Category: AKTUALE

  • I mbijetoi tumorit në tru, 13-vjeçari emërohet nga Trump si “Agjent Nderi”

    I mbijetoi tumorit në tru, 13-vjeçari emërohet nga Trump si “Agjent Nderi”

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, bëri një gjest shumë human.

    Ai një pjesë të paraqitjes së tij në Kongres, ia kushtoi një djaloshi 13 vjeçar.

    Dj Daniel, u diagnostikua me tumor nu diagnostikua me tumor në tru.

    13-vjeçar gjithmonë kishte ëndërruar që të bëhej oficer policie, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

    Kreu i Shtëpisë së Bardhë, e urdhëroi drejtorin e Shërbimit Sekret, Sean Curran, që emërojë vogëlushin si “Agjent Nderi”.

    Ky veprim i Trump, e ka gëzuar jashtëzakonisht Danielin.

    “Në vitin 2018 DJ u diagnostikua me kancer në tru. Mjekët i dhanë maksimumi pesë muaj jetë. Kjo ishte më shumë se gjashtë vjet më parë,” deklaroi Trump.

  • Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

    Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

    Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Eugen Cakolli nga organizata “Demokracia në Veprim” ka dhënë një pasqyrë të qartë mbi përbërjen e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës dhe formimin e grupeve parlamentare.

    Sipas të dhënave të fundit, janë numëruar të gjitha votat nga vendvotimet e rregullta, si dhe votat e diasporës dhe rreth 80% e votave me kusht.

    Duke marrë parasysh numrin e vogël të votave të mbetura ende për t’u numëruar dhe ndikimin minimal që ato mund të kenë, tashmë është krijuar një panoramë e qartë mbi ndarjen e mandateve.

    Bazuar në këto rezultate, përbërja e re e Kuvendit do të pasqyrojë raportet e forcave politike sipas mbështetjes që kanë marrë nga qytetarët në zgjedhjet e fundit.

    Kjo përfshin jo vetëm partitë kryesore, por edhe ato të komuniteteve jo-shumicë, të cilat kanë siguruar përfaqësim në bazë të kuotave të rezervuara.

    Pavarësisht diferencave të vogla mes disa kandidatëve, ndryshimet në shpërndarjen e mandateve pritet të jenë minimale. Kjo nënkupton se përbërja e grupeve parlamentare të subjekteve politike do të mbetet pothuajse e pandryshuar nga trendet e deritanishme të rezultateve.

    Me këtë përbërje të re, pritet që Kuvendi i Kosovës të rifillojë punën me një dinamikë të re politike, duke reflektuar vullnetin e qytetarëve dhe prioritetet që dalin nga zgjedhjet e fundit.

    Tashmë mbetet për t’u parë se si do të formohen aleancat politike dhe si do të zhvillohen negociatat për krijimin e qeverisë së re, në rast se asnjë parti nuk ka siguruar shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme.

  • Rikthim i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

    Rikthim i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

    Gjermania nuk e ka në shkallën e duhur aftësinë mbrojtëse si vend, tani po diskutohet rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Një hap jo i lehtë.

    Shoqata e Rezervistëve të Bundeswehr-it bën thirrje për një rikthim të shpejtë të shërbimit ushtarak në Gjermani.

    Trupat kanë nevojë për 20.000 ushtarë të rinj këtë vit, tha presidenti i shoqatës Patrick Sensburg për mediat gjermane.

    Të martën, Unioni CDU/CSU dhe SPD ranë dakord për një paketë të madhe financiare me vlerë disa qindra miliardë euro gjatë bisedimeve të tyre parapërgatitore për koalicionin.

    Kju u bë e nevojshme tani kur SHBA jep shenjat e tërheqjes nga mbështetja ushtarake për Ukrainën.

    A është e mundur vendosja e shpejtë e shërbimit ushtarak?

    Ministri i Mbrojtjes nga SPD, Boris Pistorius duket skeptik për një rikthim të shpejtë të rekrutimit të përgjithshëm.

    “Nuk kemi kazerma të përmasave ku të mund të strehojmë të gjithë rekrutët e një viti”, theksoi ministri.

    Pistorius sugjeron “t’u ofrojmë perspektivë atyre që vërtet e duan shërbimin dhe që mund të duhen më shumë”.

    Shërbimin e detyrueshëm ushtarak e kërkon edhe Unioni CDU/CSU.

    Politikani i CSU-së, Florian Hahn, kishte kërkuar më parë rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak brenda këtij viti. Politikani i mbrojtjes i CSU-së, Thomas Silberhorn u ankua në gazetën “Welt” se me 180. 000 ushtarë, Bundeswehr aktualisht është nën kapacitetin prej 185.000 që ishte vendosur kur shërbimi i detyrueshëm ushtarak u pezullua në 2011. Ne do të na nevojiteshin 270.000 ushtarë, tha ai. /DW/

  • Dua Lipa me urim unik për ditëlindjen e të atit

    Dua Lipa me urim unik për ditëlindjen e të atit

    Dukagjin Lipa sot feston ditëlindjen.

    Ish-pjesëtari i bendit “Oda”, tani menaxher i vajzës së tij, Dua Lipa, ka mbushur 56 vjet.

    Në adresën e tij sot kanë shkuar shumë urime për ditëlindje, pa munguar edhe ai i artistes shqiptare me famë botërore.

    Urimi i Duas për babain e saj ishte i shkurtër, megjithatë kuptimplotë.

    “Urime ditëlindjen binjaku im. Të dua shumë”, shkroi Dua në Instagram, duke bashkëngjitur disa fotografi me të atin.

    https://www.instagram.com/p/DGz7G9_N8rv/?img_index=1

  • As Apple as Samsung, ky është telefoni më i hollë në botë

    As Apple as Samsung, ky është telefoni më i hollë në botë

    Gjatë panairit në Barcelonë, Tecno prezantoi telefonin e mençur më të hollë në botë – Spark Slim.

    Telefoni konceptual Tecno Spark Slim u shfaq gjatë ngjarjes MWC 2025 në Barcelonë.

    Tecno e promovon këtë pajisje si telefoni më i hollë në botë dhe trashësia e tij është vetëm 5.75 milimetra.

    Duke qenë se bëhet fjalë për një telefon koncept, nuk ka asnjë informacion nëse dhe kur do ta shohim zyrtarisht në treg Tecno Spark Slim dhe nëse do të jetë në këtë formë.

    Tecno Spark Slim përdor një ekran 6.78″ 3D të lakuar AMOLED (1224p) me një ritëm rifreskimi 144 Hz.

    Shkëlqimi maksimal i ekranit është 4500 nit. Spark Slim ka dy kamera 50MP në anën e pasme, ndërsa ka një kamerë selfie 13MP në pjesën e përparme.

    Bateria, me një kapacitet prej 5,200 mAh, ka një trashësi prej vetëm 4.04 mm dhe mbështet karikimin e shpejtë 45 W.

    Tecno nuk zbuloi se cili çip e fuqizon telefonin, vetëm duke theksuar se ai ka një CPU me tetë bërthama./Rilindja Shqiptare/

  • Caktohet lokacioni për monumentin e heroit legjendar, Adem Jashari në Prishtinë

    Caktohet lokacioni për monumentin e heroit legjendar, Adem Jashari në Prishtinë

    Prishtina tashmë ka caktuar lokacionin për monumentin e heroit legjendar “Adem Jashari” i cili do të jetë simbol i përjetshëm i sakrificës dhe heroizmit të tij.

    Nëpërmjet një njoftimi për media, bëhet e ditur se lokacioni i monumentit të Adem Jasharit, që do të ngritet në kryeqytet, ka marrë pëlqimin edhe nga vetë familja Jashari, si një shenjë e respektit dhe nderimit për këtë familje të madhe dhe të lavdishme.

    Lokacioni është zgjedhur me kujdes për të siguruar që ky monument të mbetet një pikë referimi për të gjithë ata që duan të kujtojnë dhe nderojnë sakrificën e kësaj familjeje të shquar.

    Me rastin e nisjes së ditëve të Epopesë së UÇK-së, kryeqyteti i Kosovës ka nderuar sot me një akt solemn sakrificën e pavdekshme të familjes Jashari, një ngjarje që mbetet një pikë kthese në historinë e luftës për liri dhe pavarësi./Rilindja Shqiptare/

  • Spanja sërish pengesë për Kosovën në Këshillin e Europës

    Spanja sërish pengesë për Kosovën në Këshillin e Europës

    Anëtarja e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Këshillin e Europës, Ariana Musliu-Shoshi ka deklaruar se në fillim të takimit të Komitetit për Punë të Jashtme dhe Demokraci, me kërkesë të kryetarit të Grupit të Partisë Popullore Europiane, spanjollit Pablo Hispán, u votua për shtyrjen e kërkesës së Kosovës nga rendi i ditës.

    Kjo parti kishte votuar edhe kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

    Musliu-Shoshi është shprehur se ky ka qenë një zhvillim i papritur që nuk ishte paraparë as në grupet politike dhe as si mundësi.  Kërkesa e Kosovës ka qenë që t’i ipet statusi i mysafirit special, e cila në agjendën fillestare të mbledhjes së Komitetit në Paris ka qenë e paraparë që të trajtohet.

    “Kjo situatë tregon nevojën për mobilizim si shtet, në bashkëpunim me aleatët tanë, për të krijuar një strategji të qartë që do të sigurojë realizimin e prioriteteve dhe agjendave tona në arenën ndërkombëtare”- ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook.

    Pos Musliu-Shoshit, në Paris kanë qenë edhe Besnik Tahiri dhe Enis Kervan.

    Se kërkesa e Kosovës është larguar nga rendi i ditës ka bërë të ditur vetë Këshilli i Europës në një përgjigje për KALLXO.com. Në një përgjigje të shkurt, Këshilli e ka dërguar agjendën e re në të cilën shihet se është hequr kërkesa e Kosovës. Më parë, ajo ishte, në bazë të agjendës që është dërguar më 28.02.2025.

    Mysafiri special ka kompetenca, por deri diku ato janë të kufizuara.

    Sipas Rregullores të Asamblesë Parlamentare, Byroja mund t’u japë statusin e mysafirit special parlamenteve kombëtare të shteteve europiane joanëtare që kanë aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Europës.

    Çdo kërkesë zyrtare për statusin e të ftuarit special, sipas Rregullores, i drejtohet Kryetarit të Asamblesë Parlamentare nga Kryetari i parlamentit përkatës.

    Nëse Byroja, pasi të jetë konsultuar me Komisionin për Çështjet Politike dhe Demokracinë, miraton një kërkesë të tillë, Kryetari i Asamblesë Parlamentare e fton parlamentin përkatës të marrë statusin e mysafirit special.

    Numri i anëtarëve të një delegacioni të ftuar special, i cili nuk duhet të kalojë tetëmbëdhjetë, do të jetë i njëjtë (pa zëvendësues). Ky numër caktohet nga Byroja, me propozim të Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci.

    Anëtarët e delegacioneve të ftuar special mund të ulen në Asamble, por pa të drejtë vote. Ata kanë të drejtë të flasin me autorizimin e Kryetarit të Kuvendit.

    Në mbledhjet e Komitetit, ata mund t’i paraqesin kryetarit të Komitetit propozime në lidhje me projekt-rendin e ditës të mbledhjeve të komisionit dhe propozime për amendamente në draft tekstet e shqyrtuara në këto mbledhje. Kryetari i komisionit vendos për çdo veprim të mëtejshëm. Ata mund të nënshkruajnë mocione për rezoluta dhe rekomandime dhe deklarata me shkrim. Megjithatë, ato nuk do të merren parasysh për numrin e nënshkrimeve të kërkuara.

    Anëtarët e delegacioneve të ftuar të posaçëm mund të marrin pjesë në punën e grupeve politike sipas kushteve të vendosura nga grupet.

    Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci ose së paku njëzet anëtarë mund t’i kërkojnë Presidentit pezullimin ose tërheqjen e statusit të mysafirit special. Presidenti do të informojë menjëherë Byronë për çdo kërkesë të tillë. Nëse kërkesa nuk është bërë nga Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci, Presidenti kërkon menjëherë mendimin e atij komisioni, i cili ia përcjell më pas Byrosë.

    Anëtarët e Byrosë do të informohen për shqyrtimin e një çështjeje të tillë të paktën dy javë përpara mbledhjes së Byrosë. Vendimi i Byrosë merret me shumicë prej dy të tretave.

    Kur statusi i mysafirit special është tërhequr, parlamenti në fjalë do të bëjë një kërkesë tjetër zyrtare nëse dëshiron ta marrë sërish këtë status. Pezullimi i statusit të të ftuarit special mund të hiqet nga Byroja duke vendosur me dy të tretat e shumicës nëse konsideron se kushtet që kanë çuar në pezullimin nuk ekzistojnë më.

  • Meriton Korenica zgjidhet lojtari i muajit shkurt te Cluj

    Meriton Korenica zgjidhet lojtari i muajit shkurt te Cluj

    Meriton Korenica është duke kaluar një formë mjaft të mirë së fundmi.

    Futbollisti kosovar me golat dhe paraqitjet e tij e ka ndihmuar ekipin e tij, Cluj që të arrijë rezultate pozitive.

    E sipas një postimi të ekipit rumun, Korenica është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit shkurt te ky klub.

     

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1035597668597523&set=a.622487359908558&type=3&ref=embed_post

  • Bie zjarr në Rahovec, shkrumbon një shtëpizë druri dhe stallën e bagëtive

    Bie zjarr në Rahovec, shkrumbon një shtëpizë druri dhe stallën e bagëtive

    Një zjarr i madh ka përfshirë një pronë private në Rahovec, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi ka raportuar se nga zjarri, i cili ka shpërthyer për shkaqe ende të panjohura, i është djegur një shtëpizë druri dhe stalla e bagëtive, së bashku me ushqimin e tyre dhe disa bagëti.

    Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin, ndërsa policia po heton shkaqet e zjarrit. Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar./Rilindja Shqiptare/

  • Të dyshuar për spiunazh, dalin para gjykatës Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi

    Të dyshuar për spiunazh, dalin para gjykatës Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi

    Ka nisur seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi.

    Ata dyshohen për spiunazh për Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA).

    Seanca po mbahen në Pallatin e Drejtësisë, shkruan Indeksonline.

    Kujtojmë se në Prokurorinë Speciale të Kosovës në shkurt të 2025-s ka ngritur aktakuzë ndaj Shabanit dhe Qerimit për veprën penale “Spiunazh”.

    Ata dyshohet se i kanë dhënë informacione Shërbimit Sekret Serb (BIA), mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), masakrat në Kosovë, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Policinë e Kosovës e Inspektoratin Policor të Kosovës./Rilindja Shqiptare/