Category: AKTUALE

  • Gratë e Kosovës në marsin e 1998, protesta dhe solidariteti në kohë luftë

    Gratë e Kosovës në marsin e 1998, protesta dhe solidariteti në kohë luftë

    Muaji mars i vitit 1998 ishte muaj i protestave të shumta. Rrjeti joformal i grave organizoi tetë nga trembëdhjetë protestat paqësore të mbajtura në atë muaj, ato erdhën si reagim ndaj dhunës së ushtruar nga regjimi i Millosheviqit në Drenicë. Përmes protestave gratë i bënin thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërhynin dhe t’i jepnin fund dhunës. Kjo seri e intervistave harton historinë e aktivizmit të grave në sferën publike dhe nxerr në pah format e rezistencës dhe pozicionimin politik të grave përgjatë 1998.

    Protesta e grave Bukë për Drenicën  më 16 mars 1998 nga gratë,   ishte një demonstrim simbolik i organizuar nga gratë shqiptare të Kosovës dhe Forumi i grave të LDK-së, në shenjë solidariteti ndaj krizës humanitare dhe represionit ushtarak që po ndodhte në rajonin e Drenicës gjatë konfliktit të Kosovës.

    E gjitha kjo filloi pas masakrës në Prekaz, të 5, 6 dhe 7 mars 1998 dhe rrethimit ushtarak të fshatrave në Drenicë.

    Qëllimi i tjetër i këtij marshi ishte që ti tregohet komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave humanitare se fëmijët dhe gratë në Drenicë ishin duke u rrezikuar nga vdekja, uria si dhe nga vrasja direkt e forcave serbe.

    Rrjet i organizatave të grave në Kosovë, Qendra për Mbrojtje të Grave dhe Fëmijëve e udhëhequr nga Sevdije Ahmeti, Forumi i Grave të Lidhjes Demokratike të Kosovës e udhëhequr nga Edita Tahiri dhe kryetares së Forumit të Gruas, Edi Shukriu, ishin organizatoret e këtij marshi.

    Me poshtë mund ta shikoni  një video që u transmetua nga kjo ngjarje  vitit 1998, ne Prishtinë. /Rilindja Shqiptare/

  • Qentë endacakë pushtojnë qytetin e Pejës

    Qentë endacakë pushtojnë qytetin e Pejës

    Qyteti i Pejës po përballet me një problem të madh nga prania e qenve endacakë, të cilët kanë pushtuar çdo cep të qytetit.

    Një ecje e shkurtër nga qendra deri tek sheshi shohim se një numër i madh qenësh janë shtrirë nëpër tokë, raporton Rilindja Shqiptare.

    Prania e këtyre qenve ka krijuar shqetësim për sigurinë, pasi ata mund të jenë të pakontrollueshëm dhe të paraqesin rrezik për kalimtarët.

    Kjo situatë ka shtuar frikën mes qytetarëve, të cilët kërkojnë masa të shpejta dhe efikase për të zgjidhur këtë problem që vazhdon të ndikojë negativisht në jetën e përditshme të qytetit.

  • Gjesti nervozohet keq, e hedh mikrofonin dhe bërtet: Nuk kam ndjenja për Eglin, s’kam, s’kam

    Gjesti nervozohet keq, e hedh mikrofonin dhe bërtet: Nuk kam ndjenja për Eglin, s’kam, s’kam

    Gjesti mbrëmë është përballur me situate të vështira në Prime dhe padyshim pati edhe momente jo të mira pas përfundimit të spektaklit.

    Ai është përfshirë në një debat me Eglin, pasi në Prime është diskutuar çështja e nishanit të cilën Gjesti e kishte diskutuar në privat me të, por që ajo më pas e tregoi tek Danja e insistonte që Gjesti të fliste edhe gjatë ditës tek “Storm Arena”.

    Pavarësisht insistimit të Gjestit që kjo çështje të mbetet mes tyre, Egli tashmë e kishte përhapur atë- ani pse në Prime tha se s’do ta diskutojë.

    Pas kësaj në debat e sipër me të, Gjesti në një moment u përballë me Rozanën ku edhe hodhi mikrofonin.

    Ai madje bërtiti se s’ka ndjenja për Eglin, duke iu përgjigjur pyetjes së Rozanës.

    Këtë gjë madje Gjesti e kishte potencuar disa herë radhazi.

     

  • Kina: Nëse SHBA-të duan luftë, çfarëdo lloji qoftë ajo- ne jemi gati për të luftuar

    Kina: Nëse SHBA-të duan luftë, çfarëdo lloji qoftë ajo- ne jemi gati për të luftuar

    Gjatë fjalimit që pati në Kongres, presidenti amerikan, Donald Trump foli edhe për vendimit që ka marrë deri tani, e që lidhen me Ukrainën, doganat, emigrantët, arsimin e shumë të tjera.

    Trump ndër të tjerash ka dyfishuar tarifat për importet kineze nga 10 për qind në 20 për qind dje, me një urdhër ekzekutiv.

    Shtëpia e Bardhë e justifikon rritjen e tarifave duke përmendur problemin e kontrabandës së vazhdueshme të fentanilit të prodhimit kinez në SHBA.

    Por Kina nuk e la me kaq dhe vendosi që nga 10 marsi t’i vendosë SHBA-ve tarifa prej 15% në çdo produkt bujqësorë e ushqimorë.

    E derisa Trump po përfundonte fjalimin e tij, Ambasada e Kinës ka bërë një postim në rrjetet sociale.

    “Nëse lufta është çfarë SHBA-të kërkojnë, luftë tarifash, luftë tregtare apo çfarëdo lloj tjetër lufte, ne jemi gati të luftojmë deri në fund”./Rilindja Shqiptare/

  • Mbyllet një segment i autostradës “Ibrahim Rugova”

    Mbyllet një segment i autostradës “Ibrahim Rugova”

    Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se për shkak të rrëshqitjes së dheut është mbyllur autostrada “Ibrahim Rugova”, në segmetin e 27-të, në mes të Prizrenit dhe Suharekës.

    “Me qëllim të lëvizjes së sigurt të qytetarëve në këtë segment kjo pjesë është bllokuar për qarkullimin e automjeteve deri në pastrimin e dheut të shembur. Ekipet tona të mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë hapat konkret për lirimin e kësaj pjese të Autostradës në fjalë”, thuhet në njoftim të ministrisë.

    Poashtu iu është bërë thirrje qytetarëve që deri në pastrimin e dheut dhe lirimin për qarkullim të këtij segmenti të shfrytëzojnë rrugët alternative.

  • Osmani: Epopeja e UÇK-së, është një testament i përjetshëm i qëndresës, i sakrificës dhe i pathyeshmërisë së popullit tonë

    Osmani: Epopeja e UÇK-së, është një testament i përjetshëm i qëndresës, i sakrificës dhe i pathyeshmërisë së popullit tonë

    Sot shënohet 27-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shkruar se Epopeja e UÇK-së, është një testament i përjetshëm i qëndresës.

    “Epopeja e UÇK-së, është një testament i përjetshëm i qëndresës, i sakrificës dhe i pathyeshmërisë së popullit tonë”, ka shkruar presidentja në Facebook.

     

    Në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi ishte rrethuar nga forcat e shumta ushtarake dhe policore.

    Pikërisht më 5 mars bëhen 27 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë. Mirëpo, çdo përvjetor Adem Jasharin e bënë më të lavdishëm në historinë e kombit tonë.

    Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë./Rilindja Shqiptare/

  • 27-vjetori i Epopesë së UÇK-së, Haradinaj bën homazhe në Prekaz

    27-vjetori i Epopesë së UÇK-së, Haradinaj bën homazhe në Prekaz

    Sot shënohet 27-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

    Me këtë rast kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të bëjë homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit në Prekaz.

    Këto homazhe nga Haradinaj pritet të bëhen me fillim nga ora 11:00.

  • 27 vjet nga sakrifica e Jasharëve – sot nis Epopeja e UÇK-së

    27 vjet nga sakrifica e Jasharëve – sot nis Epopeja e UÇK-së

    Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.

    Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politik e diplomatik. Në të vërtetë kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kështu, në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi rrethohet nga forcat e shumta ushtarake dhe policore. Kjo lë të kuptohet se atje do të ketë rrethim të hekurt,
    Pikërisht më 5 mars bëhen 27 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë. Mirëpo, çdo përvjetor Adem Jasharin e bënë më të lavdishëm në historinë e kombit tonë.

     

    Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë. Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi e demokraci, që këto ditë dhe data, e pikërisht 5,6,7 mars për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi legjendar, që shekuj e vite i dha Kosovës shumë.

    Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuar nga forcat paramilitare serbe. Synimi ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën po ia bënin regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

    Më 30 dhjetor të vitit 1991 kryhet sulmi i parë ndaj familjes Jashari. Ndërsa sulmin e dytë forcat paramilitare serbe e kryen në muajin janar, 1998. Më 22 janar forcat serbe sulmuan familjen Jashari, por edhe kësaj beteje, fëmijët dhe gratë e familjes Jashari i rezistuan. Megjithatë, në këtë betejë që zgjati afër 30 minuta, të plagosura mbeten Iliriana, vajza e Rifat Jasharit dhe Selvetja, vajza e Hamzë Jasharit. Pas këtij sulmi, familjes Jashari i erdhën miq, shok e bashkëkombës për t’u solidarizuar me ta. Ata i kërkuan kryefamiljarit Jashari që t’i tërheqin gratë dhe fëmijët nga aty. Por, edhe gratë dhe fëmijët kishin marr vendimin që të qëndrojnë, duke thënë se “po të vriten djemtë, nuk na vyen jeta të jetojmë”. Dhe vendosen të qëndrojnë, qëndruan për t’i treguar botës se shqiptarët nuk shkojnë askund përtej truallit dhe shtëpive të tyre

    Sulmi i tretë, që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit. Këtij sulmi i mbijetoi vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia del që mes datës 5-6 mars të largohet nga rrethina dhe arrin t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila pa dhe përjetoj tmerrin derisa vriteshin anëtarët e familjes së saj.

    Historia e familjes Jashari dhe eksponatet e saj janë vendosur në Muzeun e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    Në 27-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

    Kjo është agjenda:

     

    08:00 Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës i kushtohet Epopesë së UÇK-së

     

    10:00 Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës

     

    10:00 Seanca solemne nga Kuvendet e Komunave të Republikës së Kosovës

    Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00.
    14:00 Turne në Futsall, palestra “Ilaz Kodra” në Skënderaj

     

    14:30 Turne në Volejboll në Skënderaj.

    E enjte, 6 mars

    10:00 Krerët e shtetit homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz Homazhe nga komunat në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve Parakalimi i motorklubeve në Skënderaj;

     

    10:00 Homazhe nga komunat në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve;

    10:00 Homazhe nga komunat në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve;

     

    12:00 Parakalimi i motorklubeve në Skënderaj;

    19:00 Akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së në Prishtinë.

    19:00 Nata e zjarreve në Prekaz;

    19:30 Programi artistik në Sheshin “Adem Jashari” në Skënderaj.

     

    E premte, 7 mars

    19:00 Ndezja e flakadanëve në shtatë rajone të Republikës së Kosovës;

     

     

  • Walker: Flamurin e UÇK-së e mbaj në dhomë të ndejës në Uashington

    Walker: Flamurin e UÇK-së e mbaj në dhomë të ndejës në Uashington

    Ish-kreu i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka ndarë detaje të panjohura më parë mbi përvojën e tij në Kosovë gjatë një interviste për Klan Kosova.

    Walker ka folur për lidhjen e veçantë që vazhdon të ketë me popullin e Kosovës, duke treguar se shpesh pranon vizita nga shqiptarë të Kosovës në shtëpinë e tij në Uashington.

    “Kaloj shumë kohë duke menduar për Kosovën, për atë që ndodhi këtu, për përfshirjen time, për gjërat që kanë shkuar mirë dhe për disa gjëra që nuk kanë shkuar aq mirë. Takoj shumë shqiptarë të Kosovës që vijnë në Uashington dhe më vizitojnë”, tha ai.

    “Flasim për fotot në mur ose për flamurin e UÇK-së në cep tek dhoma e ndenjes, gjëra të tilla. Dhe pastaj dalim në një restorant aty pranë”, ka thënë Walker.

  • Konfirmohet se portali Paparaci shpifi me rastin e imamit Abazi – Ky i fundit: Do ti paditi

    Konfirmohet se portali Paparaci shpifi me rastin e imamit Abazi – Ky i fundit: Do ti paditi

    Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) ka miratuar ankesën e imamit Samedin Abazit, përfaqësuar nga avokati Arbër Jashari, kundër portalit Paparaci, duke konstatuar se media në fjalë ka bërë shkelje të Kodit të Etikës për shkak të raportimit të pavërtetë dhe mungesës së së drejtës për t’u përgjigjur.

    Ankesa lidhej me shkrimin e publikuar nga Paparaci me titull: “Kurti vizitoi hoxhën Husamedin Abazi, i dyshuar për rekrutim të xhihadistëve dhe financim të terrorizmit”, për të cilin KMSHK gjeti se nuk ishte bazuar në prova dhe fakte.

    Në vendimin e KMSHK thuhet se media ka shkelur Kapitullin II të Kodit të Etikës, që ndërlidhet me raportimin e së vërtetës, si dhe Kapitullin IV, i cili garanton të drejtën për përgjigje. Sipas KMSHK-së, portalit i mungonin prova materiale për pretendimet e bëra në shkrim, ndërsa nuk kishte dhënë hapësirë për qëndrimin e palës tjetër.

    Pas këtij vendimi, Samedin Abazi ka bërë të ditur se rasti tashmë do të vazhdojë në rrugë gjyqësore kundër përgjegjësve të portalit.

    Ky vendim konsiderohet një tjetër paralajmërim për mediat lidhur me respektimin e standardeve etike dhe profesionalizmin në raportim. /RilindjaShqiptare