Category: AKTUALE

  • Momenti kur një deputete e parlamentit serb goditet me shishe në kokë

    Momenti kur një deputete e parlamentit serb goditet me shishe në kokë

    Në rrjetet sociale është shfaqur një video e momentit kur një prej deputetëve të parlamentit serb goditet me shishe në kokë.

    Raportohet se sulmi ka ardhur nga bankat e mazhorancës qeverisëse, ndonëse kryeparlamentarja Ana Brnabiq deklaron se është bërë nga përfaqësues të opozitës.

    Në bazë të regjistrimit nuk është e qartë se cilit deputet gjuajti shishen.

    Kujtojmë se në një seancë të Kuvendit të Serbisë, pak pas orës 11, ka pasur një përleshje, përleshje dhe hedhje të bombave tymuese.

    Siç ka thënë Ana Brnabiq, tre deputetë janë lënduar. Ajo pohon se njëra prej tyre Jasmina Obradoviq ka pësuar goditje në tru dhe po lufton për jetën, ndërsa deputetja Sonja Iliq, e cila është 8 muajshe shtatzënë, ka përjetuar shok dhe po lufton për fëmijën e saj. E treta është Jasmina Karanac, e cila gjithashtu mbeti e plagosur.

    https://www.facebook.com/watch/61568522275520/?ref=embed_video

  • Ngritet aktakuzë për shembjen e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad

    Ngritet aktakuzë për shembjen e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad

    Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ngriti aktakuzë për lëshimet që çuan në shembjen e një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

    Në këtë incident, që ndodhi më 1 nëntor të vitit të kaluar, humbën jetën 15 perosna.

    Aktakuza u ngrit kundër menaxheres së zhvillimit të investimeve në kompaninë “Infrastruktura Hekurudhore e Serbisë”, Sllobodanka K., kryetarit të Komisionit për Inspektimin Teknik të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, Millutin S., dhe anëtares së këtij komisioni, Bilana K.

    “Aktakuza u ngrit në lidhje me kryerjen e veprave penale me elemente korruptive, të cilat kanë rezultuar me shembjen e strehës”, tha kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike, Nenad Stefanoviq.

    Ai tha se ka dyshime të arsyeshme se lëshimet e tyre, lidhen me shkakun e tragjedisë.

    Prej se ka ndodhur ky incident, studentët në Serbi kanë organizuar protesta dhe bllokada masive në disa qytete të vendit, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për rastin, raporton REL.

    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka dhënë dorëheqje, ashtu si edhe kryetari i Novi Sadit, Millan Gjuriq./Rilindja Shqiptare/

  • Ndërron jetë një shtetas i Kosovës gjatë punimeve në korridorin 8 në Maqedoni

    Ndërron jetë një shtetas i Kosovës gjatë punimeve në korridorin 8 në Maqedoni

    SPB Tetovë njofton se dje gjatë punimeve në korridorin 8 ka ndërruar jetë një 31-vjeçar shtetas i Kosovës.

    “Më datë 03.03.2025 në ora 17:15 në DPB Gostivar nga Qendra Emergjente e Gostivarit, është raportuar se tek ata është sjellë një pa shenja jete personi L.S.(31) nga Republika e Kosovës.

    Sipas raportit, L.S. është sëmurë gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani që kryen ndërtimin e Korridorit 8, pas së cilës është transferuar në Qendrën Emergjente të Gostivarit, ku është konstatuar vdekja. Është bërë inspektimi dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thonë nga SPB Tetovë.

  • AGK-ja dënon sulmet e përsëritura të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj mediave

    AGK-ja dënon sulmet e përsëritura të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj mediave

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar ndaj sulmeve të vazhdueshme ndaj mediave që bëhen nga ana e kryeministri Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

    AGK -ja ka thënë se retorika e Kurtit është e papranueshme dhe se rrezikon gazetarët dhe mediat.

    “AGK-ja dënon sulmet e përsëritura të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj mediave. Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vazhduar edhe këtë të martë sulmet ndaj mediave. Gjykimi im është se Prokuroria është më e interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi,” ka deklaruar Kurti në Gjilan. Këtë deklaratë e ka bërë kur është pyetur nga gazetarët për mosparaqitjen e tij si dëshmitar në rastin e Rezervave Shtetërore, intervistë e caktuar për orën 10:00. AGK-ja e dënon këtë gjuhë të Kryeministrit në detyrë dhe rithekson se një retorikë e tillë është e papranueshme, rrezikon gazetarët dhe mediet, si dhe minon lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë”, thuhet në reagim./Rilindja Shqiptare/

    Facebook

  • Kaos në Kuvendin e Serbisë: Hedhja e gazit tymues shkakton panik, deputetja pëson sulm në tru

    Kaos në Kuvendin e Serbisë: Hedhja e gazit tymues shkakton panik, deputetja pëson sulm në tru

    Kaos në Kuvendin e Serbisë: Hedhja e gazit tymues shkakton panik, deputetja pëson sulm në tru

    Beograd – Seanca e Kuvendit të Serbisë u kthye në një skenë kaosi të plotë pas shpërthimit të gazit tymues në sallë. Sipas raportimeve, incidenti ndodhi gjatë një debati të tensionuar politik, duke detyruar deputetët të largohen mes tymit të dendur.

    Gjatë kaosit, një deputete pësoi sulm në tru, duke u dërguar me urgjencë në spital. Gjendja e saj mbetet e paqartë. Incidenti ka nxitur reagime të forta në skenën politike serbe, me akuzat që hidhen mes partive për përgjegjësinë e situatës.

    Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorët e këtij veprimi, ndërsa qytetarët dhe ekspertët kërkojnë më shumë siguri brenda institucioneve shtetërore.

  • Incident në Kuvendin e Serbisë: Tym dhe kaos në sallë

    Incident në Kuvendin e Serbisë: Tym dhe kaos në sallë

    Një incident ndodhi të martën në Kuvendin e Serbisë, kur deputetët e opozitës u ngritën nga ulëset dhe aktivizuan mjete piroteknike në sallë.

    Deri te kjo erdhi pasi deputetët e koalicionit qeverisës miratuan rendin e ditës, të cilin opozita e kundërshtoi,

    Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryetarit, aktivizuan bomba me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”

     

    Ekipi i Radios Evropa e Lirë, i pranishëm në vendngjarje, raporton se tymi nga mjetet piroteknike mund të nuhatet edhe në korridoret

    Qeveria miratoi paraprakisht rendin e ditës me 62 pika, ku përfshihen edhe ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë.

    Lexo po ashtu
    Dodik thotë se nuk do të paraqitet në aktgjykimin ndaj tij

    Qeveria miratoi paraprakisht rendin e ditës me 62 pika, ku përfshihen edhe ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë.

     

     

  • 31 të vdekur në një aksident në Bolivi – përplasja e dytë vdekjeprurëse brenda disa ditësh

    31 të vdekur në një aksident në Bolivi – përplasja e dytë vdekjeprurëse brenda disa ditësh

    31 persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të një kamioni me një autobus në Bolivinë jugore, vetëm dy ditë pas një aksidenti pak a shumë të njëjtë nga i cili vdiqën 37 njerëz.

    Policia tha se autobusi u rrotullua rreth 500 metra në një përroskë pas përplasjes të hënën, e cila ndodhi në autostradën misi Oruros, , në Altiplano boliviane, dhe qytetit të minierave malore të Potosit.

    Shoferi i kamionit është arrestuar, ndërsa shkaku i aksidentit është nën hetime.

    Zëdhënësi i policisë, Limbert Choque tha se burra dhe gra ishin midis të vdekurve dhe 22 persona pësuan lëndime.

    Presidenti i Bolivisë, Luis Arce, shprehu ngushëllimet për viktimat në mediat sociale: “Kjo ngjarje fatkeqe duhet të hetohet për të përcaktuar përgjegjësitë”, tha ai në një postim në Facebook./Rilindja Shqipare/

  • Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

    Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

    Qytetarët vazhdojnë të ankohen për çmime të papërballueshme të produkteve esenciale. Ata thonë se në vend se të ketë ulje të çmimeve në muajin e shenjtë të Ramazanit, ato vetëm sa kanë shënuar rritje. Ndërkohë njohës të ekonomisë thonë se qytetarët në Kosovë kanë mbetur në duar të tregtarëve pasi që institucionet përgjegjëse nuk interesohen për situatën e krijuar.

    Në muajin e shenjtë të Ramazanit, qytetarët ankohen për çmime të pa përballueshme të produkteve ushqimore. Sipas tyre në vend të zbritjes në muajin që njihet si i solidaritetit, janë duke u ballafaquar me ngritje të tyre, duke nisur nga çmimi i bukës.

    “Katarstorë është katastrofë, çka me thanë tjetër”, tha një qytetar.

    “Çmimet nuk janë të volitshme”, u shpreh një tjetër qytetar.

    “Për standardin tonë janë të larta”, tha për rtv21 një qytetar.

    Ndërkohë në bazë të matjeve të fundit të Agjencisë së Statistikave, çmimet e produkteve të konsumit u rritën në një mesatare prej 1.5% në muajin janar 2025 në krahasim me muajin janar 2024. Sipas Agjencisë, shtrenjtim pati në pothuajse çdo artikull ushqimor, përfshirë edhe shërbime të tjera shtëpiake. Ndërkohë krahasuar me muajin dhjetor 2024, në janar 2025 produktet u shtrenjtuan për 0.7%. Agjencia e statistikave, thotë se në muajin janar, pati shtrenjtim edhe të energjisë elektrike krahasuar me muajin dhjetor për 2.8%.

    Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Safet Gërxhaliu, thotë se qytetarët në Kosovë kanë mbetur në mëshirë të tregtarëve.

    Kosova ka kohë që ballafaqohet me një inflacion shumë të lartë. Ndërkohë, qeveria e Kosovës përveç ligjit për çmimet tavan i cili u rrëzua nga kushtetuesja nuk ndërmori asnjë hap tjetër. Gjë e cila për kryetarin e dhomës së tregtisë, Skënder Krasniqin është e pakuptueshme.

    “Qeveria me një udhëzim administrativ i liron çmimet, qysh sot”, tha Krasniqi.

    Situatë tjetër e vështirë për qytetarët në lidhje me çmimet është paralajmëruar në muajin prill, kur pritet të ketë rritje të energjisë elektrike për 30 deri në 35%.

  • Tre fëmijë dhe një grua raportohen të zhdukur gjatë 24 orëve të fundit

    Tre fëmijë dhe një grua raportohen të zhdukur gjatë 24 orëve të fundit

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër persona janë raportuar si të zhdukur gjatë 24 orëve të fundit.

    Sipas njoftimit, në Prishtinë dy fëmijë, një djalë e një vajzë të mitur janë larguar nga shtëpia më 24 shkurt e deri më tani nuk dihet vendndodhja e tyre.

    Rasti është iniciuar si “person i zhdukur”.

    Në Prizren një persona ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe s’ka njohur për vendndodhjen e saj. Rasti është nën hetime.

    E në fshatin Ozdrim të Pejës, një burrë ka njoftuar se bashkëshortja e tij, me probleme psikike, është larguar nga shtëpia dhe s’ka njohuri se ku gjendet.

    “Fsh. Ozdrim, Pejë  27.02.2025 – 09:00. Me 03.03.2025 një mashkull  kosovar ka raportuar se bashkëshortja  e tij viktima femër kosovare, me sëmundje psikike është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen  e saj, rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin policor./Rilindja Shqiptare

  • Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

    Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

    Kryeministri Albin Kurti ka shpërfillur urdhrin e Gjykatës Themelore që të paraqitet në Prokurorinë Speciale për intervistim.

    Lidhur me këtë Prokuroria Speciale përmes  një njoftimi për media ka bërë të ditur se ndaj Kurtit, do të veprohet sipas legjislacionit në fuqi.

    “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas interesimit të shumë gazetarëve, informon se dëshmitari A.K. nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij edhe përkundër faktit se i njëjti ka qenë i obliguar me Urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast penal, sikurse në të gjitha rastet tjera do të veproj duke respektuar legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Ndërkaq kryeministri Albin Kurti nga Gjilani ku mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të një çerdhe, tha se gjithmonë ka qenë dhe është i gatshëm të jap dëshmi, duke insistuar që këtë ta bëjë në zyrën e tij.

    “Unë e mirëpres prokurorinë në Zyrën e Kryeministrit. Ka pasur raste në të kaluarën kur prokurorët hetuesit kanë ardhur për kryeministra jo vetëm si dëshmitar por edhe të pandehur, prandaj nuk ka ndonjë arsye që të mos vazhdohet”, ka thënë Kurti.

    Kryeministri nuk ka kursyer sërish akuzat ndaj Prokurorisë Speciale, duke thënë se qëllimi i Prokurorisë nuk është luftimi i krimit dhe korrupsionit por i qeverisë./Rilindja Shqiptare/