Category: AKTUALE

  • Pas zjarreve në viset malore, Policia në Ferizaj apelon për kujdes dhe bashkëpunim me qytetarët

    Pas zjarrve që kanë shkaktuar dëme të mëdha në viset malore në regjionin e komunave të Ferizajt, Policia Rajonale ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe ka angazhuar personel të mjaftueshëm për menaxhimin e rasteve të zjarreve në rajonin e Ferizajt. Sipas Policisë së Kosovës në Ferizaj, gjatë javës së kaluar janë raportuar disa incidente zjarresh, duke përfshirë Ferizajn, Kaçanikun, Shtërpcën, Shtimen dhe Hanin e Elezit.

    Nëpërmjet një komunikate Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë me dije se po punojnë me përkushtim në parandalimin e zjarreve, duke koordinuar aktivitetet me institucionet lokale dhe agjencitë përkatëse.

    “Aktualisht, në rajonin e Ferizajt nuk ka asnjë vatër aktive apo lokalitet të përfshirë nga zjarret. Megjithatë, policia apelon tek qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin djegien e hapësirave fushore dhe pyjeve, pasi pasojat mund të jenë të rënda dhe të pakthyeshme. Policia do të jetë e pakompromis ndaj kujtdo që, me qëllim apo nga neglizhenca, shkakton zjarrvënie. Të gjithë personat që kryejnë zjarrvënie të qëllimshme ose për shkak të pakujdesisë do të ndiqen penalisht. Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm dhe i ftojmë që, sa herë që kanë informacione rreth personave që me dashje shkaktojnë zjarrvënie, të njoftojnë menjëherë policinë”, thuhet në komunikatë.

  • Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

    Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

    Saga e transferimit mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit sa i përket Kylian Mbappe mori fund në vitin 2024, pasi kampioni në fuqi i Evropës e transferoi atë pas shumë e shumë vite tentimesh. 

    Pasi qëndroi tek PSG-ja për shtatë sezone, Mbappe u largua nga kryeqyteti francez si lojtar i lirë me 256 gola të realizuar në 308 ndeshje, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të klubit. 

    Ani pse Mbappe nuk i kushtoi ‘Los Blancos’ asnjë cent, bonusi i tij i nënshkrimit së bashku me pagën që merr, e bëjnë atë njërin ndër lojtarët më të paguar në La Liga. 

    Nënshkrimi për Real Madridin me një kontratë pesë vjeçare, bëri që Mbappe të bëhet lojtari më i paguar i klubit me diku rreth 500 mijë euro në baza javore dhe me një pagë vjetore mbi 25 milionë euro. 

    Nuk vjen si një befasi që reprezentuesi francez është lojtari më i paguar tek Real Madridi, sidoqoftë, lojtari i dytë më i paguar i klubit vjen në fakt si një befasi. 

    David Alaba përfiton 18 milionë euro, i ndjekur pas nga Jude Bellingham në vendin e tretë dhe Vinicius në të katërtin, që të dy me paga të barabarta. 

    Pesëshen më të paguar tek klubi madrilen e kompleton uruguaiani Federico Valverde, i cili konsiderohet si një kapiten i së ardhmes nga tifozët.

    Pesë lojtarët më të paguar tek Real Madridi

  • Prishtinë, sekuestrohen 6 armë zjarri

    Prishtinë, sekuestrohen 6 armë zjarri

    Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar  333 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 146 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime.

    “Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa. Aktivitetet policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë. Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 6 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftim.

    Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4952 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 774 të evidentuara nga vetura intelegjente dhe vetura me  radar mobil.

  • Kjo ish-banore do ta prezantojë “Bigun” sezonin e ardhshëm?

    Kjo ish-banore do ta prezantojë “Bigun” sezonin e ardhshëm?

    Ledion Liço bëri bujë të madhe me deklaratën që sezonin e ardhshëm nuk do ta prezantojë këtë format.

    E sigurisht ka pikëpyetje të shumta tek ndjekësit të cilët dëshirojnë të dinë se kush mundet të jetë zëvendësimi i tij.

    Ish-banorja e “BBVA” Dea Mishel ka hapur një pyetësor në Instagram ku mori një pyetje nga ndjekësit.

    “A do e prezantoje bigun vitin tjeter meqe Ledioni sdo e bej me?”, ishte pyetja drejtuar asaj.

    “Manifestojeni per mua”, shkroi ajo duke mos dhënë asnjë deklaratë më shumë.

  • Oferta speciale për Ramazan n’Lagje Bistro Bar: Shijoni shijet tradicionale

    Në zemrën e Fushë Kosovës, n’Lagje Bistro Bar është një destinacion i paharrueshëm për ata që duan të shijojnë kuzhinën tradicionale shqiptare dhe kosovare, veçanërisht gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Ky restorant, i vendosur në një ambient mikpritës dhe të ngrohtë, ofron një menu të pasur me pjatat më të shijshme tradicionale, duke ofruar mundësi speciale dhe oferta për iftar.

    Me shërbim të kujdesshëm dhe një atmosferë të ngrohtë, n’Lagje Bistro Bar është vendi ideal për të kaluar momente të veçanta me të dashurit, duke shijuar shijet e vërteta të Ramazanit.

     Menut e pasur me shije dhe traditë

    Menuja e n’Lagje Bistro Bar është një pasqyrë e kuzhinës tradicionale shqiptare, e cila ka kaluar përmes brezave dhe ruan shijet e pasura të kulturës lokale. Përveç përgatitjes së pjatave tipike, ky bistro i kushton vëmendje të madhe cilësisë së përbërësve, duke përdorur produkte të freskëta dhe të ardhura direkt nga fermerët lokalë.

    Pjatat tradicionale janë themeli i menusë, me një gamë të gjerë opsionesh që ofrojnë shije të thella.

    Disa nga menu që ofronë për Ramazan me çmime fanstastike:

    Shërbimi është gjithashtu një nga faktorët që e bën n’Lagje Bistro Bar të veçantë. Stafi i trajnuar me kujdes është gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar klientët të zgjedhin pjatën perfekte dhe për të siguruar një përvojë të paharrueshme gastronomike.

    Për ata që duan të shijojnë kuzhinën tradicionale shqiptare dhe kosovare në një mjedis të rehatshëm dhe mikpritës, n’Lagje Bistro Bar ofron një përvojë të paharrueshme gjatë Ramazanit, me oferta speciale për këtë periudhë të shenjtë.

    Në një kohë kur shumë restorante po ofrojnë gatime ndërkombëtare, n’Lagje Bistro Bar mbetet i përkushtuar tek tradita dhe shijet e vërteta, duke e bërë këtë vend një të preferuar për ata që duan të shijojnë një copë nga trashëgimia e pasur kulinare e Kosovës.

    ☎️ +383 (0) 48 889 763
    Addresa: Rruga Dardania, objekti.ART KONSTRUKTION
    Fushë Kosovë

  • Kurti: Kemi mbështetur direkt punësimin e 12 mijë grave

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë qeverisjes së tij ka mbështetur punësimin e grave në administratë publike.

    Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ku u prezantua Rrjeti i Grave në Pozita Vendimmarrëse në Administratë Publike dhe institucione të pavarura, Kurti tha se ka bërë hapa që nuk janë të vegjël.

    “Me gjithë pengesat që përballen gratë janë më të mëdha e më të thella, më të padukshme se sa ato që përballen burrat. Shpesh është struktura e shtetit ajo që i mbyll dyert grave dhe i mban ato jashtë hapësirës së vendimmarrjes e larg pjesëmarrjes. Gjinia nuk është një e dhënë e thjesht, por një sistem i tërë që ndikon në politikë e planifikim, administratë e menaxhim e në vetë mënyrën sesi ushtrohet qeverisja”, tha Kurti.

    Ai ka theksuar se nga të rekrutuarat në administratën publike, 48 për qind ishin gra ndërkaq në vitin që lam pas 63 për qind gra.

    “Nga studimet e ndryshme tregojnë se gratë janë më pak të korruptuara se burrat dhe qytetarët gjithandej e posaçërisht në vendin tonë e urrejnë korrupsionin. Adresimi i padrejtësive dhe pabarazive ka qenë në qendër të punës sonë si qeveri dhe gjatë mandatit të parë të plotë kemi bërë shumë hapa që nuk janë të vegjël. Kemi mbështetur direkt punësimin e 12 mijë grave. Nga të rektrutuarat në administratën publike, 48 për qind ishin gra ndërkaq në vitin që lam pas 63 për qind gra”, tha kryeministri.

  • Konjufca: Sulmet ndaj VV-së nga opozita ishin agresive, Qeverinë e re e bëjmë veç me pakicat jo-serbe

    Numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është deklaruar në lidhje me krijimin e qeverisë së re.

    Konjufca deklaroi se beson se do të arrijnë të bëjnë forimimin e qeverisë me pakicat jo-serbe, ndërsa opozitën e përshkroi si  me “Qëndrime obstruksioniste, sulme agresive dhe goditje të ulëta”, e që sipas tij kjo gjë ka lënë shenjë.

    “Siç e keni parë, qeveria ‘Kurti 2’ është formuar në bashkëpunim me pakicat joserbe. Ky është qëllimi ynë sepse ka pasur një efekt pozitiv në Kosovë, duke e penguar Listën Serbe, e cila vepron nën ndikimin e Beogradit, të ketë fuqi vendimtare siç ka pasur në qeveritë e kaluara”, tha Konjufca për median italiane OBCT.

    Konjufca tha se nëse lind nevoja do të mblidhen si lidership dhe do të vendosin për hapat e mëtejshëm.

    “Deri më tani partitë opozitare kanë mbajtur qëndrim pengues. Sulmet ndaj LVV-së kanë qenë shumë agresive dhe mendoj se këto zgjedhje ishin mjaft jokonvencionale, me shumë akuza të padrejta dhe goditje të ulëta. Kjo ka lënë gjurmë”, ka shtuar Konjufca.

  • Me një klikim, 1.5 miliard dollarë në duart e hakerëve

    Me një klikim, 1.5 miliard dollarë në duart e hakerëve

    Hakerët që mendohet se po punojnë për regjimin e Koresë së Veriut kanë arkëtuar me sukses të paktën 300 milionë dollarë nga grabitja e tyre rekord prej 1.5 miliard dollarëshe e kriptovalutave.

    Sipas mediave të huaja, kriminelët, të njohur si Lazarus Group, “përvodhën” sasinë e madhe të tokenëve digjitalë në një veprim në shkëmbimin e kriptove ByBit dy javë më parë.

    Që atëherë, ka qenë një “lojë e vazhdueshme” për të gjurmuar dhe bllokuar hakerët nga konvertimi i suksesshëm i kriptove në para të përdorshme.

    Ekspertët thonë se ekipi famëkeq i hakerëve po punon gati 24 orë në ditë – potencialisht duke i derdhur paratë në zhvillimin ushtarak të regjimit.

    “Çdo minutë ka rëndësi për hakerët që përpiqen të ngatërrojnë gjurmët e parave dhe ata janë jashtëzakonisht të sofistikuar në atë që po bëjnë”, thotë Dr Tom Robinson, bashkëthemelues i hetuesve të kriptove Elliptic.

    Nga të gjithë aktorët kriminalë të përfshirë në kriptomonedhën, Koreja e Veriut është më e mira në pastrimin e kriptove, thotë dr. Robinson.

    “Unë imagjinoj se ata kanë një sallë të tërë njerëzish që e bëjnë këtë duke përdorur mjete të automatizuara dhe kanë vite përvojë. Mund të shohim gjithashtu nga aktiviteti i tyre se ata bëjnë vetëm disa orë pushim çdo ditë, ndoshta duke punuar me turne për të kthyer kriptot në para”.

    Analiza e Elliptic përputhet me ByBit, e cila thotë se 20% e fondeve tani janë “errësuar”, që do të thotë se nuk ka gjasa të rikuperohen ndonjëherë.

    SHBA dhe aleatët akuzojnë koreano-veriorët për kryerjen e dhjetëra hakimeve në vitet e fundit për të financuar zhvillimin ushtarak dhe bërthamor të regjimit.

    Më 21 shkurt, kriminelët hakuan një nga furnizuesit e ByBit për të ndryshuar fshehurazi adresën e portofolit digjital në të cilën po dërgoheshin 401,000 monedha kriptomonedhash Ethereum.

    ByBit mendoi se po i transferonte fondet në portofolin e vet dixhital, por në vend të kësaj ua dërgoi hakerëve.

    Dhe Ben Zhou, CEO i ByBit, siguroi klientët se asnjë nga fondet e tyre nuk ishte marrë.

    Programi Lazarus Bounty i ByBit po inkurajon anëtarët e publikut të gjurmojnë fondet e vjedhura dhe t’i ngrijnë ato aty ku është e mundur.

  • Kosova nikoqire e mbledhjes së Komitetit “HatTrick” të UEFA-s

    Kosova nikoqire e mbledhjes së Komitetit “HatTrick” të UEFA-s

    Kosova do të jetë nikoqire e mbledhjes së Komitetit “HatTrick” të UEFA-s më 13 mars, një ngjarje shumë e rëndësishme për futbollin në nivel ndërkombëtar.

    Komiteti “HatTrick” është një nga organet më të rëndësishme të UEFA-s, i cili ofron mbështetje për projekte të shteteve anëtare me qëllim përmirësimin e standardeve të futbollit, rritjen e mundësive për zhvillimin e lojës në të gjitha nivelet, duke nisur nga futbolli amator deri te ai profesional, si dhe infrastruktura.

    Komiteti “HatTrick” drejtohet nga nënkryetari i UEFA-s, suedezi Karl Eric Nilsson, ndërsa nënkryetar i komitetit është Armand Duka, njëherësh zëvendëspresident i parë i UEFA-s.

    Ata do të udhëheqin këtë mbledhje të rëndësishme, në të cilën do të diskutohet dhe vendoset për avancimin e futbollit nëpërmjet mbështetjes financiare dhe projekteve të tjera zhvillimore.

    Kjo ngjarje e nivelit të lartë vendimmarrës do të grumbullojë në Kosovë të gjithë anëtarët e Komitetit “Hat Trick”, si dhe figura të tjera të njohura, presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të federatave më të mëdha të futbollit botëror, përfshirë ato të Anglisë, Gjermanisë, Portugalisë, Francës, Italisë, Norvegjisë, Polonisë, Belgjikës dhe shumë shteteve të tjera.

  • Përurohet fillimi i punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

    Komuna e Prishtinës ka përuruar të hënën fillimin e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë, si pjesë e projektit për zgjerimin e sheshit të kryeqytetit.

    Sipas komunës, ky projekt synon krijimin e më shumë hapësirave për këmbësorët dhe përmirësimin e infrastrukturës urbane.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt transformimit të qendrës së qytetit

     

    Punimet në këtë projekt i cili ka vlerën e mbi 18 milionë eurove, parashihet të zgjasin një vit.

    Punimet në ndërtimin e sheshit përfshijnë hapësirën prej Katedrales “Nënë Tereza” deri te sheshi “Zahir Pajaziti” në qendër të Prishtinës,/Rilindja Shqiptare/