Category: AKTUALE

  • “Mashtrimi ka emër: FSHF”, Tifozat Kuq e zi reagojnë pas shpërndarjes së biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi

    “Mashtrimi ka emër: FSHF”, Tifozat Kuq e zi reagojnë pas shpërndarjes së biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi

    Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar pas shpërndarjes së biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi.

    Përmes e-mailit të publikuar, Tifozat Kuq e Zi kanë bërë të ditur se Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë ndasi me ndarjen e biletave për këtë ndeshje.

    Kur je pjesë e Tifozëve të Kombëtares, fiton “shortin” pa short. Kur je TKZ, të përjashtojnë në emër të “gjithëpërfshirjes”. Mashtrimi ka emër: Federata Shqiptare e Futbollit”, thuhet në reagimin e TKZ.

    Tutje, të njëjtit thonë se “reagimi ndaj kësaj padrejtësie nuk do mbetet një zemërim i shtypur, do jetë i ashpër dhe i pandalshëm”.

  • Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025, Rama: Shndrit, shndrit

    Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025, Rama: Shndrit, shndrit

    Shqipëria është kualifikuar në natën finale të Eurovision 2025, ku “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese të natës së parë gjysmëfinale, e mbajtur në Bazel, Zvicër.

    Kryeministri Edi Rama reagoi me një postim në rrjetet sociale.

    “Shndrit, shndrit, shndrit”, shkroi Rama.

    10 shtetet finaliste të gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025 janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Poloni, San Marino, Estonia, Portugali, Ukraina.

  • Ndryshon data për finalen e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit

    Ndryshon data për finalen e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit

    FFK ka njoftuar për datën se kur do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës.

    Prishtina do të jetë nikoqir i Llapit për finalen që luhet më 22 maj në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Këtë gjë e ka bërë të ditur edhe Llapi përmes një njoftimi në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook.

    “Finalja e Kupës së Kosovës, FC Prishtina – KF Llapi zhvillohet më 22 maj! Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar sot se data e finales së Kupës së Kosovës është ndryshuar sërish”, thuhet fillimisht nga klubi llapjan.

    “Ndeshja ndërmjet FC Prishtina dhe KF Llapi do të luhet më 22 maj 2025 (e enjte) në ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë”.

    “Ky ndryshim vjen për shkak të zhvillimit të finales së UEFA Europa League, e cila do të luhet më 21 maj”.

    “Nga shorti i hedhur ditë më parë në selinë e FFK-së, është përcaktuar që KF Llapi të jetë skuadër mysafire”.

    “Tifozët tanë “Ultras Legjendat” do të jenë të vendosur në sektorin Veri të stadiumit”.

    “Biletat pritet të dalin nesër pasdite në shitje përmes platformës online të FFK-së. Çmimet dhe detaje të tjera do të bëhen publike në momentin e publikimit të tyre nga FFK”, përfundon njoftimi i Llapit.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1134580225353126&set=a.459023589575463&type=3&ref=embed_post

     

  • Fero dhe Dafina Zeqiri bëhen bashkë – a po sjellin këngë të re?

    Fero dhe Dafina Zeqiri bëhen bashkë – a po sjellin këngë të re?

    Rap artisti nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, i është rikthyer muzikës fuqishëm.

    Ai ka publikuar tashmë disa këngë dhe ka mbajtur koncerte nëpër vende të ndryshme dhe jo vetëm.

    I njëjti së fundmi ka shpërndarë në InstaStory një imazh përkrah artistes së famshme, Dafina Zeqiri.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Dyshja, shumë e komentuar e estradës, kanë lënë të dyshohet se po vijnë me një bashkëpunim.

    Ndonëse këngëtarja këtë kohë po shijon muajt e fundit të shtatzënisë, e cila është në pritje të një djali.

    Ajo deri më tani ka qenë duke performuar dhe nuk e ka lënë anash muzikën, pavarësisht kësaj periudhe.

    Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim nëse do të ketë një duet nga ana e tyre.

  • Apple synon rritje çmimesh për iPhone-t e rinj

    Apple synon rritje çmimesh për iPhone-t e rinj

    Apple po shqyrton mundësinë e rritjes së çmimeve për modelet e reja të iPhone që pritet të lançohen këtë vjeshtë, duke synuar të justifikojë ndryshimin me funksione të reja dhe përmirësime të dukshme në dizajn.

    Lajmi është bërë i ditur nga Wall Street Journal, që citon burime të afërta me këtë çështje, shkruan Reuters.

    Menjëherë pas publikimit të lajmit, aksionet e kompanisë panë një rritje prej 7% në tregtimin para hapjes së bursave, çka reflekton pritshmëritë pozitive të investitorëve.

    Sipas raportit, Apple është e kujdesshme që të mos krijojë perceptimin se rritja e çmimeve lidhet me tarifat amerikane ndaj mallrave kineze, duke qenë se shumica e pajisjeve të saj vazhdojnë të montohen në Kinë.

  • Sonte ndizet “zjerm” në Eurovision nga “Shkodra Elektronike”

    Sonte ndizet “zjerm” në Eurovision nga “Shkodra Elektronike”

    Sonte Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit në Bazel, Zvicër, me këngën “Zjerm” nga “Shkodra Elektronike”.

    Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca sjellin një përzierje unike të folklorit shkodran me elektronikën moderne, që tashmë ka rrëmbyer zemrat e publikut ndërkombëtar.

    Pas fitores në Festivalin e RTSH, “Zjerm” është kthyer në një sensacion në YouTube dhe pretendohet si një nga hyrjet më të veçanta të këtij edicioni.

  • Dy shërbime të reja shtohen në platformën e-Kosova

    Dy shërbime të reja shtohen në platformën e-Kosova

    Ministri në dorëheqje i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në platformën e-Kosova janë lansuar edhe dy shërbime të reja, shkruan Rilindjashqiptare.

    Sveçla përmes një njoftimi në Facebook njoftoi se nga sot e tutje përmes platformës e-Kosova do të mundësohet online procedimi i kërkesës për njohjen e statusit të personave me aftësi të kufizuara dhe kërkesa për njohjen e statusit për personat e verbër.

    “Me qëllim të ofrimit të shërbimeve efikase për qytetarët tanë e veçanërisht për ata e ato që kanë më shumë nevojë për mbështetjen tonë në tejkalimin e çdo sfide, nga sot e tutje përmes platformës e-Kosova do të mundësohet online procedimi i kërkesës për njohjen e statusit të personave me aftësi të kufizuara dhe kërkesa për njohjen e statusit për personat e verbër. Do të punojmë pa u ndalur në digjitalizimin e çdo procesi që të lehtësojmë më tej jetesën dhe zhvillimin e qytetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

  • Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

    Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

    Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, duket se po rikthehet me performancë në edicionin e sivjetmë të festivalit Sunny Hill.

    Lajmin e ka konfirmuar me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në Instagram, aty ku numëron 87.4 milionë njerëz.

    Në kuadër të turneut dhe vendeve që do të mbajë koncerte është edhe Prishtina.

    “Shihemi në Sunny Hill Festival”, ka shkruar ndër të tjerash bukuroshja nga Peja.

    Sunny Hill është një festival ndërkombëtar i muzikës që zhvillohet çdo vit në Prishtinë.

    I themeluar në vitin 2018 nga këngëtarja Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, festivali ka për qëllim promovimin e kulturës dhe muzikës shqiptare, si dhe ofrimin e mundësisë për artistët ndërkombëtarë të performojnë në Kosovë.

    Këtë vit vlen të ceket se do të mbahet nga 1 deri më 3 gusht.

  • Këto aplikacione të rrezikshme instalohen me miliona herë çdo muaj

    Këto aplikacione të rrezikshme instalohen me miliona herë çdo muaj

    Kërcënimi më i fundit për pronarët e telefonave Android është ai që i mashtron ata të instalojnë disa aplikacione që krijojnë probleme sapo shkarkohen në telefona.

    I quajtur “Kaleidoscope”, ky është një sulm i mashtrimit me aplikacione legjitime të disponueshme në Google Play, shkruajnë mediat e huaja.

    Sipas të dhënave, 2.5 milionë pajisje të reja rrezikohen çdo muaj, ku 20% e tyre gjenden në Indi.

    Zona të tjera ku është zbuluar Kaleidoscope përfshijnë Indonezinë, Filipinet dhe Brazilin.

    Nxitja e zgjerimit të këtij kërcënimi është instalimi i aplikacioneve me qëllim të keq përmes faqeve të dyqaneve të aplikacioneve të palëve të treta.

  • Xheneta Fetahu “thumbon” Drilonin?-“Prezenca ime është alarm”

    Xheneta Fetahu “thumbon” Drilonin?-“Prezenca ime është alarm”

    Ish-finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu ka bërë një paraqitje mahnitëse së fundmi.

    E veshur me fustan të zi e të shkurtër. Por, ajo çka bie në sy është mbishkrimi që vuri në këtë foto.

    “Prezenca ime është alarm, jo thjesht prani!”, ka shkruar ajo.

    Ende nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë Xheneta me këtë postim, por nga disa komentues është parë si “thumb” për fituesin e BBVK, Drilon Ramën.