Category: AKTUALE

  • Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës për intervistim, përballet me gjoba dhe mundësi burgimi

    Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës për intervistim, përballet me gjoba dhe mundësi burgimi

    Kryeministri Albin Kurti nuk është paraqitur sërish në Prokurorinë Speciale për intervistim lidhur me skandalin e Rezervës Shtetërore, ndonëse kësaj radhe kishte edhe urdhër nga Gjykata. Në kohën që ishte paraparë të intervistohej, ai shkoi në Gjilan për vënien e gurthemelit të nje çerdhje. Por, çka e pret Kurtin nëse nuk paraqitet sërish për intervistim?

    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka deklaruar për Gazetën Online Reporteri.net se prokurorët do të duhej të kërkonin nga Gjykata që t’i shqiptojë gjobë dhe që ta obligojë të japë dëshminë. Për secilën herë që ai refuzon t’i përgjigjet ftesës për intervistim, gjoba është 250 euro. Miftaraj shton se nëse Kurti insiston për të dhënë mos dhënë dëshminë, aëherë Gjykata mund t’i shqiptojë deri në 30 ditë burgim për mosrespektim të urdhrave të saj.

    “Nëse insiston për të mos dhënë dëshminë, atëherë Gjykata mund t’i shqiptojë deri në 30 ditë burgim për mosrespektim të urdhërave. Gjoba është çdo herë nga 250 euro sa herë refuzon me iu përgjigj ftesës së Prokurorisë, apo në këtë rast urdhrit të gjykatës”, ka thënë Miftaraj.

    Sipas Miftarajt, veprimet e Kurtit janë e kundërta e asaj çka ka premtuar vitet e fundit.

    “Kryeministri Kurti po bën të kundërtën e asaj që ka premtuar në 4-5 vitet e fundit, për të promovuar sundimin e ligjit, për të promovuar qeverisjen e mirë, për të respektuar institucionet e shtetit. Ajo që po bën Kryeministri Kurti është duke shkelur në radhë të parë Kushtetutën e Kosovës, mbi ligjet e Kosovës dhe duke I dhënë ndoshta të themi shkelmin e fundit sistemit të drejtësisë”, thotë Miftaraj.

    Prokruria Speciale ka lëshuar një reagim pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shpërfilli ftesën për intervistim. Aty thuhet se do të ndërmarrin hapat tutje sikurse në të gjitha rastet tjera duke respektuar ligjin në fuqi.

    “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas interesimit të shumë gazetarëve, informon se dëshmitari A.K. nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij edhe përkundër faktit se i njëjti ka qenë i obliguar me Urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast penal, sikurse në të gjitha rastet tjera do të veproj duke respektuar legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

    Kryeministri Kurti para mediave ka insistuar që të intervistohet në zyrën e tij, në Kryeministri. Kurti tha se jo vetëm që ka qenë i gatshëm por edhe i interesuar të dëshmojë, ndërsa përmendi edhe oraret që i pati caktuar Prokurorisë kur mund të shkonin në zyrën e tij për ta intervistuar.

    Ai tha se edhe në të kaluarën ka ndodhur kur prokurorët apo hetuesit kanë shkuar në zyre të kryeministrave për t’i intervistuar.

    “Së pari unë asnjëherë nuk kam thënë që nuk do të jap dëshmi apo se refuzoj të japë dëshmi, përkundrazi kam thënë jo vetëm i gatshëm, por edhe i interesuar që të dëshmojë. Në anën tjetër kam shkruar letrën në të cilën kam treguar edhe oraret se kur mund të bëhet dëshmia. Unë i mirëpres Prokurorinë në zyren e Kryeministrit, ka pasur raste edhe në të kaluarën, kur prokurorët dhe hetuesit kanë ardhur për kryeministra, jo vetëm si dëshmitarë por edhe si të pandehur. Prandaj nuk ka arsye që kjo të mos vazhdohet. pra, qysh në muajin dhjetor ka qenë e mundur që të kryhet ky intervistim, dhe të jepet dëshmia nga ana ime”, tha Kryeministri para gazetarëve.

    Sipas tij, po të ishte Prokuroria e interesuar aq shumë, do të shkonte në zyren e tij të merrte dëshminë, por që siç tha ai s’janë të interesuar për të sjellë drejtësi, ndërsa shtoi sërish se vazhdon të jetë i gatshëm për intervistim.

    “Nëse Prokuroria e ka pasur të rëndësishme dëshminë time ajo do të vinte tek ne. Një Prokuror që e ka synim dëshminë e dëshmitarit, ai nuk humb kohë. Pse i humbi prokruroria tre muaj? Për boindjen time të fuqishme, pasi është e interesuar të mbush ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjell drejtësi”

    “Kurrë Prokuroria ska qenë më e lirë, lirinë po e keqpërdor për ta lufutar qeverinë dhe kjo krimin e korrupsionin. Unë jam i gatshëm dhe kam qenë gjithmonë i interesuar”, tha Kurti para gazetarëve në Gjilan, ku mori pjesë në vendosjen e një gurëthemeli të një çerdheje.

  • Valon Syla thotë që Kurtit po i duhet një dramë ku ky është viktima: Po lyp me e arrestu shteti

    Valon Syla thotë që Kurtit po i duhet një dramë ku ky është viktima: Po lyp me e arrestu shteti

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon të mos i përgjigjet Prokurorisë Speciale për t’u intervistuar si dëshmitar.

    Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Kurti po dëshiron të arrestohet nga shteti.

    Ai tha se Kurti dikur thoshte “shko Hashim në Hagë”, e tash nuk i përgjigjet as drejtësisë vendore.

    “Kurtin e mbajmë mend me një status ku thojke, shko Hashim shko Hagë, tash edhe ne po i themi shko Albin, nuk është kurgjo, krahasim me ata që  e kanë pranu edhe Hagën pa asnjë argument. Ata rrinë hatri i asaj që lideri udhëheq me shembujt, nëse ti nuk i përgjigjesh sot mundesh edhe ti”, ka thënë Syla.

  • Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

    Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur të martën se është i gatshëm të japë dëshmi në rastin e rezervave shtetërore, por kërkon që intervistimi të bëhet në Zyrën e Kryeministrit.

    Ai i bëri këto deklarata gjatë ditës nga Gjilani, ku mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të një kopshti për fëmijë.

    Në të njëjtën kohë, Kurti ishte i ftuar të paraqitej në Prokurorinë Speciale, me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës, por prapë nuk e bëri këtë.

    Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar qëndrimin e kryeministrit, duke e quajtur atë një mesazh të gabuar për qytetarët dhe një sfidë ndaj shtetit.

    Ai ka theksuar se ky veprim dëmton besimin në barazinë para ligjit.

    “Unë e shoh dështim të prokurorisë. Prokuroria ka përgjegjës sepse nuk ka arrit dëshmitarin A.K., me çu me dëshmu për një rast të rëndësishëm, siç është rasti rreth dyshimeve për keqpërdorimit me rezervat shtetërore. E dyta, mesazhi që e dërgon dëshmitari Kurti në këtë rast është mesazh i gabuar për qytetarët e zakonshëm. Për shkak se me këtë logjikë asnjeri prej nesh nuk shkonte dëshmojë në rastet e tjera. Por, ky e ka këtë privilegj sepse e ka luftën politike me prokurorinë dhe nuk dëshiron me shku.

    Kjo sipas meje është një betejë me shtetin që zoti Kurti nuk do ta fitojë. Nuk do ta fitojë. Ky veprim i Albin Kurtit, i kryeministrit Kurti, është promovim i pabarazisë të qytetarëve të Kosovës para ligjit. Ky është mesazhi më i keq që mund tu dërgohet qytetarëve. Një kryeministër i përgjegjshëm dëshmon…

    Zoti Kurti po e pret këtë (arrestimin). Dhe me kompletu këtë sagën e tij në raport me prokurorinë”, ka thënë Mushkolaj në RTVDukagjini.

    Imazhi i rënduar ndërkombëtar i Kosovës | Refuzimi i Kurtit për të dëshmuar në Prokurori bëhet lajm në mediat botërore

     

  • Ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se e grisi Kuranin, në vitin 2006 e kishte vrarë babain e tij

    Ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se e grisi Kuranin, në vitin 2006 e kishte vrarë babain e tij

    Një incident i pazakontë ka ndodhur dje në qytetin e Prizrenit, ku një qytetar është kapur nga kamerat e sigurisë duke e grisur librin e shenjtë, Kuranin, raporton Gazeta Sinjali.

    Siç merr vesh Sinjali i dyshuari për këtë vepër është: Ismet Popaj, një fotografi të të cilit e ka siguruar Gazeta.

    I njëjti, sipas informacioneve ekskluzive që ka siguruar Gazeta Sinjali, e kishte vrarë babain e tij në vitin 2006.

    Se Popaj ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale e ka konfirmuar sot edhe Policia e Kosovës.

    “Personi në fjalë ka të kaluar kriminale për Vrasje, Dhunë në Familje dhe Kanosje, po ashtu i njëjti vuan nga një sëmundje psikike si dhe ka pranuar tretman psikiatrik obligativ”.

    I dyshuari sot është arrestuar për grisjen e Kuranit dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

  • Sekretari i VV-së flet për parregullsi në votimin e mërgatës me postë, thotë se ka “rritje artificiale të LDK-së”

    Sekretari i VV-së flet për parregullsi në votimin e mërgatës me postë, thotë se ka “rritje artificiale të LDK-së”

    Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, pretendon për parregullsi në numërimin e votave me postë nga mërgata. Ai dyshon në rritjen e LDK-së nga votat e diasporës, specifikisht tek kandidati i kësaj partie Hysen Çekaj.

    Zyrtari i VV-së thotë se votimi për Çekajn dhe të tjerët ‘është i kurdisur dhe i manipuluar nga një grup i organizuar’.

    Ai deklaron se “parregullsitë” që pretendohen nga LVV-ja janë raportuar në polici dhe prokurori. I njëjti shprehet se “ka rritje artificiale të LDK-së”.

    Sipas tij, shpallja e qindra fletëvotimeve të pavlefshme, “përkundër qartësisë së vullnetit të votuesve, duket të mos jetë e vetmja parregullsi e evidentuar në këtë proces”.

    “Rritja artificiale e LDK-së përmes votimit me postë, në shpërpushje të thellë me rezultatet në Kosovë dhe me ato në përfaqësitë diplomatike, ka ngritur dyshime mbi besueshmërinë e këtij procesi”, shkruan ai.

    /GazetaSinjali/

    The post Sekretari i VV-së flet për parregullsi në votimin e mërgatës me postë, thotë se ka “rritje artificiale të LDK-së” appeared first on Sinjali.

  • Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

    Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

    Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka reaguar lidhur me procesin e numërimit të votave me postë nga diaspora, duke ngritur shqetësime për parregullsi të shumta.

    Sipas Vetëvendosjes, shpallja e qindra fletëvotimeve si të pavlefshme, pavarësisht qartësisë së votës së qytetarëve, është vetëm një nga problemet e evidentuara.

    Për më tepër, LVV thekson një rritje të pazakontë të votave për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në votimin me postë, e cila bie ndesh me rezultatet brenda Kosovës dhe ato nga përfaqësitë diplomatike.

    Një rast që ka ngjallur veçanërisht dyshime është ai i kandidatit të LDK-së, Hysen Çekaj.

    “Në Kosovë, ai ka marrë 11,268 vota, ndërsa nga votimi në ambasada vetëm 98. Megjithatë, pas numërimit të votave me postë, ai renditet i treti më i votuar me mbi 12,000 vota.” Vetëvendosje pretendon se një model i përsëritur votimi, i dokumentuar nga vëzhguesit e saj, tregon se një grup i organizuar ka manipuluar procesin.

    LVV thekson se sipas këtyre vëzhgimeve, fletëvotimet përmbajnë një strukturë të njëjtë votash për disa kandidatë specifikë të LDK-së, duke ngritur dyshime mbi autenticitetin e tyre.

    “Për shembull, në komunën e Skenderajt, numri i votave të LDK-së nga diaspora (497) tejkalon atë të votave të fituara brenda Kosovës (419), një shpërputhje e pazakontë. Po ashtu, ndonëse Çekaj jeton në Shtutgard, aty ka siguruar vetëm 33 vota, ndërsa në ambasadat dhe konsullatat e tjera në Gjermani, shifra është shumë më e ulët”.

    Lëvizja Vetëvendosje ka raportuar këto dyshime në polici dhe prokurori, por deri më tani nuk ka pasur asnjë veprim nga organet e drejtësisë.

    Sipas kësaj partie, është e domosdoshme një hetim i thelluar për të garantuar integritetin e zgjedhjeve dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.

    Vetëvendosje thekson se Kosova duhet të ruajë standardet e saj demokratike, duke siguruar që proceset zgjedhore të jenë të lira dhe të ndershme.

  • Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit – Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

    Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit – Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

    Kanada ka njoftuar se do të zbatojë tarifa 25 për qind për importet amerikane që arrijnë vlerën e 155 miliardë dollarëve. Lajmi u bë i ditur të martën nga kryeministri, Justin Trudeau.

    Nga Otava, Trudeau theksoi se nuk ka asnjë arsye të justifikuar për tarifat që SHBA-ja ka vendosur ndaj Kanadasë, të cilat kanë hyrë në fuqi që nga sot, sipas raportimeve të CNN.

    Ai po ashtu e theksoi se SHBA-ja po mundohet të qetësojë presidentin rus, Vladimir Putinin, ndërkohë që po shpall luftë tregtare ndaj një aleati dhe partneri të ngushtë siç është Kanadaja.

    “Shtetet e Bashkuara kanë nisur një luftë tregtare kundër Kanadasë, partnerit dhe aleatit të tyre më të ngushtë. Po njëkohësisht, ato po kërkojnë të punojnë me Rusinë, duke tentuar të qetësojnë Vladimir Putinin, një diktator të gënjeshtërt dhe vrasës”, tha lideri kanadez.

    Kryeministri shtoi se mallrat amerikane me vlerë 30 miliardë dollarë do të ndëshkohen menjëherë me tarifa, ndërsa ato të tjera që arrijnë në 125 miliardë dollarë, do të kenë tarifat brenda 21 ditëve.

    “Kanadezët janë të arsyeshëm dhe të sjellshëm, por nuk do të tërhiqemi nga një luftë, sidomos kur është në rrezik mirëqenia e vendit tonë dhe e të gjithëve në të”, u shpreh ai.

    Trudeau njoftoi gjithashtu se Kanadaja do të paraqesë ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë, ndërkohë që tarifat do të mbeten të aplikueshme deri në momentin kur SHBA-ja të tërheqë tarifat e saj.

     

  • Krasniqi: LVV humbi 28 mijë vota nga diaspora, LDK shtoi mbi 15 mijë

    Krasniqi: LVV humbi 28 mijë vota nga diaspora, LDK shtoi mbi 15 mijë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasditen e sotme njoftoi se ka përfunduar procesi i numërimit të votave me postë.

    Bazuar nga këto të dhëna, LVV i ka 31 mijë e 963 vota, apo 51.57 për qind; LDK e dyta me 18 mijë e 933 vota, apo 30.55 për qind; PDK e treta me 5 mijë e 878 vota, apo 9.48 për qind; dhe koalicioni AAK-Nisma, i ka mbledhur 2 mijë vota apo 3.23 për qind e votave me postë, raporton Klankosova.tv.

    Në lidhje me këtë proces, Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim ka bërë një reagim, duke treguar se në raport me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, LVV-ja është partia e vetme që ka pësuar rënie nga votat e diasporës.

    Sipas tij, partia e Albin Kurtit ka humbur plot 28 mijë vota.

    “Rezultatet e votimit jashtë vendit, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, tregojnë se vetëm VV ka shënuar rënie të numrit të votave, respektivisht 28 vota më pak”, thotë ai.

    Ndërkohë, Krasniqi tha se partitë e tjera kanë shënuar rritje, dhe LDK-ja është me rritjen më të lartë.

    “LDK ka pasur rritjen më të madhe me 15,748 vota më shumë, PDK 2,021 vota më shumë, dhe AAK-NISMA me 746 vota më shumë”, potencoi Albert Krasniqi.

    Ai tha se “VV kishte shpresuar se mundësimi i votimit nëpër misione diplomatike do të sillte më shumë përkrahje nga diaspora, por kjo pritje nuk është realizuar”.

    Tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me numërimin e votave me kusht dhe të atyre të personave me nevoja të veçanta.

    Përfundimi i procesit të numërimit pritet të bëhet nesër me datë 5 mars.

     

  • Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë – grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

    Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë – grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

    Parlamenti serb është tronditur nga tensione dhe dhunë, pasi deputetët e opozitës hodhën granata tymuese dhe gaz lotsjellës brenda sallës parlamentare. Këto veprime erdhën si shenjë proteste kundër politikave të qeverisë dhe për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj studentëve protestues.

    Demonstratat, të cilat fillimisht u nxitën nga shembja fatale e një çatie në një stacion treni – ngjarje që mori jetën e 15 personave katër muaj më parë – janë shndërruar në sfidën më të madhe për qeverinë serbe.

    Aktualisht po ndodh kaos në Kuvendin e Serbisë, ku gjatë seancës së sotme deputetët e opozitës kanë ndezur flakadanë dhe kanë gjuajtur deputetët e shumicës me vezë dhe shishe, shkruan nova.rs.

    Siç shihet në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, duket se në këtë kaos deputeti Pegja Mitroviq nga Partia Liri dhe Drejtësi (SSP) është drejtuar në mënyrë agresive ndaj funksionarit të Partisë Progresive Serbe (SNS), Milenko Jovanov.

    Në një video të publikuar në rrjetin X, shihet se Pegja Mitroviq është përplasur me Milenko Jovanovin, ndërsa pas tij po afroheshin edhe deputetët Dragan Gjilas dhe Pavle Grboviq.

    Në seancë, parlamenti pritej të miratonte një ligj për rritjen e fondeve për universitetet, një nga kërkesat kryesore të studentëve që kanë bllokuar fakultetet që nga dhjetori.

    Gjithashtu, në rendin e ditës ishte dhe vënia në dukje e dorëheqjes së kryeministrit Millosh Vuçeviq, por disa pika të tjera të propozuara nga koalicioni qeverisës shkaktuan reagimin e ashpër të opozitës.

    https://twitter.com/i/status/1896873874438177248

  • Përfundon numërimi i votave me postë

    Përfundon numërimi i votave me postë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka përfunduar numërimin e votave me postë.

    Sipas të dhënave nga KQZ-ja, tani janë procesuar 100 për qind e votave.

    Bazuar nga këto të dhëna, Lëvizja Vetëvendosje, i ka 31 mijë e 963 vota, apo 51.57 për qind;

    E dyta ka dalur Lidhja Demokratike e Kosovës, që i mori 18 mijë e 933 vota, apo 30.55 për qind;

    Në vendin e tretë është renditur Partia Demokratike e Kosovës me 5 mijë e 878 vota, apo 9.48 për qind;

    Kurse, koalicioni AAK-Nisma, i ka mbledhur 2 mijë vota apo 3.23 për qind e votave me postë.

    Tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të vazhdojë me numërimin e votave me kusht dhe të atyre të personave me nevoja të veçanta.

    Përfundimi i procesit të numërimit pritet të bëhet nesër me datë 5 mars.

    Përfundon numërimi i votave me postë