Category: AKTUALE

  • Lansohet Fondi për Garanci Kreditore

    Lansohet Fondi për Garanci Kreditore

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, ka zhvilluar një takim virtual me përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës dhe bankave komerciale, ku është lansuar Fondi për Garanci Kreditore.

    Kryeministri Hoti ka sqaruar se Fondi për Garanci Kreditore, është pjesë e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike 2020-2021. Me këtë mekanizëm, ka theksuar ai, krijohen lehtësi kreditore dhe rritet likuiditeti i kompanive, ndërsa në të njëjtën kohë ulet rreziku kreditor. Prandaj, ai ka ofruar mbështetje të pa rezervë për këtë masë që ndihmon zhvillimin ekonomik të vendit.

    Kryeministri Hoti ka thënë se me një fond prej rreth 60 milionë euro, ofrohet mbështetje për ndërmarrjet private dhe ato publike në sektor të ndryshëm, përmes instrumenteve të reja për garanci kreditore, që nënkupton rritjen e përqindjes së garancisë në 80%. Ai ka nënvizuar se, në këtë fond përpos Qeverisë së Republikës së Kosovës, kanë ofruar mbështetje edhe Banka Botërore, Banka Investive Evropiane si dhe KFW-ja gjermane.

  • Prej sot KOSTT-i operon i pavarur nga Serbia

    Prej sot KOSTT-i operon i pavarur nga Serbia

    Prej sot KOSTT-i operon i pavarur, duke hapur kështu një histori të re si zonë rregulluese brenda bllokut Shqipëri-Kosovë.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah  Hoti, pavarësimin energjetik të Kosovës e vlerësoi si një sukses të madh për vendin.

    “Kjo është një arritje e madhe, e cila ka ndodhur, pasi që KOSTT-i ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara me marrëveshje dhe tani po operon i pavarur”,  tha kryeministri Hoti, ku shtoi se, nga sot është vënë në funksion edhe linja e re me Shqipërinë.

    Ai nënvizoi se mbështetja e Qeverisë së Kosovës për sektorin energjetik, do të jetë maksimale, ngaqë stabiliteti energjetik është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit, për rritje të investimeve të brendshme dhe atyre të jashtme, si edhe në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

    Këto komente kryeministri Hoti i bëri gjatë vizitës në  KOSTT, ku ishte i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi.

  • Trusti del me njoftim për qytatarët të cilët kanë problem me aplikim të 10%

    Trusti del me njoftim për qytatarët të cilët kanë problem me aplikim të 10%

    Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti) bën të ditur se ka përditësuar të dhënat e marra nga bankat komerciale.

    Sipas Trustit, të gjithë ata që kanë vështirësi gjatë aplikimit ta njoftojnë institucionin.

    “Sapo përfunduam përditësimin e të dhënave me informacione që i kemi marrë nga bankat dhe ju lutemi të provoni aplikimin. Nëse keni përsëri vështirësi në aplikim, ju lutemi na njoftoni që të hulumtojmë problemet dhe gjejmë zgjidhjet”, thuhet në njoftimin e Trustit.

    https://www.facebook.com/940488519371508/posts/3612922355461431/

    Sipas Fondit, deri dje kanë aplikuar mbi 230 mijë kontributpagues për ta tërhekur 10 përqindëshin.

    Tërhekja e kësaj vlere është mundësuar në Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19.

    RTV Dukagjini
  • Florian Marku shpërthen pas ndeshjes: A e di ky gjyqtar boksin ?

    Florian Marku shpërthen pas ndeshjes: A e di ky gjyqtar boksin ?

    Florian Marku ka barazuar kundër Jamie Stewart.

    Ishte një paraqitje që u vlerësua si e barabartë me vendim të gjyqtarëve, shkruan GazetaBlic.

    Meçi u vlerësuar 76 – 76 me pikë.

    Pas ndeshjes ka shpërthyer bokseri ynë me deklaratë kundër gjyqtarit të ndeshjes.

    “A e di ky gjyqtar boksin? Unë u grushtova vetëm një herë pastër” tha Marku.
    “Ata po shkatërrojnë karrierën time. Si mund ta shënojnë këtë barazim?

    “Ai më goditi vetëm një herë i pastër në kokë. A e di ky gjyqtar edhe boksin?”

  • LAJMI I FUNDIT: Florian Marku ngjitet në ring, synon fitoren e madhe

    LAJMI I FUNDIT: Florian Marku ngjitet në ring, synon fitoren e madhe

    Padyshim një nga mbrëmjet më të bukura në karrierë për të.

    Florian Marku sonte regjistron suksesin e radhës, pasi do të ndeshet në të njëjtin ring, pikërisht para duelit për kampion bote në peshën e rëndë, Joshua – Pulev, përcjell GazetaBlic.

    Bokseri shqiptar nuk kishte sesi ta fsheh entuziazmin, teksa në një postim në rrjetin social “Twitter” ka thënë se sot është dita e tij.

    Ai tashmë ka zbarkuar në ring.
    Këto janë pamjet e tij nga momenti i ngjitjes në ring.

  • Fshati i lodhur nga shakaja ndryshon emrin

    Fshati i lodhur nga shakaja ndryshon emrin

    Çfarë ka në emër? Tregon, mjaft, nëse jetoni në fshatin austriak të F **king. Nga 1 janari, fshati do të riemërtohet “Fugging”, pasi banorët lokalë u lodhën nga vëmendja e përhapur ndërkombëtare, njoftoi filiali i CNN OE24 .

    ” Vendimi është marrë tashmë nga këshilli lokal”, i tha OE24 Andrea Holzner, kryetare e bashkisë Tarsdorf në pjesën perëndimore të Austrisë. Emri i pazakontë i fshatit, shtëpia e rreth 100 njerëzve, e ka bërë atë diçka si një atraksion turistik, turmat e vizitorëve kanë zbritur në vendbanim për të bërë selfie me shenjën e tij të emrit të vendit, transmeton rtv21.tv. Raportohet se shenja u vodh gjithashtu rregullisht, duke e detyruar bashkinë lokale ta bashkonte atë dhe ta vendoste në beton për ta mbajtur.

    Titujt ndërkombëtarë, shfaqjet televizive të tilla si “The Grand Tour” dhe faqet e internetit të pornografisë kanë përqendruar mbulimin e tyre rreth emrit të qytetit. F **king nuk është i vetmi vend që përpiqet të ndërpresë lidhjet me një adash të diskutueshëm. Muajin e kaluar, banorët e qytetit kanadez të Asbestos, votuan për ta riemëruar Val-des-Sources. Afër gjysmës së 6,000 banorëve të qytetit dolën për një “votim të shpejt” në mes të tetorit.

  • 444 kosovarë bashkë mund të marrin në Trust aq sa përfiton drejtori Zalli për një muaj

    444 kosovarë bashkë mund të marrin në Trust aq sa përfiton drejtori Zalli për një muaj

    Edhe nëse 444 kontribues të regjistruar në Fondin e Kursimeve Pensionale (FKPK) tërheqin 10% të mjeteve të kursyera në këtë fond, nuk e kalojnë shumën e pagës mujore të drejtorit të FKPK-së, Adrian Zalli.

    Teksa 166 mijë kontribues në Trustin Pensional mund të marrin nga vetëm 9 euro përmes ndryshimit të Ligjit për FKPK-në, drejtori i këtij fondi përfiton pagë mujore prej mbi 4 mijë eurove në muaj.

    Sipas të dhënave zyrtare, saktësisht 166 mijë e 900 kontribues në Foondin Pensional të Kosovës kanë 0 deri në 250 euro të kursyera në fond. Mesatarisht, ata mund të tërheqin rreth 9 euro nga Trusti.

    Kësisoj, shuma që 444 kosovarë mund të përfitojnë nga tërheqja e 10 për qind të mjeteve të kursyera të tyre në Fondin Pensional, është e barasvlefshme me pagën mujore të drejtorit të FKPK-së.

    Sipas deklarimit të pasurisë pranë Agjencisë Kundër-Korrupsion, Adrian Zalli përfiton pagë vjetore prej 49,708.00 euro nga puna si drejtor në Fondin Pensional. Merr rreth 4 mijë euro në muaj.

    Ndryshimi i Ligjit për FKPK-në, i cila është paraparë me Ligjin për Rimekëmbje Ekonomike të cilin e miratoi Kuvendi i Kosovës me preteksin për ofrimin e ndihmës ndaj ekonomisë së vendit të goditur nga pandemia, pritet të ofrojë ndihmesë të zbehtë financiare për shumicën e qytetarëve.

    Siç ka raportuar të hënën Gazeta Infokusi, më shumë se gjysma e qytetarëve të regjistruar në Fondin Pensional, do të mund të përfitojnë nga vetëm 31 euro nga tërheqja e mjeteve në Trust.

    Ndërkaq, i cili është zyrtari më i paguar publik në Kosovë, tash e 14 vjet merr pagë të lartë nga puna si shef i Fondit Pensional. Në vitin 2018, sipas deklarimit të pasurisë, ai përfitonte mbi 5 mijë euro nga paga mujore. Dy vitet e fundit, ia ka zbritur pagën vetes. Përfiton më pak se pesë mijë euro, por më shumë se katër mijë sosh.

    Pas shumë përpjekjesh, Ligji për Rimekëmbjen u miratua të premten me votat e deputetëve të partive të mazhorancës dhe ato të ligjvënësve të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Deputetët nga PDK votuan pro kësaj pakoje pasi qeveria pranoi disa nga amandamentet që u propozuan prej këtij subjekti politik. Njëra nga amandamentet parasheh rimbursimin e mjeteve të tërhequra nga Trusti për kontribuesit që kanë më pak se 10,000.00 euro të kursyera.

    Me gjithsej 72 vota, u kalua edhe amandamenti i kësaj pakoje i cili parasheh tërheqjen 10% mjeteve të Trustit nga rreth 629 mijë e 96 kontribuuesve që i ka Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës.

    U.D e Presidentit dekretoi Ligjin në ditën e miratimit të tij në Kuvendin e Kosovës, derisa i njëjti hyri në fuqi të hënën.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njoftoi sot në një konferencë shtypi se aplikimi për tërheqjen e 10 për qind të mjeteve të Fondit Pensional do të vihet në dispozicion të qytetarëve nga e premtja e 11 dhjetorit. /Insajderi.org

  • Qesharake: Mbi 100 mijë qytetarë nga Trusti mund t`i tërheqin vetëm 10 euro

    Qesharake: Mbi 100 mijë qytetarë nga Trusti mund t`i tërheqin vetëm 10 euro

    Vetëm 10 euro nga Trusti do të mund t’i tërheqin 104 mijë qytetarë. Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësi i këtij institucioni, Jeton Demi.

    “Për shkak të historikut që ende është i shkurtër prej që është themeluar në vitin 2001, kemi ende një bilanc mesatar të llogarive që është i ulët, e që është pesë mijë euro bilanci mesatar në institucion. I kemi nxjerrë disa llogari duke filluar nga 100 euro, ku bëjnë pjesë rreth 104 mijë kontribuues ose 13 për qind e totalit”.

    “Nga 100 deri në 1 000 euro me bilanc janë rreth 213 mijë kontribuues ose 33 për qind e gjithë kontribuuesve. 49 për qind i krejt kontribuuesve që kanë më pak se 1 000 euro, që i bie se do të marrin 100 euro nga kjo tërheqje”, tha Demi për EO.

    “Për shkak të pandemisë por edhe fluksit të madh që pritet të ketë për të aplikuar sipas rasteve që i kemi pasur më herët kur ka pasur deklarime që procesi do të jetë i shpejtë kemi pasur fluks të madh të kontribuuesve që na kanë vizituar, por duke pasur parasysh situatën që e kemi, mundësia pritet që tu jepet kontribuuesve që tu jepet që të aplikojnë përmes internetit. Nuk do të kenë nevojë që fizikisht të vijnë për të aplikuar në zyrat e Trustit”, tha Demi.

  • ​Qeveria për tre muaj mori mbi 512 milionë euro dhe shpenzoi rreth 580 milionë

    ​Qeveria për tre muaj mori mbi 512 milionë euro dhe shpenzoi rreth 580 milionë

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon llogaritë qeveritare të Kosovës në bazë tremujore.

    Sipas ASK-së në tremujorin e tretë të këtij viti shuma e të hyrave të Qeverisë ishte 512.6 milionë euro.

    ASK nëpërmjet një komunikate thekson se pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 65.8% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

    “Shuma e shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2020 ishte 579.8 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet (30.9%), kompensimi i punëtorëve (28.3%), formimi i kapitalit bruto (16.3%) dhe konsumi i ndërmjetëm (9%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, thuhet në njoftim.

  • Qytetarët nuk shpresojnë shumë në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

    Qytetarët nuk shpresojnë shumë në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

    Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, përveç disa ndihmesave që parasheh për bizneset, përfshinë edhe mundësinë për tërheqje të 10 për qind të trustit pensional.

    Ky ligj është miratuar më në fund nga Kuvendi i Kosovës, gjatë seancës së djeshme, ku mori përkrahjen e 72 deputetëve. Jo të gjithë qytetarët po i gëzohen kësaj, meqë sipas tyre është e vonuar, dhe nuk do t’u ndihmojë sa duhet atyre.

    Xhavit Mustafa, i cili është pensionist thotë për KosovaPress se kjo pako nuk do të ndihmojë aspak qytetarët, meqë dyshon se do të keqpërdoren këto mjete.

    “Pako e rimëkëmbjes ekonomike nuk i ndihmon aspak qytetarët, e kanë menduar për disa biznese por bizneset në të shumtën e rasteve e keqpërdorin atë ndihmë. Dhe nuk do të shkojë për aty ku është dedikuar. Punëtori nuk do të ketë kurrfarë përfitimi nga ky rast. Shumë shtresa sociale fare nuk janë të ndihmuara në këtë periudhë”, thotë ai.

    Ai thotë se dy qeveritë që kanë udhëhequr gjatë kohës së pandemisë, nuk kanë bërë sa duhet për pensionistët. Këta të fundit i ka ftuar që të bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme.

    “Për pensionistët as qeveria e kaluar, as kjo qeveri nuk e ka folur asnjë fjalë, por faji është te pensionistët të cilët dalin dhe i votojnë në zgjedhje. Kisha sugjeruar që gjithë pensionistët në zgjedhjet e ardhshme që do të jenë sigurisht në pranverë, t’i bojkotojnë zgjedhjet plotësisht”, shton Mustafa.
    E për Mehdi Shalën kjo pako është e vonuar, meqë pasojat e pandemisë janë të mëdha.

    “Është e mirë, por është e vonuar, por pasoja ka, tash vonë kurrë nuk është. Por, shoqëria është ashtu që nuk e kupton, derisa u vetëdijesuan. Një herë për një herë nuk i kemi punët mirë. Këto mjete janë të dedikuara, por tash ndihmon, nuk mundet me dhënë konkludime që nuk është e qëlluara. Kur nuk ki hapësirë, manovrime të tjetra, duhet edhe këtë”, shprehet ai.

    Dukagjin Nimani, i cili ka ardhur për pushime nga Amerika, shprehet se kjo ndihmë nga Kosova nuk krahasohet me shtetet tjera, meqë të njëjtat kanë buxhet.

    “Çdo pako ekonomike është e mirë, mendoj që në njëfarë mënyre do të ndihmojë. Mendoj që Kosova nuk ka mjaft mjete të financojë gjithë personat që kanë nevojë për ndihmë. Aty besoj që është esenca. Shtetet e zhvilluara kanë mjete, munden me i nda, Kosova pak më rëndë i ka”, tha Nimani.

    Ky ligj, kishte gjithsej 18 amendamente, katër nga Partia Demokratike e Kosovës.
    Këto të fundit, parashikojnë që personave që tërheqin 10% nga Trusti Pensional, e të cilët kanë më pak se 10 mijë euro në këtë fond, shteti do t’ua rimbursojë shumën e tërhequr.