Category: AKTUALE

  • Kurti nga kazerma e FSK-së: E paçim Kosovën të lirë e të fortë, siç e ëndërroi Adem Jashari

    Kurti nga kazerma e FSK-së: E paçim Kosovën të lirë e të fortë, siç e ëndërroi Adem Jashari

    Kryeministri i Kosovës i është drejtuar sot qytetarëve, ushtarëve të FSK-së e të pranishmëve të tjerë në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë.

    Me rastin e fjalës së tij, Kurti iu drejtua FSK-së si “Ushtria e Kosovës”, pasi tha se ashtu i kishte quajtur edhe Adem Jashari.

    Këtë deklarim, Kurti e bëri në ceremoninë solemne për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

    “Sot, në 27 vjetorin e Epopesë, vazhdojmë ta ruajmë me të njëjtën traditë si UÇK-ja. Të dashur pjesëtarë të FSK-së, ju po mbani arm2 dhe flamuj në duar teksa po qëndroni në shenjë gatishmërie. Po ju drejtohem në mënyrë konvencionale si “Ushtria e Kosovës”, sepse kështu e kishte quajtur grupi i Adem Jasharit. Aq e afërt është ajo kohë, sa që edhe sot ka luftëtarë veteranë të UÇK-së”,tha Kurti.

    Tutje ai tha se Ushtria e Kosovës, me grupin e Adem Jasharit, u ngjiz me pak armë e pajisje ushtarake, por që mbaheshin me vullnet të paepur.

    “Armët kurrë nuk qenë të bollshme për luftën e Kosovës. Një nga detyrat kyçe ka qenë dhe vazhdon të mbetet fuqizimi i ushtrisë së Kosovës. Deri sot, kurrë nuk kemi pasur një ushtri më të pasur, më të trajnuar dhe më të fortë se sot”./Rilindja Shqiptare/

  • Cili kandidat i LDK-së kishte familjarë në komision? – Rrezarta Krasniqi ngre akuza në Vushtrri

    Cili kandidat i LDK-së kishte familjarë në komision? – Rrezarta Krasniqi ngre akuza në Vushtrri

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar që të rinumërohen të gjitha qendrat e vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë.

    Ky vendim i Prokurorisë vjen pasi kandidatja për deputete nga LDK, Rrezarta Krasniqi ka akuzuar se ka pasur keqpërdorimin e votave në disa qendra.

    Sipas vendimit të Prokurorisë, e që është siguruar nga Telegrafi, thuhet se ekziston dyshimi se ka pasur manipulim të vota për ta ndihmuar kandidatin tjetër të LDK-së, Xhafer Tahiri.

    Mes tjerash, Krasniqi ka deklaruar se edhe komisionerët kanë qenë familjarët të Xhafer Tahirit.

    “Të bëhet rinumërimi i votave që kanë rezultuar nga të gjitha qendrat e vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë dhe atë rinumërimit për kandidatët të Kuvendit të Republikës së Kosovës në zgjedhjet parlamentare të Kosovës të organizuar më 9 shkurt”, thuhet në vendimin e prokurorisë.

  • Osmani: Kosova ka fituar të ardhmen me sakrificë, familja Jashari frymëzim për gjithë kombin

    Osmani: Kosova ka fituar të ardhmen me sakrificë, familja Jashari frymëzim për gjithë kombin

    Pas rreshtimit të kuadrateve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se muaji mars në Kosovë është një kujtesë e përhershme e heroizmit dhe vendosmërisë së popullit për liri.

    Në këtë organizim janë duke marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, Rifat Jashari, ambasador të akredituar në Kosovë, e personalitete të ndryshme.

    Ceremonia ka filluar me intonimin e himnit shtetëror dhe kombëtar, ku më pastaj u bënë homazhe të obelisku i UÇK-së në kazermë.

    Presidentja Vjosa Osmani tha se Epopeja e UÇK-së është një testament i përjetshëm i qëndresës, sakrificës dhe i pathyeshmërisë së popullit tonë.

    Presidentja Vjosa Osmani tha se Epopeja e UÇK-së është një testament i përjetshëm i qëndresës, sakrificës dhe i pathyeshmërisë së popullit tonë.

    “Marsi në Kosovë nuk është thjeshtë një muaj në kalendar është një kujtesë e përhershme e heroizmit dhe vendosmërisë së popullit për liri. Ky është vendi ku trashëgimia e komandantit legjendar Adem Jashari nuk është thjeshtë një kujtim, por është frymëzim për brezat e ardhshëm të ushtrisë sonë për gjithë kombin. Në kohët me të errëta ata ndezën dritën e shpresës, në sfida më të mëdha ata gjetën rrugën për të ecur përpara, ata u bënë mburojë”, tha Osmani.

  • Ekskluzive: Ky është biznesmeni që iu sekuestrua pasuria milionëshe

    Ekskluzive: Ky është biznesmeni që iu sekuestrua pasuria milionëshe

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për të sekuestruar 166 parcela të një biznesmeni kosovar të cilat gjinden në komunën e Novobërdës dhe Graqanicës.

    Po ashtu, për shkak të dyshimeve për mashtrim, Prokuroria i ka sekuestruar të dyshuarit G.G edhe dy banesa në Prishtinë vlera e të cilave është mbi 1 milion euro.

    Burime të IndeksOnline pohojnë se i dyshuari në fjalë është Granit Gojani.

    Gojani është pronar i kompanisë “GG Exclusive”.

    “Ky vendim është marrë pasi ka dyshime se pasuria është përfituar me veprën penale, mashtrimi.

    Prokuroria njofton se rasti është nën hetime dhe është në fazën finale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Rilindja Shqiptare/

  • Shqipëri: Polici përplas me makinë një person, largohet menjëherë nga vendngjarja

    Shqipëri: Polici përplas me makinë një person, largohet menjëherë nga vendngjarja

    Një ngjarje e rëndë është bërë publike këtë të mërkurë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila bën të ditur se ka ndaluar një oficer policie në Korçë, pasi dyshohet se ka përplasur me makinë një person dhe është larguar nga vendngjarja.

    Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Hoçisht – Bilisht, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, shkruan A2 CNN.

    “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë Inspektor J. R., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Korçë, i dyshuar për veprat penale “Mosdhënia ndihmë” , “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

    Ndalimi i tij u bë pasi me datë 03/03/2025 duke drejtuar mjetin e tij në aksin Hoçisht – Bilisht, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë plagosjen e shtetasit D. GJ., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmë të aksidentuarit dhe duke mos njoftuar organet e rendit.

    Si pasojë e aksidentit shtetasi D. GJ., është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë”, njofton AMP./Rilindja Shqiptare/

  • Formacionet e mundshme të derbit PSG-Liverpool

    Formacionet e mundshme të derbit PSG-Liverpool

    Dy nga skuadrat më në formë të Evropës do të luftojnë në një ndeshje të vështirë të UEFA Champions League, kur udhëheqësit e arratisur të Francës Paris Saint-Germain takohen me homologët e tyre anglezë Liverpool në “Parc des Princes”, stadium që do të shërbejë si sfond për ndeshjen e parë, me parisienët që arrijnë në këtë fazë me një shkatërrim 10-0 të skuadrës tjetër franceze Brest, duke kontribuar në atë që tani është një seri prej 22 ndeshjesh si të pamposhtur në të gjitha garat.

    Vazhdimi i një forme të tillë kundër kundërshtarëve anglezë mund të jetë i ndërlikuar.

    Liverpool është një nga skuadrat e pakta që nuk ka gjasa të frikësohet nga këto statistika, pasi vendi i tyre në 16-shen e fundit u rezervua duke përfunduar në krye të fazës së ligës. Djemtë e Arne Slot shijuan një pushim në fundjavë për shkak të faktit se Plymouth i nivelit të dytë i kishte eliminuar nga FA Cup.

     

    “Reds” do të duan të vazhdojnë formën e tyre me shumë efikasitet para portës për të fituar atë që do të ishte një triumf i gjashtë në nëntë ndeshje kundër skuadrave franceze.

    Këto janë formraiconet e mundshme të kësaj dneshje që nis nga ora 21:00:

    PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes; Vitinha, Ruiz, Neves; Kvaratskhelia, Dembele, Barcola.

     

    Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, Mac Allister; Salah, Szoboszlai, Diaz; Jota./Rilindja Shqiptare/

  • Dy persona të zhdukur raportohen brenda 24 orëve në Kosovë, një vajzë në Fushë Kosovë dhe një djalë në Prishtinë

    Dy persona të zhdukur raportohen brenda 24 orëve në Kosovë, një vajzë në Fushë Kosovë dhe një djalë në Prishtinë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve dy persona janë raportuar të zhdukur në Kosovës.

    Një vajzë në Fushë Kosovë, sipas nënës së saj është larguar nga shtëpia me 25 shkurt të këtij viti dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

    “Fushë Kosovë / 25.02.2025 – 16:00. Më 04.03.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar nga njësitë policore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

    Një djalë në Prishtinë është larguar nga shtëpia me 22 shkurt të këtij viti dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij

    “Prishtinë / 22.02.2025 – 17:40. Më 04.03.2025 ankuesja femër kosovare ka njoftuar Policinë se djali i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitë policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Rilindja Shqiptare/

  • Komuna e Prishtinës nderon me mirënjohje familjen Jashari

    Në kuadër të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komuna e Prishtinës ka mbajtur seancë solemne, me ç’rast kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka ndarë një mirënjohje për familjen Jashari.

    Seanca nisi me intonimin e himnit të Kosovës dhe atij kombëtar, teksa me një minutë heshtje u nderuan dëshmorët dhe martirët e UÇK-së.

    Kryetari Përparim Rama, tha se atë ditë u ngrit një legjendë, Adem, Hamëz dhe Shaban Jashari për të mos vdekur kurrë.

    “Sot mblidhemi në këtë seancë për të nderuar sakrificën e pavdekshme e familjes Jashari e cila ishte pikë kthese drejtë lirisë dhe pavarësisë. Na nderon dhe shton peshë prezenca e Bekim Jasharit. Atë ditë u ngrit një legjendë, atë ditë së Adem, Hamëz dhe Shaban Jashari. Ranë për të mos vdekur kurrë. Sot përulemi me nder para familjes Jashari, para strategut të luftës dhe para heroit Shaban Jashari i cili lindi heronj”, tha ai.

    Ai theksoi se Kosova që po ndërtojmë duhet të jetë Kosova e vlerave.

    “Granatat atë ditë nuk kursyen askënd, as fëmijët, as nënat dhe as motrat. Nëna Zahide jo vetëm që i dha bijtë për këtë tokë por dha edhe jetën dhe më e pakta që mund ta bëjmë është që ta skalisim në kokat tona. Kosova që po ndërtojmë duhet të jetë Kosova e vlerave”, u shpreh Rama, teksa i ndau mirënjohjen.

    Ndërsa, pjesëtari i familjes Jashari, Bekimi, tha se ndihet i nderuar për këtë mirënjohje.

    “Dëshmorët e kombit janë vëllezër dhe motra të lidhur për kauzën e shenjtë për liri. Prehën të qetë në tokën e lirë. Sot duke kujtuar dëshmorët nuk përkulemi vetëm para së kaluarës por ndërtojmë të ardhmen. Ne nuk mund të lejojmë që gjaku i derdhur të mbetet një kujtim por me një përkushtim dhe unitet i qëndrueshëm. Kosova duhet të jrtë një shtet ku drejtësia triumfon”, u shpreh Jashari.

  • Besarta Jashari uron Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

    Besarta Jashari uron Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

    E mbijetuara e sulmeve serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, Besarta ka bërë një dedikim në nder të 27 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ajo thotë se, deri në formimin e Ushtrisë Çlirimtare, përkushtimi ndër breza për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës kishte filluar të zbehej, dhe përveç dëshirës, nuk kishte shpresë, transmeton klankosova.tv.

    ” “Epokë e re”

    Deri në themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkushtimi ndër breza për liri e pavarësi, kishte filluar të zbehet. Përpos dëshirës, nuk kishte shpresë…

    Vargu i ngjarjeve të rëndësishme në tokën Dardane, po krijonin rrethana me premisa për një “Epokë të re”…

    Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përbën epokën e re për mbarë kombin shqiptar.

    27 vjet nga atëherë, mes emocioneve më lejoni të ju uroj përzemërsisht të gjithëve për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ta nderojmë sakrificën e dëshmorëve, invalidëve dhe secilit ushtarë të UÇK-së – duke u bashkuar për ta bërë vendin tonë ashtu siç e ka ëndërruar Adem e Hamëz Jashari.

    Zoti e bekoftë kombin shqiptar”./Rilindja Shqiptare/

  • Cilat janë arsyet më të zakonshme pse nuk mund të humbni peshë?

    Cilat janë arsyet më të zakonshme pse nuk mund të humbni peshë?

    Nëse e keni filluar vetë procesin e humbjes së peshës, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje një sërë faktorësh si marrja dhe shpenzimi i kalorive, shtypja e dëshirave për ushqime të pashëndetshme dhe rritja e aktivitetit fizik.

    Në disa raste, mund të mos arrini rezultate domethënëse dhe kjo mund të jetë për shkak të disa zakoneve tuaja të përditshme.

    Një prej tyre është gjumi, i cili është vendimtar për shumë aspekte të shëndetit, duke përfshirë procesin e humbjes së peshës.

    “Megjithëse mund të jetë sfiduese, marrja e të paktën shtatë deri në nëntë orë gjumë cilësor çdo natë mund të ndikojë pozitivisht në metabolizmin tuaj dhe të ndihmojë në rregullimin e hormoneve që sinjalizojnë urinë gjatë ditës”, shpjegon Dr. Karla Robinson.

    Gjithashtu, stresi është një faktor shtesë që mund ta vështirësojë procesin e humbjes së peshës sepse rrit nivelet e kortizolit.

    “Pavarësisht nëse jeni të shqetësuar për humbjen e peshës apo përballeni me sfida të tjera, stresi mund të rrisë nivelet e kortizolit”, thotë nutricionistja Nichole Dandrea-Russert.

    Një tjetër faktor i mundshëm që mund t’ju pengojë të humbni peshë është mungesa e fibrave në dietën tuaj. Ashtu si fibrat, proteinat mund t’ju ndihmojnë të qëndroni të ngopur për më gjatë. Përveç kësaj, ato gjithashtu mund të përmirësojnë metabolizmin.

    Shumë programe diete kërkojnë që ju të shmangni karbohidratet, dhe dietologia Dandrea-Russert thekson se humbja e peshës nuk ka të bëjë me shmangien e plotë të karbohidrateve, por më tepër të kuptuarit se cilat ushqime përmbajnë karbohidrate të shëndetshme./Rilindja Shqiptare/