Category: AKTUALE

  • Deklarata e Kurtit për “10 mijë vende të reja pune”, irrituese për qytetarët

    Deklarata e Kurtit për “10 mijë vende të reja pune”, irrituese për qytetarët

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përkundër që këtë vit nuk është realizuar ndonjë projekt i rëndësishëm, po pretendon se janë hapur 10 mijë vende të reja të punës dhe rritja ekonomike ka arritur te 10 për qind. Kjo deklaratë e tij nuk përkon as me të dhënat e Bankës Botërore rreth rritjes ekonomike, ndërsa nga njohësit e kësaj fushe po konsiderohet “absurde”.

    Shefi i ekzekutivit ka habitur gjatë ditës së premte, ku në një intervistë tha se në Kosovë gjatë këtij viti janë regjistruar 10 mijë vende të reja të punës, derisa rritjen ekonomike po e cilëson si dyshifrore, raporton Demokracia.com.

    “Kemi regjistruar diku rreth 10 mijë vende të reja pune, i kemi mbajtur 50 mbledhje si qeveri, me 458 vendime dhe gjithsej me 112 projektligje. Rritja ekonomike do të jetë dyshifrore, është interesant që tremujori i dytë i këtij viti kishte rritjen ekonomike 16.3 për qind, ndërkaq tremujori i tretë i kishte 14.5 për qind”, ka thënë Kurti.

    Në fakt kjo po rezulton të jetë vetëm një dëshirë e kryeministrit Kurti, pasi që raporti i Bankës Botërore për Kosovën thotë krejt diçka tjetër, ndërsa rritja dyshifrore e ekonomisë është shumë larg.

    Raporti i Bankës Botërore i publikuar në tetor thotë se në vitin 2021, PBB-në do të tejkalojë nivelet e vitit 2019 deri në fund të vitit, por rreziqet për parashikimin mbeten të larta, pasi vendi vazhdon të përballet me pandeminë.

    “Aktiviteti ekonomik në vitin 2021 pritet të zgjerohet me 7.1 për qind pas një rikthimi më të fortë sesa pritej në vizitat e diasporës, rikthimin e besimit të konsumatorëve dhe rritjen e kredive për konsum”, thuhet në këtë raport, përcjell Demokracia.com.

    Sa i përket Kurtit, ai ka marrë shumë reagime për deklaratën se janë hapur mijëra vende pune.

    Ndërkaq, njohësi i çështjeve të ekonomisë, Mustafë Kadrijaj, në një prononcim për Demokracia.com, ka thënë se është absurditet të thuhet se janë hapur 10 mijë vende të punës.

    “Deklarata e kryeministrit Kurti është vazhdimësi jo e mirë e gjithë kryeministrave të kaluar. Nga ky kryeministër nuk është pritur një lloj qasje dhe në fakt kur dihet që nuk i ka ende as një vit qeverisje, edhe po të kishte nivel aq të lartë të investimeve, nuk do të ishte e mundur të ishin 10 mijë vende të punës. Ne ende nuk kemi dalë nga pandemia dhe pakot e rimëkëmbjes nuk kanë qenë aspak në nivel. Kjo në ekonominë e tregut, nuk qëndron dhe po ashtu edhe po ta pyesësh çdo qytetar, kjo është absurde, sepse nuk ka mundësi të ndodhë”, ka thënë ai.

    Kadrijaj përmend se gjatë këtij viti nuk ka pasur asnjë investim dhe me këtë rast, nuk mund të ketë as punësime.

    “Më absurdja është që pikërisht në këtë vit, nuk ka asnjë investim në nivel shtetëror që të shihet se është duke u realizuar, përderisa nuk ka investime që janë duke u realizuar, si mund të ketë punësim. Kjo, si çdo qeveri, po i bën vetës lavde. Kjo nuk po i bën mirë këtij kryeministri, sepse kjo e ngjall irritimin e qytetarit ndaj kësaj qeverie dhe kryeministrit aktual”, ka thënë ai për Demokracia.com.

    Vlen të përmendet se kjo nuk është hera e parë që Qeveria Kurti del publikisht dhe bën lojë fjalësh sa i përket punësimit të qytetarëve të Kosovës.

    Javë më parë, Ministri i Financave, Hekuran Murati, kishte thënë se në qeverisjen e tyre janë krijuar 22 mijë vende të reja pune.

    Ndërsa, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pretendoi se janë shtuar mbi 9 mijë vende të punës për vetëm 6 muaj të qeverisjes së tyre./Demokracia.com/

  • Qeveria Mustafa në vitin 2015 refuzoi 500 milionë euro për rindërtimin e blloqeve në KEK – do të siguronin rrymë për 30 vjet

    Qeveria Mustafa në vitin 2015 refuzoi 500 milionë euro për rindërtimin e blloqeve në KEK – do të siguronin rrymë për 30 vjet

    Ish-eksperti i Kosovës në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), Avni Kurshumliu (tani i ndjerë), në vitin  2015 pati treguar se si qeveria e Kosovës pati refuzuar një investim 500 milionësh, qeveri kjo që udhëhiqej nga Isa Mustafa, atë kohë ish-presidenti Thaçi ishte ministër i Punëve të Jashtme dhe zëvendësi i Mustafës.

    Pikërisht për këtë refuzim, ish qeveria Mustafa ishte kritikuar nga
    kancelaria gjermane, Angela Merkel, për mos-seriozitet.

    Kurshumliu pati treguar se në ofertën e kompanisë gjermane për rindërtimin e katër blloqeve ekzistuese në vlerë prej 800 milionë euro, ku Kosova do të duhej t’i siguronte vetëm 300 milionë euro, ndërkohë pjesën tjetër BERZH-i.

    Siç pati thënë eksperti, sasia e prodhimit pa rindërtimit të oshte 815mw, brenda gjashtë vitesh, rrjedhimisht i bie që në vitin 2022 do të ishin të gatshme për prodhim.

    Eksperti i KEK-ut pati thënë se të gjitha blloqet do të bëheshin me pajisje të reja dhe me jetëgjatësi prej 30 vjetësh.

  • Turpi u ka mbuluar!

    Turpi u ka mbuluar!

    Na sheh me ‘bisht’!

    Ju ka tekë: ‘mos u ngrohni’.

    Një joprofesioniste, pa asnjë ditë përvojë pune, sillet superiore, e ardhur nga ndonjë shtet i civilizuar për t’i mësuar shqiptarët primitivë se si s’duhet të ngrohen me rrymë dhe se si duhet ta përdorin rrymën.

    Veç pushteti serb, ani Artane Rizvanolli, na konsideron primitivë, me bisht, që nuk dinë se si duhet të ngrohen dimrit!

    Kjo ish naive, aq shumë ka mendim të keq për shqiptarët, sa as nuk mund ta fsheh bindjen dhe neverinë për kulturën shqiptare.

    Ky cinizëm i pashembullt dhe ofendim i tmerrshëm që po ua bën shqiptarëve, tregon shumë qartë që u rritë dhe u eduku me idenë se shqiptarët janë primitivë.

    Kurse, serbëve nuk u drejtohet me asnjë vërejtje. Hiç, asnjë vërejtje nuk e ka për ta. Ata i privilegjon. Ua paguan rrymën dhe nuk ua ndal kurrë.

    A u thuhet njerëzve në terr, të mërdhirë dhe të dëshpëruar: Mos e përdorni rrymën, se nuk po dini me përdorë.

    Populli shqiptarë janë këta të njejtit që ‘kanë ditur ta përdorin rrymën’, derisa erdhe ti dhe e shkretërove vendin, ti je ajo që nuk e njeh punën dhe sillesh si zëdhënëse e ‘krimit të organizuar në KEK’, kundër shqiptarëve.

    P.S. Largohu dhe mos guxo t’i diskriminosh shqiptarët.
    Ne nuk jemi primitivë.
    Edhe primitivi më i madh do ta shihte se ti je një raciste që e ndan rrymën në baza etnike.

    Ky është Asociacioni i juaj Elektrik i Veriut!
    Dritë u bëni vetëm serbëve!

    Turpi u ka mbuluar!

  • Protesta e së hënës, përveç shkarkimit të Rizvanollit do të kërkohen edhe këto dy gjëra

    Protesta e së hënës, përveç shkarkimit të Rizvanollit do të kërkohen edhe këto dy gjëra

    Të hënën një grup qytetarësh të Kosovës kanë ftuar protestë kundër reduktimeve të rrymës, ku kërkesa kryesore është shkarkimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Veç kësaj, ata i kanë edhe dy kërkesa, rrymë 24 orë në shtatë ditë, si dhe “nacionalizimin e KEDS-it”.

    Ky grup, thirrjen për protestë e ka bërë në rrjetin social Facebook, derisa po ftohen të gjithë qytetarë të të dalin në protestë, e cila mbahet më 27 dhjetor, përcjell Demokracia.com.

    “KEDS bashkë me Qeverinë na e kanë kthyer terrin në Kosovë. Gjatë kësaj jave, Qeveria dhe KEDS-i na informuan se do të rikthehen reduktimet e energjisë elektrike për shkak të krizës energjetike. Sipas njoftimit zyrtar të tyre, reduktimet do të ishin nga 2 orë në orare të caktuara. Përkundër këtyre njoftimeve, reduktimet e rrymës po zgjasin deri në 24 orë. E kjo gjendje, sipas njoftimit të Qeverisë pritet të zgjasë edhe dy muajt tjerë”, thuhet në këtë shkrim.

    Njoftimi i plotë:

    Ftojmë të gjithë qytetarët/et e Kosovës të na bashkohen në protesta mbarëkombëtare kundër manipulimeve dhe papërgjegjësisë të vazhdueshme të KEDS ndaj qytetarëve të Kosovës.

    KEDS bashkë me Qeverinë na e kanë kthyer terrin në Kosovë. Gjatë kësaj jave, Qeveria dhe KEDS-i na informuan se do të rikthehen reduktimet e energjisë elektrike për shkak të krizës energjetike. Sipas njoftimit zyrtar të tyre, reduktimet do të ishin nga 2 orë në orare të caktuara. Përkundër këtyre njoftimeve, reduktimet e rrymës po zgjasin deri në 24 orë. E kjo gjendje, sipas njoftimit të Qeverisë pritet të zgjasë edhe dy muajt tjerë.

    KEDS-i, distributor kryesor i energjisë elektrike në Kosovë, është duke dështuar që t’i përmbushë obligimet e saj për furnizim 24/7 të të gjithë/a qytetarëve/eve duke na lënë në errësirë. Në anën tjetër, këtë dështim Qeveria është duke na e faturuar neve, duke e subvencionuar KEDS-in me 20 milionë euro nga paraja publike.

    Kjo krizë përveç që është duke e paralizuar çdo aspekt të funksionimit shoqëror dhe ekonomik, është duke treguar që shërbimet esenciale nuk duhet të lihen në duar të sektorit privat. Andaj, të hënën, duke filluar nga ora 13:00, mblidhemi pranë KEDS-it në protestë ndaj kësaj gjendjeje alarmante dhe kërkojmë:

    1. Rrymë 24/7;
    2. Shkarkim të Ministres Rizvanolli;
    3. Nacionalizimi i KEDS-it

    Protesta nisë pranë objektit të KEDS-t për të vazhduar tek ndërtesa e Qeverisë.

  • Peci: Termocentralin e gazin s’e deshtët, tash shijojmë terrin e varfërinë

    Peci: Termocentralin e gazin s’e deshtët, tash shijojmë terrin e varfërinë

    Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, ka kritikuar ashpër qeverinë për krizën me rrymën dhe rikthimin e paralajmëruar të reduktimeve që nga nesër.

    Ai me anë të një postimi në Facebook ia ka rikujtuar Kurtit dhe qeverisë mohimin e Termocentralit të ri si dhe gazin amerikan, shkruan lajmi.net.

    “Tani vetem mund ta shijojme terrin dhe varferine qe do te pasoj prej mungeses se energjise”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Termocentralin nuk e dashtet qe deri sot ka mundur te perfundohet!

    Gazin dhe termocentralin me gaz nuk po e doni!

    Tani vetem mund ta shijojme terrin dhe varferine qe do te pasoj prej mungeses se energjise!

  • TMERRUESE: Ikë investitori që mund t’i investonte 110 milionë në Kosovë, shkon në Maqedoni

    TMERRUESE: Ikë investitori që mund t’i investonte 110 milionë në Kosovë, shkon në Maqedoni

    Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka treguar se është larguar një investitor nga Kosova.

    Sipas tij, një investitor potencial për të investuar në Vushtrri, me 110 milionë euro në energji me erë, ka shkuar në Maqedoni.

    “Në Kosovë, i njëjti investitor ka 3-4 vite që po endet poshtë e lartë në Qeverinë e Kosovës duke pritur të investojë 110 milion euro në energji me erë në projektin Çyçavica Wind Farm në Vushtrri për të cilin projekt Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar memorandum dhe i ka dhënë të gjitha lejet në kohë”, ka shkruar Gërxhaliu.

    Postimi i plotë i Gërxhaliut:


    Si largohen investitorët potencialë nga Republika e Kosovës

    Akou Energy investitor francez në Maqedoninë e Veriut po investon 220 milion € njofton KM Zaev i Maqedonisë.
    Në Kosovë, i njëjti investitor ka 3-4 vite që po endet poshtë e lartë në Qeverinë e Kosovës duke pritur të investoj 110 milion € në energji me erë në projektin Çyçavica Wind Farm në Vushtrri për të cilin projekt Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar Memorandum dhe i ka dhënë të gjitha lejet në kohë.
    Dallimi, Maqedonia e Veriut i kreu procedurat për 1 muaj, duke i dhënë statusin Investitor Strategjik Akou Energy nga Franca, Qeveria e Kosovës nuk po arrin t’i kryej të njëjtat procedura për më shumë se 3 vite. Prandaj ikin investitorët nga Kosova e shkojnë në vendet fqinje.
    Kosova promovon investime për rajonin falë byrokracis, padijenisë dhe korruposionit.
    #Edhe turpi ka emër.

  • Tërheqja sërish e mjeteve mund të politizohet, kërkohet nga Trusti t’i kthehen në vend investimet

    Tërheqja sërish e mjeteve mund të politizohet, kërkohet nga Trusti t’i kthehen në vend investimet

    Mbi 132 milionë euro kthim në investime ka realizuar Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës nga janari deri në shtator të këtij viti, edhe përkundër që u tërhoq 10% i kursimeve nga qytetarët.

    Kjo shifër po konsiderohet rekorde nga ish-kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë, Safet Gërxhaliu.

    Ai ka thënë se rritja e kredive është një storie suksesi sa i përket Trustit.

    Tutje, Gërxhaliu theksoi se më e rrugës është që Qeveria të ndajë fonde dhe ndihma për qytetarët tërheqja e parave të Trustit do të krijohet një standard që çdo herë do të tentohet të politizohet

    “Nëse një institucion e ka kuptuar pandeminë si një mundësi atëherë është sektori bankar dhe BQK. Vërtetë ka pasur një rritje të kredive dhe në këtë drejtim një storie e suksesit është edhe performancë e Trustit. Vetë fakti që në kohën pandemike është arritur një ujdi që të hiqen 200 milionë për atë pjesë nga Trusti si ndihmë për qytetarët për 1-0% dhe një shumë e tillë është kompensuar e dëshmon më së miri sesa është i rëndësishëm ky hap dhe kjo performacë e Trustit” tha ai për EO.

    “Edhe në të kaluarën ka pasur skeptikë sa i përket 10% të Trustit për qytetarë të Kosovës. Është një vendim në nivelin qeveritar dhe mes bordit menaxhues të Trustit. Po kam ndrojë që është një rrezik. Besoj që shumë më e rrugës është që Qeveria të ndajë fonde dhe ndihma për qytetarët sesa të rrezikohet siguria e qytetarëve sepse të vetëm garanci e kemi Trustin. Prandaj kam ndrojë se nëse do të ndodhë edhe njëherë tërheqja e parave të Trustit do të krijohet një standard që çdo herë do të tentohet të politizohet. Qeveria duhet të ketë parashikim sociale dhe buxhetore dhe të jetë në funksion të ndihmës së qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë”, tha Gërxhaliu.

    Ndërsa, eksperti i ekonomisë Bardh Ahmeti tha se është koha që Trusti të kthej një pjesë të investimeve të tyre në vend pasi sfida kryesore që përballet sektori privat është qasja në financa.

    Ahmeti shtoi se Qeveria duhet ta luajë një rol garantues në mënyrë që sektori privat të gjejë fonde, pasi sfida kryesor është mungesa e parasë.

    “Gjatë viteve të fundit ka pasur luhatje nga kthimi i investimeve. Në tre mujor ka pasur performancë negative dhe kjo ka shkaktuar një lloj të stresit tek kontribut paguesit. Megjithatë kthimi i investimeve ka qenë pozitiv ndër vite. Është shumë i rëndësishëm që ky trend të ndiqet dhe Trusti të bëjë diversifikimin e investimeve në tregjet ndërkombëtare që e ka aktualisht në mënyrë që të neutralizoj rreziqet gjithashtu të thith më shumë kthim të interesit në bazë të investimeve. Është koha që Trusti të kthej një pjesë të investimeve të tyre në vend pasi sfida kryesore që përballet sektori privat është qasja në financa”.

    “Domethënë ka mungesë të parasë në vend por për tu arritur kjo është e rëndësishme që të bëhen disa ndryshime dhe plotësime ligjore pasi që hapësira ligjore ia kufizon trustit investimin në vend. E njëjta duhet të vlejë edhe te depozitat bankare duhet të kemi ulje të interesit për qytetarët edhe për bizneset. Trusti përmes ndryshimeve ligjore duhet të që të financojë sektorin privat meqenëse projekte të mëdha investive kërkojnë investim qoftë nga donatorët dhe institucionet ndërkombëtare. Sigurisht që edhe qeveria duhet ta luajë një rol garantues në mënyrë që sektori privat të gjejë fonde pasi që ndër sfidat kryesore është mungesa e parasë dhe e qasjes në financa. Ndikimi i trustit do të ishte i jashtëzakonshëm nëse do të rritej oferta e parasë në vendin tonë”, tha Ahmeti.

    Pavarësisht tërheqjes së mjeteve nga kontribut-dhënësit në nivel prej 10 për qind asetet e sektorit pensional shënuan rritje vjetore prej 7.5 për qind në qershor 2021 dhe arritën vlerën prej 2.16 miliardë euro. Rreth 72.3 për qind e mjeteve të Trustit janë të mbajtura jashtë vendit.

  • Google përcjell çdo lëvizje tuaj? Kontrolloni nëse e keni të kyçur këtë opsion

    Google përcjell çdo lëvizje tuaj? Kontrolloni nëse e keni të kyçur këtë opsion

    Mbledhja e të dhënave rreth lëvizjes tuaj përmes pajisjeve mobile mund të jenë praktike dhe shumë të dobishme. Por, çka nëse nuk e dëshironi një gjë të tillë?

    Historia e lokacionit (Location History) është opsioni që përcjell, regjistron dhe mban në mend lokacionet që i vizitoni derisa përdorni ndonjë pajisje mobile, transmeton Telegrafi.

    Për të qenë e mundur kjo, duhet të jeni i kyçur në profilin tuaj në Goole dhe të keni të kyçur opsionin Location History, e pajisja juaj gjithashtu duhet ta ketë të kyçur edhe opsionin Location Report. E si të ndalni një gjë të tillë?

    Në llogarinë tuaj në Google gjeni kategorinë Location History.

    Zgjidhni nëse llogaria e juaj apo pajisja mobile do t’ju dërgojë të dhëna për historinë e lokacioneve në Google.

    Nëse dëshironi ta fikni llogarinë tuaj në përgjithësi në të gjitha pajisjet, fikeni para se gjithash opsionin Location History.

    Hapeni aplikacionin Google Maps në pajisjen tuaj me sistemin operativ Android apo iOS.

    Klikoni në fotografinë e profilit në pjesën e sipërme në anën e djathtë të monitorit apo ekranit.

    Gjithashtu zgjidhni See & Delete activity.

    Klikoni në butonin e pjesës së sipërme të ekranit dhe zgjidhni Settings. Delete all location history.

    E nëse dëshironi që Google Maps të mos ju përcjell fare, ja çfarë duhet të bëni.

    Klikoni në fotografinë e profilit tuaj.

    Zgjidhni Your data in Maps.

    Fikeni opsionin Location history.

    Konfirmoni si dëshironi të pauzoni mbledhjen e të dhënave për historinë e lokacioneve.

  • Ish trajneri i skuadrës së madhe angleze, pritet të marrë drejtimin e Newcastle

    Ish trajneri i skuadrës së madhe angleze, pritet të marrë drejtimin e Newcastle

    Pas shkarkimit të trajnerit, Steve Bruce, Newcastle po kërkon me ngulm një trajner të ri.

    Klubi anglez me pronarët më të pasur në botën e futbollit pas shitjes së klubit te sheikët prej kohësh janë në kërkim të një drejtuesi të ri, shkruan GazetaBlic Sport.

    Ish trajneri i Arsenal, Unai Emery pritet të marrë drejtimin e klubit anglez.

    Patrick Berger nga ‘SPORT1’ raporton se trajneri i Villarreal pritet të jetë trajner i ri i Newcastle.

  • Alarmante: Shtrenjtohet buka deri në 50 centë, qytetarët thonë se nuk po mund ta përballojnë

    Alarmante: Shtrenjtohet buka deri në 50 centë, qytetarët thonë se nuk po mund ta përballojnë

    Mëngjesin e së hënës qytetarët në disa lagje të Prishtinës, por edhe në qytete të tjera të vendit, përfshirë Pejën, kanë paguar 50 centë për gjysmë kilogrami bukë. Po ashtu, në këto vende janë shtrenjtuar edhe produktet e tjera të miellit, si byreku që nga 0.80 centë tashmë është 1 euro.

    Ngritja e çmimeve të bukës dhe produkteve të miellit përreth 40 përqind po konsiderohet nga qytetarët si alarmante, për të cilën situatë kërkuan nga Qeveria e Kosovës që të reagojë duke ndërmarrë masa.

    Furrtarët, prapa kamerës, e kanë arsyetuar shtrenjtimin e bukës dhe byrekut me rritjen e çmimit të miellit nga 30 në 45 euro për 100 kilogramë miell. Në anën tjetër, deri sot nuk ka pasur asnjë reagim institucional në lidhje me këtë çështje.

    Në Shoqatën e Mullisëve të Kosovës, shprehen se ngritja e çmimit të miellit është ndikuar ai në bursën ndërkombëtare.

    Qytetari Sadik Përvetica ka thënë se sot në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë e blu bukën 50 centë, 10 centë më shtrenjtë se disa ditë më parë. Rritjen e çmimit ai e quajti si alarmante.

    “Besoj që për një pjesë të madhe është e papërballueshme. Jo vetëm buka, por edhe artikuj të tjerë të domosdoshëm ushqimorë janë ngritur edhe është gjendje alarmante për Qeverinë e Kosovës. Qeveria duhet me marrë masa në këtë drejtim në mënyrë që të përmirësohet jetën e qytetarëve. Kam blerë sot, në këtë regjion këtu është 50 centë çmimi i bukës. Edhe produktet e tjera, vaji, sheqeri, të gjitha janë ngritur shumë. Përkundër kësaj, rrogat, pensionet, (se unë) jam në pension, nuk janë rritur. Kjo është më alarmante”, shprehet Përvetica.

    Edhe Refik Qovani ka thënë se shtrenjtimi i bukës është i papërballueshëm për kategoritë sociale dhe pensionistët.

    “Për dikë-dikë është shumë, pensionistët nuk mund ta përballojnë… Normalisht duhet me qenë 30 centë. Sot bleva bukën 0.50 centë”, tha ai.

    Ndërsa, Bashkim Zejnullahu, kryetar i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës ka thënë për KosovaPress se ngritja e çmimit të grurit ka ndikuar në shtrenjtimin e miellit.

    Kjo ngritje, ai tha se ndikon drejtpërdrejt në shtrenjtimin e bukës dhe produkteve të miellit.

    “Sot flasim për një çmim të miellit në tregun e Kosovës tek furrtarët tanë prej 400 deri 450 euro për një tonë me miell. Çmimi është 45 euro për 100 kilogramë miell. Kërkesa e grurit realisht e përcakton edhe çmimin, ndërsa mungesa e sasive në tregjet botërore ka ndikuar të ngritën çmimet botërore, që ndikon drejtpërdrejt edhe në tregun tonë sigurisht. Nëse bëjmë krahasim prej vitit të kaluar me çmimin e miellit që ka qenë në treg prej 300-350 euro për tonë, sivjet kemi një ngritje ose çmimin aktual prej 400-450, që i bie një ngritje e çmimit prej 30 deri 40 përqind”, thotë ai.

    Megjithatë, Zejnullahu ka thënë se mullisët kanë miell të mjaftueshëm edhe për tre katër muaj.

    “Nuk mund të themi se kemi një sasi të madhe depot e mullisëve, por mendoj se kemi sasi të mjaftueshme për tre-katër muajt e ardhshëm”, thekson Zejnullahu.

    Sipas kreut të shoqatës së mullisëve, Kosova, këtë vit ka arrit rendimentin e prodhimit të grurit 30 deri 40% më së shumti. Ky prodhim i pamjaftueshëm për kërkesat e qytetarëve, detyron prodhuesit e miellit të importojnë grurë./KP