Category: AKTUALE

  • Dafina Zeqiri hedh votën për “Zjerm”, bën thirrje të veprohet njëjtë

    Dafina Zeqiri hedh votën për “Zjerm”, bën thirrje të veprohet njëjtë

    Shkodra Elektronike do të ngjitet sot në skenën e Eurovizionit, në finalen e madhe të këtij eventi madhështor të këngës.

    Pasi Beatriçe dhe Kola u kualifikuan në finale, ata morën mbështetje të pareshtur nga shumë figura të njohura publike e politike, duke mos i lënë anash dhe shqiptarët anë e mban botës e të tjerë.

    Mbështetje të hapur ka treguar edhe këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri, përgjatë gjithë rrugëtimit të Shkodra Elektronike.

    Ajo ka bërë të ditur se ka votuar për “Zjerm”, këngën me të cilën përfaqësohet Shqipëria, dhe bëri thirrje të veprohet njëjtë.

  • Zyrtare: Huijsen i bashkohet Real Madridit

    Zyrtare: Huijsen i bashkohet Real Madridit

    Real Madridi ka zyrtarizuar sot transferimin e mbrojtësit të ri premtues, Dean Huijsen, duke e bërë atë përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm.

    Klubi spanjoll konfirmoi se lojtari ka nënshkruar kontratë afatgjatë deri në qershor 2030, siç ishte raportuar më herët.

    Huijsen, i cili vjen me reputacionin e një talenti të madh në mbrojtje, shihet si një investim strategjik për të ardhmen e klubit. Ai pritet të jetë pjesë e projektit të ri të Real Madridit nën drejtimin e Xabi Alonsos, i cili pritet të marrë drejtimin e ekipit në ditët në vijim.

    Ky transferim konfirmon synimin e klubit madrilen për të forcuar skuadrën me lojtarë të rinj e të talentuar, duke ndërtuar një bazë të fortë për dominimin në vitet që vijnë.

    Huijsen do të bashkohet me ekipin në kohë për përgatitjet e Kupës së Botës për Klube këtë verë, ku pritet të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në skenën ndërkombëtare.

    Ky është vetëm hapi i parë në një verë që pritet të jetë shumë aktive për Real Madridin në merkato.

  • Vjosa Osmani feston ditëlindjen, Prindoni me urim unik!

    Vjosa Osmani feston ditëlindjen, Prindoni me urim unik!

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot feston ditëlindjen.

    Vjosa po mbush plot 43 pranvera!

    Sigurisht, që një urim i veçantë nuk kishte se si të mos vinte nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

    Ai ka ndarë një fotografi familjare krah dy vajzave të tyre, Dua dhe Anda, duke shprehur dashurinë dhe mirënjohjen e tyre për të.

    Në një mesazh emocional, Sadriu e ka cilësuar Presidenten jo vetëm si një bashkëshorte dhe nënë të jashtëzakonshme, por edhe si një grua që me forcën, guximin dhe dashurinë e saj ka frymëzuar dhe vazhdon të frymëzojë shumë gra e vajza anembanë botës.

    “Në këtë ditë të veçantë, Dua, Anda dhe unë të falënderojmë nga zemra – jo vetëm si bashkëshorte e nënë të jashtëzakonshme, por edhe si grua që me forcën, guximin dhe dashurinë ke frymëzuar dhe vazhdon të frymëzosh shumë gra e vajza kudo në botë. Me shembullin tënd, shumë vajza guxojnë të ëndërrojnë më lart”, ka shkruar ai.

    Urimi përfundon me një dëshirë të ngrohtë për ditëlindjen:

    “Gëzuar ditëlindjen! Urojmë që kjo ditë të të sjellë po aq gëzim sa sjell ti në jetën tonë. Të duam shumë!”

  • Sekretari i NATO-s: Dialogu Kosovë-Serbi, pashmangshëm do të diskutohet në Samitin e Tiranës

    Sekretari i NATO-s: Dialogu Kosovë-Serbi, pashmangshëm do të diskutohet në Samitin e Tiranës

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë para mediave kosovare se dialogu Kosovë-Serbi dhe situata në Ballkanin Perëndimor, “me patjetër do të jetë temë e diskutimit në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë”.

    Rutte tha se KFOR-i është në Kosovë dhe EUFOR-i në Bosnjë e Hercegovinë për të ofruar siguri dhe se për këtë çështje ka folur edhe dje në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, që u mbajt në Antalia të Turqisë.

    Rutte e ritheksoi edhe bisedën shumë të rëndësishme, që sipas tij, e ka pasur me presidentin serb Vuçiq.

  • Këto janë 26 vendet finaliste të Eurovision 2025 – kush do të rrëmbejë fitoren?

    Këto janë 26 vendet finaliste të Eurovision 2025 – kush do të rrëmbejë fitoren?

    Pas dy netëve gjysmëfinale të mbushura me emocione dhe performanca spektakolare, gjithçka është gati për natën më të madhe të muzikës europiane! Më 17 maj 2025, Zvicra do të presë finalen e madhe të Eurovision Song Contest, ku do të garojnë për trofeun më të lakmuar në skenën muzikore kontinentale.

    Shtetet finaliste janë një përzierje e fuqishme artistësh që përfaqësojnë ritme, kultura dhe identitete të ndryshme. Nga baladat e ndjera, tek eksperimentet elektronike dhe zërat që pushtojnë skenën, këto janë vendet që siguruan një biletë për në finale:

    Albania: Shkodra Elektronike – Zjerm
    Estonia: Tommy Cash – Espresso Macchiato
    Iceland: VÆB – RÓA
    Netherlands: Claude – C’est La Vie
    Norway: Kyle Alessandro – Lighter
    Poland: Justyna Steczkowska – GAJA
    Portugal: NAPA – Deslocado
    San Marino: Gabry Ponte – Tutta L’Italia
    Sweden: KAJ – Bara Bada Bastu
    Ukraine: Ziferblat – Bird of Pray
    Armenia: PARG – SURVIVOR
    Austria: JJ – Wasted Love
    Denmark: Sissal – Hallucination
    Finland: Erika Vikman – ICH KOMME
    Greece: Klavdia – Asteromáta
    Israel: Yuval Raphael – New Day Will Rise
    Latvia: Tautumeitas – Bur Man Laimi
    Lithuania: Katarsis – Tavo Akys
    Luxembourg: Laura Thorn – La Poupée Monte Le Son (pictured above)
    Malta: Miriana Conte – SERVING
    Finalja do të kompletohet me treshen e vendeve të mëdha që kalojnë automatikisht: Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Britania e Madhe, dhe Zvicra (vendi mikpritës).

    Shqipëria po magjeps Europën me “Zjerm”!
    Shkodra Elektronike, me këngën “Zjerm”, ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe media pas performancës së saj të parë në skenën e Eurovisionit. Me një kombinim të fuqishëm të motiveve tradicionale shqiptare dhe ritmeve elektronike moderne, performanca u vlerësua si “eksperimentale, autentike dhe elektrizuese”.

    Shumë portale europiane muzikore e kanë përfshirë Shqipërinë ndër favoritet për të zënë vendet e para, ndërsa komentet nga ndjekësit janë mbresëlënëse. Pamja vizuale, vokali i fuqishëm dhe mesazhi simbolik i “Zjerm”-it janë bërë elementët që po i japin Shqipërisë një hov të jashtëzakonshëm.

    Çfarë pritet nesër në natën finale?
    Finalja e Eurovision 2025 pritet të jetë një mbrëmje e paharrueshme – një betejë artistike mes zërave të veçantë, koreografive që lënë gjurmë dhe votave të publikut që çdo herë sjellin surpriza. Nata do të fillojë në orën 21:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në të gjitha vendet pjesëmarrëse.

    Shqipëria hyn në këtë finale me shumë entuziazëm, mbështetje nga publiku dhe një këngë që po i ndez emocionet në mbarë Europën. A do të arrijë Shkodra Elektronike të thyejë rekorde për Shqipërinë? Të gjitha sytë do të jenë drejt skenës së Gjenevës.

  • Ermal Fejzullahu dhe Lisi publikojnë këngën “Luje”

    Ermal Fejzullahu dhe Lisi publikojnë këngën “Luje”

    Ermal Fejzullahu dhe Lisi kanë bashkuar forcat për projektin e tyre më të ri muzikor, “Luje” – një këngë ritmike me atmosferë verore.

    Dyshja sjell një miksim të energjisë pozitive dhe stilit të tyre karakteristik, duke synuar të bëhet një nga hitet e kësaj vere.

    Kënga është shoqeruar edhe me videoklip, i realizuar në ambient të hapur, me ngjyra të ndezura dhe elemente tipike të sezonit të nxehtë.

     

     

     

     

     

     

    “Luje” sjell ritme që ftojnë për kërcim dhe është një thirrje për të shijuar çdo moment të verës.

    Ky bashkëpunim i ri pritet të dëgjohet gjerësisht në festa, klube dhe platforma muzikore gjatë muajve të ardhshëm.

  • Edhe sa kohë duhet të presim për këngën e Bardhit dhe Ronelës?

    Edhe sa kohë duhet të presim për këngën e Bardhit dhe Ronelës?

    Dy artistët e njohur, Bardhi dhe Ronela Hajati kanë paralajmëruar se po vijnë me një bashkëpunim.

    Por, ata ende nuk e kanë bërë të ditur datën e publikimit të kësaj kënge.

    “Do ta tregojnë datën kur po del kënga?” – ka qenë pyetja e Ronelës, drejtuar Bardhit, i cili u përgjigj me “Edhe sa?”.

     

  • “Nuk jam ndjerë kështu kurrë më parë”, reagimi i Hansi Flick pas titullit të Barcelonës

    “Nuk jam ndjerë kështu kurrë më parë”, reagimi i Hansi Flick pas titullit të Barcelonës

    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka zbuluar ndjenjat e tij pas triumfit në La Liga për edicionin 2024/25.

    Barcelona fitoi mbrëmë (e enjte) ndaj Espanyolit me rezultat 0-2 për të fituar matematikisht titullin për këtë edicion, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur.

    “Ndihemi vërtet si një familje e vërtetë. Ata më ndihmuan të jem i lumtur dhe të punoj me këtë pasion. Nuk jam ndjerë kurrë kështu më parë”, ka thënë fillimisht Flick në konferencën e tij të parë për shtyp si kampion i La Ligës.

  • Pse disa pemë ‘qajnë’? Një kuriozitet nga natyra

    Pse disa pemë ‘qajnë’? Një kuriozitet nga natyra

    Nëse ke parë ndonjëherë një pemë që lëshon pika uji nga trungu apo gjethet, mund të të ketë lindur pyetja: po “qan” vallë kjo pemë?

    Në realitet, ky fenomen nuk është emocional, por biologjik dhe mbrojtës.

     Arsyeja kryesore është një proces që quhet gutimi  ndodh kur pemët nxjerrin ujë të tepërt përmes poreve në gjethe apo trung. Ky ujë shpesh përzihet me lëndë ushqyese, rrëshirë ose mbetje të tjera që i japin pamjen e “lotëve”.

     Disa pemë, si p.sh. fikusi apo eukaliptusi, prodhojnë rrëshirë të bardhë ose të verdhë që rrjedh nga plagët e trungut. Kjo është forma natyrore e vetëmbrojtjes  pemët “qanë” rrëshirë për të mbyllur plagën dhe për të parandaluar bakteret ose insektet të hyjnë brenda.

    Në disa raste të rralla, lotët që dalin nga pema janë pasojë e një infeksioni fungal ose bakterial, dhe ngjajnë me qelb ose rrjedhje të çuditshme.

    Pra, jo, pemët nuk qajnë nga trishtimi  por mënyra si reagojnë ndaj stresit, dëmtimeve apo kushteve të motit i bën të duken si të gjalla dhe të ndjeshme, dhe kjo e bën natyrën akoma më të mrekullueshme.

  • Influencerja meksikane qëllohet për vdekje në një sallon bukurie gjatë live-it në TikTok

    Influencerja meksikane qëllohet për vdekje në një sallon bukurie gjatë live-it në TikTok

    Valeria Marquez, një influencuese 23-vjeçare nga Meksika, u vra me armë zjarri gjatë një transmetimi live në TikTok, teksa ndodhej në sallonin e bukurisë ku punonte në qytetin Zapopan.

    Në video, ajo shihej me një lodër në dorë, pak çaste para se të dëgjohej duke thënë “po vijnë”, përpara se të fikej zëri. Pak sekonda më vonë, u qëllua për vdekje, raporton Reuters, transmeton Rilindjashqiptare.

    Rasti po hetohet si femicid nga autoritetet e Jalispos. Sipas raportimeve, më herët ajo kishte përmendur një “dhuratë të shtrenjtë” që dikush kishte sjellë për të në mungesë të saj.

    Meksika renditet ndër vendet me normat më të larta të femicideve në rajon, ndërsa Jalisco është ndër gjashtë shtetet më të rrezikshme për sa i përket vrasjeve.