Category: AKTUALE

  • Trondit me deklaratën teologu shqiptar: Në Shqipëri ka shumë magjistarë që merren me…..

    Trondit me deklaratën teologu shqiptar: Në Shqipëri ka shumë magjistarë që merren me…..

    Vdekja misterioze e Evgjeni Baxhos, në trupin e së cilës u gjetën shenja të pashpjegueshme, ka vendosur në pikëpyetje veprimtarinë e shumë sekteve fetare, në vendin tonë.

    Sipas të dhënave paraprake, ekspertiza shpjegon se vdekja është shkaktuar nga tromboza. Megjithatë, ngrihen dyshime se e reja ishte pjesë e një riti okult dhe mund të jetë bërë pjesë e një rituali sakrifice.

    Por, ky nuk është rasti i vetëm në vendin tonë.

    Gazetarja Anila Hoxha raportoi mbrëmë, në emisionin “Open” se një i ri është gjetur i vdekur në pyll dhe trupi i tij ishte në pozicionin e lutjes.

    Teologu, Miron Çako, i ftuar sot në emisionin “Shqipëria live” ngre alarmin për sektet fetare që zhvillojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë:

    “Në Shqipëri gëlojnë magjistarët. Manipulojnë njerëzit, shpërndajnë nuska, ujëra, elementë që sipas tyre transportojnë energji. Në këtë rast, kemi magji të zezë dhe kryhet nga grupe satanike. Madje, kemi lilteraturë që del hapur, në librari ka literaturë që flet si bëhet magjike”.

    Sipas teologut, këta persona besojnë vërtetë se “Djalli vërtet ekziston, besojnë se merren me të”.

    Ai thotë se shumë të rinj kanë hyrë në këto grupe, nga ku është e vështirë të dalin: “Shumë fëmijë, adoleshentë, kanë hyrë në këto grupe nga kurioziteti për të mësuar të vërtetën, por më pas manipulohen. Këto grupe i çojnë hap pas hapi drejt një rituali vetëflijimi apo flijimi. Ka shumë grupe satanësh dhe magjistarësh”.

    Më tej shton se “vendet ku ka lutje të fshehta, grupime të fshehta, ato duhen parë”, ndërkohë që kujton shprehjen: “Mos u ngatërro me Djallin! Po hyre në folenë e Djallit, humbet”, duke iu referuar rastit konkret të Evgjeni Baxhos. /TCH/

  • Ja sa milionë euro i merrte çdo vit Devolli nga homologimi i veturave, që sot Qeveria Kurti vendosi ta heqë

    Ja sa milionë euro i merrte çdo vit Devolli nga homologimi i veturave, që sot Qeveria Kurti vendosi ta heqë

    Hiç më pak se 26 milionë euro qytetarët e Kosovës i kanë paguar në 10 vitet e fundit për homologimin e veturave.

    E Qeveria e Kosovës sot ka miratuar nismën legjislative për projektligjin për plotësim ndryshimin e Ligjit për Automjete, duke bërë hapin e parë për heqjen e homologimit.

    Nisma legjislative mori miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e 14-të, shkruan Ballkani.info.

    Kryeministri Albin Kurti në këtë mbledhje ka thënë se te të gjitha ministritë ku është kërkuar opinioni për nismën, ajo është përkrahur.

    Ministria e Financave ka thënë se s’do të ketë kosto shtesë buxhetore për shtetin me miratimin e këtij ndryshimi ligjor.

    Tash i mbetet Kuvendit të votojë për projektligjin.

    Të kujtojmë se 26 milionë euro të homologimit për 10 vjet kanë shkuar në llogari të kompanisë “Eurolab”, e cila menaxhon me Qendrën e Automjeteve të Kosovës (QAK), në pronësi të Blerim Devollit, që mbanë monopolin e homologimit të automjeteve në tregun e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

    Secili qytetarë që ka importuar veturë nga ndonjë vend tjetër në Kosovë, është dashur të paguaj hiq më pak se 125 euro në emër të homologimit, proces ky i vlerësuar si i pa nevojshëm edhe nga përfaqësuesit  e Bashkimit Evropian në Kosovë.

    Për këtë kishte reaguar edhe Ambasadori gjerman, Christian Heldt, i cili nuk e kupton logjikën pse pa asnjë nevojë veturat e reja që vinë nga Evropa duhet të kontrollohen edhe njëherë nga një ‘monopol lokal’.

    “Vetëm një ambasador i gjorë që po provojë të kuptojë logjikën se si shkojnë procedurat: Veturat e reja nga Evropa importohen në Kosovë me dokumente të kompletuara për homologim. Por pastaj, gjithçka duhet të kontrollohet edhe njëherë nga një monopol lokal që duhet të paguhet më shtrenjtë në gjithë BE’në??”, kishte shkruar Heldt në Twitter.

    Një praktikë e tillë, në Kosovë zbatohet që nga viti 2009 sipas vendimit të ish- ministrit të Transportit, Fatmir Limaj dhe zëvendësit të tij, Adem Grabovci.

    Që atëherë sipas statistikave të Doganave të Kosovës, në Kosovë kanë hyrë rreth 212 mijë vetura të cilat i janë nënshtruar procesit të homologimit.

    Madje, Qeveria e Kosovës ka vendosur t’ia vazhdoi edhe për dhjetë vitet e ardhshme këtë monopol të njëjtës kompani.

    Kundër kishte dalur edhe ish shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorja Nataliya Apostolova, sipas të cilës ky vendim ishte kundër rregullave të Bashkimit Evropian dhe Marrëveshjës së Stabilizimit të Asocimit.

    “Ne jemi të brengosur për këtë monopol, sepse ka një udhëzim administrativ i cili ka rekomanduar zbatimin e ligjit… Kemi frikë se kjo kontratë do të vazhdohet automatikisht.  Qytetarët po paguajnë çmime më të larta, po detyrohen të vijnë vetëm në Prishtinë të paguajnë 125 euro për homologim. Kjo është një barrierë për veturat”, u pati thënë deputetëve Apostolova.

    Sipas rregullave në fuqi, kosovarët po detyrohen që t’i fusin në këtë procedurë edhe veturat e reja që importohen në Kosovë.

    Që nga viti 2015 në Kosovë kanë hyrë 11,192 mijë vetura të reja.

    Të gjithë këto i janë nënshtruar këtij procesi.

    Por çfarë është homologimi i automjeteve:

    “Homologimi është një procedurë, me të cilën vërtetohet përputhshmëria apo përshtatshmëria e pjesëve te veçanta te automjetit si teresi, bazuar ne kriteret, te cilat parashtrohen nga organet e ndryshme rregullatore te nje vendi.

    Përmes homologimit të automjeteve, respektivisht pjesëve të caktuara në automjet, testohen pajisjet qe kanë rëndësi për funksionimin e sigurt dhe ekologjik te automjetit .  Në lëmin e sigurisë testohen pajisjet me rendësi  për sigurinë aktive te automjetit (psh. frenat, mekanizmi drejtues , gomat, dritat, pajisjet sinjalizuese, pajisjet ndihmëse  etj.), dhe për sigurinë pasive te automjetit (psh. rripat e sigurisë, xhamat e sigurisë, zvogëlimi i rrezikut nga zjarri, pajisjet e brendshme te automjetit etj.) si dhe kërkesat e përgjithshme te sigurisë  (psh. mbrojtja nga përdorimi i paautorizuar, shpejtësi matesi, matësi i shpenzimit te karburantit etj.)”, kështu përshkruhet procesi i homologimit në “Eurolab”.

    Importi i veturave ndër vite dhe shuma e paguar për homologim

    2009 janë importuar 15,392 vetura = 1,924 000 euro

    2010 janë importuar 13,523 vetura = 1,690375 euro

    2011 janë importuar 19,891 vetura = 2,486375 euro

    2012 janë importuar 21,781 vetura = 2,722625 euro

    2013 janë importuar 18,297 vetura = 2,287125 euro

    2014 janë importuar 17,747 vetura = 2, 218375 euro

    2015 janë importuar 19,256 vetura = 2,407000 euro

    2016 janë importuar 26,585 vetura = 3,323125 euro

    2017 janë importuar 30,370 vetura = 3,796250 euro

    2018 janë importuar 20,689 vetura  = 2,586125 euro

    2019 janë importuar 86,99 vetura  = 1,087375 euro    

    TOTAL: 26,528,750 euro.

  • Shkencëtarët Amerikano-Kinez: Njerëzit mund të jetojnë deri në 500 vjet!

    Shkencëtarët Amerikano-Kinez: Njerëzit mund të jetojnë deri në 500 vjet!

    Raca njerëzore mund të jetojë më gjatë, madje edhe tepër më gjatë. Tingëllon si trillim shkencor, por studimi i fundit amerikano-kinez sugjeron që jetëgjatësia e njeriut mund të jetë midis 400 dhe 500 vjet. Shkencëtarët nga laboratori biologjik ‘Mount Desert Island’ në SHBA dhe Universiteti i Nanjing në Kinë kanë përcaktuar se ekzistojnë dy rrugë qelizash tek njerëzit që përcaktojnë jetëgjatësinë dhe këto rrugë kanë një efekt të zgjeruar kur punojnë së bashku.

    Kinezët kanë zbuluar rrugën qelizore të jetëgjatësisë

    Studiuesit ekzaminuan rrugën e qelizave 115 (sinjalizimi i insulinës) dhe TOR (ndjeshmëria e lëndës ushqyese) dhe llogaritën që një efekt i vetëm ishte një përmirësim prej 130 për qind i jetëgjatësisë, ndërsa veprimi i tyre i kombinuar tregoi që jetëgjatësia mund të përmirësohej me 500 për qind.

    Është kjo rritje që do të thotë që jetëgjatësia e njeriut mund të zgjasë midis 400 dhe 500 vjet, por akoma vetëm – në teori.

  • Kulla spirale: Atraksioni i parë turistik ekologjikisht i qëndrueshëm në botë

    Kulla spirale: Atraksioni i parë turistik ekologjikisht i qëndrueshëm në botë

    Ekspertët e ndërtimit nga kompania KCI, Bosch Rexroth, Hillebrand dhe NorthernLight kanë punuar së bashku për të bërë këtë krijim të pazakontë të arkitekturës konceptuale

    Ata pretendojnë se, duke kombinuar burime të ndryshme të ripërtëritshme të energjisë, do të përfaqësojë “atraksionin e parë turistik në botë me klimë-neutrale, transmeton Telegrafi.

    Mulliri i erës është vendosur në krye të Kullës Spirale, e cila do të jetë e lartë 60 deri në 150 metra, ndërsa panelet diellore do të integrohen në fasadë së bashku me kopshtet vertikale.

    Gjithashtu, kabinat, të cilat do të jenë nga 4 në 16, do të krijojnë energji shtesë kur kthehen në bazë.

    Ekipi i disenjatorëve theksoi se gjeti frymëzimin për kullën në London Eye, pika më e madhe panoramike në botë, e vendosur në bregun jugor të Temzës.

    Sidoqoftë, ekipi shkoi një hap më tej, duke shpikur një mënyrë për ta bërë Kullën Spirale të qëndrueshme për mjedisin dhe të pavarur nga energjia.

    Duke kaluar si me magji në pjesën e sipërme dhe të pasme, konstruksioni inovativ lejon kabinat të rigjenerojnë energjinë siç bëjnë makinat elektrike.

    Një kabinë do të ketë një kapacitet për 12 persona dhe gjithë udhëtimi pritet të zgjasë nga 3 deri në 10 minuta.

    “Përmes dritares së kabinës, vizitorët mund të marrin njohuri për vendet që do të vizitohen në qytet, atraksionet historike dhe destinacione të tjera interesante”, sqarin Peter Slavenburg, CEO i NorthernLight.

    E njëjta kompani, së bashku me bashkëpunëtorët, aktualisht po kërkojnë sponsorë për ta bërë projektin realitet. NorthernLight pretendon se Kulla Spirale mund të tërheqë midis 500,000 dhe një milion vizitorë në vit.

    135 metra e lartë, London Eye është aktualisht qendra më e njohur turistike në Mbretërinë e Bashkuar, duke tërhequr tre milion vizitorë në vit. Në gusht 2016, kulla i British Airways i360 u hap në Brighton, Angli, e cila arrin një lartësi deri në 162 metra.

    Si do të duket Kulla Spirale me të gjithë elementët shoqërues, shihni në videon më poshtë.

  • Viva Fresh u ndihmua me mbi 860 mijë euro nga qeveria Hoti, ministri Murati publikon listën

    Viva Fresh u ndihmua me mbi 860 mijë euro nga qeveria Hoti, ministri Murati publikon listën

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar listën e bizneseve që kanë përfituar nga Pakoja e qeverisë Hoti për ndihmë bizneseve në kohë të pandemisë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

    Murati ka bërë të ditur se një gjë të tillë e ka bërë për shkak të transparencës, për të parë se si qeveria Hoti i ndau këto ndihma për biznese.

    Nga kjo listë shihet se më së shumti ka përfituar Viva Fresh e cila u ndihmua nga qeveria Hoti me 860 mijë e 615 euro.

  • SUKSES tjetër ndërkombëtar nga Dr. Burim Dërmaku

    SUKSES tjetër ndërkombëtar nga Dr. Burim Dërmaku

    Libri për “LEADERSHIP” i financohet 100% për të gjitha shpenzimet për: botimin, shpërndarjen dhe të gjitha shpenzimet nga fondacioni dhe Akademia me seli në Gjermani dhe me shtrirje në gjithë botën – Akademia Lambert “Lambert Academic”.

    Dërmaku njofton që pas suksesit të Librit të fundit me renome ndërkombëtare për “Kredit Jo-performuese” dhe që është përkthyer në të gjitha gjuhët kryesore të botës dhe që gjendet në të gjitha tregjet më të mëdha botërore, tani edhe libri për “LIDERSHIP – LEADERSHIP” e ka kaluar me sukses të lartë testimin për plagjiaturë në SHBA dhe tani libri është botuar dhe gjendet në të gjitha tregjet më të mëdha botërore si: Amazon , Morebooks, Hachette, Barnes&Noble, Lightning Source, Ingram, Baker & Taylor, Matthews Medical, NACSCORP, Bertrams etj etj.; libri është përkthyer në të gjitha gjuhët kryesore të botës si: Anglisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht, Holandisht, Portugalisht etj.


    Ja vlen të veçohet që edhe Spanja ka shpreh interesim dhe e ka përkthyer edhe në gjuhën Spanjolle edhe pse është cekur nga Dërmaku te fjalët kyçe: Kosova (ang.Kosovo) edhe ku dihet që Autori i librit është nga Kosova dhe puna është bërë në Kosovë nuk ka pas asnjë pengesë nga Spanja për këtë, pra nuk ka bërë politikë, por ju ka servu popullit të vet Spanjoll-folës në mbarë botën.

    Pra përveç Spanjës libri Spanjisht ka depërtuar edhe në komplet kontinentin e Amerikës Jugore (Latine) ku flitet gjuha Spanjolle dhe që janë mbi 600 milion Spanjisht-folës në botë, përveç Brazilit në Amerikën Jugore (Latine) që flet portugalisht, por edhe Brazili e ka përkthyer në gjuhën Portugeze dhe tani libri ka shtrirje përveç në komplet kontinentin e Amerikës Veriore dhe të Mesme në gjuhën angleze edhe në komplet kontinentin e Amerikës Jugore (Latine) dhe në gjithë botën ku kanë qasje miliarda njerëz dhe të përkthyer në gjuhën e tyre, pra tani libri me emrin e autorit Dr. Burim Dërmaku dhe emrin e Kosovës është në të gjitha vendet kryesore dhe më të mëdha të botës dhe gjendet në të gjitha tregjet kryesore dhe më të mëdha botërore.

  • Skedina e çmendur/ Harxhoi lekët e fundit, tifozi kap në ‘kokë’ 20 ndeshje dhe…

    Skedina e çmendur/ Harxhoi lekët e fundit, tifozi kap në ‘kokë’ 20 ndeshje dhe…

    Një skedinë e çmendur është kapur në Angli! Një tifoz vendosi të luajë lekët e fundit në skedinë, duke hedhur plot 20 ndeshje nga të gjitha kampionatet.

    E veçanta është se ai arriti të fitojë plot 12 mijë euro, duke gjetur arritur të godasë në shenjë. Shanset për të fituar një skedinë me 20 ndeshje janë shumë të pakta, por tifozi anglez ia doli me sukses.

    Në momentin kur djali i tij kontrolloi skedinën, zbuloi se ajo ishte fituese dhe menjëherë ia dha lajmin babait të tij. Ky i fundit menjëherë sapo merr vesh lajmin, e kishte të pamundur të përmbahej, teksa fluturon nga gëzimi në shtëpinë e tij. Këtë gëzim të madh, djali i quajtur Adam, vendosi ta shpërndajë në rrjetet sociale skedinën fituese, por edhe gëzimin e madh të familjarëve të tij.

    Image
    Image
    Image
  • Edhe pse me aktakuzë, shefi i Prokurimit në Prizren shkel përsëri vendimin e Gjykatës së Tenderëve

    Edhe pse me aktakuzë, shefi i Prokurimit në Prizren shkel përsëri vendimin e Gjykatës së Tenderëve

    Shefi i Zyrës së Prokurimit në Komunën e Prizrenit, Isa Osmankaj, ka vazhduar me shkelje të Ligjit të Prokurimit në tenderin me titull “Intervenimi në Infrastrukturë për rastet e fatkeqësive natyrore dhe eleminimi i deponive ilegale në Komunën e Prizrenit” me vlerë të parashikuar 1,500,000.00 euro (Një milion e pesëqind mijë euro).

    Osmankaj ka të ngritur aktakuzë pikërisht për moszbatim të vendimit të OSHP-së nga Departamenti i Krimeve të Rënda për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). 

    Më 7 prill, Zyra e Prokurimit në Komunën e Prizrenit e ka shpallur fitues firmën e cila është gjykuar e papërgjegjshme në shumë aspekte nga Gjykata e Tenderëve – OSHP.

    Në një vendim më 12 mars, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka aprovuar ankesën e dy operatorëve ekonomikë në cilësinë e firmave ankuese.

    OSHP-ja ka vendosur për anulimin e vendimit të Zyrës së Prokurimit në Komunën e Prizrenit dhe kthimin e rastit në rivlerësim duke e obliguar Zyrën e Prokurimit që gjatë rivlerësimit t’i përmbahet ligjit pasi që herën e parë ka shpallur fitues kompani të papërgjegjshme sepse nuk i ka plotësuar të gjitha kërkesat e AK-së dhe ka pasur çmime manipulative.

    Por, shefi i Zyrës së Prokurimit, Osmankaj, me datë 7 prill 2021 duke shfrytëzuar vakuumin institucional, pasi që me datë 30.03.2021 i ka skaduar mandati bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, përsëri e ka shpallur fitues kompaninë e njëjtë e cila është e papërgjegjshme me vendim të OSHP-së nr.158,164/21 të datës 12.03.2021.

    “Paneli shqyrtues sqaron se tani e një kohe nuk jemi marrë me çmime kur autoriteti kontraktues vendos çmimet me poentim, por kjo po keqpërdoret nga Operatorët, ku kemi rastin konkret që OE i rekomanduar për kontratë ka vendosur çmime shume te ulëta dhe manipulative dhe kurrsesi asnjë operator ekonomik me këtë çmim nuk e realizon këtë pozicion, Paneli shqyrtues konstaton se këto pretendime të operatorëve ankues janë të bazuara”, sqarohet në vendimin e OSHP-së, të datës 12.03.2021.

    Edhe pse ky operator ekonomik i ka dhjetëra pozicione pra shumicën e paramasës me nga 10 cent, komisioni vlerësues i përbërë nga Asim Kokaj, Zek Tejeci dhe Laura Suka e shpallin këtë operator fitues herën e parë dhe më pas përsëri herën e dytë pas konstatimit të shkeljes nga OSHP.

    Genc Besimi nga kompania “G-Project” ShPK, në emër të Gurpit të Operatorëve Ekonomikë, të cilët kanë ofruar çmimin më të ultë të përgjegjshëm, ka shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit, sikur e ka quajtur ai, të paligjshëm të Zyrës së Prokurimit dhe ka paralajmëruar hapa ligjorë.

    “Neve si konsorcium na është aprovuar ankesa jonë në tërësi si e bazuar nga Gjykata e Tenderëve. Ndërsa kompaninë të cilën e ka shpallur fituese për herë të dytë Zyra e Prokurimit në vendimin nr.158,164/21 është definuar qartë se është kompani e papërgjegjshme. Ne si konsorcium shprehim pakënaqësinë tonë ndaj vendimit të paligjshëm të Zyrës së Prokurimit dhe ndaj këtij veprimi do t’i ndërmarrim të gjithë hapat ligjorë në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës”, tha Besimi për Ekonomia Online. 

    Ai thekson se Komisioni vlerësues, në bashkëveprim me Shefin e Prokurimit, kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore duke ndërhyrë dhe vlerësuar çështje të gjykuara nga OSHP si organ epror ndaj tyre. “Përpos çmimeve manipulative, kompania e shpallur fituese ka pasur edhe mangësi tjera në dosjen e tenderit të vërtetuara nga OSHP e të cilat edhe pse kanë qenë të gjykuara nga OSHP ky komision ka tejkaluar kompetencat e tyre duke ndërhyrë dhe konstatuar gjendje tjetër faktike në krahasim me Gjykatën e Tenderëve dhe e cila dukuri është tejkalim i kompetencave të tyre”.

    OE i cili është shpallur fitues nga zyra e Prokurimit në Prizren ka çmime në disa raste ekstremisht të ultë si për shembull 1 kubik Beton 10 cent, 1 kubik zhavorr me çmim 30 cent, 1m2 asfalt me çmim 10 cent, 1 m2 kubëza betoni 10 cent etj. Sipas njohësve të kësaj fushe, me këto çmime nuk mbulohen as taksat shtetërore.

    Nga ana tjetër, operatori i vlerësuar si i papërgjegjshëm nga OShP-ja ka çmime të larta, që lënë hapësirë për manipulime në të ardhmen. Kështu për pozicionin B.10 i cili parasheh ngjeshjen me makineri është ofruar çmimi 6.5 euro për m2. Rrjedhimisht nëse ky operator e ngjeshë një rrugë 8 metra të gjerë me gjatësi 1 kilometër i bie t’ia faturojë Komunës së Prizrenit vlerën e majme prej 52,000.00 euro, një çmim që është vlerësuar manipulativ nga paneli shqyrtues.

    Po ashtu, ekzistojnë edhe shumë disproporcione në çmime, që janë konstatuar nga paneli shqyrtues. Për shembull operatori i shpallur fitues e ka paraparë ta furnizojë Komunën me zhavorr, së bashku me transport, me çmim komplet prej vetëm 8 eurosh për kamion; ndërsa largimin e mbeturinave e ka paraparë me një çmim shumëfish më të shtrenjtë – rreth 200 euro për kamion.

    AKTAKUZA NDAJ OSMANKAJT 

    Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren të ngritur më 19 prill 2019, i pandehuri Isa Osmankaj akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Ai akuzohet se në periudhën kohore maj 2017, e deri në maj 2018, në cilësinë e shefit të zyrës së prokurimit në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

    Në aktakuzë thuhet se i akuzuari vepron në kundërshtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik, lidhur me tenderin “Shenjëzimi horizontal, vertikal dhe vendosja e barrierave në rrugët e Prizrenit”, e lidhur me ankesën e operatorit ekonomik NPTSH “Limit L&B”, me seli në Prizren, si tenderues i suksesshëm, refuzon ankesën duke pretenduar se “Deklarata nën betim” e parashtruesit “Boja SHPK” me seli në Sambor dhe marrëveshja me të njëjtin partner është e falsifikuar, kërkon nga PSHP që të bëjë diskualifikimin e këtij operatori, për shkak të dokumenteve të falsifikuara të ndërmerren masa për falsifikim sipas nenit 92 të LPP-së, me ç’rast PSHP, me vendim me nr.259 të 4 majit 2017, refuzon ankesën me arsyetim se nuk kanë gjetur prova për falsifikim.

    Aktakuza përshkruan se i akuzuari Isa Osmankaj, me dije e ka shkelur ligjin lidhur me detyrat e tij si dhe i ka tejkaluar kompetencat e tij, pasi që duke vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit e Prokurimit Publik, ka lejuar implementimin e një kontrate që Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) e kishte shpallur “nul” ose joekzistente.

    Osmankaj vazhdon të jetë shef i Prokurimit në Komunën e Prizrenit qe mëse 15 vjet.

  • Njofton Rukiqi: Tregon se kur dalin paratë për bizneset e mbyllura nga masa e fundit dhe se kush 

    Njofton Rukiqi: Tregon se kur dalin paratë për bizneset e mbyllura nga masa e fundit dhe se kush 

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka njoftuar se pas një takimi me ministrin e Financave Hekuran Murati janë pajtuar që të subvencionohen 50 për qind e pagave të punëtorëve dhe 50 për qind e shpenzimeve të qirasë për sektorët të cilët janë ndikuar drejtpërdrejtë nga masat e fundit.

    Rukiqi ka thënë se mjetet do të ndahen, në fund të muajit prill, ose më së largu në fillim të muajit maj.

    “Gjithashtu do të ndërmerren veprime shtesë për përkrahje të sektorëve me specifika të veçanta, përfshirë sektorin e transportit, pas diskutimeve që do të zhvillohen me këta sektorë. Falënderojmë ministrin Murati për veprimin e shpejtë, në lehtësimin e gjendjes jo të lehtë të sektorëve të ndikuar nga masat e fundit kufizuese”, ka shkruar ai.

  • Pacolli premton shpërblim për Kombëtaren nëse e mposht sonte Spanjën

    Pacolli premton shpërblim për Kombëtaren nëse e mposht sonte Spanjën

    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se në rast të fitores së Kosovës ndaj Spanjës do ta shpërblejë kombëtaren e Kosovës në mënyrën e tij.

    Pacolli ka shkruar se beson në përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen e sotme.

    “Kosova sonte shkruan histori në Sevilla. Përfaqësuesja e Spanjës sonte do të përballet me Kosovën në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”. Unë përsonalisht besoj në përfaqësuesën tonë dhe atë do ta shpërblej në mënyrën time, në rast të një fitore ndaj Spanjës. Sonte ky shtet pa dyshim do ta “njeh” kush dhe cila është Kosova”, ka shkruar Pacolli.

    Kosova sot zhvillon ndeshjen e radhës kundër Spanjës në Sevilla në kuaudër të kualifikimeve për botërorin “Katar 2022”.