Category: AKTUALE

  • Nesër protestë në Shqipëri për mbylljen e TikTok-ut, Berisha: Të mblidhen nxënësit, gjimnazistët dhe të rinjtë

    Kryedemokrati Sali Berisha u bëri thirrje të rinjve që të jenë prezent nesër në protestën kundër mbylljes së platformës TikTok, vendim i marrë nga qeveria.

    Ndërsa e cilësoi censurë si në komunizëm, Berisha premtoi rikthimin e aplikacionit në datë 12.

    “Të protestojmë kundër censurës. Edi Rama censuron, TikTok, mjetin aktualisht më modern, bazuar fund e krye bazuar në intolerancën ndaj tij, të gjithë shkollarët e Shqipërisë, nxënësit, gjimnazistët dhe të rinjtë e tjerë se më datë 12 TikTok do ta kenë në telefonat e tyre. Do ndëshkohet rëndë për megakrim të masave gjigante për këtë akt. Të lënë çdo gjë në respekt të fjalës së lirë, të protestojmë nesër në orën 19:00 në sheshin ‘Skënderbej’ të Tiranës, të gjithë të rinjtë. Ju kalorës mbrojtës të saj, të mblidhemi të gjithë në mbështetje të tyre”, ka thënë ai, siç raporton Top Channel.

  • E etiketojnë si ‘modele’, reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

    E etiketojnë si ‘modele’, reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

    Ish-reperi Fero është bërë sërish temë diskutimi pas marteses së tij të dytë me Nitën, një vajzë që ai e mbajti të fshehur nga publiku deri në momentin kur Prive zbuloi ekskluzivisht profilin e saj. Pas kësaj, Fero nuk e ka hezituar të shfaqë shpesh bashkë me Nitën në mediat sociale, duke e bërë lidhjen e tij më të njohur për ndjekësit e tij.

    Megjithatë, Nita, e cila ka pasur angazhime të mëparshme si modele, ka reaguar në lidhje me etiketimet e vazhdueshme si “modele” që janë bërë në mediat sociale për të. Ajo ka bërë një deklaratë të veçantë, duke sqaruar se modelingu ka qenë një fazë e jetës së saj, por që tani ka ndjekur një rrugë të ndryshme profesionale.

    “Nuk e di pse po shoh ‘modele’ në çdo postim të bërë për mua, kur hera e fundit që qëndrova para një kamere isha 18 vjeçe në London Fashion Week, e nisa si 15 vjeçe dhe fatmirësisht e kisha gjithmonë familjen time kudo që shkoja me vete”, ka shkruar Nita në një reagim të saj në rrjetet sociale.

    Ajo ka vazhduar duke thënë se, megjithëse i ka pëlqyer modelingu si adoleshente, prioritetet e saj janë ndryshuar me kalimin e kohës. Nita është fokusuar në karrierën akademike, duke studiuar Drejtësi në UCD dhe duke pasur mundësinë për të realizuar praktika në institucione të rëndësishme, si Dillon Eustace dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.

    Në këtë periudhë, ajo ka vendosur të drejtohet drejt diplomacisë dhe aktualisht ndodhet në semestrin e fundit të universitetit. Për Nitën, kjo rrugë akademike dhe profesionale ka një rëndësi të veçantë, pasi ajo e ka ndjekur modelin e nënës së saj, e cila ka pasur një karrierë të suksesshme diplomatike në Irlandë.

    “Duke parë punën diplomatike të nënës sime në Irlandë dhe duke ndjekur gjurmët e saj, më bëri të vlerësoja se sa larg kemi arritur të gjithë dhe sa e bekuar kam qenë që jam dëshmitare e etikës së punës dhe forcës që prindërit e mi kanë treguar gjithmonë”, ka përfunduar Nita.

  • Vuçiq pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pretendon se është i hapur për të arritur një marrëveshje me Kosovën, mirëpo sipas tij, “e njëjta duhet të jetë një zgjidhje kompromisi dhe jo e njëanshme”.

    Vuçiq në intervistën me Donald Trump Jr në platformën “Rumble”, nuk foli për zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit të arritur në vitin 2023, por tha se Serbia është në presion të madh për çështjen e dialogut.

    “Ndryshe nga ‘ata’ nga Prishtina, unë nuk do t’i kritikoj ata dhe nuk do ta shfrytëzoj këtë mundësi për të thënë diçka të keqe për ta. Dua të them se ne ende jemi nën një presion të madh për këtë çështje. Të gjithë, apo shumë njerëz, duan të dëmtojnë integritetin tonë territorial, kushtetutën dhe gjithçka tjetër. Por e vërteta është se ne gjithmonë kemi qenë të hapur për të arritur një konsensus ose një marrëveshje midis nesh dhe Prishtinës. Por kjo duhet të ishte ose duhet të jetë një zgjidhje kompromisi. Nuk mund të jetë e njëanshme”, tha Vuçiq.

     

    Përkundër arritjes së marrëveshjes së Brukselit, Serbia nuk ka ndërmarrë asnjë hap për zbatimin e saj, madje në fund të vitit 2023 përmes një letre dërguar në Bruksel ka dëshmuar se nuk zbaton pika të caktuara të saj, ku njihet de-facto shteti i Kosovës.

  • Humbje e rëndë në aksidentin tragjik në Domorovc-Hodonovc: Ndërron jetë edhe personi i dytë

    Ka vdekur edhe personi i dytë nga vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Domorovc-Hodonovc të komunës së Ranillugut.

    Në vendin e ngjarjes kishte mbetur e vdekur një 23 vjeçare e cila ishte drejtuese e automjetit ndërsa për në Urgjencën e Gjilanit ishin trasportuar dy pasagjeret të cilat kishin marr lëndime trupore.

    Lajmi për Dukagjinin e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini.

    “Një prej personave që janë aksidentuar nuk e kanë sjellë në spital. Sipas të gjitha gjasave është e vdekur në vend. Një tjetër që e kanë nisur për në spital e kanë sjellë pa shenja jete, po besoj gjatë rrugës ajo ka ndërruar jetë dhe ka pasur lëndime në kokë që sipas të gjitha gjasave ato e kanë shkaktuar vdekjen, por ajo mbetet të verifikohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

    Kufoma e të ndjerës ende është këtu dhe presim që të vijë ekipi i IML-së për ta marrë. Kurse personi i tretë ka pasur lëndime në mushkrinë e djathtë si pasojë e traumës, si dhe lëndime në formë të thyerjes së unazës së katërt lumbale dhe ajo është rrugës për në QKUK. Ajo mund të themi që është jashtë rrezikut për jetë, por për trajtim të mëtutjeshëm e kemi nisur për në QKUK” ka thënë Emini duke shtuar se e lënduara e tretë që është dërguar në QKUK, është e lindur në vitin 2004.

    Lajmin për aksidentin e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

  • Princi saudit, Putinit: Mbështesim çdo nismë për paqe në Ukrainë

    Udhëheqësi de facto i Arabisë Saudite, Princi Mohammed bin Salman, ka theksuar mbështetje për “të gjitha nismat” që synojnë përfundimin e luftës në Ukrainë, gjatë një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

    Deklarata, e lëshuar më 14 mars, vjen pas bisedimeve të zhvilluara në Jeddah të Arabisë Saudite, ku Ukraina pranoi një propozim të Shteteve të Bashkuara për një armëpushim 30-ditor, raporton AFP.

    Në një intervistë më 13 mars, Putini pranoi këtë plan në parim, por theksoi se disa detaje, përfshirë furnizimin e Ukrainës me armë perëndimore, mbeten të pazgjidhura.

    Ministria e Jashtme saudite raportoi se Princi Mohammed riafirmoi angazhimin e Arabisë Saudite për të lehtësuar dialogun dhe për të mbështetur çdo iniciativë që mund të çojë në një zgjidhje politike të konfliktit. Kjo bisedë telefonike pason një seri takimesh diplomatike që kanë përfshirë negociata mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

    Pas pranimit të propozimit të Shteteve të Bashkuara nga Ukraina, Uashingtoni ka rinisur dërgesat e armëve për Kievin dhe ka rifilluar ndarjen e informacioneve të inteligjencës, të cilat u pezulluan pas një përplasjeje mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe ish-presidentit amerikan, Donald Trump, më 28 shkurt.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, komentoi pas bisedimeve në Jeddah, duke thënë se “tani topi është në fushën e Rusisë”.

    Kremlini tha se Putin theksoi rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për krizën në Ukrainë dhe shprehu gatishmërinë për të kontribuar në normalizimin e marrëdhënieve ruso-amerikane.

  • Prokuroria autorizon policinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore ndaj Sami Kurteshit

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore ndaj anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, pas gjuhës që kishte përdorur ndaj një gazetareje në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.

    Lajmin e ka konfirmuar Zyra për Media e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

    “Lidhur me pyetjen tuaj ju konfirmojmë, se Prokurori i  Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore ndaj Sami Kurteshit”.

    Gjatë një pyetje drejtuar Kurteshit nga gazetarja e Gazeta Nacionale, Besarta Hoti, ai është përgjigjur me fjalët: “Ju jeni media kriminale, të vrasësve me pagesë.”

    Për këtë gjuhë të tij ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i cili dënoi “gjuhën skandaloze, kërcënuese dhe nxitëse të anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi”.

    “AGK-ja e konsideron këtë deklaratë si të papërgjegjshme, të papranueshme dhe të rrezikshme. Akuza e tillë, e paprecedent ndaj një medie, nga një zyrtar i lartë i partisë në pushtet, jo vetëm që cenon lirinë e shtypit, por rrezikon edhe sigurinë e gazetarëve”.

    AGK-ja i kishte bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që urgjentisht të sigurojë që përfaqësuesi i saj në KQZ të mos pengojë punën e gazetarëve dhe të përmbahet nga gjuha fyese dhe kërcënuese ndaj mediave.

    “Sulmet verbale ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe cenojnë seriozisht lirinë e medias në Kosovë”.

  • Pse nuk duhet të flini kurrë me çorape?

    Shumë njerëz preferojnë mbathin çorape në shtrat, duke thënë se u ndihmojnë të qëndrojnë të ngrohtë e të flenë më mirë.

    Por ekspertët tani kanë zbuluar një arsye mjaft të tronditur se pse ky zakon mund t’ju bëjë më shumë dëm, se sa mirë.

    Shkencëtarët kanë zbuluar se mbathja e çorapeve në shtrat krijon mjedisin perfekt për “lulëzimin” e baktereve.
    Kombinimi i nxehtësisë së trupit, djersës dhe pëlhurës krijon një terren të favorshëm për mikrobet që mund të çojnë në infeksionet mykotike, erëra të pakëndshme dhe madje edhe probleme të lëkurës.

    Sipas ekspertëve të higjienës,disa njerëz nuk i ndryshojnë mjaft shpesh çorapët, që do të thotë se në mënyrë efektive po flenë me një grumbullim bakteresh gjatë gjithë ditës.

    Përmes një llogarie në TikTok, disa zbuluan se “studiuesit po u bëjnë thirrje njerëzve që të mos veshin çorape të papastra në shtrat”.

    Kjo të paktën do të sigurojë një lehtësim për ata që veshin vetëm çorape shtrati, sepse nuk do të thotë që ju duhet të duroni një dimër të ftohtë dhe të pakëndshëm.

    Por nëse i vishni të njëjtat çorape të cilat i keni pasur gjatë gjithë ditës, mund të dëshironi ta rishikoni këtë.

    Një studim tronditës zbuloi se çorapet mund të jenë edhe më të pista se një ndenjëse tualeti nëse vishen për periudha të gjata pa u larë.

    Sipas këtij studimi, djersa dhe lagështia e bllokuar brenda krijojnë një mjedis ideal për bakteret që të shumohen, duke çuar potencialisht në infeksione të këmbëve si ajo që njihet “këmba e atletit”.

    Çorapet e pista në shtrat gjithashtu mund të transferojnë baktere në çarçafët tuaj.

  • Kapetanoviq viziton Prishtinën, takohet me Kurtin

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me Sekretarin e ri të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq, për të diskutuar mbi bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të rajonit.

    Procesi i Berlinit, Tregu i Përbashkët Rajonal (CRM), si dhe Agjenda e Gjelbër, ishin ndër temat kryesore të diskutimit. Kryeministri e uroi Sekretarin e Përgjithshëm për detyrën e tij të re dhe ritheksoi mbështetjen e Kosovës për RCC-në në promovimin e bashkëpunimit në rajon.

    Duke potencuar rëndësinë e barazisë në organizatat rajonale, kryeministri nënvizoi nevojën për një përfaqësim të drejtë në pozitat drejtuese dhe në stafin e RCC-së dhe inkurajoi organizimin e më shumë aktiviteteve të RCC-së në Prishtinë.

    Kryeministri shprehu përkushtimin e Kosovës ndaj Planit të Veprimit CRM2 dhe theksoi rëndësinë e progresit në zbatimin e marrëveshjeve të mobilitetit të arritura në kuadër të Procesit të Berlinit, në mënyrë që ato të sjellin përfitime konkrete për qytetarët.

    Agjenda e Gjelbër duhet të sigurojë një tranzicion të drejtë dhe, në këtë drejtim, duhet të garantohet qasje e barabartë në mekanizmat e financimit.

    Që nga 1 janari i këtij viti, Kosova ka filluar zbatimin e njëanshëm të marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime me Bosnje dhe Hercegovinën, e cila ka rritur lëvizshmërinë e qytetarëve të Bosnjës drejt Kosovës. Ky vendim kontribuon në rritjen e mobilitetit të qytetarëve dhe bashkëpunimin rajonal.

  • Shqipëria merr medaljet e para të arta në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore

    Shqipëria merr medaljet e para të arta në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore

    Në debutimin e saj në këtë kompeticion prestigjioz, Skuadra Olimpike Speciale e Shqipërisë ka shkëlqyer me paraqitjen e sportistëve me aftësi të veçanta, duke siguruar dy medalje ari.

    Elizon Kacanja në Ski Alpine dhe Stela Salla në Cross Country Skiing u stolisën me të arta, teksa një medalje Argjendi e fitoi edhe Elizon Kacanja në Giant Slalom dhe dy medalje bronzi u morën nga Joanis Myrtollaris në Ski Alpine dhe Joel Gërmenji në Snowshoeing (50m).

    Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, tha se “kjo është një arritje e jashtëzakonshme e sportistëve tanë specialë”.

    “Urime kampionë”, shkroi Manastirliu.

  • “Askush nuk është i sigurt”, Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

    Ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly, kishte një paralajmërim të ashpër për të ndarë të mërkurën: “Nëse SHBA mund të na e bëjë këtë neve, mikes së saj më të ngushtë, atëherë askush nuk është i sigurt”.

    Gjatë një konference për shtyp duke iu drejtuar hakmarrjes së fundit tarifore të presidentit Donald Trump kundër vendit, Joly përsëriti se Kanada “po mbahet e fortë” dhe i përshkroi veprimet e presidentit si një “luftë të përditshme”, shkruan yahoonews.

    “Ne nuk kemi bërë asgjë për të justifikuar sulmet e Trumpit ndaj vendit tonë, ndaj ekonomisë dhe identitetit tonë”, tha Joly.

    “Kanada është mikja juaj më e mirë dhe aleatja më e mirë”, shtoi ajo.

    “E vetmja konstante në këtë luftë të pajustifikueshme tregtare duket se janë bisedimet e Trumpit për aneksimin e vendit tonë përmes detyrimit ekonomik”, vazhdoi ajo.

    “Ai e quajti kufirin tonë një linjë fiktive dhe përsëriti retorikën e tij mosrespektuese të shtetit të 51-të. Epo, kanadezët e kanë bërë shumë të qartë se ne nuk do të tërhiqemi dhe nuk do të dorëzohemi para këtij detyrimi”, tha Joly.

    Ministrja e Punëve të Jashtme vazhdoi të reflektojë mbi historinë dhe marrëdhëniet e krijuara prej kohësh midis SHBA-së dhe Kanadasë, të cilën ajo e përshkroi si “zili e botës” dhe i bëri thirrje publikut amerikan të kontaktojë përfaqësuesit e tyre të zgjedhur për të dërguar “një mesazh në Shtëpinë e Bardhë” dhe për t’i dhënë fund tarifave.

    Raportohet se Joly është planifikuar të takohet me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio këtë javë në një takim të G7 në Quebec.

    Kur u pyet nga gazetarët të mërkurën nëse marrëdhëniet SHBA-Kanada do të ishin në agjendën e takimit, Rubio u përgjigj: “Ne do të fokusohemi në G7 në të gjitha këto gjëra. Për këtë bëhet fjalë në takim”.

    “Nuk është një takim se si ne do të marrim Kanadanë”, vazhdoi ai.

    Ndryshe, presidenti amerikan vendosi një tarifë 25% për importet e çelikut dhe aluminit nga Kanadaja këtë javë.

    Ai gjithashtu ka mbrojtur rregullisht aspiratat e tij për ta bërë Kanadanë shtetin e 51-të.