    Në mbledhjen e qeverisë së kësaj të enjteje është marrë vendimi për mbylljen e platformës TikTok.

    Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se kufizimi do të jetë për një periudhë 12 mujore.

    “Kemi marrë vendimin për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës online TikTok.  Ne kemi zhvilluar një seri konsultimesh me prindërit rreth 65 mijë prindër të pyetur në rreth 1300 takime të realizuara sa i përket efekteve që lidhen me sigurinë e fëmijëve në mjedisin digjital dhe efektet negative që mund të sjellin në shëndetin dhe mirëqenien psiko-emocionale të fëmijëve”, ka thënë Manastirliu.

    Ministrja ka shtuar se prindërit kanë qenë pro mbylljes apo kufizimit të platformës TikTok.

    “Duke marrë për bazë të gjitha faktet dhe elementet që për ne kanë pasur rëndësi maksimale që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve në mjedisin digjital kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për platformën TikTok. Ky kufizim aksesi do të jetë për periudhë 12 mujore që do na lejojnë kohën për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok. Është vendim që ka në fokus interesin e fëmijëve, të rinjve”, tha ndër të tjera ministrja./Rilindja Shqiptare/

  • Veliaj reagon sërish nga burgu: Po më mbajnë pa asnjë akuzë – procesi ndaj meje është i manipuluar

    Veliaj reagon sërish nga burgu: Po më mbajnë pa asnjë akuzë – procesi ndaj meje është i manipuluar

    Kryetari i Bashkisë në Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar për herë të dytë nga burgu brenda 24 orëve të fundit.

    Në reagimin e tij të fundit, Veliaj ka denoncuar mbajtjen e tij në burg duke thënë se po mbahet pa asnjë akuzë formale dhe ka akuzuar autoritetet për shkelje flagrante të të drejtave të tij.

    Ai i ka cilësuar këto veprime si pjesë të një “vetingu ilegal” dhe një “procesi të manipuluar”, që ka për qëllim të dëmtojë imazhin dhe jetën e tij personale.

    “Mirëdita e veç mbarësi për secilin prej jush, sidomos ata që agjërojnë. Zoti ua pranoftë! Por, meqë shejtani nuk merr pushim, detyrohem edhe unë të luftoj përditë me mexhelisin social, nga burgu ku jam kyçur pa gjyq, prej një letre anonime, një vetingu ilegal të 20 vjetëve jetë, pa asnjë akuzë formale dhe falë një prokurori lunatik e një gjykatësi politik.

    u tregova 3 shtyllat patetike për burgosjen time: As kam ikur nga Shqipëria. As kam prishur prova. As përbëj rrezikshmëri të lartë shoqërore.”

    Reagimi i plotë:

    “Shteti me Uacap”

    Mirëdita e veç mbarësi për secilin prej jush, sidomos ata që agjërojnë. Zoti ua pranoftë!

    Por, meqë shejtani nuk merr pushim, detyrohem edhe unë të luftoj përditë me mexhelisin social, nga burgu ku jam kyçur pa gjyq, prej një letre anonime, një vetingu ilegal të 20 vjetëve jetë, pa asnjë akuzë formale dhe falë një prokurori lunatik e një gjykatësi politik.

    Ju tregova 3 shtyllat patetike për burgosjen time: As kam ikur nga Shqipëria. As kam prishur prova. As përbëj rrezikshmëri të lartë shoqërore.

    Argumenti i fundit, por edhe më i dëshpëruari i Ols Dados është tekstualisht ky, shkruar nga dështaku violinist dora vetë (fq 277): “Sjellja e shtetasit Erion Veliaj, kur bëhet fjalë për komunikimin e përdorur me hetuesit e BKH-së dhe “kurajon” e shfaqur për t’i lënë të shkruara mesazhet e tij intimiduese në adresë të organit procedues, dëshmon qartë personalitetin e këtij të fundit”.

    Në fq 361 “copy&paste” këtë e rithotë edhe Erjoni tjetër, kasapi Bani, për të arsyetuar lënien time në burg pa akuzë zyrtare. Se që ta dini ju, copy&paste është e gjithë dosja: ça shkruan prokurori, e noterizon gjykatësi, pa marrë as mundimin ta perifrazojë dhe këta të dy i lidh edhe literalisht Partia Demokratike.

    Po sa turp ama, për jurisprudencën!

    Lejomëni ta zbërthej pak këtë arsyetim sigurimsash: Në datën 28 dhjetor udhëtoj për takim me Bankën Botërore në Uashington. Në nisje të avionit, më merr bashkëshortja, e shqetësuar se njëfarë Samet Gurguri, emër i panjohur me numër të panjohur, e kishte ftuar të kthehej edhe një herë në SPAK, ku kishte qenë më parë për 9h e 30 min deri në kufijtë e ezaurimit fizik e mendor, përballë fustanxhiut Ols Dado.

    Në gjendje të rënduar psikologjike, nën mjekim dhe mes lotësh, e vetme me djalin, më thotë se është totalisht e panikosur, që ditë të shtunë, një ditë pushimi në vigjilje të Vitit të Ri, e gjendur edhe në mes të një sulmi histerik hienash të gjirizave politikë e mediatikë, i thuhet me një sms nga një i panjohur hajde sërish në SPAK!

    Po unë? Besoj bëra atë që do të bënte çdo burrë, i rashë telefonit të numrit anonim për të kuptuar se cili nëpunës shteti komunikon me Whatsap të shtunën në sabah me një grua, nënë, në prag të Vitit të Ri? Numri nuk u përgjigj.

    Teksa avioni bëhej gati për nisje, duke qenë se u bë e përsëritur, që sapo largohesha nga jashtë vendit, Olsi i sulej familjes sime, i shkruaj me sms këtij Sametit “është ditë e shtunë – sabat, shabat – edhe Perëndia pushoi të shtunën” dhe i kujtoj se është “turp kjo përndjekje e përsëritur e sime shoqeje sapo unë largohem nga vendi, e i them thuaji Ols Dados boll e molestove gruan time”.

    Tekstin e plotë e ka Ols Kafka, autori i këtij Procesi absurd, rrëmbyesi i telefonave tanë, që helbete kur s’ka asnjë provë rrëmon si ata perversët në telefona e vrima çelsi.
    Pas këtij teksti “të rëndë” rezulton se Samet Gurguri është “intimiduar” dhe i ka kërkuar Olsit të shtojë akuzat e të përligjë burgimin tim (ose Olsi është intimiduar dhe i ka kërkuar adashit tim kasap të më mbyllë brenda se largqoftë hakmerrem me të – kushedi si e ka imagjinuar Olsi hakmarrjen time fatale!).

    Po nëse na qenka “intimiduar” kaq shumë, si qenka e mundur që Gurgurit i hapëm derën edhe në 31 Dhjetor, ku erdhi në Bashkinë e Tiranës dhe këqyri dokumente, pa pyetur për rregullat e hyrje-daljeve në një institucion shtetëror, u ul edhe në kompjuterat e stafit dhe kërkoi lloj-lloj informacioni, të cilin e mori një më një? Madje, nga “intimidimi i madh” që i bëra unë, Erioni, me një sms normale, Sameti në 31 Dhjetor qëndroi në Bashki deri në orën 18.00 të pasdites, edhe pse dihet se në ditën e fundit të vitit zonjat e çdo institucioni lihen të lira pak më herët se orari zyrtar për t’u marrë me përgatitjen e darkës së Vitit të Ri. Por, jo! Sameti na ishte kail të qëndronte në Bashkinë e Tiranës edhe për ndërrimin e viteve dhe ne ishim të gatshëm që ta mbanim aty sa të kishte qejf. E nuk besoj se Sameti ta ketë parë këtë lloj respekti as nga koleget e tij në godinën e SPAK.

    Ah, i bëra edhe një kërkim në Google këtij Sametit e më doli një specialist në Spital të Fierit, aktivist i Partisë Demokratike, dega Libofshë, dhe komentues i rregullt kundër partizanëve, antifashistëve dhe komunistëve gjakatarë. Unë jam shumë i lumtur që PD-ja ka degë në Libofshë, pluralizmi në çdo cep të Shqipërisë është shenjë e një demokracie aktive. Jam gjithashtu i ngazëllyer që aktivistë si Sameti i japin Partisë së Kënetës kohën, energjinë dhe statuset e tyre – gjaku i ri për kërma si Saliu është jetik për mbijetesën e kufomës së tij politike.

    Por, si zyrtar shtetëror, Sameti duhet të çojë një fletë-thirrje, me letër e me vulë, siç ia çon çdo vrasësi – e siç do duhet t’ia çonte edhe plasësit Shkëlzen apo vrasësit Sali. Nuk besoj se Sameti atyre u shkruan “o Sali” ose “o Zeno”, siç më thotë mua “o Erion”. Dhe nuk besoj jo e jo, se e zgjon Arminën apo Lirinë të shtunave në mëngjes, pasi i ka mbajtur nga 9h më parë (s’di t’i ketë thirrur ndonjëherë megjithëse për fondacione jotransparente dhe mbathje transparente janë nona), për t’u thënë “ejani edhe i her knej nga SPAKu”.

    Saliu me siguri do e kish djegur të gjallë Sametin në turrën e druve poshtë ballkonit, para se t’i çonte selam me ndonjë dru mbas koke teksa i intimiduari im ishte rrugës për Libofshë. Kurse unë bëra atë që do të bënte çdo burrë e prind normal, për t’i kërkuar të mos i ngacmonte familjen në mungesë, e të mos i dhunonte gruan ditën e pushimit zyrtar para Vitit të Ri!

    Por, Sameti ishte një Sali i vogël në atë rrethin e dadove të Saliut të madh, që edhe pse paguhen më shumë se Presidenti i Republikës e kanë katandisur “shtetin me Uacap”.

    Përqafime me mall!

  • Oficerët e lartë të FSK-së shkojnë për homazhe në Prekazin e Adem Jasharit

    Oficerët e lartë të FSK-së shkojnë për homazhe në Prekazin e Adem Jasharit

    Për nder të 27 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, përpos krerëve të shtetit dhe atyre opozitarë, homazhe tek Kompleksi memorial në Prekaz, kanë shkuar për të bërë edhe oficerët të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

    Homazhet janë bërë për nderë të sakrificës së Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së Jasharëve dhe të gjithë të rënëve për liri.

    Ata vizituan edhe kullën e Jasharëve, ku i priti Rifat Jashari.

  • Shënohet Dita Evropiane e Logopedisë, kërkohet shtimi i numrit të logopedëve në institucione

    Shënohet Dita Evropiane e Logopedisë, kërkohet shtimi i numrit të logopedëve në institucione

    Për herë të parë në Kosovë, nga ana e institucioneve shtetërore, po shënohet Dita Evropiane e Logopedisë, nga Zyra për Qeverisje të Mirë, në bashkëpunim me organizatën “zë”, ku u trajtuan sfidat që kanë logopedët në Kosovë.

    Nga një hulumtim pesë vjeçar i organizatës “Zë”, në vitin 2020 nga 400 logopedë të diplomuar, vetëm 27 prej tyre janë të licencuar, e dy prej tyre të punësuar në QKUK.

    Drejtori i Zyrës për Qeverisje të mirë në Zyrën e Kryeministrit, Habit Hajredini tha se falë këtij bashkëpunim, me institucionet përgjegjëse do të mundohen të bëjnë progres dhe të identifikojnë sfidat e logopedëve në Kosovë.

     

    Ndërsa, drejtori ekzekutiv i organizatës “Zë”, Lekë Gjurgjiali shpalosi hulumtimin e tij pesë vjeçar./Rilindja Shqiptare/

  • Kurti flet nga Prekazi për familjen Jashari: Vdekja e tyre është Epopeja e UÇK-së – Falë tyre Kosova është republikë me demokraci

    Kurti flet nga Prekazi për familjen Jashari: Vdekja e tyre është Epopeja e UÇK-së – Falë tyre Kosova është republikë me demokraci

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Prekaz për nder të Ditës së Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Ai kujtoi sakrificat e familjes Jashari dhe të gjithë luftëtarëve që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    “Tre brezat e Jasharëve 59 gjithsej rreth gjysma gra e fëmijë u flijuan me 5-6-7 mars 1998, për çlirimin e Kosovës për lirinë pavarësinë dhe bashkimin. Epopeja e UÇK-së i dha një hovë të pandalshëm kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare. U vetëdijesuar edhe ndërgjegjësua edhe publiku ndërkombëtare dhe diplomacia botërore”, tha Kurti.

    Kurti theksoi se, edhe pse nuk janë fizikisht ndër ne, figura të shquara si Shaban Jashari, Hamza Jashari dhe Adem Jashari do të mbeten përherë në kujtesën e popullit dhe në zemrat e qytetarëve të Kosovës.

    “Sot baca Shaban do të ishte 100 e sivjet Hamza do të bëhet 75 e Ademi 70, ata nuk i kemi fizikisht por ata kanë vetëm ditëlindjen, kanë 2 prill, 19 prill dhe 28 nëntori. Vdekja e tyre është Epopeja e UCK dhe tani ndonëse nuk e kemi kryekomandantin, Hamzën e Shabanin të gjithë tjerët e kemi bacin Rifat me shtëpinë plotë nipa dhe mbesa, por kemi Kosovën republikë me demokraci dhe zhvillim”, ka deklaruar Kurti.

  • Osmani nga Prekazi: Nuk duhet të devijojmë nga rruga e shtruar me sakrificë e dëshmorëve dhe martirëve

    Osmani nga Prekazi: Nuk duhet të devijojmë nga rruga e shtruar me sakrificë e dëshmorëve dhe martirëve

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

    “Kujtojmë Epopenë Çlirimtare të Kosovës, e cila i dedikohet përkujtimit tonë të përbashkët, në këtë kohë lirie, secili dëshmor e martirë që ka dhënë jetën për Kosovë. Mbi të gjitha i kushtohet sakrificës guximit dhe trimërisë të treguar nga familja Jashari. Ata luftuan shumë më gjatë sesa përgjatë viteve të luftës duke u shndërruar në emblemë të UCK-së, dhe duke i shndërruar kullat e Jasharëve në simbol të një kalaje të lirisë, që edhe sot e mbron Kosovën”, tha Osmani.

    Ajo ka theksuar se asnjëherë nuk duhet të harrojmë dhe as të devijojmë nga rruga e shtruar me sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve.

    “Edhe fëmijët tanë inspirohet për rrugën përpara për mbrojtën e lirisë mbi të gjitha na përkujtohet se sa i lartë ka qenë për të fituar lirinë tonë. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë as të devijojmë nga rruga e shtruar kjo sakrificë e dëshmorëve dhe martirëve, gjithnjë një rrugë do të shërbejë si dritë udhërrëfyese për forcimin e Kosovës”, ka thënë Osmani.

  • Ushqimet që duhet t’i hani për syfyr për të pasur energji gjatë agjërimit

    Ushqimet që duhet t’i hani për syfyr për të pasur energji gjatë agjërimit

    Syfyri është një vakt shumë i rëndësishëm gjatë agjërimit që nuk duhet ta shmangni.

    Për të pasur agjërim sa më të lehtë gjatë ditës, është e rëndësishme të zgjedhim me zgjuarsi ushqimet që duhet të hamë në syfyr.

    Gjatë këtij vakti pini shumë lëngje dhe zgjidhni ushqime të pasura me lëngje për t’u siguruar që jeni të hidratuar mirë për ditën në vazhdim.

     

    Kërkoni ushqime me niseshte për energji, duke zgjedhur varietete me fibra të larta ose drithëra integrale kur është e mundur, pasi këto mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më të ngopur dhe mund të ndihmojnë tretjen, duke ndihmuar në parandalimin e kapsllëkut.

    Ja çfarë preferohet të hani në syfyr.

    Fruta dhe perime

    Frutat dhe perimet janë thelbësore gjatë agjërimit pasi ato janë plot me fibra dhe përmirësojnë ndjenjën e ngopjes duke parandaluar kapsllëkun. Ato përmbajnë gjithashtu vitamina, minerale dhe fitokemikale që janë jetike për një shëndet të mirë.

    Karbohidrate me fibra të larta

    Këto do të përfshijnë ushqime si orizi kafe, buka integrale, tërshëra, drithërat. Ata marrin më shumë kohë për t’u tretur dhe kështu ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të energjisë më gjatë.

    Mishi dhe alternativat

    Mishi i pulës pa lëkurë, peshku dhe produktet e qumështit me pak yndyrë ofrojnë një burim të madh të proteinave duke kufizuar marrjen e yndyrës.

    Për më tepër, ato ndihmojnë në riparimin dhe ndërtimin e indeve të trupit. Konsumimi i produkteve të qumështit me kalcium të lartë gjithashtu ndihmon në ruajtjen e kockave të forta. Ata që janë intolerantë ndaj laktozës mund të zgjedhin qumësht pa laktozë ose qumësht soje të fortifikuar me kalcium.

  • Jashari: Brenda kësaj qeverie ka njerëz anti-UÇK të cilët e kanë fyer luftën

    Jashari: Brenda kësaj qeverie ka njerëz anti-UÇK të cilët e kanë fyer luftën

    Me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, raporton Ekonomia Online.

    Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, tregoi arsyen e mosbashkëpunimit me Qeverinë.

    “Ne si organizata kemi menduar që mos t’i fyejmë dëshmorët. Ne jemi për institucione, ne i çmojmë institucionet, por brenda kësaj Qeverie ka njerëz anti-UÇK të cilët e kanë fyer luftën dhe kanë tentuar ta njollosin dhe kanë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale ku sot padrejtësisht i kemi krerët e UÇK-së”, tha Jashari.

    Jashari tha se fyerja më e madhe është kur Mimoza Kusari-Lila kërkon ndihmë nga Lista serbe për t’i goditur veteranët nga e drejta e tyre.

    “Përveç organizatës, do të ishte fyerje për familjarët e mi që i kam dëshmorë nëse bëj homazhe me ministren e Punëve të Jashtme e cila është deklaruar se ka deponuar dëshmi kundër krerëve të UÇK-së. Për neve është fyerje nëse bëjmë homazhe me ministrin Hekuran Murati i cili ka deklaruar se më mirë e më lehtë do të dilnim nëse paguanim mercenarë. Fyerja më e madhe është kur Mimoza Kusari-Lila kërkon ndihmë nga Lista serbe për t’i goditur veteranët nga e drejta e tyre”, u shpreh Jashari.

  • Sherr me thikë në shkollën “Fan Noli” në Podujevë, merr lëndime një nxënës

    Sherr me thikë në shkollën “Fan Noli” në Podujevë, merr lëndime një nxënës

    Policia e Kosovës njofton se dje në shkollën “Fan S Noli” në Podujevë pas një mosmarrëveshje tre të dyshuar të mitur meshkuj, kanë sulmuar fizikisht viktimën e mitur mashkull.

    Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime trupore nga mjeti i mprehtë dhe është dërguar në QKUK.

    “Podujevë 05.03.3035-10:10. Raportohet se në shkollën “Fan S Noli” pas një mosmarrëveshje tre të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë, kanë sulmuar fizikisht viktimën e mitur mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore nga mjeti i mprehtë dhe është dërguar në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

    Më tej thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje.