Category: AKTUALE

  • Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

    Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

    Banorët Joz Marku dhe Loredana Brati duket se nuk po gjejnë akoma paqe me njëri-tjetrin.

    Janë bërë një javë që nga rikthimi i banorit, i cili duket se është prekur nga partnerja, për shkak të situatave që ka krijuar brenda.

    Derisa po sqarohen me njëri-tjetrin, në një moment të bisedës ka ndërhyrë edhe Valbona Mhilli.

    Duke folur për raportin në këtë format, gazetarja i tha se me Jozin janë ish-të dashur.

    “Jemi ish-të dashur”, u shpreh Valbona.

    Jozi nga ana tjetër theksoi: “Se çfarë kam pasur me këtë, çfarë të intereson. Se çfarë kam bërë dikur nuk të intereson”.

    Raporti i tyre që në fillim ka qenë i dyshimtë, duke lënë vend për shumë aludime.

     

  • Von der Leyen: BE-ja e gatshme të mobilizojë 800 miliardë euro për forcimin e mbrojtjes

    Von der Leyen: BE-ja e gatshme të mobilizojë 800 miliardë euro për forcimin e mbrojtjes

  • Kurti nga Gjilani: Prokuroria po e lufton Qeverinë

    Kurti nga Gjilani: Prokuroria po e lufton Qeverinë

    Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë, por i ka ftuar hetuesit e Prokurorisë Speciale që t’i shkojnë në zyrën e tij. Nga Gjilani ku mori pjesë në vënien e gurthemelit të një çerdheje, Kurti tha se Prokuroria po e sulmon Qeverinë.

    Sipas Kurtit, ka pasur raste më parë kur “hetuesit kanë ardhur në zyrën e kryeministrit, edhe madje jo vetëm si dëshmitarë, por edhe të pandehur”.

    “Asnjëherë s’kam thënë se s’do të jap dëshmi dhe e refuzoj…Kam thënë se jam i gatshëm dhe i interesuar. Kam shkruar letër ku kam treguar edhe oraret kur mund të bëhen. Mirëpres Prokurorinë e Shtetit në zyrën e kryeministrit…S’ka ndonjë arsye që të mos vazhdojë. Pra, qysh në muajin dhjetor ka qenë e mundur që të kryhet ky intervistim dhe të jepet dëshmia nga ana ime”, ka thënë Kurti.

    Kryeministri tutje ka shtuar se Prokuroria po e keqpërdor lirinë dhe po e lufton Qeverinë, e jo krimin e korrupsionit.

    “Nëse Prokuroria e ka pasur shumë të rëndësishme dëshminë time, ajo do të vinte te ne. Një prokuror që ka synim dëshminë e një dëshmitari, ajo nuk humb kohë. Shtrohet pyetja pse i humbi Prokuroria 3 muaj. Për bindjen time është e interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarku sesa të sjellë drejtësi. Kurrë Prokuroria e Shtetit në Kosovë s’ka qenë më e lirë. Lirinë po e përdor e keqpërdor për të luftuar Qeverinë, e jo krimin e korrupsionin. Gjithmonë kam qenë i gatshëm të dëshmoj”, ka shtuar ai.

    Kurti nuk paraqitet në Prokurori, pavarësisht urdhrit nga Gjykata

    Ora 10:00 ishte koha kur kryeministri Albin Kurti do të duhej të paraqitej në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar mbi çështjen e rezervave shtetërore. Por, ai s’e ka bërë këtë.

    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka urdhëruar Kurtin që të martën (4 shkurt) në orën 10:00 të paraqitej në cilësinë e dëshmitarit, por Kurti, sipas agjendës së Zyrës së Kryeministrit, në këtë orë do të marrë pjesë në vënien e gurit themeltar të çerdhes së re në Gjilan.

    “Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, do të vendosin gurin themeltar të çerdhes së re në Gjilan. Vendosja e gurit themeltar bëhet nesër, më 04 mars 2025, në ora 10:00, në lagjen “Livadhet e Arapit” në Gjilan”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.

    Zyra e Kryeministrit ka thënë se Kurti është i gatshëm të dëshmojë, por jo në ambientet e Prokurorisë. Ai i kishte ftuar prokurorët në zyrën e tij, me arsyetimin që edhe paraardhësit e tij janë intervistuar në këtë formë.

    Në thirrjen e dhjetorit për paraqitjen e Kurtit në Prokurori thuhej se nëse refuzohet dhënia e dëshmisë pa arsyetim ligjor, ai mund të dënohet me gjobë, e nëse refuzohet shkuarja edhe pas gjobës, mund të paraburgoset.

  • Shqetësuese rritja e përdorimit të narkotikëve tek të rinjtë në Kosovë

    Shqetësuese rritja e përdorimit të narkotikëve tek të rinjtë në Kosovë

    Përdorimi i narkotikëve tek të rinjtë në Kosovë është bërë një shqetësim gjithnjë e më i madh për shoqërinë dhe institucionet shëndetësore. Me një rritje të numrit të të rinjve të prekur nga varësia ndaj drogës, ky fenomen po dëmton shëndetin mendor dhe fizik të individëve, si dhe po krijon një barrë të madhe për familjet dhe shoqërinë në përgjithësi. Pavarësisht përpjekjeve për të luftuar këtë fenomen, përdorimi i narkotikëve po rritet dhe kërkon masa të menjëhershme dhe të qëndrueshme për të parandaluar pasojat e rënda.

    Shkaktarët e përdorimit të narkotikëve

    Shkaqet që shtyjnë të rinjtë të përdorin substanca narkotike janë shumëdimensionale dhe shpesh lidhen me kushte sociale, psikologjike dhe ekonomike. Një nga arsyet kryesore është ndjenja e presionit shoqëror dhe dëshira për të përfshirë në grupe sociale, ku përdorimi i drogës shihet si një mënyrë për t’u integruar. Po ashtu, shumë të rinj janë të prekur nga stresi i jetës, përfshirë presionin për të pasur sukses në shkollë, marrëdhëniet me bashkëmoshatarët dhe problemet familjare, të cilat shpesh i shtyjnë ata të kërkojnë shpërqendrim përmes narkotikëve.

    Një tjetër shkak është pasiguria dhe mungesa e mundësive për punësim dhe zhvillim profesional. Kur të rinjtë ndihen të mbyllur në një rreth të vogël mundësish dhe pa perspektivë, ata mund të kërkojnë shpëtim në përdorimin e substancave të dëmshme. Në shumë raste, drogat ofrojnë një ndjenjë të shpejtë të “shpëtimit” ose të nxitjes, por kjo është vetëm një iluzion që çon në varësi dhe pasojat të rënda afatgjata.

    Statistikë dhe rritja e përdorimit

    Sipas disa raporteve të organizatave shëndetësore dhe polici, ka një rritje të dukshme të numrit të të rinjve që përdorin droga të forta, si kokainë dhe heroinë, si dhe substanca të tjera që janë të dëmshme për shëndetin. Shumë prej këtyre rasteve raportohen në qytetet më të mëdha të Kosovës, ku shfaqen edhe grupe të organizuara që trafikonin narkotikë dhe ofrojnë substanca të paligjshme për ata që kërkojnë kënaqësi të përkohshme.

    Një studim i fundit i Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës ka treguar se një përqindje e konsiderueshme e të rinjve të moshës 16-24 vjeç përdorin substanca narkotike, me një përhapje më të madhe të përdorimit të marihuanës. Për fat të keq, shumë prej këtyre individëve nuk kanë njohuri të mjaftueshme për pasojat shëndetësore që vijnë si pasojë e përdorimit të drogës dhe shpesh nuk kërkojnë ndihmë për të dalë nga ky cikël i rrezikshëm.

    Pasojat e përdorimit të narkotikëve

    Përdorimi i narkotikëve ka pasoja të shumta për individët, sidomos për të rinjtë që janë ende në zhvillim fizik dhe mendor. Droga mund të shkaktojë ndryshime të theksuara në trurin e individëve, duke sjellë pasoja të rënda në shëndetin mendor, si çrregullime të depresionit, ankthit dhe probleme me kujtesën dhe koncentrimin.

    Përveç ndikimeve të shëndetit mendor, përdorimi i narkotikëve rrit edhe rrezikun për sëmundje të ndryshme fizike, si infeksione të rënda (p.sh., HIV dhe hepatiti), dëmtim të organeve të brendshme dhe rrezik për aksidente dhe vdekje të parakohshme. Po ashtu, varësia ndaj narkotikëve ndikon negativisht në marrëdhëniet shoqërore, duke shkaktuar izolim dhe probleme të mëdha familjare dhe ekonomike.

    Lufta kundër përdorimit të narkotikëve dhe iniciativat për punë

    Për të luftuar përdorimin e narkotikëve dhe pasojat e tij, janë ndërmarrë disa nisma dhe projekte nga autoritetet shëndetësore dhe organizatat joqeveritare. Në disa qytete të Kosovës janë hapur qendra rehabilituese që ofrojnë mbështetje dhe trajtim për individët e prekur nga varësia. Po ashtu, janë organizuar fushata ndërgjegjësuese për të informuar të rinjtë për rreziqet e përdorimit të substancave të dëmshme dhe për rëndësinë e kërkimit të ndihmës në kohë.

    Institucionet shëndetësore kanë krijuar edhe mundësi trajtimi për ata që janë të varur, me fokus në programet e rehabilitimit dhe mbështetjes psikologjike. Megjithatë, ka ende shumë punë për t’u bërë në krijimin e mundësive për arsim dhe punësim për të rinjtë, për të ulur presionin dhe dëshirat që i shtyjnë ata drejt narkotikëve.

    Përdorimi i narkotikëve tek të rinjtë në Kosovë është një çështje komplekse që kërkon angazhim të gjerë nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Përpjekjet për të parandaluar këtë fenomen duhet të fokusohen në edukimin e të rinjve për pasojat e përdorimit të substancave, ofrimin e mundësive për zhvillim profesional dhe mbështetje psikologjike për ata që përballen me varësinë. Vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve, familjeve dhe shoqërisë mund të luftojmë këtë fenomen të rrezikshëm dhe të sigurojmë një të ardhme më të shëndetshme për brezat e rinj./Rilindja Shqiptare/

  • Erion Veliaj kërkon kthimin e celularit të sekuestruar

    Erion Veliaj kërkon kthimin e celularit të sekuestruar

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shqyrtojë sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për rikthimin e celularit të sekuestruar gjatë arrestimit të tij në zyrën e Bashkisë.

    Nëpërmjet avokatëve të tij, Veliaj ka argumentuar se sekuestrimi i pajisjes ka qenë i paligjshëm dhe kërkon kthimin e saj.

    Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Bani, në seancën që do të zhvillohet në orën 09:00./Rilindja Shqiptare/

  • Dedaj: Ka pasur manipulim të madh të votave nga ambasadat

    Dedaj: Ka pasur manipulim të madh të votave nga ambasadat

    Gjergj Dedaj ka thënë se ka pasur manipulime sa u përket votave në ambasada.

    Dedaj madje i ka quajtur këto vota si vota Schwartz ose vota të Martinit duke iu referuar ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwartz, dhe ambasadorit Martin Berishaj.

    “Unë, votat e hedhura në kutitë e votimit në zarfat e hapura edhe pastaj ndoshta të rihapura nëpër ambasadat dhe konsullata i kam quajtur si vota Schwartz, ose votat e Martinit, sepse është e palogjikshme, është tepër transparente me e kuptu që këtu ka pasë një manipulim masiv”, ka thënë Dedaj në Edicionin Special të Klan Kosovës.

    “Sepse votat janë familjarët. Të njëjtit njerëz në disaporë që kanë votu në ambasada dhe konsullata, dhe ata që kanë dërgu me postë, e dallimi 30 për qind është aq i madh sa që për çdo njeri, çdo qytetar të Kosovës është e qartë se aty ka pasur manipulim – ka pasë, nuk po them tash vjedhje, është fjalë e ranë, masovike, dhe me çdo qëllim dhe me çdo kusht sepse ish-kryeministri [Albin] Kurti, pushteti në largim ka luftuar me çdo mjet, me çdo metodë me i kalu 500 mijë vota, edhe me mujtë me e ba qeverinë vetëm”.

     

  • 25 të arrestuar nga policia islame në Nigeri, nuk agjëruan dhe shisnin ushqim në Ramazan

    25 të arrestuar nga policia islame në Nigeri, nuk agjëruan dhe shisnin ushqim në Ramazan

    Policia islame në shtetin e Kanos në veri të Nigerisë ka arrestuar myslimanë që janë parë duke ngrënë dhe pirë publikisht, si dhe ata që shesin ushqim në fillim të Ramazanit, kur myslimanët duhet të agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit.

    Zëvendëskomandanti i Hisbah, Mujahid Aminudeen, i tha BBC-së se 20 persona ishin arrestuar për mosagjërim dhe pesë për shitje ushqimi, dhe se operacionet do të vazhdojnë gjatë gjithë muajit, i cili filloi të shtunën.

    “Ajo që është e rëndësishme të theksohet është se ne nuk merremi me jobesimtarët”, citohet të ketë deklaruar ai.

    Zotri Aminudeen theksoi se çdo “mosrespektim” ndaj Ramazanit nuk do të tolerohet.

    Ai tutje tha se është “shkatërruese” që gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, disa myslimanë të rritur po hanë dhe pinë në publik.

    Vitin e kaluar, ata që u arrestuan për mosagjërim u liruan pasi premtuan se do të respektonin agjërimin, ndërsa këtë vit ata nuk patën të njëjtin fat dhe do të përballen me gjykatën.

    Sharia, ligji islamik, u fut në 12 shtetet e veriut të Nigerisë që kanë një popullsi shumicë muslimane, ndërkohë që nuk aplikohet për pakicat kristiane që jetojnë aty./Rilindja Shqiptare/

  • G Bani i ashpër me Jozin

    G Bani i ashpër me Jozin

    G Bani dhe Joz Marku janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin së fundmi.

    Ata janë zënë teksa reperi e ka quajtur vazhdimisht ‘besëprerë’ këngëtarin tjetër.

    “I pabesë, besëprerë. Do të bësh situatë me Danjën para dushit”, iu drejtua G Bani.

    “Çun i keq, sepse po tregohesh i tillë. Çfarë të pengon ty kjo”, iu drejtua Jozi nga ana tjetër.

    “Fillove të bësh skema me Danjën, ti je njeri më i poshtër, të solli publiku për vajzën që je martuar me të, ti po bën skema me Danjën”, i tha sërish konkurrenti.

    G Bani këto ditë ka qëndruar vazhdimisht pranë Danjës duke i bërë komplimente të ndryshme, derisa iu tërhoq vërejtja, meqë ajo ka një lidhje jashtë.

    G Bani dhe Jozi janë të rikthyerit e publikut bashkë me Amber, nga një avantazh që pati Gjesti.

  • PDK dhe LDK në “luftë’ për një deputet, kjo është gjendja aktuale sipas votave

    PDK dhe LDK në “luftë’ për një deputet, kjo është gjendja aktuale sipas votave

    Dy partitë më të vjetra në vend, PDK dhe LDK janë në garë të ngushtë për një deputet, pas numërimit të 90 për qind të votave nga diaspora.

    Sipas njohësit të statistikave, Shenoll Muharremi, nga publikimi i të dhënave deri me tani të votave për deputetë, PDK dhe LDK janë në garë të ngushtë.

    Lidhje Demokratike ka 8.605 vota, ndërkaq PDK me 8.206 vota dhe nëse nuk ka ndonjë ndryshim deri në fund, LDK mund ta fitojë edhe një ulëse.

    Bazuar në rezultatet aktuale, VV ka 48 deputetë, PDK 24 dhe LDK 20.

    Më poshtë gjeni postimi e plotë të Muahrremit:

    Rezultatet e Fundit: Mandati 100 Luhatës

    Sipas rezultateve më të fundit ku janë numëruar 90% të votave të diasporë dhe ku votat me kusht shpërndahen proporcionalisht me rezultatet e Kosovës, aktualisht me të dhënat e 4 mars 08:30h, sipas metodës D’Hondt, Mandati i 100 i mbetet ende PDK.

    Rezultatet* e mundshme finale sipas trendit aktual (4 mars 08:30h):

    LVV: 42.29% vota dhe 48 Mandate
    PDK: 20.96% vota dhe 24 Mandate
    LDK: 18.25% vota dhe 20 Mandate
    AAK-N: 7.07% vota dhe 8 Mandate
    Pakicat/tjera: 11.42% vota dhe 20 Mandate Pakicat
    *Këto vlerësime po bëhen në kohë reale dhe ende mund të ndryshojnë deri në fund./Rilindja Shqiptare/

    Facebook

  • Publikohet fotografia e G Banit me ish-të dashurën, ka një ngjashmëri me Danjën

    Publikohet fotografia e G Banit me ish-të dashurën, ka një ngjashmëri me Danjën

    Në Fan Club u publikua së fundmi një fotografi e G Banit me ish-të dashurën e tij suedeze.

    Kjo pasi reperi i kishte thënë vazhdimisht Danjës se po ngjason me ish-partneren që ka pasur.

    Duket se kanë një ngjashmëri në dukje, marrë parasysh që të dyja janë bionde.

     

     

    Sidoqoftë, G Bani ka vendosur që të tërhiqet dhe ka thënë që nuk do i shkojë më nga pas./Rilindja Shqiptare/