Category: AKTUALE

  • Moti këtë fundjavë: Vranësira e diell

    Gjatë kësaj fundjave në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

    Sipas Institutit Hidrometeorlogjik të Kosovës, të shtunën dhe të dielën temperaturat minimale do të sillen nga -4 deri, kurse maksimalet do të arrijnë deri në 9 gradë Celzius.

    “Të shtunen parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, në mëngjes parashihet të ketë mjegull e cila në disa zona të thelle mbetet e qëndrueshme edhe gjatë ditës.Temperaurat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-4m/s”

    “Të dielen parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes në shum zona parashihet mjegull e radiacionit.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  6-9gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-3m/s”, njofton ky institut, transmeton Klankosova.tv

  • Shkupi nesër brohoret fuqishëm për drejtësi, protesta për UÇK-në e “djerësit” Mickoskin

    Shkupi nesër brohoret fuqishëm për drejtësi, protesta për UÇK-në e “djerësit” Mickoskin

    Nesër, rrugët e Shkupit do të mbushen me mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët do të protestojnë kundër padrejtësive në Hagë, shkruan Periskopi.

    Protesta e cila pritet të fillojë nga ora 13:00, ka marrë mbështetjen nga shumë politikan e qytetarë, ani pse kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski tha se kanë formuar shtab të krizës për të ndjekur protestën e OVL-UÇK, duke theksuar se nuk e mbështesin protestën.

    Kryetari i BDI dhe ish-komandanti i UÇK, Ali Ahmeti u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës për të kërkuar drejtësi.

    “Nesër, më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, bashkohemi për një qëllim të qartë: kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara të Serbisë dhe Rusisë.

    Ne dalim me përgjegjësi, për të nderuar sakrificën dhe për të mbrojtur të vërtetën e historisë sonë.

    Liria ka emër, UÇK. Dhe ky emër mbetet pjesë e identitetit dhe dinjitetit tonë kombëtar.

    Ju ftoj të gjithëve që nesër të jemi bashkë”, shkroi Ahmeti në Facebook.

    Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka dhënë mbështetje kësaj proteste

    “Gjithmonë në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare!”, ka shkruar Haradinaj.

    Ndërsa, anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se për këtë çështje ka biseduar në telefon me ish-presidentin Thaçi.

    “Gjithmonë emocionuese me bisedu me Presidentin Thaçi. Në bisedën telefonike që pata sot me të, e njoftova se nesër zëri i shqiptarëve do të dëgjohet fuqishëm në Shkup, sepse kur kërkohet drejtësi, nuk ka kufij. Drejtësi dhe liri për çlirimtarët, për ata që i dhanë liri këtij vendi dhe dinjitet këtij populli”, ka shkruar Tahiri.

    Kurse, kryetari i komunë së Prishtinës, Përparim Rama tha se do të jetë krah “bashkëkombasëve të mi” në mbrojtje të vlerave

    “Pas Prishtinës  dhe Tiranës  , edhe Shkupi ngre zërin për drejtësi. Kjo është një thirrje për unitet, respekt dhe mbrojtje të vlerave që na bashkojnë si popull. Shpreh mbështetjen time për të gjithë shqiptarët e Shkupit dhe të gjitha trevave që nesër protestojnë në mënyrë paqësore, në mbrojtje të UÇK-së, si vlerë e patjetërsueshme kombëtare.  Si kryetar i kryeqytetit të Republikës së Kosovës, do të jem gjithmonë krah bashkëkombësve të mi. Forca jonë si popull qëndron te uniteti, respekti dhe mirënjohja. Shkupi, Prishtina është me ju”, ka shkruar ai.

  • Këto janë dy viktimat nga aksidenti tragjik në “Ibrahim Rugova”

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku viktima kanë mbetur dy shqiptare.

    Mësohet se viktimat janë Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, kjo e fundit e njohur në media si eksperte e ekonomisë.

    Viktima tjetër, Eorda Sinollari, punonte si këshilltqre biznesore, në Gjermani.

    Përplasja mes makinës dhe kamionit ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, mëngjesin e sotëm.

    Të dy gratë shqiptare, ndodheshin në të njëjtën makinë, teksa njëra prej tyre ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetra në spital.

    Pas përplasjes ekipet e hetimit dhe policia mbërritën në vendin e ngjarjes, për të vijuar me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti që rezultoi fatale./tch/

  • Bedri Hamza prezanton këngën e fushatës “We Rise Together”, të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale (VIDEO)

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka publikuar sot këngën zyrtare të fushatës së PDK-së, të titulluar “We Rise Together”, një projekt krejtësisht inovativ që manifeston përdorimin e të Inteligjencës Artificiale në krijimin e një materiali zyrtar elektoral në Kosovë.

    Hamza tha se kënga përfaqëson frymën e fushatës: bashkim, energji dhe ecje përpara, në përputhje të plotë me sloganin “Bashkë. Përpara.”.

    Sipas tij, përfshirja e teknologjive të reja në komunikimin politik është shenjë e vizionit modern të PDK-së dhe e përkushtimit për ta çuar vendin drejt inovacionit dhe zhvillimit.

    Kryetari i PDK-së e shoqëroi publikimin me këtë mesazh:

    “‘We Rise Together” është kënga jonë e fushatës. Sepse po, ne ngrihemi bashkë dhe vetëm së bashku ecim përpara. Kjo këngë është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, si dëshmi e vizionit dhe përkushtimit tonë për ta përqafuar inovacionin dhe të ardhmen e Kosovës. Ju ftoj ta dëgjoni, ta shpërndani dhe ta përfshini në materialet tuaja digjitale! Bashkë. Përpara. #PDK130”, ka shkruar Hamza.

     

  • Enver Hoxhaj: Zgjedhjet e 28 dhjetorit, vendimtare për të ardhmen e Kosovës

    Enver Hoxhaj: Zgjedhjet e 28 dhjetorit, vendimtare për të ardhmen e Kosovës

    Në një deklaratë të dhënë gjatë një interviste, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se viti 2025 e ka gjetur Kosovën në një gjendje të jashtëzakonshme politike dhe institucionale, gjë që sipas tij kërkon një mbështetje po ashtu të jashtëzakonshme për ndryshim politik.

    “Gjendja ka qenë e jashtëzakonshme, dhe, nëse gjendja ka qenë e jashtëzakonshme, në mënyrë të jashtëzakonshme duhet ta mbështesin ndryshimin politik,” tha Hoxhaj, duke shtuar se fokusi nuk është ardhja në pushtet, por ruajtja e shtetit dhe demokracisë.

    Ai theksoi se ndryshimi politik është i domosdoshëm për “ta ruajtur Kosovën ashtu siç është ndërtuar, mbi gjakun e dëshmorëve dhe mbi sakrificën shekullore të popullit.”

    “Në 2025 ata e kanë parë se cfarë ka ndodhur në Kosovë. Gjendja ka qenë e jashtëzakonshme, dhe, nëse gjendja ka qenë e jashtëzakonshme, në mënyrë të jashtëzakonshme duhet ta mbështesin ndryshimin politik. Ne nuk jemi duke fol që të vijmë në pushtet, ta marrim pushtetin, ne jemi duke fol se si duhet ta bëjmë ndryshimin politik, që ta ruajmë këtë Kosovë, ashtu si e kemi ndërtu, mbi gjakun e dëshmorëve, mbi sakrificën e një populli për 100 vjet dhe ta kemi një shtet që udhëhiqet nga sovrani.“, ka thënë Hoxhaj, në Pressing.

    Sipas tij, zgjedhjet e ardhshme nuk janë thjesht garë politike, por betejë për mbrojtjen e demokracisë në vend. “Këto zgjedhje kanë të bëjnë me atë se si ne ta mbrojmë demokracinë në Kosovë,” u shpreh Hoxhaj.

     

  • Në këtë vend renditet sonte Prishtina për ndotje të ajrit

    Në këtë vend renditet sonte Prishtina për ndotje të ajrit

    Kryeqyteti i Kosovës, sonte zë vendin e 50-të në botë sa i përket ndotje së ajrit.

    Bazuar në matjet e “IQ Air”, vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM sot në Prishtinë është 69.

    Këto nivele të grimcave nuk cilësohen si të dëmshme për njerëzit.

     

  • Masat ndaj Kosovës – OEK i dërgon letër Kallasit, kërkon heqjen e tyre

    Masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës kanë shkaktuar dëme të paimagjinueshme për vendin, sidomos në aspektin ekonomik dhe jo vetëm.

    Në një reagim mbi këtë çështje, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka kërkuar nga Bashkimi Evropian heqjen e këtyre masave kufizuese.

    Kryetari i OEK-së, Lulzim Rafuna, njëkohësisht edhe Kryetar i Bordit Drejtues të Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor (WB6CIF), i ka dërguar një letër Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Çështjet e Jashtme, Kaja Kallas, duke shprehur shqetësimin për ndikimin e këtyre masave.

    Në letrën e tij, Rafuna theksoi se këto masa pengojnë qasjen e institucioneve dhe bizneseve kosovare në instrumentet e BE-së për zhvillim ekonomik, duke pezulluar mbi 600 milionë euro projekte në fushat e mbrojtjes së mjedisit, energjisë, dixhitalizimit dhe infrastrukturës lokale.

    “Oda Ekonomike e Kosovës kërkon heqjen e këtyre masave për të mundësuar qasje të barabartë në instrumentet rajonale dhe për të garantuar që sektori privat i Kosovës të kontribuojë në të ardhmen evropiane të përbashkët,” thuhet në njoftimin e Odës.

  • 15 nxënës të përfshirë në sherrin masiv, 3 në spital nga përleshja në Shkodër

    15 nxënës të përfshirë në sherrin masiv, 3 në spital nga përleshja në Shkodër

    Një incident i rëndë ka ndodhur pranë një shkolle në Shkodër, ku ka pasur një përleshje masive mes disa nxënësve të Gjimnazit “Shejnaze Juka”, ku të paktën tre prej tyre kanë mbetur të lënduar.

    Të tre nxënësit janë dërguar në spital për mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa dyshohet janë përdorur mjete të forta dhe prerëse.

    Përleshja ka nisur në ambientet e jashtme të gjimnazit, ndërsa në të janë përfshirë rreth 15 nxënës, disa prej të cilëve ishin të pajisur edhe me doreza hekuri, shkruan Euronews.al

    “Rreth orës 11:10, në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër)”, njofton policia.

    Sherri ka ndodhur kur nxënësit dolën jashtë ambienteve të shkollës ndërsa një efektiv policie në vendngjarje nuk ka mundur të ndërhyjë për shkak të masivitetit dhe shpejtësisë së sherrit.

    Njëri prej adoleshentëve të lënduar mbante një kapelë me shënimin “Pain don’t hurt”, (dhimbja nuk dhemb) ndërsa në një xhaketë që qendron jashtë oborrit të shkollës, duken gjurmët e përleshjes.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

  • Si po i ndihmon Teleguide bizneseve të rrisin ndikimin në turizëm?

    Në epokën e dixhitalizimit, mënyra se si prezantohet turizmi ka marrë një kthesë të rëndësishme. Sot, vizitorët kërkojnë informacione të qarta, prezantim profesional dhe përvoja vizuale tërheqëse. Pikërisht këtu hyn në lojë Teleguide, një platformë inovative që po vendos standarde të reja në promovimin e destinacioneve turistike mbarëkombëtare.

    Teleguide u ofron operatorëve turistikë, komunave, bizneseve dhe institucioneve një ambient të përkryer për të shfaqur bukuritë e vendeve tona në mënyrë dinamike, moderne dhe efektive. Çdo destinacion, atraksion apo ofertë turistike merr një prezantim të veçantë që e bën dallimin.

    Ajo që e veçon Teleguide nga platformat tjera është qasja e saj profesionale dhe kreative:

    • Prezantime vizuale të kuruara

    • Fotografi cilësore dhe video atraktive

    • Tekste të strukturuara dhe të optimizuara

    • Navigim i thjeshtë dhe përvojë miqësore për përdoruesit

    • Hapësirë promovuese për biznese turistike dhe produkte vendore

    Kjo e shndërron Teleguide në një mjet të domosdoshëm për të gjithë ata që synojnë të rrisin prezencën e tyre në sektorin e turizmit.

    Zbuloni Potencialin Tuaj Biznesor me Platformën Tonë Inovative! 🌐

    Për bizneset, Teleguide është një mundësi e re për të zgjeruar ndikimin e tyre, për të rritur vizibilitetin dhe për të tërhequr audiencë të re.
    Me prezantime moderne, marketing të personalizuar dhe publik të synuar, platforma u ofron bizneseve një hapësirë strategjike për rritje dhe zhvillim.

    Në një treg ku konkurrenca është e lartë, të kesh një prezencë të fortë digjitale është më shumë se domosdoshmëri  është çelësi i suksesit.

    📍 KONTAKTET

    Teleguide – Prishtinë
    📞 048 566 668
    📧 Info@telenews.al
    📱 Instagram: teleguide_al 
    🌐 Faqja zyrtare: teleguide.al

  • Urime Malishevë, nënshkruhet kontrata milionëshe që do të zgjidhë problemin me energji elektrike

    Urime Malishevë, nënshkruhet kontrata milionëshe që do të zgjidhë problemin me energji elektrike

    Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka nënshkruar sot kontratë në vlerë prej 6,763,766.04 euro, e cila pritet ta zgjidh problemin me energji elektrike në Komunën e  Malishevës.

    Kontratat e nënshkruar parasheh zbatimin e projektit kapital kapital: Nënstacioni i ri 220/35/10(20) kV Malishevë, me transformator 40 MVA dhe linjë kyçjeje 220 kV. Projekti financohet nga KOSTT me vlerë 6,763,766.04 euro.

    Ky investim e lidh për herë të parë Malishevën me rrjetin 220 kV, duke i dhënë komunës kapacitete dukshëm më të larta dhe furnizim më të qëndrueshëm, krahas rrjetit ekzistues 35 kV. Për qytetarët dhe bizneset kjo nënkupton cilësi më të mirë të furnizimit, siguri më të lartë dhe bazë të fortë për zhvillim ekonomik.

    Në nivel sistemi, projekti rrit besueshmërinë e furnizimit, ul varësinë nga linjat e tensionit të mesëm, redukton humbjet dhe forcon sigurinë operacionale, duke kontribuar edhe në përmbushjen e kriterit N-1. Po ashtu, krijon kushte më të mira për integrimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, në përputhje me objektivat afatgjata të sektorit energjetik.

    Afati i planifikuar i realizimit nga nisja e punimeve është rreth 13 muaj.