Category: AKTUALE

  • Facebook njofton për ndryshimin e radhës

    Facebook njofton për ndryshimin e radhës

    Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg deklaroi gjatë një videokonference se platforma më e madhe e rrjeteve sociale do të bëjë një ndryshim shumë të madh duke mos iu rekomanduar më përdoruesve të saj grupe me përmbajtje politike.

    “Kemi si qëllim që grupet civile dhe politike t’i mbajmë larg sugjerimeve për një kohë të gjatë dhe duam ta shtrijmë këtë gjë në nivel global”, tha Zuckerberg.

    Gjithashtu ai shtoi se Facebook do të ulë shfaqjen e postimeve me përmbajtje politike në faqen kryesore “news feed” të përdoruesve.

    Muajt e fundit, Facebook u vu në qendër të kritikave pasi vendosi të mbyllë llogarinë e ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ndërsa ishte ende në detyrë, duke thënë se shkelte rregullat e rrjetit social.

  • Buxheti për vitin 2021 ka filluar të ekzekutohet

    Buxheti për vitin 2021 ka filluar të ekzekutohet

    Zëvendësministri në Ministrinë e Financave, Agim Krasniqi ka njoftuar se buxheti për vitin 2021 ka filluar te ekzekutohet përmes Sistemit Informatik për Menaxhimin e Financave Publike (SIMFK), i njohur si Sistemi i Thesarit.

    “Buxheti për vitin 2021 është vendosur në sistem, menjëherë sapo ka hyrë në fuqi dhe ka filluar të ekzekutohet, për organizatat që kanë sjellë zyrtarët e autorizuar për qasje në sistem”, thuhet në njoftim.

    MI-ja njofton se qasja e organizatave buxhetore në Sistemin e Thesarit bazohet në legjislacionin dhe procedurat në fuqi. Secila organizatë që e ka përfunduar dhe sjellë dokumentacionin e kompletuar në Thesar është pajisur me qasje në SIMFK, dhe buxheti për vitin 2021 ka filluar të ekzekutohet.

    Megjithatë, sipas MI-së ka ende disa organizata të cilat janë në proces të kompletimit të dokumentacionit dhe qasjet e tyre do të krijohen sapo të përfundojnë procedurat e parapara ligjore dhe teknike. Është krejtësisht në dorën e organizatave buxhetore (OB) plotësimi i dokumentacionit dhe kërkesave të legjislacionit sa i përket qasjes në sistem.

    Njëra nga këto organizata është edhe Komuna e Prishtinës, e cila ditën e djeshme ka kompletuar kërkesën për qasje në sistem (26.01.2021), bashkë me kërkesën për trajtim dhe certifikim të Zyrtarit Kryesor Financiar (i emëruar dje, 26.01.2021). Kërkesa menjëherë ka filluar të trajtohet dhe qasjet do të ofrohen sapo të përfundojë procesi (brenda 48 orësh pas kompletimit të dokumentacionit nga OB).

    Për fund, ju sigurojmë që të gjitha operacionet dhe aktivitetet po zhvillohen normalisht, ndërsa rikujtojmë se ekzekutimi i buxhetit është i decentralizuar tek organizatat buxhetore, të cilave alokimet u janë dhënë sipas planit të rrjedhës së parasë, dhe janë përgjegjëse për realizimin e buxhetit të tyre, në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi.

    Thesari do të procedojë në kohë të gjitha shpenzimet e aprovuara (certifikuara) nga organizatat buxhetore, në përputhje me kompetencat dhe autorizimet sipas legjislacionit ne fuqi.

  • KEDS njofton për ndërprerje të rrymës nesër në këto zona

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës nesër në këto zona

    Për shkak të punimeve të planifikuara, KEDS ka njoftuar se nesër, e hënë, në disa pjesë të Kosovës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

    Ky është orari i punimeve dhe i ndërprerjes së energjisë sipas rajoneve të vendit:

    Rajoni i Pejës

    Në NS 110/35/10kV Peja 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Zahaqi (Kodi: 51000010) prej orës 14:00 deri në ora 16:00

    Vendet: fshatrat: Bllagaj, Llabjan, Pavlan, Qyshkë dhe Zahaq.

    Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar.

    NS 110/10 kV Peja 2 do të ndërprehet:

    Stabilimenti -Degëzimi Gllaviqica nga ora 11:15 – 13:00.

    Trafostacionet që do të mbesin pa furnizim me energji elektrike:

    Vendet: Fshatrat: Gllaviqicë, Jabllanica e Leshanit, Kërstovc, Klinqinë, Leshan, Llabjan, Ramunë, Rosujë, Sferkë dhe Sferka e Thatë.

    Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar.

    NS 110/10 kV Peja 2 do të ndërprehet:

    Stabilimenti – Degëzimi Sferka nga ora 10:00 – 11:00 dhe nga ora 14:00-15:00

    Trafostacionet që do të mbesin pa furnizim me energji elektrike: Zahaq G.Rama, Zahaq Ukë Atashi, Llabjan Kelmendët, Dukagjin Peja, Hysen Gashi, Kushtrim Nitaj, ”Eling”-Pantelat Solare, Sferkë e Thatë 2, Svërkë e Thatë 1, Trestenik 2, Lutogllava 5, Lutogllava 4, Lutogllava 1, Lutogllava 3, Lutogllava 2, Vranina Llabjan.

    Vendet: fshatrat: Lutogllava Tersteniku dhe Leshani, Sverka.

    Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar.

    Rajon I Prizrenit

    Në NS 110/10kV Prizren 3 do të ndërprehet

    Dalja 10kV Kulla (kodi: 31000004) prej orës 10:30 deri në ora 12:30

    Vendet: rrugët: 1 Adem Jashari (një pjesë), 181 Pellazgët, 190 Ulpiana, 192 Tefik Çanga (një pjesë), 193 Marie Kraja (një pjesë), 193 Fahredin Hoti (një pjesë), 198 Vjosa, 199 Shkodra (një pjesë), 2 Ukë Bytyqi (një pjesë), 201 Ajdin Rrahmanaj, 202 Akili, 203 elena Gjika (një pjesë), 204 Beteja e Kabashit, 205 Janina, 208 Flamuri (një pjesë), 216 Rozafa Kulla, 217 Selver Maçkaj, 222 Ali Pashë Tepelena (një pjesë) dhe 225 Ali Ibra (një pjesë).

    Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar në TS Banesat e TMK-së.

    Në NS 35/10kV Pirana do të ndërprehet

    Dalja 10kV Krusha (kodi: 30034011) prej orës 13:30 deri në ora 15:30

    Vendet: shatrat: Krushë e Madhe, Krushë e Vogël dhe Randobravë (një pjesë).

    Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar në TS Banesat e TMK-së.

    Rajoni i Gjakovës

    TS 35/10 kV Malisheva do të ndërprehet:

    Dalja 10 kV Caralluka (Kodi: 82082001) prej orës 11:00 – 12:00 si dhe nga 14:30 – 15:30

    Vendet: Rr.603 Adem Jashari (një pjesë), Rr.605 Rilindja Kombëtare (1 konsumatorë), Rr.606 Pavarësia (1 konsumatorë), Rr.610 Hisni Mazreku (1 konsumatorë), fshatrat: Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë, Vërmicë e Malishevës.

    Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit në TS Vërmica 1.

    TS 35/10 kV Malisheva do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Bellanica (Kodi: 82082005) prej orës 12:30 deri në ora 13:30

    Vendet: Rr.605 Rilindja Kombëtare (1 konsumatorë), Rr.608 Hamdi Berisha (1 konsumatorë), fshatrat: Balincë, Bardhë, Bellanicë, Javor, Lladroc, Lladroviç, Lubizhdë, Lluzhnic, Ngucat, Senik dhe Temeqinë.

    Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit në TS Ngucat II.

    Punime në projekte investive

    Rajoni i Gjakovës

    Në NS 35/10 kV Malisheva do te ndërprehet:

    Dalja 10kV Mirusha (kodi: 82082002) prej ores 09:00 deri në ora 16:00

    Vendet: Rrugët: 603 Adem Jashari (1 konsumator), Imer Krasniqi (7 konsumator), 605 Hamdi Berisha (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator); Fshatrat: Bubël, Burim, Carallukë (3 konsumatorë), Damanek, Gurbardh, Llapçevë, Lubizhdë, Lubizhdë e Malishevës, Lumnishtë, Mirushë, Mrasor, Panorc (një pjesë) dhe Turjakë.

    Arsyeja: Energjizimi i trafos së re

  • Tre javë pa rrymë, vendi i pëlqyer i kosovarëve mbetet bosh

    Tre javë pa rrymë, vendi i pëlqyer i kosovarëve mbetet bosh

    Dëmtimi nga moti i keq i rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike ka bërë që Valbona të mbetet pa drita prej së paku tre javësh.

    Mungesa e energjisë ka boshatisur bujtinat në kulmin e sezonit turistik duke bërë që sipërmarrjet e kësaj zone të vuajnë një tjetër bllokim të ngjashëm me atë të periudhës së izolimit nga pandemia në periudhën e pranverës.

    “Situatë shqetësuese të shikosh Valbonën bosh, pa turistë kur është kulmi i sezonit dimëror dhe ky është një kontrast shumë i madh krahasuar me Kosovën për shembull që ka tipare të njëjta të turizmit me Rugovën ishte plot deri në fillim të janarit ndërkohë që Valbona ishte bosh dhe njerëzit ishin pa drita,” – tha për Euronews Albania specialistja e turizmit Flora Xhemani Baba duke e konsideruar të pajustifikueshme këtë gjendje.

    Në një komunikim me Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes në qarkun Kukës, Euronews Albania mësoi se zyrtarisht sipas autoriteteve energji elektrike nuk ka pasur prej datës 30 dhjetor. OSHE ka nisur përpjekjet për rregullimin e situatës dhe se shkak për këtë janë bërë rrëzimi i 20 shtyllave elektrike dhe dëtmimi i mbi 30 traversave prej kushteve atmosferike.

    Linja elektrike prej rreth 30 kilometrash aktualisht prej autoriteteve thuhet se është riparuar deri në Dragobi – në gjysmën e parkut kombëtar të Valbonës.
    Specialistja e Flora Xhemani Baba tha se për turizmin dimëror Shqipëria vuan tejmase mungesën e infrastrukturës. Ajo përmendi vështirësitë për t’iu qasur Thethit, pikërisht për mungesën e një rruge të kalueshme. Për rastin e Valbonës ajo tha se ajo qaset më lehtë pasi rruga është e kalueshme, mirëpo këtë vit turizmi është dëmtuar tërësisht prej kësaj situate.

    Sherif Margjeka, i cili administron një bujtinë në Valbonë tha për Euronews Albania se situata mbetet e njëjtë. Teksa këmbënguli se prej datës 24 dhjetor nuk kanë pasur energji elektrike, e cilësoi gjendjen “katastrofë”.

    “Të shtunën që kaloi kemi pasur rreth katër orë energji elektrike e më tej nuk kemi pasur, që prej datës 24 dhjetor,” – tha Margjeka duke shtuar se pavarësisht se në terren kanë parë disa punonjës nuk janë informuar për ndonjë afat se kur do të rregullohet kjo situatë.

    Margjeka tha se mungesa e energjisë elektrike ka ndikuar në dëmtimin e flukseve të turistëve pasi ka bërë që të ketë anulime të rezervimeve. Përballë pyetjes nëse kjo situatë përsëritet prej vitesh apo është e rastësishme, Margjeka tha se ka pasur shkëputje të shpeshta edhe gjatë verës, por kurrë nuk ka ndodhur që të ketë mungesë kaq të gjatë.

  • Reagojnë gastronomët ndaj partive që po mbajnë tubime, thonë se më nuk do t’i paguajnë gjobat

    Reagojnë gastronomët ndaj partive që po mbajnë tubime, thonë se më nuk do t’i paguajnë gjobat

    Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka reaguar pasi partitë politike po mbajnë tubime në kundërshtim me masat anti-COVID.

    Ata kanë kritikuar partitë se po shkelin masat për të cilat bizneset dhe qytetarët po gjobiten çdo ditë për çka kanë thënë se nga tani nuk do të pagujanë këto gjoba.

    “Kjo çka po shohim në Kosovë ka te bëjë me standarde te dyfishta!!! Mbi 5.000 denime per gastronomt e asni denim per politikanet!!! Dasmat e diskotekat i keni mbyll, e edhe kafiterit po denohen se po l lejojne 5 persona ne nje tavoline.Kjo ska fjal tjeter qe e pershkrun pervec se Çka bon i Forti i ligi quditet , kjo ka te bej me Organet e rendit, kjo ka te beje me inspektorat e AVUK-it, kjo ka te beje qe NE prej tash e tutje bejme thirje qe ASNJE denim mos te paguhet!!!”, thuhet në reagimin e gastronomëve.

    Ata gjithashtu kanë thirrje mbledhje urgjente të gastronomëve për të martën për të vendosur për hapat e ardhshëm./Zëri

    https://www.facebook.com/632599017174226/posts/1144914522609337/?app=fbl

  • “Albi Mall” mbetet pa një pjesë të parkingut, sqarohet pronari i tokës

    “Albi Mall” mbetet pa një pjesë të parkingut, sqarohet pronari i tokës

    Të gjithë rastin e ka sqaruar vetë Azemi për Gazetën Online “Reporteri.net” përmes një shkrese.

    Kjo është shkresa e plotë:

    Të nderuar,

    1. Une, Valon Azizi, pronar i “Valoni Petrol” sh.p.k., përmes kësaj shkrese, dëshiroj të ju njoftoj dhe përmes juve edhe opinionin, lidhur me veprimet e kundërligjshme nga ana e Prokurores së Shtetit znj. Arbëresha Shala.

    2. Çështja ka të bëjë me një raport juridiko-civil të lidhur në mes kompanisë që unë e përfaqësoj, në cilësi të qiradhënësit dhe “Albi Mall” Sh.p.k. në anën tjetër në cilësi të qiramarrësit. Objekt i kësaj kontrate të qiradhënies është sipërfaqja e paluajtshmërisë, pronar i së cilës është kompania ime, e cila shfrytëzohet si parking nga Albi Mall.

    3. Duke qenë në një raport juridiko-civil i cili raport është krijuar me anë të kontratës për qiradhënie, unë, në cilësi të qiradhënësit, kam ushtruar të drejtat që më takojnë nga ky raport juridiko-civil, ashtu që kam njoftuar qiramarrësin Albi Mall se e kam shkëputur kontratën pasi që qiramarrësi nuk ka përmbushur detyrimet e tij në bazë të kontratës.

    4. Pas njoftimit, unë kam vendosur pengesat brenda sipërfaqes time për të mos lejuar shfrytëzimin e kësaj paluajtshmërie pasi që e drejta për të shfrytëzuar këtë pjesë të paluajtshmërisë është ndërprerë nga ana ime.

    5. Pas këtij veprimi, kanë ardhur Policia e Kosovës duke më urdhëruar që të largoj pengesat e vendosura në pronën time. Të njëjtit më kanë thënë se janë duke e zbatuar urdhërin e Prokurorit të Shtetit, mirëpo që një urdhër të tillë me shkrim nuk ma kanë prezantuar. Unë kam refuzuar që t’i bindem një urdhëri të tillë, pasi që nuk kishte urdhër me shkrim.

    6. Pas refuzimit tim, më ka thirr me telefon Policia me kërkesën që të shkoj në intervistim pasi që dyshohem se kam kryer veprën penale Vetgjyqësi.

    7. Vetgjyqësia e përcaktuar me Nenin 410 të Kodit Penal të Kosovë përcakton se: Kushdo që ushtron në mënyrë arbitrare të drejtën që mendon se i takon në vend se t’i drejtohet organit kompetent, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj.
    8. Prokurorja e din fare mirë që po ndërhyn në një raport juridiko-civil, e me këtë po tejakalon edhe kompetencat e saj. Unë, kam ushtruar të drejtat e mija në bazë të një kontrate komerciale dhe i vetmi organ që ka kompetencë të vlerësojë dhe gjykojë të drejtat dhe detyrimet e palëve në një raport juridiko-civil, është Gjykata civile. Unë nuk kam nevojë që t’i drejtohem organit kompetent pasi që tashmë i kam ushtruar të drejtat e mija në pronën time. Nëse pala tjetër, në këtë rast qiramarrësi, vlerëson se unë kam shkelur dispozitat kontraktuese, atëherë ata mund t’i drejtohen organit kompetent, në këtë rast gjykatës.

    9. Prokurorja po shpik vepër penale nga një raport juridiko-civil dhe në këtë mënyrë po ndikon në të drejat e mija si pronar i paluajtshmërisë. Prona private është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj dhe çdo ndërhyrje nga kushdo qoftë, me përjashtim të organeve gjyqësore, konsiderohet si keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe tejkalim i kompetencave.
    10. Detyrat dhe kompetencat e prokurorëve të shtetit në bazë të Ligjit Nr. 03/L-225 PЁR PROKURORIN E SHTETIT, përfshijnë:
    1.1. ushtrimin e funksioneve prokuroriale në mënyrë të pavarur, të drejtë, objektive dhe të paanshme dhe të sigurohen që të gjithë personat trajtohen në mënyrë të barabartë para ligjit;
    1.2. zbatimin e standardeve më të larta të kujdesit gjatë kryerjes së funksioneve zyrtare;
    1.3. sjellje të ndershme dhe profesionale si në jetën personale ashtu edhe profesionale dhe bazuar në ligjin e zbatueshëm dhe kodin e etikës profesionale;
    1.4. ruajtjen e nderit dhe dinjitetit të Prokurorit të Shtetit;

    11. Çdo mosmarrëveshje që rezulton nga një raport juridiko-civil, në mes palëve dhe çdo ushtrim i të drejtave nga Palët të cilët mendojnë se kanë të drejtë e për të cilën nuk pajtohet pala tjetër, shndrrohet në kontest civil sipas rregullave të përcaktuara me Ligjin për Procedurën Kontestimore e rrjedhimisht çdo kontest civil mund të gjykohet vetëm nga një gjykatë civile e në asnjë mënyrë nga Prokurori i shtetit.

    12. Veprimet e tilla të Prokurores së Shtetit nuk janë në funksion dhe shërbim të ruajtjes së nderit dhe dinjitetit të Prokurorit të Shtetit dhe as me zbatimin e standardeve më të larta të kujdesit gjatë kryerjes së funksioneve zyrtare. Madje, duke qenë në dijeni se në mes palëve ekziston një raport juridiko-civil për mbrojtjen e të cilit raport ka kompetencë ekskluzive gjykata civile, Prokurorja po tregon hapur anshmërinë e saj duke favorizuar qiramarrësin për arsye të cilat tani për tani unë i konsideroj shumë të dyshuara dhe me prapavijë personale. Në momentin që ka pranuar një kërkesë të tillë, Prokurorja ka qenë e obliguar që ta njoftojë qiramarrrësin se për këtë raport juridiko-civil, ajo nuk ka të drejtë të ofrojë mbrojtje institucionale. Çdo veprim tjetër, nënkupton tejkalim të kompetencave të Prokurorit të Shtetit.

    13. Unë, patjetër se do t’i drejtohem organeve kompetente, në rradhë të parë Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mirëpo e konsideroj të rëndësishme që t’ju drejtohem edhe juve që merreni me përcjelljen e vazhdueshme të punës së organeve prokuroriale dhe gjyqësore, sepse një veprim i tillë meriton jo vetëm kritikë por për më tepër edhe ndëshkim.

    14. Veprim i tillë nuk paraqet mendim dhe vlerësim të Prokurores, por haptas tejkalim të kompetencave të saj për të cilat ajo i din apo është e obliguar t’i dijë.

    Jam i gatshëm që t’ju ofroj çdo dokumentacion shtesë me qëllim që kjo çështje të ketë vëmendjen e publikut e me këtë të kontribuohet në kthimin e besimit tek institucioni i Prokurorit të shtetit.

  • Në Maqedonin e Veriut 6-vjeçari bëhet milioner

    Në Maqedonin e Veriut 6-vjeçari bëhet milioner

    Një 6-vjeçar është milioneri më i ri në moshë në Maqedoninë e Veriut.

    Të ardhura bruto në 2019 për këtë person shkojnë në mbi një milion denarë dhe është fëmijë i lindur në vitin 2013. Ai fiton përmes qirasë, tha sot drejtoresha e Drejtësisë së të Ardhurave Publike (DAP), Sanja Lukarevska.

    Llukarevska shtoi se qytetari më i vjetër në këtë kategori është 101 vjeç, dhe qytetari më i vjetër, i cili fitoi më shumë se 10 milion denarë, është 86 vjeç./Alsat

  • Intervista prekëse e Gattusos: S’jam vetja, dua të vdes aty ku jetoj; në fushën e futbollit

    Intervista prekëse e Gattusos: S’jam vetja, dua të vdes aty ku jetoj; në fushën e futbollit

    Gennaro Gattuso e ka dhënë një intervistë prekëse, pas barazimit të Napolit me Torinon në çastet e fundit, duke treguar më shumë rreth probleme shëndetësore më të cilat është duke u përballur së fundmi.

    Trajneri i Napolit Gattuso i kishte shmangur intervistat kohëve të fundit, për shkak po vuan nga sëmundja Ocular Mayasthenia, transmeton Gazeta Express.

    Kjo është një sëmundje autoimune e cila, përveç tjerash, i dobëson muskujt të cilët e kontrollojnë syrin dhe qepallën.

    “Neve na munguan shumë lojtarë sonte, prandaj marrja e një pike sonte është e çmueshme për ne”, tha Gattuso.

    “Më duhet ta pranoj se nuk kam qenë vetja në 12 ditët e fundit. Dua t’u bëj thirrje të gjithë atyre, veçanërisht fëmijëve, që shikohen në pasqyre dhe shohim diçka të çuditshme apo që nuk është në rregull: jeta është e bukur. Pranojeni të gjithën”, shtoi ai.

    “Edhe djelmoshat po vuajnë duke më parë kështu, e di këtë. Por unë jam gjallë. Vuaj nga myasthenia që 10 vjet, kjo është hera e tretë që është përkeqësuar kaq shumë, por do të kalojë dhe syri im do t’i kthehet normalitetit”.

    “Jo vetëm që duket keq, por më bën edhe të ndihem i rraskapitur.”

    “Sidoqoftë, kjo është jeta ime dhe ka gjëra edhe më të këqija. E di se disa persona supozojnë se e kam vetëm edhe një muaj jetë, por ju siguroj se jam mirë. Kur të vdes përfundimisht, dua të shkoj aty ku jetoj, në fushën e futbollit”. /

  • Gjatë ditës pritet të ekzekutohen mjetet e Trustit për 70 mijë qytetarë

    Gjatë ditës pritet të ekzekutohen mjetet e Trustit për 70 mijë qytetarë

    Gjatë ditës pritet që paratë e para nga Fondi Pensional i Kursimit të bien në duar të qytetarëve.

    Janë rreth 70 mijë qytetarë që sot do t’i marrin 10 përqind të mjeteve të tyre, njofton Klan Kosova.

    Transferimi i mjeteve për këta qytetarë do të nisë nga ora 10:00.

    Tërheqja e këtyre mjeteve është garantuar me Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike të votuar në Kuvendin e Kosovës si ndihmë për periudhën e pandemisë.

  • Trusti vjenë me një lajm të mirë për të gjithë aplikuesit e 10 përqindëshit

    Trusti vjenë me një lajm të mirë për të gjithë aplikuesit e 10 përqindëshit

    Trusti Pensional i Kosovës ka filluar me proceduarat për ekzekutimin e pagesës së 10 përqindëshit, prandaj në llogarinë e atyre që kanë aplikuar për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, bilanci total del të jetë më i vogël.

    Trusti ka sqaruar se në llogaritë e qytetarëve në Trust bilanci del të jetë i vogël pasi tashmë për ata që kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit kanë filluar procedurat e ekzekutimit të pagesave, ndërsa në përgjithësi vlera e çmimit të njësive në tregjet financiare ka rënë për 0.12 për qind.

    Zëdhënësi i Trustit të Kosovës, Jeton Demi tha për Telegrafi.com se nuk mund të garantojnë se do të ketë rritje dhe se aktualisht vlera e çmimit të njësive në tregjet financiare ka rënie në 0.12 për qind.

    “Ne nuk garantojmë se çdo datë do të jetë në rritje, për vitin 2020 jemi më shumë se 2.5 për qind rritje, dhe rreth 20 për qind e të gjitha bilanceve. Dita e enjte është data e çmimit të aksionit me të cilin kanë aplikuar kontribuuesit e të premtes, shtunës dhe të dielës. Çmimi i njësisë është ai i të premtes, i cili është ulur për shkak të performancës me 0.12 për qind, këtu është ajo diferenca e çmimit e njësive dhe fjala është për minus 0.12 për qind, është fat që nuk është më shumë, kjo është për shkak të pandemisë, mund të ishte më shumë. Kjo nuk kontrollohet nga ne”, tha ai.

    Trusti i Kursimeve Pensionale kishte njoftuar qytetarët se deri në ditën kur tërhiqen kursimet, varësisht nga lëvizjes në tregjet financiare, bilanci i kursimeve do të ndryshojë (do të rritet apo zvogëlohet).

    Rrjedhimisht edhe shuma që do të tërhiqni do të jetë me e madhe ose më e vogël se sa shuma që kanë aplikuar.

    Ndryshe, deri tani për tërheqjen e 10 përqindëshit kanë aplikuar mbi 330 mijë qytetarët dhe aplikimi do të vazhdojë deri më 6 prill 2021.

    Ekzekutimi i pagesave është thënë se do të bëhet pas datës 23 dhjetor.