Category: AKTUALE

  • Ministrat e BE-së miratojnë fondin e ri të armëve prej 150 miliardë eurosh

    Ministrat e BE-së miratojnë fondin e ri të armëve prej 150 miliardë eurosh

    Bashkimi Evropian miratoi të martën krijimin e një fondi të BE-së për armët prej 150 miliardë eurosh.

    Kjo nismë u nxit nga frika e një sulmi rus në vitet e ardhshme dhe dyshimet rreth angazhimeve të sigurisë së SHBA-së ndaj kontinentit, raporton Reuters.

    Miratimi, nga ministrat e vendeve të BE-së që u takuan në Bruksel, ishte hapi i fundit ligjor në krijimin e skemës së Veprimit të Sigurisë për Evropën (SAFE), duke përdorur huamarrjen e përbashkët të BE-së për t’u dhënë kredi vendeve evropiane për projekte të përbashkëta mbrojtës.

  • Kosova s’ka Këshill që cakton pagën minimale

    Kosova s’ka Këshill që cakton pagën minimale

    Tash e fiks 2 muaj Kosova është pa qeveri me mandat, e po mbush gjysmë viti pa kuvend funksional.

    Por më tepër se dhjetëfish kohë ka që republika nuk e ka funksional Këshillin Ekonomiko-Social, një trupë që merret me rrjedhën ekonomike e sociale të punëtorëve në vend.

    Dikush që kryesoi organin i cili nga shkurti i 2023-ës nuk ekziston, thotë se konsolidimi i tij është urgjent.

    Madje, ky këshill, do ndikonte që të ketë stabilitet ekonomik në tregun vendor.

    Kritika për këtë kanë edhe nga Partia Demokratike, që ishte subjekti më i madh opozitar në kohën sa Vetëvendosje qeverisë me vendin. Këta vlerësojnë se funksionalizimi i këshillit është obligim ligjor.

    Nga Ministria e Financave nuk kanë kthyer përgjigje për pasivizimin e Këshillit Ekonomik Social, i cili përbëhet nga punëdhënës, sindikatat e ekzekutivi qendror.

  • Kadeti Arlind Sadiku diplomon në Akademinë Ushtarake prestigjioze West Point

    Kadeti Arlind Sadiku diplomon në Akademinë Ushtarake prestigjioze West Point

    Kadeti Arlind Sadiku nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar me sukses studimet në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara – West Point, një ndër institucionet më prestigjioze ushtarake në botë.

    Në ceremoninë solemne të diplomimit, ku morën pjesë kadetë nga vende të ndryshme të botës demokratike, i pranishëm ishte edhe Presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump.

    Gjatë fjalimit të tij, ai theksoi rëndësinë e edukimit në këtë akademi elitare dhe përgjegjësitë që mbartin liderët e rinj në karrierën e tyre ushtarake. Presidenti Trump përgëzoi kadetët për përkushtimin, punën dhe suksesin e arritur.

    Pas diplomimit, Kadeti Sadiku do të vazhdojë kontributin e tij në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke ndarë përvojat dhe njohuritë e fituara me pjesëtarët e tjerë të FSK-së.

    Angazhimi i tij synon forcimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së sipas standardeve më të larta të vendeve partnere.

  • Pas një pauze, Arbana Osmani rikthehet në televizion me një super ofertë

    Pas një pauze, Arbana Osmani rikthehet në televizion me një super ofertë

    Pas më shumë se dy vjetësh mungesë në ekran, Arbana Osmani është gati të rikthehet. Duket se pritjes po i vjen fundi. Mësohet se Arbana është në bisedime të thella për një rikthim televiziv në sezonin e shtatorit dhe këtë herë jo në platformën ku u bë e njohur.

    Burimet thonë se Tv Klan është televizioni i përzgjedhur, dhe se një takim i fundit zhvilluar javën e kaluar, ka vendosur bazat e bashkëpunimit të ri. Edhe pse marrëveshja përfundimtare ende nuk është zyrtarizuar, sinjalet janë pozitive. Duket se moderatorja i ka thënë “Po” ofertës së majme, për t’u rikthyer në një tjetër sezon. Por shumë janë ndjekësit që pyesin rreth formatit që këtë herë ajo do të drejtojë.

    Ndonëse vetë televizioni ka disa variante, ku përfshihet edhe një reality, duket se ende nuk është vendosur se çfarë do të drejtojë. Propozimi që përflitet deri më tani, është një format me histori reale, të ngjashme me atë që Arbana ka moderuar vite më parë. Megjithatë, gjithçka do të bëhet publike, para nisjes së sezonit të ri në shtator. Ajo çfarë dihet me siguri është fakti se një ofertë shumë bujare është bërë për të, të cilën vetë Arbana ka vendosur që ta pranojë.

    Në skenën e “X Factor Albania” moderatorja erdhi me një rrëfim sa frymëzues e të guximshëm vetëm pak javë më parë, duke paralajmëruar një zhvendosje të saj në këtë televizion. Teksa shumë është aluduar në rrjet për largimin e saj nga televizioni ku punoi për vite me radhë në programe të ndryshme, ajo i dha sonte të gjitha përgjigjet. Këto të fundit, nuk i përngjasojnë atyre që shpesh jemi mësuar të dëgjojmë.

    “2 vjet më parë, ndoshta në këtë orë, në një studio të madhe me shumë drita, në programin që kishte mbërthyer shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte! Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë, audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale. Afërmendsh, kushdo që ishte afër meje asokohe dhe dëgjonte që thosha se vitin tjetër nuk do të isha më në prezantimin dhe drejtimin e “Big Brother”, më thoshte se po ia fus kot, se po bëj shumë gabim!

    Se është maja e spektaklit, se do ishte fundi i karrierës time, se do më mbylleshin të gjitha dyert, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm, se do pendohesha. Natyrisht, një pjesë dolën të vërteta. E pavarësisht korit që kisha kundër atë kohë, unë vendosa të largohesha, jo pa keqardhje, por se po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë. Se po humbisja veten time”, u shpreh prezantuesja.

    Edhe pse ka bërë përherë punën që ka dashur, Arbana ndan me publikun atë pjesë që i kishte munguar aq shumë dhe mbase e kishte tjetërsuar. Një mesazh ky që nuk është fama, suksesi, paratë apo klikimet elementët që na bëjnë të ndihemi të gjallë e të kompletuar!

    “Kam filluar ta bëj këtë punë që 14 vjeç jo për t’u bërë e famshme, por se më buronte, se kam dashur të komunikoj me publikun. Pavarësisht se nuk kam qenë imazhi perfekt i bukurisë në televizion. S’kisha atë gjatësinë, ecjen, duart i mbaja keq…Akoma i mbaj keq! Unë prapë kam bërë në televizion gjithçka që kam dashur. Jo gjithmonë ia kam dalë, por nuk jam dorëzuar asnjëherë! Se prindërit më kanë mësuar se duhet të luftosh për atë që do, të qëndrosh edhe kur thyhesh! E megjithatë para 2 vitesh u dorëzova! U largova nga ajo studio e madhe zemërthyer, u largova duke menduar nëse kolegët e mi do më shkruanin apo do më flisnin. Ika dhe nuk kisha asnjë plan B. Asnjë! Nuk dija se çfarë doja, por dija se çfarë nuk doja dhe kaq më mjaftonte. Kisha shumë frikë, por frika për të ndryshuar, nuk ishte më e madhe se frika për të qëndruar, por e mundi. Dalëngadalë rikuperova kohën me fëmijët e mi, shijova jetën reale. Atë që s’ka lidhje me followersat, grimin. Duke ikur nga suksesi në sytë e publikut, po njihja një sukses të ri, jo rehat, por pa atë ndjesinë që të mbyt, që nuk të lë të lirë. Një dhuratë që po i bëja vetes time. Jeta ka mënyrën e vet për të treguar se duartrokitjet e audiencave të mëdha ishin zëvendësuar me ato të fëmijëve të mi.

    Ne nuk jemi në këtë jetë për të qenë të përsosur! Nëse thyhemi, të ringrihemi më të fortë! Në kërkimin për sukses, këshilla ime është të mos humbni dritën tuaj! Unë kam zgjedhur të jetoj jetën time dhe jo pritshmëritë e të tjerëve! Ndoshta kjo është forma më e pastër e guximit”, përfundoi Arbana Osmani.

  • Euro bie ndjeshëm – ja si po qëndron këmbimi valutor sot

    Euro bie ndjeshëm – ja si po qëndron këmbimi valutor sot

    Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me lekun. Këtë të hënë, 26 maj, monedha evropiane blihet në tregun valutor me me 97.8 lekë dhe shitet me 98.5 lekë.

    Nga ana tjetër edhe dollari amerikan ka pësuar një rënie të lehtë, ku blihet në tregun valutor me 85.8 lekë dhe shitet me 87.2 lekë.

    Paundi britanik qëndron në të njëjtat nivele, ai blihet me 115.7 lekë dhe shitet me 117.1 lekë.

    Ndërkohë që franga zvicerane qëndron në të njëjtat nivele, ajo blihet me 104 lekë dhe shitet me 105.2 lekë.
  • Vjen reagimi i fortë nga Vesa ndaj Big Mamës: “Kur familja preket, nuk është më lojë”

    Vjen reagimi i fortë nga Vesa ndaj Big Mamës: “Kur familja preket, nuk është më lojë”

    Pas zhvillimeve të fundit në formatin “Ferma Vip”, këngëtarja dhe bashkëshortja e Big Bastas, Vesa Luma, ka reaguar me një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale.

    “Ju falenderojmë të gjithëve për mesazhet,” shkruan ajo, duke vijuar me një deklaratë të drejtpërdrejtë lidhur me situatën që ndodhi live gjatë transmetimit.

    “Edhe unë e ndoqa live gjithë situatën dhe e them me plot gojë që ishte jo vetëm dëshpëruese, por çnjerëzore nga ana e Big Mames.”

    Vesa kërkon përjashtimin e menjëhershëm të Big Mames nga formati, duke theksuar se është shkelur një rregull themelor:

    “Kur prek familjen dhe fëmijën pa lejen tonë, atëherë nuk është më lojë, por bëhet personale.”

    Në vijim, ajo shprehet se bashkëshorti i saj ka hyrë në këtë format për të luftuar injorancën dhe stereotipet që, sipas saj, kanë zënë frymën e vendit:

    “Ka hyrë për të dhënë një shembull për djalin e tij dhe për gjithë rininë shqiptare – nëse ka mbetur ndonjë pikë shprese.”

    Vesa e mbyll reagimin e saj me një thirrje për mbështetje të vazhdueshme për partnerin e saj në rrugëtimin e tij në format:

    “Këtë rrugë duhet ta çojë deri në fund bashkë me të gjithë ju që i keni dhënë mbështetje pafund deri tani.”

  • Don Xhoni sqaron rastin me armën e gjetur në veturë – “Nuk ka qenë e imja, gjithçka u sqarua në Polici”

    Don Xhoni sqaron rastin me armën e gjetur në veturë – “Nuk ka qenë e imja, gjithçka u sqarua në Polici”

    Pas publikimit të lajmit për kapjen e dy personave me armë zjarri dhe fishekë në veturë në Drenas, burime të sigurta konfirmuan se bëhej fjalë për veturën e artistit të njohur Don Xhoni.

    Ngjarja ka ndodhur sot, kur njësitë e Reagimit të Shpejtë kanë ndalur një veturë të tipit Land Rover, për kontroll në fshatin Poklek. Gjatë kontrollit, në fiokun e veturës është gjetur një armë zjarri e tipit “DERYA” 9x19mm dhe një karikator me 10 fishekë.

    Sinjali mëson ekskluzivisht se arma në fjalë nuk i përkiste Don Xhonit, por ishte në pronësi të djalit të axhës së tij, i cili e posedon armën me leje dhe me autorizim për lëvizje drejt poligonit të qitjes.

    Sipas rrethanave të sqaruara në Polici, një ditë më parë, djali i axhës së Don Xhonit kishte përdorur veturën e tij dhe kishte harruar armën në fiokun e mesit.

    Artisti, i cili të nesërmen, pra sot,  ka dalë me veturë, nuk ka qenë në dijeni për praninë e armës dhe e ka kuptuar vetëm në momentin kur Policia e ka ndaluar për kontroll.

    Në një prononcim për Sinjalin, Don Xhoni ka deklaruar: “Policia ka qenë shumë korrekte dhe profesionale gjatë gjithë trajtimit. Jam shoqëruar në stacion ku kam sqaruar të gjitha rrethanat. Më pas ka ardhur edhe djali i axhës, pronari i armës dhe ka dhënë deklaratën e tij. Gjithçka është sqaruar.”

    Artisti ka falënderuar Policinë për korrektësinë dhe qasjen profesionale në këtë situatë, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë keqkuptim dhe rasti është sqaruar plotësisht.

    Ndërkohë, rasti mbetet i hapur për procedura të mëtejme ligjore ndaj pronarit të armës, ndërsa Don Xhoni është liruar menjëherë pas sqarimeve dhe nuk është subjekt i ndonjë mase penale.

    Sinjali do të vazhdojë të sjellë çdo zhvillim të ri në lidhje me këtë çështje.

  • Carlo Ancelotti “shpërthen” në lot: Nuk do ta harroj kurrë atë që kemi kaluar së bashku!

    Carlo Ancelotti “shpërthen” në lot: Nuk do ta harroj kurrë atë që kemi kaluar së bashku!

    Trajneri italian, Carlo Ancelotti sot udhëhoqi ekipin e Real Madridit për herë të fundit në karrierë.

    Pas ndeshjes, Carlo Ancelotti foli para tifozëve dhe u përshëndet me ta.

    Nuk do ta harroj kurrë çdo ditë që kam kaluar këtu dhe po e mbylli me Hala Madrid, asgjë tjetër, ju dua shumë”, u shpreh Carlo Ancelotti i cili ishte me lot në sy

  • Ish banori i BBVA, Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja para drejtësisë

    Ish banori i BBVA, Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja para drejtësisë

    Belina Pupa, një terapiste dhe influencuese e njohur shqiptare, është vënë në qendër të skandaleve mediatike në Australi pasi akuzohet për kultivim kana*bisi dhe ndërhyrje të paligjshme në rrjetin elektrik.

    Autoritetet australiane kanë zbuluar një plantacion me 43 bimë kana*bisi në një pronë në Ascot Park, e cila ka qenë në pronësi të Pupa-s. Periudha e hetimeve ka qenë e gjatë, nga 1 janari deri më 4 prill 2025, dhe përfundimet e këtij hetimi duket se kanë sjellë pasojat e rënda për Pupa-n, e cila është shfaqur këtë të martë përpara Gjykatës së Magjistraturës në Adelaide. Pavarësisht akuzave, ajo ende nuk ka dhënë një deklaratë fajësie.

    Kërkesa për lirim u përball me kundërshtimin e prokurorisë, e cila vazhdoi të nënvizonte seriozitetin e çështjes. Gjatë seancës, prokurori theksoi se bashkëshorti i Belinës, Elvis (Vis) Pupa, është gjithashtu një bashkë-akuzuar në këtë rast dhe ndodhet aktualisht në arrati.

    Autoritetet australiane e kanë shpallur atë në kërkim, duke shtuar tensionin në këtë çështje.

    Përveç këtë, prokuroria ka theksuar se është e rëndësishme të ruhet një nivel i lartë përgjegjësie në këtë rast për shkak të natyrës së rëndë të akuzave dhe të implikimeve të mundshme. Kjo situatë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut, duke shkaktuar debates të shumta mbi jetën dhe aktivitetet e Pupa-s.

    Belina Pupa ka një pasuri të madhe ndjekësish në rrjetet sociale, me mbi 80 mijë ndjekës, dhe në të kaluarën ka qenë një figurë e njohurPublikimi i këtyre akuzave ka çuar në një reagim të fortë nga ndjekësit e saj, të cilët shprehin shqetësimin e tyre mbi situatën aktuale. Ajo, si një figurë publike, shpresonte të ndihmonte shumë të rinj shqiptarë me informacione dhe mbështetje, por këto akuzat mund të dëmtojnë besueshmërinë e saj si këshilluese dhe influencuese.

  • Ekskluzive: Në rastin e vdekjes së dizenjatorit Festim Isufi, autoritetet kanë gjetur dy thika

    Ekskluzive: Në rastin e vdekjes së dizenjatorit Festim Isufi, autoritetet kanë gjetur dy thika

    Detaje ekskluzive nga ngjarja tragjike e 9 majit, ku u gjet i vdekur dizenjatori i njohur Festim Isufi, në banesën e tij në Rrugën B, në Prishtinë. Përveç tij, e lënduar nga ngjarja ka mbetur edhe bashkëshortja e tij, Rina Maloku-Isufi.

    Sipas burimeve të sigurta të Insajderit, autoritetet kanë gjetur dy thika në vendin e ngjarjes. Njëra thikë është parë në duart e bashkëshortes së viktimës, Rina Maloku-Isufi, ndërsa thika tjetër është gjetur pranë këmbës së majtë të viktimës.

    Po ashtu, sipas të njëjtave burime, Rina Maloku-Isufi është parë me një thikë në dorë edhe në momentin kur ka kërkuar ndihmë në një ordinancë afër banesës së tyre.

    Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se viktima kishte 7 plagë në trup, të gjitha në zonën e qafës dhe fytit – pesë prej tyre janë vlerësuar si të lehta, ndërsa dy si plagë fatale që rezultuan me humbjen e jetës së tij.

    Raporti i autopsisë tashmë i është dorëzuar Prokurorisë përkatëse.