Category: AKTUALE

  • Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh

    Mëngjesin e së hënës, Kosova është goditur nga një tërmet.

    Sipas EMSC-së, Kosova sot u godit nga një tërmet me magnitudë 3.1 ballë.

    Nga ana tjetër, një lexues i Klankosova.tv, tha se në komunën e Vitisë, lëkundjet janë ndjerë jashtëzakonisht shumë.

  • Ngjarjet e ditës

    Ngjarjet e ditës

    • 10:00Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon aksion humanitar për dhurimin e gjakut nga zyrtarët e AKP-së, në bashkëpunim dhe për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGjK). (Zyrat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

    • 11:00Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit zhvillon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2025. (Ministria e Kulturës, Kabineti i Hajrulla Çekut, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

       

    • 11:00Organizata joqeveritare Qendra për Avokimin e Kulturës Demokratike (ACDC) mban konferencën finale të projektit “Bringing Pride To The North”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

    • 17:00Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), BIRN Kosova dhe Internews Kosova organizojnë ceremoninë e çmimeve për verifikimin e fakteve. (“Infinit Food and Drinks”, Prishtinë)

       

    • 18:00Lëvizja Vetëvendosje, Partia “Guxo”, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës do të bëjnë prezantimin e kandidatëve. Merr pjesë Kryeministri në detyrë, Albin Kurti (Salla “Sezai Surroi”, Prizren)

  • Nëse keni këto shenja, trupi juaj ka nevojë urgjente për hekur

    Lodhja është një simptomë shumë e zakonshme e mungesës së hekurit. Kjo gjendje vjen për shkak se trupi ynë nuk prodhon sa duhet një proteinë të quajtur hemoglobinë në qelizat e kuqe të gjakut, e cila është përgjegjëse për transportimin e oksigjenit nga mushkëritë në pjesët e tjera të trupit.

    Kur trupit i mungon hemoglobina, atëherë kjo shkakton më pak oksigjen në muskujt dhe në inde, gjë që rezulton në lodhje.

    Lëkurë e zbehtë

    Hemoglobina në qelizat e kuqe të gjakut është ajo që i jep lëkurës sonë pigment dhe ngjyrë. Për shkak të mungesës së hekurit, trupi i njeriut nuk mund të prodhojë hemoglobinë të mjaftueshme, gjë që sjell zbehje të lëkurës.

    Dhimbje gjoksi dhe vështirësi në frymëmarrje

    Vështirësitë në frymëmarrje ose dhimbjet e kraharorit janë një tjetër simptomë e mungesës së hekurit në trup.

    Për shkak të faktit se hemoglobina është e kufizuar në qelizat e kuqe të gjakut, oksigjeni që shpërndahet në pjesën tjetër të trupit është i kufizuar, kështu që trupi ynë përpiqet të kompensojë dhe të prodhojë më shumë oksigjen për organet tona që të funksionojnë siç duhet, gjë që rezulton në vështirësi të frymëmarrjes.

    Marrje mendsh dhe dhimbje koke

    Mungesa e hekurit gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje koke, migrenë ose marrje mendsh. Oksigjeni jo i mjaftueshëm shkon në tru duke shkaktuar presion dhe shkaktuar dhimbje koke a migrenë.

    Rrahje të çrregullta të zemrës

    Rrahjet e çrregullta të zemrës janë një simptomë tjetër e mungesës së hekurit në trup. Kjo është për shkak se nivelet e ulëta të hemoglobinës nxisin zemrën të punojë më shumë.

    Lëkurë dhe flokë të dëmtuar

    Mungesa e një proteine të quajtur ferritin shkakton këto probleme.

    Dhimbje barku dhe gjakderdhje gjatë urinimit

    Një tjetër gjendje e shkaktuar nga mungesa e hekurit, është dhe dhimbja e barkut dhe gjakderdhje gjatë urinimit.

  • Vargjet e Edona Llalloshit për Albin Kurtin në Zvicër, Vlora Çitaku: Përtej marrëzisë, e rrezikshme

    Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka cilësuar si “përtej marrëzisë” faktin që Edona Lalloshi e LVV-së, ia përshtati një këngë shefit të partisë, Albin Kurti në një tubim me mërgimtarë në Zvicër.

    Çitaku tha se kjo është edhe “e rrezikshme” për mentalitetin që tha se e promovon.

    Çfarë pamë nga tubimi i LVV-së në Zvicër ishte një nivel tjetër i marrëzisë. E di që është e vështirë të kontrollosh çdo veprim të mbështetësve. Ata mund të të shkruajnë këngë, të bëjnë tatuazhe, madje edhe të ngrenë shtatore. Edhe kjo është e dëmshme për shëndetin demokratik, por deri diku e kuptueshme, sepse nuk kontrollohet lehtë”, shkroi ajo.

    “Por kur një deputete i kushton këngë liderit në një ngjarje të organizuar nga vet partia, dhe lideri rri aty duke rrahur shuplakë, kjo nuk është më thjesht shije e keqe apo folklor politik. Kjo është përtej marrëzisë. Kjo është e rrezikshme. Jo për shkak të kualitetit të këngës, ai s’ka asnjë rëndësi, por për shkak të mentalitetit që promovon”, shtoi Çitaku.

     

  • Një i plagosur në Pejë, policia jep detaje

    Një i plagosur në Pejë, policia jep detaje

    Një incident dyshohet të ketë ndodhur pasditën e sotme në qytetin e Pejës.

    Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoj se rreth orës 19:00 policia është njoftuar nga Spitali i Pejës se një person është pranuar i plagosur.

    Gashi njoftoj se viktima dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga një person, dhe se aktualisht është jashtë rrëzikut për jetë.

    “Pas orës 19:00 policia është njoftuar nga Spitali i Pejës se një person ka shkuar atje i lënduar nga arma e zjarrit. Ai dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga një person. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.

  • Vetëplagoset me armë zjarri një 50-vjeçar në Lipjan

    Vetëplagoset me armë zjarri një 50-vjeçar në Lipjan

    Një burrë është vetëplagosur sot me armë zjarri në fshatin Mirenë të Lipjanit.

    Viktima, 50-vjeçar, u dërgua fillimisht për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ndërsa më pas u transferua në QKUK për kujdes të specializuar.

    Detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore janë dhënë nga Qendra Emergjente.

    Drejtori i Emergjencës Naser Syla, deklaroi për Klankosova.tv se gjendja e tij për momentin është stabile.

    “Janë kryer ekzaminimet e nevojshme, tani është në sallën operative të Emergjencës duke u intervenuar nga ekipët e anestezionit dhe urologjisë, pas operacionit do të transferohët në Klinikën e Urologjisë për trajtim të metutjeshëm”, deklaroi Syla për Klankosova.tv.

    Ende nuk dihen detaje se si ka ndodhur rasti.

    Rreth ngjarjes u deklarua edhe Policia e Kosovës.

    Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, deklaroi se në koordinim me Prokurorin e Shtetit po hetohen të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

    “Sot, rreth orës 12:00,   policia është njoftuar se në fshatin Mirenë të Lipjanit, një  person (mashkull) është plagosur me armë zjarri. Njësitet  policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit,janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

  • Imazhi i Tokës nga Hapësira, ndryshimi mes 1972 dhe sot

    Imazhi i Tokës nga Hapësira, ndryshimi mes 1972 dhe sot

    Imazhi i Tokës nga hapësira ka qenë gjithmonë një pamje mbresëlënëse. Kur u shkrep për herë të parë në vitin 1972, nga një nga misionet më mitike të shkencës së hapësirës, ai tregonte një planet të pastër, të ndriçuar nga dielli, pa shenja të dukshme të ndërhyrjes njerëzore.

    Ndërkohë, sot, me mijëra satelitë që rrotullohen rreth saj, pamja ka ndryshuar ndjeshëm.

    Aktualisht, më shumë se 10,000 satelitë aktivë janë në orbitën e Tokës, duke kryer funksione që variojnë nga komunikimi dhe transmetimi i të dhënave deri tek shërbime ushtarake dhe shkencore.

    Sipas specialistëve, deri në vitin 2025 pritet që numri i satelitëve aktivë të rritet ndjeshëm, duke përfshirë një pjesë të madhe të orbitës që do të komandohet nga Starlink, projekti i SpaceX për ofrimin e internetit global.

     

  • Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’

    Presidentja Osmani është nderuar me Çmimin Boniafcio VIII nga Akademia Bonifaciana.

    Presidentja Osmani, përmes një video-inçizimi, ka bërë të ditur se mbrëmë në Anagni, qytetin e Papëve, u nderua me ‘Çmimin Boniafcio VIII’, nga Akademia Bonifaciana, si njohje për angazhimin institucional për paqen, si dhe bashkëpunimin  ndërkulturor e ndërfetar.

    Me këtë rast, presidentja Osmani u shpreh se ky çmim forcon përkushtimin e saj ndaj drejtësisë, paqes e dinjitetit si vlera të përhershme.

    Në frymën e vlerave që qëndrojnë në themelet e kësaj Akademie prestigjioze, e cila vendos primatin tek drejtësia, dinjiteti dhe paqja, ky vlerësim, i cili më herët ishte ndarë edhe Gjon Palit të II, forcon përkushtimin tim ndaj këtyre vlerave të përhershme”, ka deklaruar Osmani.

  • Sada: Qindra vreshtarë e fermerë ende pa subvencione, situata po bëhet alarmante

    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hatmane Sada (87), ka ngritur shqetësimin për vonesat në shpërndarjen e subvencioneve për vreshtarët dhe fermerët, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e tyre ende nuk i kanë pranuar mjetet financiare që u takojnë.

    Ajo ka bërë të ditur se është kontaktuar nga dhjetëra vreshtarë e fermerë, të cilët për shkak të mungesës së subvencioneve janë detyruar të hyjnë në borxhe, ndërsa tashmë po përballen me presion të madh nga kompanitë ku janë furnizuar me preparate bujqësore.

    Sipas Sadës, kjo situatë po e rëndon tej mase një kategori tashmë të ndjeshme, ndërsa institucionet përgjegjëse po dështojnë në përmbushjen e obligimeve të tyre. Ajo ka theksuar se subvencionet nuk janë favor apo lëmoshë, por e drejtë ligjore e vreshtarëve dhe fermerëve.

    Në reagimin e saj, kandidatja e LDK-së ka kërkuar që pagesat të kryhen urgjentisht për të gjithë përfituesit e mbetur, duke shtuar se nuk ka më vend për vonesa dhe arsyetime.

    Hatmane Sada (numri 87 në listën e LDK-së) ka theksuar se zgjidhja e këtij problemi është detyrë bazike e institucioneve dhe se neglizhenca ndaj sektorit bujqësor po prodhon pasoja të rënda ekonomike për shumë familje në Kosovë.

  • Mbërrin në Gazë ndihma humanitare e Kosovës për popullin palestinez

    Ndihma humanitare e ndarë nga Kosova për popullin e Gazës ka mbërritur atje, ka njoftuar të dielën ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

    Gërvalla ka thënë se ka marrë konfirmimin që dërgesa në vlerë prej 500 mijë euro, ka nisur menjëherë të shpërndahet për familjet në nevojë, përmes partnerëve humanitarë në terren.

    Pakoja përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë.

    “Dje pasdite morëm konfirmimin se ndihma humanitare e ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e dedikuar për popullin e Gazës ka mbërritur në Gaza dhe menjëherë ka nisur shpërndarja për familjet në nevojë, përmes partnerëve humanitarë në terren… Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Republikën e Turqisë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke për bashkëpunimin dhe mbështetjen që e bënë të mundur këtë operacion humanitar”, ka shkruar Gërvalla-Schwarz në Facebook.

    Kjo ndihmë humanitare është nisur me një anije të shtunën nga porti i Mersinit në Turqi.