Category: AKTUALE

  • Kush duhet te aplikoje për subvencionim të pagës. Punetori apo Punedhenesi?

    Kush duhet te aplikoje për subvencionim të pagës. Punetori apo Punedhenesi?

    “I punësuari mund të aplikoj për subvencionim të pagës’’

    Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 13/19, datë 14.07.2021, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike, si dhe Vendimet e Ministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, gjegjësisht Vendimet për subvencionim sipas masave:

    1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë;

    1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar, si dhe

    1.3 – Mbështetja e punësimit të grave, Administrata Tatimore e Kosovës, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë të punësuarit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga këto masa.Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të punësuarit e rinj, të cilët janë të deklaruar në Administratën Tatimore të Kosovës për periudhat nga Korrik/2021 e tutje.

    Aplikimi bëhet përmes Aplikacionit të publikuar në ueb-faqe të ATK-së www.atk-ks.org. Pra, përmes ueb-faqes së ATK-së, të punësuarit kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga masat e Pakos së e Ringjalljes Ekonomike, si:

    Masa 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë – Mbështetje për tre (3) muaj nga njëqind euro (100€);

    Masa 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar – Mbështetje për tre (3) muaj nga pesëdhjetë euro (50€);

    Masa 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave – Mbështetje për tre (3) muaj nga pesëdhjetë euro (50€);

    Aplikimi është i hapur deri më 15 tetor 2021 në ora 24:00.

    Aplikacioni “Pako e Ringjalljes Ekonomike – Kërkesë për subvencionim të pagës” është në dispozicion të tatimpaguesve, gjegjësisht të punësuarve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org – tek linku Shërbimet elektronike.ATK, çdo herë e gatshme në ofrimin e shërbimit për tatimpagues!

  • KEDS-i obligohet t’ua kthejë 40 milionë euro konsumatorëve

    KEDS-i obligohet t’ua kthejë 40 milionë euro konsumatorëve

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur të kundërligjshëm vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për përfshirjen në fatura të qytetarëve shpenzimet e rrymës në katër komunat veriore.

    Në vendimin e saj të marrë të hënën ka kërkuar anulimin e këtij vendimi dhe ka detyruar KEDS-in që të bëjë kthimin e mbi 40 milionë eurove për t’ua kompensuar dëmin konsumatorëve, të shkaktuar gjatë viteve 2012-2017.

    “Anulohet si i kundërligjshëm vendimi i ZRRE-së dhe detyrohet që të ndërmarrë veprime që e obligojnë Shërbimin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) që të bëjë kthimin e shumës së faturuar, respektivisht kompensimin e dëmit konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës dhe atë për periudhën kohore nga 6.2.2012 e deri më 20.10.2017, në vlerën prej 40.855.480 milionë eurosh. Të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi”, thuhet në vendimin e Themelorës.

    Suzana Gashi, udhëheqësja e Departamentit për Çështje Juridike, ka thënë se ZRRE-ja ka tash obligim miratimin e tarifave dhe të kompensojë qytetarët për dëmet që u janë shkaktuar.

    “Ky është raport i Avokatit të Popullit dhe nuk është detyrimisht i obligueshëm. Meqenëse ZRRE-ja nuk e kishte respektuar atëherë ne kemi ngritur padi. Meqenëse rasti është në gjykata nuk paragjykojmë se si do të vendosë Apeli. Ka qenë shumë sfiduese, sepse ne kur e kemi paraqitur padinë nuk e kemi ditur se sa është fatura. Mandej kemi parë që janë mbi 40 milionë euro. Tash ZRRE-ja e ka për obligim miratimin e tarifave, dhe ai është organi që më së miri do të dijë se si t’i kompensojë”, ka deklaruar Gashi.

    Avokati i Popullit përmes një padie më 15 gusht 2017 kishte kërkuar nga Gjykata Themelore që të anulonte vendimin e ZRRE-së.

    ZRRE-ja përmes vendimit të nxjerrë më 2012 faturonte qytetarët për energjinë elektrike të shpenzuar nga qytetarët e katër komunave veriore.

    Gjykata më pas kishte marrë vendim për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të ZRRE-së deri në shqyrtim të plotë të padisë.

  • Restoranti i shqiptarit në Danimarkë zgjidhet më i miri në mesin e 50 restauranteve në botë

    Restoranti i shqiptarit në Danimarkë zgjidhet më i miri në mesin e 50 restauranteve në botë

    Kopenhagen është tashmë “kryeqyteti i kuzhinës’ pasi një nga restorantet e saj është zgjedhur më i miri në botë. Por ajo që e bën të veçantë përzgjedhjen e “Noma” si restoranti më i mirë në botë është se fakti se pronari dhe kuzhinieri është një shqiptaro-danez.

    Në garë ishin 50 restorante të ndryshme, të cilat janë cilësuar si më të mirat në botë dhe “Noma” kryesoi listën. Lajmin e ka bërë me dije faqja “The World’s 50 Best” (50 më të mirët në botë), përmes rrjetit social Twittter.

    Noma ka qenë pjesë e restoranteve më të mira në botë për rreth 10 vite.

    “Pak më shumë se një vit më parë mendova se gjithçka do të merret fund. Si do t’ia dilnim gjatë gjithë kësaj periudhe, “tha Rene Redzepi( Rexhepi), duke iu referuar pandemisë Covid-19.

  • BE ndan 14.2 miliardë euro për Kosovën, Turqinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor

    BE ndan 14.2 miliardë euro për Kosovën, Turqinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor

    Parlamenti Evropian ka miratuar Rregulloren për Themelimin e IPA-së III nga e cila janë ndarë 14.2 miliardë euro për të ndihmuar vendet në zbatimin e reformave të lidhura me BE-në.

    Sipas PE-së, fondi do të përdoret për të mbështetur shtatë vende në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE në miratimin e reformave të kërkuara për të qenë në përputhje me rregullat dhe vlerat e BE -së.

    Vendet përfituese të këtij grandi janë Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.

    “Objektivi i përgjithshëm i IPA III është të mbështesë këto vende në miratimin dhe zbatimin e reformave politike, institucionale, juridike, administrative, sociale dhe ekonomike të kërkuara për të qenë në përputhje me vlerat e Bashkimit dhe për t’u përshtatur në mënyrë progresive me rregullat, standardet dhe politikat e BE -së ( acquis ‘)”, thotë PE.

    Tutje thekon se ky fond mund të ndryshohet ose pezullohet nëse nuk shtetet e përmendura me lartë nuk i përmbahen respektimit te vlerave ‘themelore’ – demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit.

  • Qeveria nis pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët

    Qeveria nis pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët

    Qeveria nis zbatimin e masës 3.5, që ka të bëjë me pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sot po realizojnë një zotim të tyre pa u bërë 6 muaj qeverisje për mbështetje të lehonave dhe shtesave për fëmijët.

    Me këtë mbështetje Kurti thotë se po rrisin mirëqenien e po ulin varfërinë në vend.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati një konferencë të përbashkët me kryeministrin Kurti në lidhje me zbatimin e masës 3.5-Pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, tha se me vendim të kësaj Ministrie, nënat e reja (lehonat) do të mbështeten nga Qeveria duke përfshirë 170 në muaj dhe njëkohësisht do të fillojë zbatimi gradual i programit për shtesat e fëmijëve.

    Mbështetja për fëmijët e moshës 0-24 muaj do të jetë 20 euro në muaj, kurse për ata nën moshën 16 vjeç do të jetë 10 euro.

  • Kurti e Murati sot bëjnë të ditura detajet për pagesat e lehonave dhe shtesat e fëmijëve

    Kurti e Murati sot bëjnë të ditura detajet për pagesat e lehonave dhe shtesat e fëmijëve

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashke me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati sot në konferencë për medie do të flasin për pagesat për lehonat dhe shtesat e fëmijëve.

    Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet nga ora 10:00.

    Zbatimi i masës 3.5 – Pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët si pjesë e Pakos së Ringjalljes Ekonomike do të jenë temë e konferencës.

    Në njërën nga mbledhjet e Qeverisë është bërë plotësim-ndryshimin i cili ndryshon titullin “Masa 3.5 – Pagesa për Lehonat dhe Shtesat e Fëmijëve – 7 milionë euro”.

    Sipas Qeverisë, ky ndryshim është në funksion të përmbushjes së njërës nga Prioritet e Qeverisë në cilën parashihen shtesat e fëmijëve deri në moshën 16 vjeçare, implementimi i së cilës do të bëhet në mënyrë graduale.

    Po ashtu, ky plotësim-ndryshim, parasheh përfshirjen edhe të lehonave të punësuara krahas atyre të papuna për mbështetje financiare që do të ofrohet nga Qeveria, me qëllim të fuqizimit të mëtutjeshëm të grave në tregun e punës.

    Ndërkaq, ndarjen e mjeteve për lehonat dhe shtesat e fëmijëve qeveria kishte planifikuar që ta bëjë vitin e ardhshëm, por kjo do të ndodh brenda këtij viti.

  • Pamje: Dy bletë bashkojnë forcat për ta larguar kapakun e shishes

    Pamje: Dy bletë bashkojnë forcat për ta larguar kapakun e shishes

    Bashkimi bën fuqinë. Këto fjalë i kemi dëgjuar shumë herë, ndërsa ato i dëshmuan edhe dy bletë.

    Në një video të publikuar në internet, dy bletë shihen duke u përpjekur së bashku që ta largojnë kapakun e një shisheje me pije të ëmbël.


    Ngjarja është incizuar në Sao Paulo të Brazilit dhe videoja është shikuar miliona herë në rrjetet sociale, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

    Për ta shikuar videon, klikoni KËTU.

    Një grua dëgjohet duke thënë: “Bletët u bënë ekip për të ma vjedhur pijen dhe ato do ta bëjnë këtë.”

    Një komentues shkroi: “Kujt i duhet pajisja për hapjen e pijeve, kur mund t’i marrësh dy bletë që të ta kryejnë këtë punë?”

    Ndryshe, sipas një hulumtimi të publikuar në vitin 2016, bletët e mësojnë zgjidhjen e problemeve duke e shikuar njëra-tjetrën.

  • Drejt Tokës është nisur asteroidi që mund të na bëjë të gjithëve miliarderë

    Drejt Tokës është nisur asteroidi që mund të na bëjë të gjithëve miliarderë

    NASA po fillon një mision për të studiuar një asteroid që besohet se përmban kaq shumë metale të çmuara saqë të gjithë në Tokë do të ishin miliarderë.

    Pasuria që ky trup qiellor “mbart” vlerësohet në rreth 10,000 miliardë dollarë.

    Zbuluar në Mars të vitit 1852, 16 Psyche, është 200 kilometra i gjerë. Një shekull e gjysmë pas zbulimit, asteroidi do të jetë fokusi i projektit të NASA -s, i cili pritet të fillojë në gusht 2022.

    Anija kozmike e Agjencisë Amerikane të Hapësirës duhet të mbërrijë në destinacion katër vjet më vonë, në fillim të vitit 2026. Ky do të jetë eksplorimi i parë i metaleve në vend të gurit dhe akullit, gjë që është praktikë e zakonshme në misionet në trupat qiellorë.

    “Ndryshe nga shumica e asteroidëve të tjerë që janë trupa shkëmbi ose akulli, shkencëtarët mendojnë se asteroidi 16 Psyche tipi M përbëhet kryesisht nga hekuri dhe nikeli të ngjashëm me ato që gjenden në Tokë,” njofton NASA.

    Asteroidi ndodhet midis Marsit dhe Jupiterit.

    Ata zbuluan se sipërfaqja e asteroidit është të paktën 30 për qind metal, dhe shkëmbinjtë në sipërfaqe gjithashtu përmbajnë pjesë më të vogla metali.

    Bazuar në imazhet e bëra nga teleskopi Hubble, vlerësohet se vlera e metaleve të çmuar në asteroid është rreth 10.000.000.000.000 dollarë.

  • SHBA-ja përfundon e para në tabelën e medaljeve në “Tokio 2020”

    SHBA-ja përfundon e para në tabelën e medaljeve në “Tokio 2020”

    Ekipi olimpik i SHBA-së ka përfunduar në vend të parë në tabelën e medaljeve në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

    Amerikanët kanë fituar në Tokio, 39 medalje të arta, 41 të argjendta e 33 të bronzta. Në total fituan 113 medalje.

    Kina doli e dyta në renditje, me 38 medalje të arta, 32 të argjendta e 18 të bronzta, në total 88 medalja.

    Vendi i tretë i ka takuar nikoqirit Japonisë. Japonia në total fitoi 58 medalje, prej tyre 27 të arta, 14 të argjendta e 17 të bronzta.

    Britania e Madhe ka përfunduar në vend të katërt me një total prej 65 medaljeve, prej tyre 22 të arta, 21 të argjendta e 22 të bronzta. Për Britaninë është olimpiada e dytë më e suksesshme, pas “Rio 2016”, ku kishte fituar 67 medalje.

  • Lufta për të Artën, Distria Krasniqi pas pak në finale kundër japonezes, Funa Tonaki

    Lufta për të Artën, Distria Krasniqi pas pak në finale kundër japonezes, Funa Tonaki

    Distria Krasniqi i ka siguruar medalje Olimpike Kosovës në “Tokio 2020”. Ajo tani do të kërkojë të artën në finale kundër japonezes Tonaki, luftë që bëhet e ditur se nis në oren 11:25, por mund të ketë pak minuta vonesë, për shkak të përballjeve të tjera.

    Distria Krasniqi i ka siguruar medalje olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

    Xhudistja jonë mundi Urantsetseg Munkhat të Mongolisë, për të kaluar në finalen e madhe.

    Me kualifikimin në finale, ajo siguroi medalje Olimpike tashmë, derisa tani do të synojë të Artën.

    Për të Artën në finale, Krasniqi do të luftojë me vendasen, Funa Tonaki, luftë që do të nisë nga ora 11:25.

    Ndërkohë lidur me kohën e zhvillimit të finales ka njoftuar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës, duke treguar se finalja do të zhvillohet brenda pak minutash.