Category: AKTUALE

  • FIFA planifikon ta dërgojë futbollin në tjetër nivel: Prej dy pjesëve nga 30 minuta, te zëvendësimet e panumërta të lojtarëve

    FIFA planifikon ta dërgojë futbollin në tjetër nivel: Prej dy pjesëve nga 30 minuta, te zëvendësimet e panumërta të lojtarëve

    Mundo Deportivo raporton se FIFA është duke punuar që të bëjë disa ndryshime të mëdha në futboll.

    Shtëpia më e madhe e futbollit në botë dëshiron të bëjë sa më atraktiv futbollin dhe kjo gjë mund të ndodhë shumë shpejtë.

    Sipas asaj që raporton mediumi spanjoll, FIFA planifikon që të bëjë së paku pesë ndryshime në rregullat e futbollit.

    Rregullat e reja në sportin më të ndjekur në botë mund të jenë si më poshtë:

    30 minuta do të zgjaste një pjesë

    -Koha në ndeshje ndalet në momentin që topi del jashtë vijave të fushës

    -Zëvendësime të panumërta

    -Rivëniet anësore të ekzekutohen me këmbë (aktualisht janë më duar)

    -Pesë minuta përjashtim nga loja në momentin që një lojtar pranon kartonë të verdhë. 

  • Si iu ekzekutuan pagat 20 zyrtarëve serbë në ministri, pa dalë fare në punë

    Si iu ekzekutuan pagat 20 zyrtarëve serbë në ministri, pa dalë fare në punë

    Njëzet punëtorë të komunitetit serb kanë marrë paga për një vit rresht nga buxheti i shtetit, ani pse s’kishin dalë as edhe një ditë në punë. Sipas Auditorit, për pagat e tyre janë shpenzuar mbi 100 mijë euro.

    Në Kosovë po del se mund të marrësh pagë edhe pa punuar asnjë ditë. Këtë “mundësi” e kanë shfrytëzuar 20 zyrtarë të komunitetit serb, të cilët është dashur të sistemohen nga ish Minisrtria e Administratës Publike, që tash funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Asnjë prej këtyre zyrtarëve nuk ishin paraqitur në vendin e punës gjatë vitit të kaluar, por ministria kishte bërë pagesën e pagave të tyre.

    Sipas Auditorit, shkaku i mosparaqitjes në punë të këtyre zyrtarëve ishte moskrijimi i kushteve të duhura për punë, kontrolli i dobët dhe mosmonitorimi i tyre nga menaxhmenti i ministrisë.

    “Zyrtarët e lartcekur, në vitin 2020, nuk ishin paraqitur në vendin e punës, përderisa ministria kishte bërë pagesën e pagave të tyre në vlerë totale 100,583€. Shkaku i mos paraqitjes në punë të këtyre zyrtarëve ishte mos krijimi i kushteve të duhura për punë, kontrolli i dobët dhe mos monitorimi i tyre nga menaxhmenti i ministries”, thuhet në raport.

    ZKA’ja ka dalë në përfundim se pagesa e pagave pa vijueshmëri në punë shkakton dëmtim të buxhetit dhe njëkohësisht ndikon në mosarritjen e objektivave të përcaktuara me marrëveshje, derisa ka dalë edhe me disa rekomandime për Ministrin.

    “Ministri duhet të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar krijimin e kushteve për vijueshmërinë e rregullt në punë të komunitetit serb, kompensimin e tyre me pagë vetëm pas paraqitjes së rregullt në punë duke bërë monitorimin e tyre të vazhdueshëm ashtu siç parashihet me aktet nënligjore”, thuhet në raportin e ZKA’së.

  • Rritet çmimi i naftës në Kosovë

    Rritet çmimi i naftës në Kosovë

    Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka njoftuar se është shënuar rritje e çmimit të naftës në vend.

    Sipas Berjanit rritja e këtij çmimi ka ardhur si pasojë e prodhimit të reduktuar të naftës dhe ai ka thënë se kjo gjë përcaktohet nga BERZh-it.

    “Sa i përket rritjes së çmimeve në Kosovë vetëm ka reflektuar rritje e çmimeve. Sot çmimet sillen 1.08-1.12 diesel apo dizel, benzina 1.09-1.20. Sa i përket çmimeve këto i përcakton BERZH-i dhe organizata prodhuese OPEK”.

    “Kur kemi prodhim më të reduktuar në mënyrë automatike çmimet rritet. Ne kemi prodhim në tregjet botërore të reduktuar dhe kështu çmimi është rritur. Edhe në tregjet botërore ka reflektuar rritja e çmimit si tek ne”, është shprehur ai.

    I pari i naftëtarëve poashtu ka bërë me dije se pa marrë parasysh që ka një ngritje çmimi ajo është më e ulët se në vendet e rajonit, ku krahasuar me Shqipërinë vlera dalluese është për 30 cent.

    “Sa i përket naftëtarëve, ata kanë dëshirë gjithmonë që të jenë çmimet më të lirë, por këtë e përcakton BERZH-i dhe naftëtarët asgjë nuk mund të bëjnë oferta dhe kërkesa”.

    “Qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion përveç Maqedonisë e cila ka 22 cent akcizës më të ulët. Edhe Shqipëria sot një litër dizel e ka 1.47 ndërsa benzinën 1.49, çdo do të thotë se ne jemi më të lirë se Shqipëria për 30 cent”, ka shtuar ai.

    Berjani është shprehur se ka sinjale të rënies së lehtë të çmimit të naftës por që ditët në vijim pritet rënie më e theksuar.

    “Edhe kjo do të kalojë, pritet që ditët në vijim të ketë zbritje. Kjo është dhënë një sinjal se ka një rënie të lehtë. Ditët në vijim mund të pritet që të bije çmimi i dizelit. Kjo është një shifër e zakonshme e rritjes dhe zbritjes.

    “Cilësia e naftës me çmimin normal që lidhet. Qytetarët e Kosovës po shërbehen me dizel me 10 ppm sipas standardeve të Bashkimit Evropian dhe sipas shteteve në regjion”, ka thënë Berjani për EO.

  • Gjendet i vdekur miliarderi i Bitcoinit, tregu i kriptomonedhave rrezikon të zhduket

    Gjendet i vdekur miliarderi i Bitcoinit, tregu i kriptomonedhave rrezikon të zhduket

    Miliarderi i Bitcoin dhe themeluesi i shkëmbimeve të kriptomonedhave Mircea Popescu raportohet se është gjetur i mbytur në brigjet e Kosta Rikës, sipas një raporti të shkurtër dhe mjaft të paqartë nga stacioni televiziv vendas Teletica.

    Sipas raportit, Agjencia e Hetimit Gjyqësor vendase ka konfirmuar vdekjen e miliarderit, por mbetet ende e paqartë nëse është gjetur truopi i viktimës apo jo.

    Revista Bitcoin bisedoi me disa gra të cilat kishin marrëdhënie me Popescu, të cilat konfirmuan vërtetësinë e lajmit.

    Pionieri në fushën e kriptomonedhave ishte një ndër personat që mbante disa nga shumët më të larta të kriptovalutës. Ai ishte vetëm 41 vjeç.

    Sipas revistës Bitcoin ai ishte nga personat e parë që mori kriptomonedhën dhe gjithashtu themeloi shkëmbimin e Bitcoin me MPEx në 2012, si dhe një faqe online rreth Bitcoin, ku shpesh shpërndante opinionet e tij seksiste dhe të prapambetura.

    Bazuar në pasurinë e tij marramendëse, zotërimet e tij do të kenë arritur vlerën 2 miliardë dollarë kur Bitcoin arriti vlerën më të lartë të të gjitha kohërave në mes të prillit.

    Tregu i kriptomonedhava po mendon se çfarë do të ndodhë me të gjitha ato pasuri. Të bën të mendosh se pa një plan dytësor, pasuritë në kriptomonedha mund të zhduken nga faqja e dheut nëse pronari ndërron jetë. /gsh/

  • Nora Gjakova e mund serben dhe e fiton medaljen e bronztë të Botërorit

    Nora Gjakova e mund serben dhe e fiton medaljen e bronztë të Botërorit

    Nora Gjakova ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

    Gjakova në luftë për medaljen e bronztë e mposhti me Waza-ari xhudisten serbe, Marica Perisic.

    Lufta ishte e pakompromis dhe Gjakova e filloi furishëm duke e kërkuar me çdo kusht triumfin ndaj xhudistes serbe.

    Paraprakisht, Nora e kaloi rundin e parë pa luftë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

    Reklamë

    Në rrethin e dytë, ajo e eliminoi polaken Julia Kowalczyk.

    E në të tretin ishte më e mirë se holandezja Sanne Verhagen për të shkuar në gjysmëfinale.

    Aty, ajo ishte më e suksesshme se rusja Anastassia Konkina. Por, fatkeqësisht u ndal në gjysmëfinale nga kanadezja Jessica Klimkait

  • Vjen edhe një dorëheqje nga Telekomi

    Vjen edhe një dorëheqje nga Telekomi

    Drejtori i Departamentit për Relacion me Publikun në Telekomin e Kosovës, Menduh Abazi ka dhënë dorëheqje sot nga kjo pozitë. Këtë e ka konfirmuar vet ai,teksa tha se ka dhënë dorëheqje për shkaqe shëndetësore.

    Më tutje Abazi ka deklarurar se pas pushimit do të rikthehet në Telekom, por në një pozitë tjetër.

    “Të premten e kam një operim. Për një kohë do të jem në pushim. Por kur të kthehem unë do të vazhdojë punën në Telekom. Do të jem pjesë e Telekomit, jo nivelit ekzekutiv, për arsye personale-shëndetësore kam dhënë sot dorëheqje. Për pozitën e re do të vendoset konform shkollimit tim”, ka thënë ai për Express.

    Në ndërkohë dje,  pas zhvillimeve të fundit në Telekom, ka dhënë dorëheqje edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit Teknik në këtë ndërmarrje Halil Krasniqi.

    Ai në Telekom ka punuar inxhinierë që nga paslufta.

  • Vajza nga Mali i Zi e bën shqiponjën me kryeministrin Albin Kurti

    Vajza nga Mali i Zi e bën shqiponjën me kryeministrin Albin Kurti

    E mahnitshme apo jo, një fotografi sa një mijë fjalë! 

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mesin e hendbollisteve të Kosovës, në të majtë është Suzana Ujkiq dhe në të djathtë Aida Stagova.

    Suzana Ujkiq është nga Tuzi i Malit të Zi, hendbolliste e fituesit të Kupës, Istogu dhe pjesë e padiskutueshme e Kombëtares së Kosovës, e ka bërë shqiponjën dykrenare me kryeministrin Kurti dhe në anën tjetër po ashtu edhe Aida. 

    Kjo është e mrekullueshme. 

    Kryeministri Kurti, dje e shikoi ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut, e cila u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. 

    Ai e shikoi tërë ndeshjen, duartrokiti dhe pas përfundimit të saj, u takua në fushë me vashat e Kombëtares së Kosovës, duke i përgëzuar për lojën dhe fitoren me rezultat 33:27 dhe po ashtu i bëri disa fotografi.

    Buzëqeshje e krenarisë për fitoren në sfidën kualifikuese në kuadër të grupit 1 të Kampionatit Evropian! Madhështore! Vashat tona e patën përkrahjen e fuqishme të kryeministrit Kurti.

  • Fshati në Kosovë ku të gjithë banorët e kanë mbiemrin Gashi

    Fshati në Kosovë ku të gjithë banorët e kanë mbiemrin Gashi

    Fshati Brus, i cili gjendet në zonën më të thellë të komunës së Lipjanit ka dy karakteristika shumë interesante. Të gjithë banorët kanë mbiemrin Gashi, dhe kanë dy fe, islamin dhe krishterizmin.

    Fshati është ngritur prej tre vëllezërve të cilët kanë përqafuar besime të ndryshme. Në mes të fshatit janë varrezat në të cilat deri para një dekade janë varrosur së bashku katolikë e myslimanë, ndërsa kohët e fundit ato janë të ndara. Në Brus ka shtëpi të vjetra mbi 200 vjet, por edhe të reja.

    Bursi me asnjë rrugë të vetme nuk lidhet me pjesët e tjera të komunës së Lipjanit. Për të arritur në të duhet kaluar nëpër territorin e dy komunave, Prishtinës dhe Artanës.

    Edhe pse u takojnë dy feve, toleranca ndërfetare është në maksimum.

    Prodhimi i thëngjillit dhe shitja e tij është profesioni i vetëm i shumicës së banorëve të Brusit. Në këtë fshat ka 30 furra të posaçme në të cilat drurët digjen duke u shndërruar në thëngjill për skarë.

  • Këto janë formacionet zyrtare, Uells – Shqipëri

    Këto janë formacionet zyrtare, Uells – Shqipëri

    Ndeshja do të zhvillohet në “Cardiff Stadium” në qytetin e Uellsit, Cardiff.

    Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 18:00.

    Para fillimit të takimit, ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare.

    Ja 11’shet startuese:

  • Ky do të jetë kryeshefi i ri i Postës së Kosovës pas shkarkimit të Xhevdet Smakiqit

    Ky do të jetë kryeshefi i ri i Postës së Kosovës pas shkarkimit të Xhevdet Smakiqit

    Xhevdet Smakiqi është shkarkuar sot nga pozita e kryeshefit të Postës së Kosovës.

    Shkarkimin e ka konfirmuar vet ai, duke thënë se vendimi në fjalë ka prapavi politike dhe i njëjti do të ketë  edhe kosto ekonomike, shkruan lajmi.net.

    E lajmi.net ka mësuar se në vend të Smakiqit, në pozitën e kryeshefit pritet të zgjidhet Rafet Jashari.

    Ky i fundit, në të kaluarën ishte ushtrues detyre i pozitës së kryeshefit të Postës.

    Smakiqi ishte emëruar kryeshef i Postës së Kosovës në muajin mars të këtij viti.

    Lajmi.net kishte raportuar për një raport të Inspektoratit, ku thuhej se Smakiqi, sa ishte drejtor në këtë ndërmarrje, e kishte dëmtuar atë me mijëra euro me një veprim të kundërligjshëm.