Category: AKTUALE

  • Dërgimi i Kurtit në Prokurori pa e prangosur, avokati kosovar flet për një prej rrugëve që mund të ndiqet

    Dërgimi i Kurtit në Prokurori pa e prangosur, avokati kosovar flet për një prej rrugëve që mund të ndiqet

    Avokati kosovar, Naim Rudari, në Frontal të T7 ka thënë se nëse do të lëshohet një urdhër për dërgimin e kryeministrit që të dëshmojë me patjetër në Prokurori, ata që do ta lëshojnë urdhrin do të kujdesën që ta zbatojnë atë në mënyrën më të përshtatshme.

    Rudari ka thënë se shpreson se ata që do ta japin urdhrin do t’i shkojnë në zyrë Kurtit për t’ia kumtuar urdhrin për arrestim dhe në këtë formë ta shoqërojnë në Prokurori, pa pasur nevojë që ta prangosin apo ta marrin dhunshëm.

    “Ata që e lëshojnë urdhrin e gjejnë mënyrën më të përshtatshme. Unë shpresoj që ata të provojnë t’ia kumtojnë urdhrin për arrestim dhe shoqërim në prokurori dhe të mos ketë nevojë që ta prangosin dhe ta marrin dhunshëm kryeministrin. Mund t’ia kumtojnë urdhrin dhe ta shoqërojnë në Prokurori”, ka thënë Rudari në Frontal të T7.

    Rudari ka treguar se nëse Kurti s’pranon të flasë, atëherë mund të burgoset për 1 muaj.

    “Nëse s’flet atëherë ligji ka parë që mund të burgoset, por jo se më shumë se një muaj”, ka thënë tutje avokati kosovar.

  • “Refuzimi i Kurtit për të dëshmuar në Prokurori bëhet lajm ndërkombëtar”

    “Refuzimi i Kurtit për të dëshmuar në Prokurori bëhet lajm ndërkombëtar”

    Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar sërish të dëshmojë në Zyrën e Prokurorit Special, i ftuar si dëshmitar për një rast të dyshuar korrupsioni me rezervat shtetërore.

    Ky veprim i tij, jo vetëm që ka bërë bujë në vend, por është trajtuar edhe në mediat ndërkombëtare.

    Është agjencia e lajmeve Associated Press ajo që ka raportuar për këtë refuzim, duke e sqaruar në pika të shkurta rastin.

    “Kurti, i cili fillimisht u ftua në dhjetor dhe refuzoi, ka kërkuar që dëshminë ta japë në zyrën e tij. Ai nuk është i akuzuar në këtë rast, por zyrtarë tjerë po. Pak detaje janë bërë publike”, ka raportuar AP, transmeton Klankosova.tv.

    Agjencia më tej e citon Kurtin të ketë thënë se kërkesën e prokurorisë e konsideron si të motivuar politikisht.

    “Po e përdorë dhe keqpërdorë lirinë e saj për të luftuar qeverinë, jo krimin e korrupsionin. Gjithmonë kam qenë i gatshëm të dëshmoj”, u ka thënë Kurti gazetarëve, sipas AP.

    Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe kryeprokurori e kanë mbështetur kërkesën për ta ftuar Kurtin dhe kanë hedhur poshtë pretendimet e tij se po mbajnë anë politike, duke shtuar se fjalët e tij “dëmtojnë rëndë funksionimin e institucioneve demokratike”.

    Veç AP-së, për këtë rast kanë raportuar edhe shumë media tjera, si: “The Washington Post”, “The Independent”, “The Hamilton Spectator”, “Times Union”, “Yahoo News”, e shumë të tjera.

  • Vuçeviq: Dorëheqja ime po konstatohet, dyshoj se do të bëhet sot, por do të jetë së shpejti

    Vuçeviq: Dorëheqja ime po konstatohet, dyshoj se do të bëhet sot, por do të jetë së shpejti

    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, deklaroi sot se dorëheqja e kryeministrit nuk mund të jetë në rendin e ditës së Kuvendit pa u diskutuar nga deputetët, përkundrazi, pasi të përfundojë debati për rendin e ditës, kryetari i Kuvendit duhet thjesht të informojë deputetët se kryeministri ka dhënë dorëheqje.

    Vuçeviq, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se kur pritet të shpallet dorëheqja e tij, tha se dorëheqja shpallet në Kuvend në formë të informimit ose më mirë të njoftimit dhe nuk votohet dhe nuk diskutohet, raporton Tanjug.

    “Për të miratuar të gjitha ligjet që janë të rëndësishme për shtetin e Serbisë, e një prej tyre është ndryshimi i Ligjit për Arsimin e Lartë, sepse është pjesë e marrëveshjes me kolegjiumin e rektorëve të të gjitha universiteteve shtetërore në Serbi dhe kërkesa e katërt e studentëve që janë në bllokadë, duhet së pari të debatohen dhe të votohen projektligjet popullit, si dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërshtetërore, të gjitha të rëndësishme që shteti të vazhdojë të punojë”, tha ai.

    Vuçeviq shpjegoi se, pasi të përfundojë debati për ligjet e propozuara, do të thuhet se ai ka dhënë dorëheqje dhe kështu qeveria do të hyjë në një mandat teknik pa të drejtë për iniciativë legjislative, përveç në situata ekstreme, siç është mbrojtja e shtetit. Ai shtoi se dyshon se kjo do të ndodhë sot, për shkak të gjithçkaje që po ndodh dhe se nga ana tjetër po diskutohet për të gjitha pikat e rendit të ditës.

    “Nuk është reale që kjo të mund të kryhet sot, bazuar në atë që kam parë dhe atë që di si ish-deputet dhe sipas rregullores parlamentare. Megjithatë, jam i sigurt se do të përmbyllet shumë shpejt dhe nga ai moment do të fillojë periudha 30-ditore për zgjedhjen e qeverisë së re ose për mbajtjen e zgjedhjeve, ose për shpërndarjen e Kuvendit Kombëtar”, tha Vuçeviq.

  • Gjuetarët të pakënaqur: Moratoriumi i gjuetisë, rriti paligjshmërinë

    Gjuetarët të pakënaqur: Moratoriumi i gjuetisë, rriti paligjshmërinë

    Ndalimi i gjuetisë, kur po mbushet thuajse një dekadë nga hyrja në fuqi, duket se ka qenë një rregull në letër, pasi në realitet ky ndalim duket se ka shtuar paligjshmërinë, të paktën në zonën e juglindjes.

    Në fakt, të dhënat zyrtare nga agjencia e zonave të mbrojtura në rajonin e Korçës flasin se gjatë vitit 2024 nuk ka pasur asnjë rast të konstatuar të gjuetisë së paligjshme, edhe pse janë konstatuar kurthe të paligjshme për kafshët e egra.

    Në kushte kur, sipas gjuetarëve të ligjshëm, shteti ka dështuar të monitorojë moratorumin e gjuetisë, ai propozon që ky kontroll të bëhet nga vetë shoqatat, shkruan A2 CNN.

    Në të gjithë Qarkun e Korçës numërohen mbi 400 gjuetarë të rregullt të regjistruar sipas ligjit, të cilët prej vitesh çiftet i mbajnë të varura në mur.

  • Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

    Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

    Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk udhëheq në asnjërën prej tetë komunave që qeverisë në nivel lokal.

    Partia e Lumir Abdixhikut në Prishtinë, Pejë, Istog, Obliq, Lipjan dhe Junik, renditet e dyta në zgjedhje parlamentare, ndërkaq në Dragash dhe Fushë Kosovë, është e treta.
    LDK-ja në kryeqytet sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, renditet e dyta me 25.5 për qind apo 30138 vota. Po ashtu, edhe në votat me postë është e dyta me 28.16 për qind apo 1326 vota, sipas rezultateve të fundit të publikuara më 3 mars në ora 23:37, në faqen e KQZ-së, raporton KosovaPress.

     

    Në anën tjetër, në Pejë, LDK-ja renditet e dyta me 27.64 për qind apo 12 mijë e 318 vota, kurse edhe në votat me postë ,ajo është e dyta me 40.36 për qind apo 1326 vota.

    Kurse në Istog, LDK-ja ka marrë 34.57 për qind apo 6023 vota duke u renditur e dyta pas Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë komunë, LDK-ja qëndron e para sa i përket votave me postë me 42 për qind apo 796 vota.

    Në votat e rregullta në komunën e Obliqit, LDK-ja renditet e dyta me 23,17 për qind apo 3016 vota. Po ashtu, edhe në votat me postë është e dyta me 30.3 për qind apo 119 vota.

     

    Në komunën e Fushë Kosovës, LDK-ja ka grumbulluar 4488 vota apo 19.35 për qind, duke u renditur e treta pas LVV-së dhe PDK-së. Kurse në votat me postë, LDK-ja ka marrë 335 vota apo 28.84 për qind.

    E dyta renditet edhe në Lipjan, pasi në zgjedhje e 9 shkurtit ka grumbulluar 8362 vota apo 27.93 për qind, derisa në votat me postë ka 32.89 për qind po ashtu e dyta.

    1. LDK-ja në Dragash renditet e treta në votat e rregullta, pasi ka grumbulluar vetëm 2519 vota apo 22.79 për qind, kurse në votat me postë është e dyta me 20.36 për qind.

    Në komunën e fundit që udhëheqin në nivel lokal, në atë të Junikut, LDK-ja ka marrë 549 vota duke u renditur e dyta me 30.12 për qind. Në këtë komunë, LDK-ja, qëndron e para sa i përket votave me postë, pasi ka grumbulluar 247 vota apo 46 për qind.

     

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave përmes postës dhe atyre me kusht

  • Numërimi i votave do të përfundojë të mërkurën

    Numërimi i votave do të përfundojë të mërkurën

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se pret që të mërkurën (5 mars) të përfundojë numërimi edhe i votave të fundit, atyre me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara. Këtë ka bërë të ditur, Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi i cili tha se sot KQZ-ja do ta përmbyll procesin e numërimit përmes postës.

    Elezi është shprehur po ashtu se sot ka nisur numërimi i votave me kusht.

    “Në QNR është në përfundim e sipër procesi i numërimit nga votimi jashtë vendit, respektivisht votimi përmes postës. Pra gjatë ditës së sotme do të përmbyllim procesin e numërimit të votave nga votimi jashtë Kosovës dhe gjithashtu në QNR ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe pastaj edhe votave të personave me nevoja të veçanta. Ky proces do të bëhet sot dhe presim të përfundojë nesër”, tha ai.

    “Sot pritet të përfundojë procesi i votave me postë. Pastaj sot ka nisur edhe procesi i votave me kusht, e pastaj do të nis numërimi i votave të personave me nevojave të veçanta”, ka thënë Elezi.

    Ndryshe, deri tash janë kryer numërimet nga vendvotimet dhe ato në përfaqësi diplomatike. Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje ka mbi 42 për qind apo 48 ulëse në Kuvend.

    Partia Demokratike që doli e dyta në vendvotimet në Kosovë dhe e treta në diasporë, ka 21 për qind apo 24 ulëse.

    Lidhja Demokratike e Kosovës u rrit me votat në diasporë dhe në total ka mbërritur në 20 ulëse në Kuvend, me mbi 18 për qind të votave.

    Koalicioni AAK-Nisma mbetet me tetë ulëse apo pak mbi 7 për qind të votave, nga numërimet e deritashme.

    Janë mbi 15 mijë vota për t’u numëruar në procesin e fundit./Rilindja Shqiptare/

  • Deputeti ukrainas: Zelensky duhet t’i kërkojë falje SHBA-së

    Deputeti ukrainas: Zelensky duhet t’i kërkojë falje SHBA-së

    Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko i ka bërë thirrje presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskit që të kërkojë falje për sjelljen e tij gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar.

    Goncharenko është shprehur se Zelensky duhet të vepronte ndryshe, raporton BBC.

    “duhej të kishte vepruar në një mënyrë tjetër gjatë takimit, sepse nuk është një kopsht fëmijësh. Ka të bëjë me jetët e miliona njerëzve”.

    “Çfarë është më e rëndësishme, krenaria e Presidentit Zelensky, apo jeta e miliona njerëzve për të cilët ai është përgjegjës? Ai duhet të kërkojë falje”, është shprehur deputeti./Rilindja Shqipetare/

  • Arrestohet personi që shqeu Kur’anin në Prizren

    Arrestohet personi që shqeu Kur’anin në Prizren

    Kamerat e sigurisë kanë kapur një person në Prizren teksa ka shqyer librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin, rast për të cilin policia ka bërë të ditur se është duke u hetuar.

    Lajmin  e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

    “Po është arrestuar, dhe për detaje të tjera drejtohuni zyrës qendrore”, tha Gashi.

    Ndryshe, për këtë akt ka reaguar edhe kryeimami në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren , Orhan Bislimaj.

    Bislimaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se e kanë parë nga afër Kuranin e dëmtuar dhe tani është provë në organet e hetuesisë.

    Tutje ai ka shkruar se bazuar në informacionet e qytetarëve Policia e Kosovës e ka një emër të dyshuar, e që u tha se kishte probleme psikike.

    “Dëmtimi i Kur’anit në Prizren…! Mbrëmë së bashku me Policinë e Kosovës kemi dalë te vendi ku një person u raportua në media duke shkyer fletë nga Kur’ani Fisnik. E pamë nga afër Kur’anin e dëmtuar dhe tani është provë në organet e hetuesisë./Rilindja Shqiptare/

  • KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

    KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSh), kanë reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, për mosparaqitjen e tij në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi.

    KPK dhe ZKPSh ka thënë se zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet sipas shijeve, interesave dhe nevojave të kryeministrit.

    “Me rastin e deklaratave të sotme publike të dhëna nga Kryeministri Albin Kurti, për mosparaqitjen e tij në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit, përkitazi me dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore, edhe pse Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar urdhër për paraqitjen e tij në prokurori, Këshilli Prokurorial dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, rikujtojnë se zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet sipas shijeve, interesave dhe nevojave ditore të Kryeministrit në detyrë, duke dhënë deklarata jashtë parimeve bazë të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

    Sipas KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit, këto deklarime përbëjnë vetëm pikëpamje dhe botëkuptime personale që ka ai për sundimin e ligjit, sepse veprimet për zbatimin e ligjit janë detyrim, jo vetëm për sistemin prokurorial, por edhe kryeministrin, Qeverinë, por edhe për cilindo institucion tjetër dhe qytetar të vendit.

    “KPK dhe ZKPSh, potencojnë se deklaratat e dhëna në vazhdimësi nga Kryeministri Kurti e dëmtojnë seriozisht funksionimin e institucioneve demokratike dhe kanë për qëllim minimin e angazhimit të Prokurorit të Shtetit në përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e KPK dhe ZKPSh.

    Tutje në reagim thuhet se pa marrë parasysh përpjekjet për degradimin e organeve kushtetuese nga ana e kryeministrit Kurti, KPK dhe Prokurori i Shtetit inkurajojnë dhe mbështesin fuqishëm Prokurorinë Speciale për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore të saj, siç janë hetimi, ndjekja dhe ndriçimi i secilit rast penal që bie në kompetencë të saj, me qëllim të ngritjes së moralit dhe forcimin e detyrimit për respektimin e ligjit në vendin tonë./Rilindja Shqiptare/

  • Ana Bërnabiq flet në kuvend për raportimet e mediave kosovare mbi zhvillimet në Serbi “Jeni bërë heronj të mediave në Kosovë dhe Kurtit”

    Ana Bërnabiq flet në kuvend për raportimet e mediave kosovare mbi zhvillimet në Serbi “Jeni bërë heronj të mediave në Kosovë dhe Kurtit”

    Në seancën e sotme Kuvendit të Serbisë pati incidente – përleshje, është hedhur gaz lotsjellës, mjete piroteknike, e pati edhe deputetë të lënduar.

    Grupet opozitare fillimisht njoftuan se nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, por paralajmëruan veprime të caktuara. Në sallën e Kuvendit dhe rreth objektit kanë mbërritur edhe zjarrfikësit dhe autoambulanca, teksa raportohet për tre deputetë të lënduar, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq ka refuzuar ta ndërpresë seancën, teksa i ka sulmuar deputetë opozitarë serbë duke i cilësuar si “bandë terroriste”.

    Ajo madje ka thënë se në Kosovë “është duke u festuar për atë çka po ndodh në Serbi”, teksa ka ekspozuar raportimin e gazetës online Reporteri.net dhe të  portalit Koha.net rreth zhvillimeve atje.

    “Qytetarët e Serbisë që po i ndekin këto zhvillime, dua të ju them tregoj  deputetëve opozitarë se jeni bërë heronj të mediave shqiptare  në Kosovë e Metohi. Heronjtë e Albin Kurtit, shpresoj që jeni të kënaqur. Albin Kurti është i kënaqur. Shpresoj që jeni edhe ju, kjo është vetëm një pjesë e asaj se si mediat në Kosovë festojnë. Kjo është dëshmi se kush po lufton për dhe kush kundër Serbisë”, thotë Bënrnabiq ndër të tjera.

    “Jeni bërë heronj të mediave në Kosovë dhe Kurtit”, Ana Bërnabiq merret në Kuvend me raportimet e mediave në Kosovë për zhvillimet në Serbi | GjirafaVideo