Category: AKTUALE

  • Paralajmërohet se në Kosovë mund të ketë krizë të fuqisë punëtore

    Paralajmërohet se në Kosovë mund të ketë krizë të fuqisë punëtore

    Kosova shumë shpejt do të përballet me një krizë të mungesës së fuqisë punëtore. Nga hulumtimet e bëra, ka dalë se me lehtësimin që Gjermania ua ka dhënë vendeve të Ballkanit për viza pune, ka bërë që fuqia punëtore e Kosovës të largohet nga vendi.

    Sipas kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, kjo ndodh për arsye të pagave të ulëta në sektorin privat, mungesës së kushteve të punës dhe trajtimit jo të duhur të punëtorëve.

    Sipas një hulumtimi të Institutit për Studime të Avancuara (GAP) lidhur me emigrimin e fuqisë punëtore të Kosovës në Gjermani, ikja e fuqisë punëtore rrezikohet më shumë nga rregullorja e vitit 2015 e aprovuar nga Gjermania, e cila u mundëson qasje më të lehtë në tregun gjerman të punës qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Ndërkohë, kryetari i Sindikatës së Pavarur të sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, ka thënë për Radio Kosovën, se një krizë e tillë vetëm e ka goditur Kosovën, derisa tregon edhe ars

    Sipas të dhënave, Azemi tha se që nga viti 2018 deri në vitin 2021 janë mbi 200 mijë punëtorë të larguar nga Kosova. Ai tha se punëtorët e larguar janë të kualifikuar në fusha të ndryshme.

    Ndërkohë, pronari i një kompanie vendore, që kryesisht merret me ndërtimtari, Rifat Lutolli, tha se kanë mungesë të stafit teknik, pasi disa prej tyre janë larguar për në vendet evropiane.

    Ndryshe, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka bërë të ditur se janë rreth 57 mijë kërkesa për procedurën e shortit të vizave vetëm gjatë muajit dhjetor të vitit që lamë pas. Ndërsa, sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor, për Kosovën janë parashikuar në muaj rreth 460 terminë për viza pune.

    Ligji mbi emigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani, ka ngritur shqetësime në Kosovë se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, kryesisht atyre të kualifikuar, do të largohen nga vendi. /rtklive/

  • Qeveria i aprovon ZRRE’së rritjen e çmimit për konsumatorët që harxhojnë më shumë se 600 kWh

    Qeveria i aprovon ZRRE’së rritjen e çmimit për konsumatorët që harxhojnë më shumë se 600 kWh


    Qeveria e Kosovës e ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që harxhojnë më shumë se 600 kWh energji, raporton Express.

    Por, ka kërkuar që tarifa e propozuar për këtë konsumatorë të reduktohet, duke pasqyruar çmimin e e importit për këta konsumatorë dhe promovuar efiçiencën e energjisë.

    “Subvencioni i energjisë elektrike nga ana e Qeverisë do të ndikojë që tarifa për konsumatorët biznesor mbetet me 0% rritje, tarifa për konsumatorët shtëpiak deri në konsumin prej 600 kWh mbetet me 0% rritje, ndërsa tarifa e propozuar nga ZRRE për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kWh të reduktohet, duke pasqyruar çmimin e importit për këta konsumatorë dhe promovuar efiçiencën e energjisë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Ekonomisë.

    Ndryshe, në raportin e ZRRE-së propozohet që tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh. Ndërsa konsumatorët që shpenzojnë 1000 kWh rrymë në muaj, sipas propozimit të ZRRE-së përballen me një rritje prej 24.62 euro të çmimit të rrymës./Express

  • Çmimi i rrymës po rritet 200%Një ndër veteranët e gazetarisë kosovare, në një shkrim të publikuar thotë se në Kosovë po paralajmërohet rritje e rrymës 200%.

    Çmimi i rrymës po rritet 200%
    Një ndër veteranët e gazetarisë kosovare, në një shkrim të publikuar thotë se në Kosovë po paralajmërohet rritje e rrymës 200%.

    Ai thotë se rritje të tillë nuk ka pasur kurrkund në botë. 

    “…sa për informim, ngritje 200 për qind, nuk ka pasur gjëkundi, as në Kubë dhe as në Venezuelë, pos paralajmërimit nga ZRRE-ja se do të ndodhë në Kosovë”, shkruan zoti Gjata.

    Shkrimi i plotë:

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që sipas të gjitha dokumenteve valide duhet të jetë organ i pavarur, i cili ka për detyrë të rregullojë aktivitetet në sektorin e energjisë në Kosovë, përfshirë energjinë elektrike, ngrohjen qendrore dhe gazin, dje (e hënë, 17 janar 2022) u tregua një mashtrues ordiner, i pacipë dhe fare i pamoralshëm. Jo vetëm që nuk iu përmbajtë premtimit të vazhdueshëm se nuk do të ketë ngritje çmimi të rrymës në Kosovë më shumë se 7 për qind, por propozoi edhe shtrenjtimin enorm të paparë dhe të pamatë deri tash, 200 për qind, ose më saktësisht nga 6,75 euro/centë për kilovat-orë në 21 euro/centë për kilovat-orë. Dhe këtë propozim që KEDS-i as që është kujtuar ta bëjë deri më sot, e bëri dje ZRRE (KEDS, siç dihet, ka kohë që kërkon ngritje çmimi të energjisë elektrike 30-40 për qind), dhe që e arsyeton gjoja për t’i detyruar kosovarët ta kursejnë energjinë elektrike.

    Për ta parë më konkretisht mashtrimin ordiner të ZRRE-së, duhet parë dhe analizuar raportin për shqyrtim të jashtëzakonshëm të ZRRE-së që ka propozuar 4 ngritje çmimesh dhe që shkojnë nga 0,75 euro/centë sa është çmimi aktual në 21 cent, ose nga 9 për qind në mbi 200 për qind, sa ka propozuar ZRRE.

    “Propozimi ynë është që tarifat e shërbimit të energjisë elektrike të rriten për 9% për komponentën e energjisë të tarifave për konsumatorët biznesorë dhe për nivelin e konsumit deri në 600 kËh të konsumatorëve shtëpiak”, thuhet në raportin e ZRRE-së.

    Në bazë të analizave të sipërfaqëshme, shihet qartë “hilja” për të mashtruar konsumatorin, – qytetarin e Kosovës, gjoja për rritje thuaja të vogël dhe të pavërejtshme, ndërkohë që propozimi real sipas të dhënave të publikura është i frikshëm, tronditës dhe thënë troç i papërballueshëm për kosovarët e varfër.

    Sepse, ZRRE-ja në raportin e bërë publik propozon që “niveli i konsumit mbi 600 kËh, që nuk mund të mbulohet nga kapacitetet vendore, të furnizohet me tarifë prej 0.21 euro/kËh për energjinë e konsumuar në kohën e tarifës së lartë dhe 0.09 euro/kËh për energjinë e konsumuar në tarifën e ulët”.

    Tek ky propozim qëndron farsa dhe mashtrimi i vrazhdë i ZRRE-së, pasi që dihet për “lëndinë”, dhe këtë më mirë se ZRRE nuk e ka të njohur askush, se kategoria e konsumatorëve që shpenzojnë më shumë se 600 kilovat-orë në Kosovë (por edhe në të gjitha vendet në zhvillim) është numerikisht më e madhja, madje absolutisht më e numërta.

    Praktikisht në këtë kategori hyjnë të gjitha ato familje që në shtëpitë e tyre kanë dhe përdorin një lavatriçe, një shporet elektrik, një bojler, një fshesë elektrike, një frigorifer dhe një pjatalarëse, gjegjësisht pajisjet e domosdoshme elektrike për një shtëpi normale modeste në Kosovë. Nuk po i llogaritim këtu fare numrin e familjeve që krahas pajisjeve elementare, energjinë elektrike e shfrytëzojnë për ngrohje, në mungesë të alternativave për ta ngrohur shtëpinë e tyre.

    Me fjalë të tjera, çmimi i propozuar nga ZRRE-ja prej 0.21 euro/centë kilovat-orë për mbi 70-deri në 80 për qind të kosovarëve do të thotë dyfish çmim më i lartë dhe mbi 200 për qind ngritje çmimi. Të tjerat të dhëna që ZRRE në mënyrë pompoze i shpërfaqë në raport janë broçkulla, gënjeshtra dhe mashtrim i kosovarëve. Broçkullë tipike është pra “fatura me konsum mesatar prej 450 kËh do të rritet për 2.29 euro në muaj, ndërsa fatura me konsum deri në bllok për 3.06 euro në muaj”: Ku janë këta konsumatorë?

    Të dhënat nga hulumtimet flasin se ata janë fare margjinalë, të papërfillshëm. Janë fare të paktë kosovarët sot që nuk e kanë një shporet elektrik, ose një bojler. Mashtrim ordiner dhe fare i pacipë është edhe pohimi i ZRRE-së në raport, se “Rritja për konsum që tejkalon bllokun 600 kËh është më e ndjeshme për shkak se reflekton çmimin e importit dhe për konsum mujor 800 kËh rritet për €26.98, ndërsa për konsum mujor prej 1000 kËh me €50.89”.

    Sepse, po qe se një familje kosovare shpenzon 800 kËh do të paguajë së paku 160 euro në muaj për energjinë elektrike dhe në asnjë mënyrë sa thotë ZRRE-ja. Ju lutem, qytetarë të nderuar, merrne kalkulatorin dhe llogaritni (shumëzoni) 800 herë 21 dhe shuma që do të dalë nga kjo llogari është çmimi që do të paguajnë kosovarët nga propozimi i ZRRE-së. Njësoj dëshmohet edhe shuma që do të paguajnë kosovarët që shpenzojnë 1 mijë kilovat-orë (që pak a shumë është mesatarja mujore e shpenzimit të konsumatorëve kosovarë të rrymës për një muaj, e dhënë kjo që potencohet në shumë hulumtime edhe nga KEDS-i) për një muaj, gjegjësisht rreth 210 euro në muaj.

    Perfiditeti i ZRRE-së u shpërfaqë dje sheshazi edhe në përpjekjet e këtij institucioni për të fshehur bërjen publike të miratimit të bllok-tarifave nëpërmjet së folmes së tërthortë, me dykuptime. Vetëm, fare në fund, gjegjësisht në pasuesin e fundit, shihet qartë tendenca e ZRRE-së për të aplikuar bllok-tarifat, që në fakt është ngritje shumë më e lartë e çmimit të energjisë elektrike sesa ka kërkuar KEDS-i.

    Në fakt, ZRRE-ja, me këtë propozim, nëse pranohet, ka ngritur dy herë çmimin e rrymës: një herë rritjen e paralajmëruar prej 9 për qind (ZRRE gjithë herë ka thënë se ndoshta do të ketë një ngritje prej 7 për qind) dhe rritja tjetër që është enorme dhe e paparë ndokund në këtë lartësi është rikthimi i bllok-tarifave famëkeqe, nëpërmjet të cilave ia ka çuar në ‘pjatë’ çmimet stratosferike KEDS-it, të cilat as që i ka ëndërruar ndonjë herë.

    “Propozimi i ZRRE-së është që kostot shtesë të mbulohen përmes një strukture tarifore me dy blloqe, të ndara në kufirin 600 kËh, pasi që deri në këtë nivel të konsumit mujor konsumatorët mund të furnizohen nga kapacitetet vendore dhe me tarifë mesatare të ngjashme me tarifën ekzistuese. Në këtë mënyrë, tarifat për konsumin në bllokun e parë reflektojnë koston mesatare të ofrimit të energjisë elektrike nga kapacitetet vendore.

    Ndërkaq, për konsumatorët që konsumojnë mbi 600 kËh duhet të importohet energji pasi që kjo nuk mund të ofrohet nga kapacitetet vendore. Rrjedhimisht, tarifa për këta konsumatorë duhet të reflektojë çmimin e importit për energjinë e konsumuar mbi 600 kËh”. Këtë mënyrë arsyetimi nuk mund ta hasësh kurrë dhe askund gjetiu, pos në raportin e ZRRE-s, që me këtë propozim çmimesh i bën kosovarët njerëzit e vetëm në botë, që duhet të punojnë vetëm për ta paguar rrymën, që i bie për të shtuar fitimin e KEDS-it, madje do të ketë shumë kosovarë që as këtë nuk do ta arrijnë me të ardhurat e tyre.

    ZRRE-ja gënjeu haptas, jo një herë këtyre ditëve, rreth rikthimit të bllok-tarifave, duke heshtur, ose dkuke fshehur nga publiku synimin për rikthimin e këtyre tarifave. Asnjëherë, deri dje nuk u prononcua rreth tyre. E heshti thuaja këtë paralajmërim ogurzi për konsumatorët kosovarë të rrymës. Dhe vendosi si është më së keqi për kosovarët e varfër, duke ua bërë kështu një shërbim të madh ndërmarrjeve private të shpërndarjes dhe të furnizimit me rrymë.

    ZRRE e di fare mirë, se fare të pakta në numër janë familjet kosovare, madje simbolike, që do të kishin favore nga rivendosja e bllok-tarifave të propozuara tashmë egërsisht me çmime të larta, ndërsa numri dërrmues do të jetë ai që do të paguajë dy herë çmimin e ngritur të rrymës- një herë nga rritja e pritshme dhe e paralajmëruar nga KEDS-i dhe thuaja nga shumica absolute e institucioneve shtetërore vendimmarrëse dhe së dyti nga çmimi i ngritur, shumë më shumë nga rivendosja e bllok-tarifave. Prandaj, urgjentisht, pa humbur asnjë çast të vetëm dikush, nga vendimarrësit, institucionet përkatëse, por edhe nga shoqëria civile dhe pse jo nga vetë kosovarët, të reagojnë në këtë ‘blasfemi’ të ZRRE-së, që është unike në botë nga e keqja. Sepse, rritje të çmimit të energjisë elektrike pas krizës globale ka pasur ndër shtete të shumta të botës, madje edhe nga ato të fuqishmet. Mirëpo, këto rritje në asnjë rast nuk kanë kaluar 30-40 përqindëshin, dhe si të tilla kanë ngritur reagime të panumërta, protesta dhe pakënaqësi të tjera të shumta. Ndërsa, sa për informim, ngritje 200 për qind, nuk ka pasur gjëkundi, as në Kubë dhe as në Venezuelë, pos paralajmërimit nga ZRRE-ja se do të ndodhë në Kosovë. /Buletini Ekonomik/

  • Woww! kaq e lartë do të jetë fatura e rrymes nga tani

    Woww! kaq e lartë do të jetë fatura e rrymes nga tani

    Zyra e Rregullatorit për Energji është në procesin e shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave për aktivitetet në sektorin e energjisë elektrike.

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë ZRRE ka propozuar rritje të energjisë elektrike nga ky vit, për 9 për qind.

    Në raportin për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave, që e ka lëshuar për konsultim publik, ZRRE thotë se kjo rritje  reflekton kostot e ofrimit të furnizimit me energji elektrike, pas rritjes së çmimeve të importit të energjisë.

    “Propozimi ynë është që tarifat e shërbimit të energjisë elektrike të rriten për 9% për komponentën e energjisë të tarifave për konsumatorët biznesorë dhe për nivelin e konsumit deri në 600 kËh të konsumatorëve shtëpiak”.

    ZRRE-ja ka përgatitur dy raporte konsultative. Njëra nga to ka të bëjë me kthimin e bllok tarifave, shkruan lajmi.net.

    ZRRE-ja u ka ofruar kompanive të rregulluara, konsumatorëve dhe palëve tjera të interesit mundësinë që të shqyrtojnë të dhënat dhe qëndrimet e paraqitura në këtë raport konsultativ, dhe të komentojnë ato, duke paraqitur kundër argumente ose duke ofruar të dhëna të reja të cilat ZRRE-ja mund të mos i ketë marrë parasysh. Palët që dëshirojnë të shprehin mendimet e tyre për qëndrimin e ZRRE-së ftohen t’i dorëzojnë komentet e tyre me shkrim, jo më vonë se 28 janar 2022, në ora 18:00h.

    Propozimi i ZRRE, që reflekton kostot e ofrimit të furnizimit me energji elektrike, është që tarifat e shërbimit të energjisë elektrike të rriten për 9% për komponentën e energjisë të tarifave për konsumatorët biznesorë dhe për nivelin e konsumit deri në 600 kWh të konsumatorëve shtëpiak.

    Niveli i konsumit mbi 600 kWh, që nuk mund të mbulohet nga kapacitetet vendore, furnizohet me tarifë prej 0.21 eur/kWh për energjinë e konsumuar në kohën e tarifës së lartë dhe 0.09 eur/kWh për energjinë e konsumuar në tarifën e ulët.

    Sipas këtij propozimi, fatura me konsum mesatar prej 450 kWh do të rritetpër €2.29 në muaj, ndërsa fatura me konsum deri në bllok për 3.06€ në muaj.

    Rritja për konsum që tejkalon bllokun 600 kWh është më e ndjeshme për shkak se reflekton çmimin e importit dhe për konsum mujor 800 kWh rritet për €26.98, ndërsa për konsum mujor prej 1000 kWh me €50.89.

    Ndikimi i propozimit tarifor në faturat e konsumatorëve shtëpiak

    Në këtë pjesë të raportit ofrohet një analizë të ndikimit të propozimit të ZRRE-së në faturat e konsumatorëve shtëpiak, për nivele të ndryshme të konsumit:

    Konsumatori me konsum 300 kWh/muaj – Në bazë të legjislacionit në Kosovë vlerësohet si energjia nevojshme për të mbuluar nevojat esenciale për një familje 4 antarëshe. Gjatë vitit, 20.5% e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit.

    Konsumatori me konsum 450 kWh/muaj – paraqet konsumin mesatar të një konsumatori të amvisërisë gjatë vitit. Bazuar në të dhënat e KEDS-it, konsumi mesatar (nga viti 2012 – 2020) nga amvisëritë që konsumojnë mbi 300 kWh/muaj, është ~ 460 kWh/muaj.

    “Konsumi mesatar në vitin 2021 për konsumatorët e amvisërive që konsumojnë mbi 300 kWh/muaj është rreth 440 kWh/muaj. Gjatë vitit, 44% e konsumatorëve nuk e kalojn këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit. Konsumatori me konsum 600 kWh/muaj – paraqet konsumin bazik minimal të një konsumatori me ngrohje elektrike gjatë dimrit, në bazë të analizave gjatë vendosjes së bllokut në tarifat e kaluara, 69% të konsumatorëve nuk e kalojn këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit, dhe 79% të konsumatorëve nuk e kalojnë këtë nivel gjatë muajve të verës. Konsumatori me konsum 800 kWh/muaj – paraqet një konsumator me konsum mbi bllokun e propozuar. Konsumatori me konsum 1000 kWh/muaj – paraqet një konsumator me konsum më të lartë të energjisë elektrike”, thuhet në raportin e ZRRE, i cili po pret komentet e palëve.

    “Nëse supozojmë që konsumi i energjisë raporti tarifë e lartë/tarifë e ulët është e barabartë me mesataren e realizuar, ndikimi i propozimit të ZRRE-së në tarifat e konsumatorëve shtëpiak është si në tabelën në vijim:”

  • Do te ketë mungesë te punëtoreve tek sektori privat thonë nga Oda Ekonomike

    Do te ketë mungesë te punëtoreve tek sektori privat thonë nga Oda Ekonomike

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, paralajmëron se viti 2022 do të jetë shumë më sfidues sesa viti 2021, në aspektin ekonomik. Ai kërkon nga Qeveria, Parlamenti dhe të gjitha institucionet të jenë të hapura për dialog me sektorin privat.

    Rukiqi ka numëruar disa arsye se pse viti 2022 do të jetë më i vështirë dhe sfidues për Kosovën shkaku i pandemisë, duke paralajmëruar edhe rënie të normës ekonomike.

    Nuk do të përsëritet vera e vitit 2021, që ishte infuzioni kryesor për shumë ndërmarrje (i ardhur nga diaspora), të dërmuara nga pandemia; Konsumi do të shënojë rënie, rrjedhimisht edhe norma e rritjes ekonomike do të jetë në rënie”, ka shkruar Rukiqi në Facebook, transmeton Telegrafi .

    Më tej ai thotë se “ky dimër do të jetë më i ‘gjatë’ se tjerët, marrë parasysh problemet me furnizimin dhe çmimet e energjisë elektrike dhe çmimet e rritura në pothuajse të gjithë lëndët e para dhe produktet finale, nga kategoritë e produkteve që ne i importojmë”.

    “Paparashikueshmëria me pandeminë do të vazhdojë të sjell kokëçarje për sektorin privat. Sektori privat ende nuk arrin të kuptojë, çka është vlera e vaksinimit me dy dhe tre doza, nëse të njëjtat nuk garantojnë liri të veprimit dhe kryerjes të aktivitetit biznesor. Çdo masë për kontrollimin e pandemisë, duhet të kufizojë të pavaksinuarit e jo ata që me shumë zell e respektuan thirrjen për vaksinim”, tha ai.

    Rukiqi thotë se do të rritet problemi me fuqinë punëtore. “Mosgjetja e punëtorëve me shkathtësi të caktuara është si problem në rritje për të gjithë sektorët. Nëse kjo problematikë vazhdon, ne do të kemi probleme serioze me aftësinë konkurruese për eksport dhe investime”.

    “Qeveria, Parlamenti dhe të gjitha institucionet duhet të jenë të hapura për dialog me sektorin privat, në adresimin e këtyre temave, por edhe shumë çështjeve tjera me rëndësi jetike për zhvilimin e vendit”, thotë Rukiqi.

  • Nuk ngopet Raiffeisen Bank – ia shtron zullumin popullatës me rritje të çmimeve

    Nuk ngopet Raiffeisen Bank – ia shtron zullumin popullatës me rritje të çmimeve

    Qytetarët përveç për mirëmbajtje të llogarisë në të gjitha bankat komerciale që operojnë në Kosovë duhet të paguajnë para edhe për tërheqje të pagës, transfere dhe shërbime tjera.

    Klientët e Raiffeisen Bank – njërës prej bankave komerciale në Kosovë – nga muaji shkurt do të paguajnë tarifa me rritje për mirëmbajtje të llogarisë.

    Nga 0.75 euro, kjo tarifë do të rritet në 1.5 euro.

    Raiffeisen Bank i ka paralajmëruar klientët për këtë ndryshim përmes mesazheve telefonike dhe një njoftimi në ueb-faqen e saj zyrtare.

    Shërbimi i tillë do të hyjë në fuqi nga data 5 shkurt.

    Ilirjana Tahiraj, zëdhënëse në Raiffeisen Bank, thotë se rritja e tarifave vjen pas investimeve të shumta që ka bërë banka në avancimin e shërbimeve të saj digjitale.

    Investime ka pasur edhe në rrjetin e 40 degëve dhe 132 bankomatëve, thotë ajo.

    “Këto mundësi të ndryshme që ne i ofrojmë për klientin [edhe digjitale, edhe në degë e bankomate] kërkojnë resurse dhe shpenzime shtesë për mirëmbajtje dhe për avancime të vazhdueshme. Kjo është edhe arsyeja kryesore se përse ka pasur ndryshim të tarifave për disa nga shërbimet bankare”, thotë Tahiraj për Radion Evropa e Lirë.

    “Ofrimi i shërbimeve digjitale bankare u mundëson klientëve tanë të kenë qasje në shërbime bankare 24/7 në të gjithë vendin, në lokacione të ndryshme”, shton ajo.

    Sipas saj, rritja e tarifës nuk do t’i prekë vetëm pensionistët dhe studentët.

    Përveç për mirëmbajtje të llogarisë, qytetarët në të gjitha bankat komerciale që operojnë në Kosovë duhet të paguajnë para edhe për tërheqje të pagës, transfere dhe shërbime tjera.

    Mirëmbajtja e llogarisë individuale – si shërbimi më i thjeshtë – fillon nga një deri në pesë euro, varësisht nga banka dhe pakoja e shërbimeve.

    Për të tërhequr para apo për të bërë transfere në sportele brenda bankës, qytetarët duhet të paguajë tarifë nga 1.5 deri në 2.5 euro.

    Rritja e këtyre tarifave vjen në kohën kur Kosova ka përmbyllur vitin me rritjen më të lartë të çmimeve.

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se norma vjetore e inflacionit në muajin nëntor të vitit të kaluar ka arritur në 6.9 për qind – nga 0.1 për qind sa ka qenë në periudhën e njëjtë të vitit 2020.

    Rritja më e lartë e çmimeve është vërejtur te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet, ndërsa rritje është paralajmëruar edhe për çmimin e energjisë elektrike dhe të ujit.

  • Tmerrohen durrsakët, zhurma të çuditshme në qiell gjatë natës

    Tmerrohen durrsakët, zhurma të çuditshme në qiell gjatë natës

    Një fenomen i çuditshëm është shënuar në qytetin e Durrësit mbrëmjen e sotme. Në një video të dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania, një qytetar ka regjistruar disa zhurma nga qielli.

    Nuk dihet me saktësi se çfarë mund të jetë, pasi në qiell nuk dallohen “gjurmë”. Ndërkohë zhurmat kanë një ngjashmëri të madhe me ato që lëshojnë avionët. Gjithsesi mbetet enigmë.

  • Vendimi i Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave lajm nëpër botë

    Vendimi i Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave lajm nëpër botë

    Sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalohet prodhimi i kriptovalutave në vend. Një vendim i tillë i bërë publik nga ministrja Artane Rizvanolli është bërë lajm edhe nëpër botë.

    “Në fund të vitit të kaluar me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës kemi themeluar Komitetin Teknik për “Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë”. Ky Komitet Teknik ka mbajtur dy takime për të identifikuar dhe rekomanduar zbatimin e masave për t’i trajtuar efektet negative të rrethanave të krijuara nga kriza energjetike botërore. Duke u bazuar në rekomandimet e këtij Komiteti Teknik, javën e kaluar kam marrë vendimin për Masa të Emergjencës përmes të cilit ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë sot ministrja Rizvanolli.

    “Coin Desk” një platformë që ka 2 milionë e gjysmë ndjekës në “twitter”, raporton se si Kosova ka vendosur të ndalojë prodhimin e kriptovalutave si rezultat i krizës me energjinë elektrike.

    “Kosova lëviz drejt ndalimit të prodhimit të kriptove derisa përballet me krizën energjetike”, shkruan “Coin Desk”, teksa citon Gazetën Express

  • Rreth 40 mijë persona e humbën vendin e punës në vitin 2021, shuhen 1 mijë biznese

    Rreth 40 mijë persona e humbën vendin e punës në vitin 2021, shuhen 1 mijë biznese

    Gjatë vitit 2021 rreth 40 mijë punëtorë e kanë humbur vendin e punës dhe 64 mijë persona e kanë lëshuar vendin për shkak të mostrajtimit adekuat nga institucionet, i ka thënë Ekonomia Online kryetari i Sindikatës të Sektorit Publik në Kosovë, Jusuf Azemi.

    Tutje, ai tha se nëse vazhdon kështu në vitin 2022 Kosovën do ta presë një gjendje më e rëndë.

    “Në këtë vit rreth 40 mijë punëtorë e kanë humbur vendin e punës. Fatkeqësisht kemi 64 mijë persona që e kanë lëshuar Kosovën për shkak të mos trajtimit adekuat. Shteti nuk ka krijuar kushte për këta punëtorë sa i përket sigurisë sociale në Kosovë”.

    “Ne nuk jemi paguar dhe trajtuar si duhet nga shteti. Nëse vazhdon kështu do të na presë një gjendje më e rëndë përndryshe do të na presë ikja e fuqisë punëtore sidomos atyre që janë në profesione të caktuara”.

    Ndërsa, sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica tha se 1 000 biznese janë konsideruar të shuara në vitin 2021.

    Vranica theksoi se duhet të hiqet TVSh-ja, duke shtuar se nëse nuk do të bëhet një lloj ndryshimi gastronomia do t’i rris ashpër qëndrimet me anë të protestave.

    “Realisht te falimentimi janë disa procedura të komplikueshme dhe më shumë ka pasur pezullim të veprimtarisë së bizneseve. Në vitin 2021 i kemi 8 100 biznese që janë regjistruar. Ka pasur rënie të regjistrimit në tre mujorin e tretë. 1 000 biznese janë konsideruar të shuara në vitin 2021. Natyrisht që duhet të hiqet TVSh-ja. TVSh-ja ka treguar që ka qenë shumë e suksesshme nëse krahasojmë deklarimet në qarkullim të cilat i ka bërë gastronomia”.

    “Në vitin 2021 kanë qenë 188 milionë qarkullim. Varësisht se si do të jenë kushtet që do të krijohen do ta presim vitin 2022 nëse do të ketë rritje të TVSh-së. Ne do të ballafaqohemi me pandeminë edhe në vitin 2022. Nëse nuk do të bëhet një lloj ndryshimi ne do t’i kundërshtojmë dhe do t’i rrisim ashpër qëndrimet tona me anë të protestave”, tha Vranica për EO.

  • “More rrenc”, Kllokoqi thotë se Murati i kishte premtuar që TVSH do të mbetet 8%

    “More rrenc”, Kllokoqi thotë se Murati i kishte premtuar që TVSH do të mbetet 8%

    Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, e ka quajtur gënjeshtar Ministrin e Financave, Hekuran Murati. Kllokoqi thotë se Murati vetë i kishte premtuar se TVSH-ja për gastronomët do të mbetet 8%, ndërsa tani ka thënë se do të rritet në 16%.

    Kllokoqi ka thënë se me këtë vendim gastronomët do të “fundosen”.

    “Morre RRENC,  ne tavolin me ke premtu mu e atyre qe ishin me mua qe tvsh-ne ki me vazhdu ne 8% sa te egziston pandemia. Jo që nuk na ndihmuat por edhe po na fundosni”, ka shkruar ai në Facebook.

    Kllokoqi thotë se është i zhgënjyer me këtë vendim pasi që Murati i kishte premtuar atij në sy se TVSH-ja nuk do të lëvizë.

    “Eshte hera e parë qe nje politikan me rren ne sy , mfalni per shprehjen RRENC po pernime jom ZHGENJY”, shtoi ai.

    Ndryshe, prej datës 1 janar gastronomët do të detyrohen të paguajnë 16% TVSH. Vendimi që ata të paguajnë 8% ishte marrë si masë lehtësuese për këtë sektor që po përballet me pandeminë.