Category: AKTUALE

  • Studentët protestojnë masivisht më 15 mars në Beograd, Vuçiç angazhon policët e pensionuar nga Kosova

    Sipas informacionit të mediumit danas, Aleksandër Vuçiq do të angazhojë për 15 mars ish-policë të pensionuar nga Kosova, me qëllim që të shkaktojnë trazira në Beograd.

    Një pjesë e tyre janë nisur tashmë drejt kryeqytetit, Beogradit së bashku me një grup njerëzish që duhet të kalojnë ditët e ardhshme në parkun e Pionierëve.

    Bëhet fjalë për ish-policë që kanë punuar në Ministrinë e Brendshme të Serbisë, pastaj janë integruar në Policinë e Kosovës dhe më pas kanë braktisur institucionet e Kosovës.

    Pas largimit nga Policia e Kosovës, ish-policët janë pensionuar nga shteti serb dhe tani, përveç pensioneve, ata marrin edhe kompensim për pagat që kanë marrë nga Policia e Kosovës, ndërsa ata që kanë punuar drejtpërdrejt në Policinë e Kosovës marrin kompensim financiar nga buxheti i Serbisë.

    Të dyja grupet nuk bëjnë asgjë, por marrin kompensim nga shteti serb prej 65 mijë dinarë (555 euro) në muaj, ndërsa ish-policët e MUP-së marrin edhe pensione prej 70-80 mijë dinarësh (600-680 euro).

    Për këtë angazhim shtesë, sipas informacioneve të besueshme, regjimi aktual i Vuçiqit u jep atyre 100 euro në ditë.

    Të gjithë ata janë ftuar që ditët në vazhdim, para 15 marsit dhe protestës së madhe të shpallur nga studentët, të jenë në Beograd dhe të vihen në dispozicion të regjimit të presidentit serb.

  • Haradinaj: Vizita e Thaçit në Kosovë u realizua falë presionit të mediave

    Ish-presidenti Hashim Thaçi dje vizitoi babanë e tij në QKUK, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle, se vizita u lejua për arsye humanitare.

    Ndërkohë, ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, i ftuar në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova,  tha se presioni mediatik ishte vendimtar për realizimin e kësaj vizite.

    “Mediat e kanë kapur rastin dhe unë mendoj se kjo vizitë ndodhi falë presionit të tyre. Rasti humanitar ka mundur të realizohej edhe më herët, por duket se ata ndodheshin nën presion, sidomos pasi e vërteta për këto gjykata po del në pah. Këto gjykata kanë krijuar një terr informativ”, u shpreh Haradinaj.

  • Izmi Zeka: Kurti ka frikë të madhe ndaj Thaçit

    Shoku i studimeve të ish-presidentit Hashim Thaçi, Izmi Zeka, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, i cili nuk reagoi për vizitën e ish-presidentit sot në Kosovë.

    Zeka tha se kjo është për brengosje për shtetin e Kosovës, pasi tha se kryeministri është institucion, nuk është Albin Kurti, por tha se ai e përfaqëson Kosovës.

    Ka çka flet kur një ish-president i mbahet në Hagë dhe ai ish-president i vije në Kosovë me gjithë ata njerëz duke e ruajtur dhe nuk mundet t’i shkruaj dy rreshta e t’i thotë ‘mirëserdhe president në Kosovën tënde’”.

    “Ky është absurdi më i madh për mua. Përshtypja ime personale është se nuk i kuptojnë proceset dhe kur nuk i kupton proceset historike.  Dhe inatet te shqiptarët, qoftë edhe politike, nganjëherë i bëjnë kryeministrat tanë dhe institucionet tona të harrojnë. Nuk e dinë që institucionet kanë edhe përgjegjësi shtetërore në mbrojtje të njerëzve”, tha Zeka në Edicionin Special në Klan Kosova.

    Më tej, Zeka tha se përshtypja e tij është se Kurti e ka frikë Thaçin, por tha se ky i fundit nuk është prej atyre njerëzve vrapues pas pushtetit.

    “Natyrisht, e fundit, është frikë pushteti. Ata janë brenda katër mureve. Bindja ime është që kanë frikë të madhe edhe pse unë besoj që Hashim Thaçi është prej atyre njerëzve që nuk është vrapues pas pushteteve”.

    “Atyre iu pengon vet prezenca fizike e Hashimit, Kadriut dhe të tjerëve por po harrojnë se këta njerëz janë vetë historia e Kosovës”, tha ai.

  • Projekti i ri i Olsi Bylykut, komentuesit kanë vetëm 1 emër: Egli Tako

    Projekti i ri i Olsi Bylykut, komentuesit kanë vetëm 1 emër: Egli Tako

    Këngëtari i njohur Olsi Bylyku ditën e sotme publikoi projektin e tij më të ri.

    Drama” titullohet kënga e tij e re.

    Referuar tekstit të shumtë kanë qenë komentuesit të cilët kanë përmendur emrin e ish-it të tij, Egli Tako, në këtë projekt.

  • Abdixhiku për takimin me liderët e partive opozitare: Kadalni burra se ka ni far rendi këtu

    Abdixhiku për takimin me liderët e partive opozitare: Kadalni burra se ka ni far rendi këtu

    I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka treguar se pse s’është takuar ende me liderët e partive të tjera opozitare për të biseduar sa i përket një koalicionit të mundshëm mes tyre.

    Ai tha se një herë duhet t’i takojë anëtarët e partisë së tij, pastaj do të vendos për takimin me partitë opozitare.

    “Kadalni burra se ka ni far rendi këtu. E para duhet t’i takojë strukturat e partisë, ende s’i kam takuar kryetarët e degëve, kam takuar kryesinë, dhe natyrisht kemi komunikime njerëzore kemi pasë gjithmonë me partitë tjera parlamentare. Me z.Haradinaj km komunikime të vazhdueshme me shkrim sepse trajton cështje të interesit të ndryshëm. Unë komunikok gjithë, por s’kam dasht të bëjë takime të tilla pa pasë fol me anëtarë të shtëpisë time politike”, ka thënë Abdixhiku në Rubikon.

  • Ngjarjet e dates 14 Mars

    Lansohet ekspozita e Driton Hajredini “Who Killed the Painting?”, (Reporting House, ora 18:00)

    Komuna e Prishtinës ndan çmimet “Laureatët e Sportit” për vitin 2025″ (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 19:00)

    Shfaqet premiera e video performancës “Krenaria Ka Shumë Ngjyra” nga Arlinda Morina – Liki dhe Uresa Ahmeti. (Teatri Oda në Prishtinë, ora 20:00)

  • Zeka: Kurti ka frikë të madhe ndaj Thaçit

    Shoku i studimeve të ish-presidentit Hashim Thaçi, Izmi Zeka, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, i cili nuk reagoi për vizitën e ish-presidentit sot në Kosovë.

    Zeka tha se kjo është për brengosje për shtetin e Kosovës, pasi tha se kryeministri është institucion, nuk është Albin Kurti, por tha se ai e përfaqëson Kosovës.

    Ka çka flet kur një ish-president i mbahet në Hagë dhe ai ish-president i vije në Kosovë me gjithë ata njerëz duke e ruajtur dhe nuk mundet t’i shkruaj dy rreshta e t’i thotë ‘mirëserdhe president në Kosovën tënde’”.

    “Ky është absurdi më i madh për mua. Përshtypja ime personale është se nuk i kuptojnë proceset dhe kur nuk i kupton proceset historike.  Dhe inatet te shqiptarët, qoftë edhe politike, nganjëherë i bëjnë kryeministrat tanë dhe institucionet tona të harrojnë. Nuk e dinë që institucionet kanë edhe përgjegjësi shtetërore në mbrojtje të njerëzve”, tha Zeka në Edicionin Special në Klan Kosova.

    Më tej, Zeka tha se përshtypja e tij është se Kurti e ka frikë Thaçin, por tha se ky i fundit nuk është prej atyre njerëzve vrapues pas pushtetit.

    “Natyrisht, e fundit, është frikë pushteti. Ata janë brenda katër mureve. Bindja ime është që kanë frikë të madhe edhe pse unë besoj që Hashim Thaçi është prej atyre njerëzve që nuk është vrapues pas pushteteve”.

    “Atyre iu pengon vet prezenca fizike e Hashimit, Kadriut dhe të tjerëve por po harrojnë se këta njerëz janë vetë historia e Kosovës”, tha ai.

  • Vuçiq u kërkon studentëve të vendosur në kampe në Beograd të kthehen në shtëpi më 15 mars

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje studentëve të vendosur në kampe në qendër të Beogradit, t’iu kthehen orëve mësimore dhe të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre të shtunën e 15 marsit.

    Kërkesa e Vuçiqit vjen pasi të shtunën Beogradi pritet të jetë qendra e një tubimi masiv, të organizuar nga studentë të tjerë, të cilët ka muaj që kanë bllokuar universitetet shtetërore, duke kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie për vdekjen e 15 njerëzve nga shembja e një strehe në stacionin e trenit në Novi Sad më 1 nëntor.

    Vuçiq u takua me një grup studentësh, të cilët i kundërshtojnë bllokadat e studentëve, në ndërtesën e Presidencës serbe të enjten.

    Ata i thanë presidentit serb se do ta marrin një vendim për kërkesën e tij për t’u tërhequr “brenda 24 orëve të ardhshme”.

    “Nëse pranoni, faleminderit shumë, do të na lehtësoni punën, nëse nuk e pranoni, ne do t’i mbrojmë të gjithë”, u tha Vuçiq atyre.

    Gjatë bisedës, ai akuzoi edhe një herë organizatorët e tubimit të së shtunës se “dëshirojnë dhunë”.

    *Në këtë video mund të mësoni më shumë rreth protestës së thirrur për 15 mars

    “Ne kemi dalë me plane më të vështira dhe më të këqija që nuk ju drejtohen juve, por institucioneve kompetente”, tha Vuçiq, pa shpjeguar dhe pa dhënë prova për këto pretendime.

    Vuçiq dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë së udhëhequr nga Partia Progresive Serbe kanë paralajmëruar më parë dhunë dhe trazira në protestën e ardhshme më 15 mars.

    Tubimet masive të organizuara nga studentët në bllokadë në disa qytete të mëdha të Serbisë deri më tani kanë qenë paqësore dhe në to nuk është shënuar asnjë incident.

    Vuçiq tha gjithashtu se ai do ta “bëjë më të mirën” për t’u siguruar që situata me studentët që kërkojnë të kthehen në mësime “të zgjidhet deri në prill”.

    Anëtarët e shoqatës së sapothemeluar “Studentët 2.0”, të cilët kundërshtojnë bllokadat e fakulteteve, mbrëmjen e 6 marsit ngritën tenda në parkun përballë Presidencës së Serbisë dhe kanë paralajmëruar se aty do të qëndrojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

    Ata e quajnë veten studentë “që duan të mësojnë” dhe ndër të tjera kërkojnë shtimin e afateve të provimeve dhe shtyrjen e nisjes së vitit të ri shkollor, për shkak të bllokimit të fakulteteve.

    Ata po ashtu kërkojnë shkarkimin e ministres së Arsimit, Sllavica Gjukiq Dejanoviq, moratorium për kreditë studentore dhe uljen e kërkesave për regjistrim në buxhet.

    Kampi përballë Presidencës është kundërpërgjigje ndaj bllokadave disamujore të fakulteteve dhe protestave të udhëhequra nga studentë që kërkojnë përgjegjësi politike për aksidentin në Novi Sad.

    Qeveria pretendon se ka plotësuar të gjitha kërkesat e studentëve në bllokadë dhe kërkon ndërprerjen e protestave.

    Më 6 mars, Parlamenti serb miratoi amendamentet e Ligjit që parashikojnë një rritje prej 20 për qind të ndarjeve buxhetore për arsimin e lartë. Kjo, sipas përfaqësuesve të Qeverisë, plotëson kërkesën e fundit, të katërt, të studentëve.

    Një grup ekspertësh i formuar nga Senati i Universitetit të Beogradit në një raport më 5 mars deklaroi se tre kërkesat e para të studentëve nuk janë përmbushur.

    Grupi deklaroi se nuk është publikuar i gjithë dokumentacioni për rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad dhe se nuk janë identifikuar të gjithë personat që sulmuan studentët gjatë bllokadës, që janë kërkesat e akademikëve në bllokadë. /REL

  • Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka komentuar mënyrën se si ish-presidenti Hashim Thaçi u lejua të vizitonte babanë e tij të sëmurë në QKUK – nën masa të rrepta sigurie – pas shumë kërkesave.

    Hamza e cilësoi të padrejtë vonesën në lejimin e kësaj vizite dhe mënyrën se si u trajtua kreu i dikurshëm i shtetit.

    “Me zotin Thaçi, me presidentin Thaçi përvec relacioneve të punës kam edhe raporte personale dhe familjare. Sigurisht se këto janë edhe emisione të përziera, për shkak se anën pozitive të kësaj vizite e shoh në faktin që pas shumë kërkesave, iu ka jep e drejta për vizituar babin e tij të sëmurë në QKUK. Edhe unë e kam vizituar bacin Haxhi, e kam mik të mirë. Dhe kjo është ajo pjesa e bukur. Ndërsa ana tjetër paraqet diçka total diçka të panevojshme. Janë ato pamje. Janë gjithë këto vonesa me iu njoft një e drejtë njerëzore që me vizitu prindin e tij, jo në gjende të mirë shëndetësore. Jam i binur që përtej dallimeve politike, kjo pamje kjo mënyrë totalisht e panevojshme dhe paarsyeshme nuk janë ato të duhurat që i nevojiten këtij rasti dhe nuk i meriton as presidenti e as Kosova”, ka thënë Hamza në Debat Plus.

    Thaçi, ka ardhur sot në Kosovë për herë të tretë që nga arrestimi i tij nga Gjykata Speciale në Hagë në nëntor të vitit 2020. Vizita u lejua për arsye humanitare, pasi babai i tij është i sëmurë.

  • ‘Burrë’, reagimi i Edi Ramës pasi Hashim Thaçi erdhi për vizitë në Kosovë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar fotografinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sot qëndroi në Kosovë për të vizituar babanë e tij që po trajtohet në QKUK.

    “Burrë”, ka shkruar shkurt Rama për Thaçin.

    Vizita e Thaçit në QKUK u shoqërua me masa të rrepta të sigurisë nga Gjykata Speciale.