Category: AKTUALE

  • Vetura godet këmbësorin në Ferizaj, largohet nga vendi i ngjarjes

    Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Dardani të Ferizajt.

    Një veturë ka goditur një këmbësor, e e njëjta dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Këtë e ka bërë të ditur edhe policia.

    “Një mashkull kosovar -këmbësor ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje e cika pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Klankosova.tv, ka kontaktuar edhe me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për gjendjen e të lënduarit, dhe ende është në pritje të një përgjigje.

  • Pas disa orëve qëndrimi pranë babait, ish-presidenti Thaçi largohet nga QKUK-ja

    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi tashmë është larguar nga QKUK-ja.

    Thaçi ka qëndruar për disa orë brenda klinikës së QKUK-së ku ka vizituar babain e tij, Haxhi Thaçi.

    Gjykata Speciale e liroi Thaçin për të ardhur në Kosovë, ndërsa ky i fundit ka përshëndetur qytetarët e shumtë që u mblodhën para QKUK-së për ta parë sot.

    Babai i Thaçit po vazhdon të trajtohet në QKUK brenda disa kohësh, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës sot është “blinduar” e tëra nga forcat e shtuara policore.

    E gjithë kjo pasi në orët e para të ditës aty arriti ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

    Thaçi i cili po vazhdon të mbahet në paraburgim në kuadër të Speciales në Hagë erdhi pas disa kërkesave radhazi që kishte bërë për të vizituar babain e tij i cili po trajtohet në QKUK- shkaku i gjendjes së renduar të tij shëndetësore.

    Thaçi është parë duke hyrë në QKUK sot ku nuk la pa përshëndetur të pranishmit jashtë objektit, gjë të cilën e bëri edhe në dalje.

    Edhe brenda objektit të QKUK-së sot askush nuk mund të hynte pa pasur urgjencë, e siguria aty ishte tejet e lartë.

    Për rreth 4 orë Thaçit iu mundësua që të qëndrojë pranë babait të tij dhe familjarëve të tjerë që gjendeshin aty.

    Në lidhje me kthimin e tij sot në Kosovë janë deklaruar edhe nga Specialja, ku u tha se arsyeja e vizitës së tij në Kosovë është humanitare.

    “Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”.

  • Aksident tragjik në Vushtrri – Humb jetën shoferi, lëndohen disa nxënës

    Aksidenti ka ndodhur gjatë transportit të nxënësve nga fshati Duboc, ku si pasojë ka humbur jetën shoferi i kësaj linje Hajzer Sadiku dhe janë lënduar disa nxënës.

    Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, i cili tha se lajmin për vdekjen e tij e mori me pikëllim.

    ”Në emër të Komunës tonë, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Sadiku, ndërsa nxënësve të lënduar ju uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Idrizi.

  • Në QKUK po qëndron edhe vëllau i Hashim Thaçit, Ganiu

    Gjatë vizitës së Hashim Thaçit te babai i sëmurë në QKUK po qëndron edhe vëllau i tij Gani Thaçi.

    Hashim Thaçi ka arritur paraditen e sotme në Kosovë.

    Pas tri kërkesave të refuzuara, Gjykata Speciale ia ka aprovuar Thaçit kërkesën për të ardhur në Kosovë

  • Vetëvendosje e ka normalizuar gjuhën kërcënuese të Kurteshit ndaj mediave, thotë Kabashi

    Analisti politik, Bekim Kabashi, ka kritikuar ashpër gjuhën e përdorur nga anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ndaj mediave, duke thënë se kjo nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një deklarimi që është normalizuar nga kjo parti që nga ardhja në pushtet.

    “Sami Kurteshi nuk është i pari rast i izoluar në LVV, sepse Vetëvendosja një gjuhë diskredituese ndaj mediave e ka përdorur prej se ka ardhur në pushtet, pra tashmë problemi është që ka filluar të normalizohet një gjuhë e tillë. Nuk është hera e parë që Kurteshi sillet kështu ndaj mediave, jo vetëm kohën e fundit, ai ka problem me vetveten, gazetarja nuk e provokuar fare, thjesht i ka bërë pyetje, ai ka hatër mbetje  me vetveten sesi sjellë herën e kaluar me gazetarë dhe si ka dalë në opinion publik, tash mundohet me gjet fajin te mediat sikur ato e nxisin e shtyjnë për me pas një sjellje të tillë”, ka deklaruar Kabashi në Debat Plus.

    Sipas tij, duke pasur parasysh të kaluarën e Kurteshit si ish-avokat i popullit, ai duhet të ishte më i kujdesshëm sesa politikanët e tjerë.

    Kabashi gjithashtu kritikoi Vetëvendosjen, duke thënë se distancimi nga deklaratat e tij nuk mjafton dhe se partia duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të trajtuar këtë sjellje.

    “Problemi është që një është normalizuar gjuha e tij, ai kur del dhe kërcënon mediat, dhe fyen duket pak a shumë si sjellje normale e tij. Ai është një personalitet i rëndësishëm i institucioneve të Kosovës, ai ka qenë ish-avokat i popullit, duke pasur parasysh të kaluarën e tij duhet me qenë shumë më i kujdesshëm sesa politikanët tjerë. Mendoj se LVV-ja gabon, nuk është vetëm te distancimi, por duhet të merren me të sepse ka një kronologji të sjelljes së tillë. Nuk e di çka mundemi me prit nesër prej, mundet edhe me i sulmu fizikisht”, ka deklaruar ai.

  • Mira Fejza rrëfen momentin kur i pa eshtrat e bashkëshortit të saj të zhdukur

    E identifikimin e kufomave të shtatë të vrarëve në Masakrën e Kralanit e pritën me lot e dhimbje të madhe familjarët e tyre. Pas 26 vjetësh, Mire Fejza i pa eshtrat e bashkëshortit të saj Osmanit.

    “Kur e pava një herë më erdh vështirë boll, se prej një njeri shumë të mirë, shumë me vlerë të madhe me ditë a e di qysh u kon, e kur ja pava eshnat shumë u tmerrova, po apet qysh thojshin jo veç një pjesë të ashtit e kanë e anej knej, se ai e kish pasë komplet kurrizin, i kish pasë brit edhe cepat e kreve edhe femurin e djathtë e kish pasë”, ka deklaruar bashkëshortja e Osman Fejzës.

    Pas 26 vitesh pritje, kështu rrëfen momentin kur i pa eshtrat e bashkëshortit të saj të zhdukur, Mira Fejza. Të njëjtën vështirësi, e pati edhe momentin kur i treguan se mbetjet mortore të burrit të saj janë gjetur.

    Osman Fejza atëherë 42 vjeçar ishte në mesin e civilëve të vrarë e të zhdukur gjatë Masakrës së Kralanit të Klinës më 2,3 dhe 4 prill të vitit 99-të.

    E përveç tij, anëtari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Kushtrim Gara tregon se në këtë varrezë masive u gjendjen mbetje mortorë edhe të 11 personave të tjerë.

    Gara tregon se pse iu kthyen këtij lokacioni për gërmime.

    E kryetari i Shoqatës së të Pagjeturve në Klinë, Zeqir Morina shpreson që shumë shpejt të zbardhet edhe fati i personave të tjerë të zhdukur.

    Rivarrimi i shtatë trupave të gjetur nga familjarët do të bëhet me 4 prill.

  • Tragjedi në Zubin Potok: 57-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet për vetëvrasje

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut, ku një person është gjetur pa shenja jete në pushimoren e tij, ndërsa pranë tij është gjetur edhe një revole. Sipas hetimeve filestare nga Policia, viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas informacioneve të para, viktima është një burrë 57-vjeçar.

    Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit rasti është inicuar si “Vdekje e dyshimtë”.

    Ndërkaq, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

  • Kica-Xhelili i reagon Çekut: Bëjeni qeverinë, LDK me vullnet rri në opozitë

    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Daorsa Kica-Xhelili, i ka reaguar ministrit të Kulturës, Hajrulla Çekut, ku ky i fundit iu drejtua LDK-së, se si po e kërkoni postin e Kryeministrit, përderisa fituesi është trefish para teje.

    Ajo përmes rrjeteve sociale, i tha se bëjeni ju qeverinë, ndërsa LDK-ja qëndronë në opozitë.

    “Këta a NUK kuptojnë çka themi ne, apo bëhen që nuk kuptojnë? Apo qëndrimet tona janë “sport i rëndë” për ta?Ju kemi thënë e po ua themi prap: A jeni fitues të zgjedhjeve? BËJENI QEVERINË! LDK, me vullnet të mirë, qëndron në opozitë”!.

    “LDK, me vetëdije të plotë NUK I NDRYSHON qëndrimet paraelektorale. Ato mbesin të njëjta, ato mbesin të shenjta”, shkroi Doarsa Kica Xhelili./Rilindja Shqiptare/

  • Ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan me thikë e më pas hidhet nga ballkoni

    Ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan me thikë e më pas hidhet nga ballkoni

    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi.

    Në Selanik, një shqiptar dyshohet se e ka vrarë me thikë gruan e tij 44 vjeçare.

    Siç shkruajnë mediat greke, burri 53 vjeçare është hedhur më pas nga ballkoni në katin e dytë të shtëpisë, transmeton Klankosova.tv

    I njëjti thuhet se ka vdekur rrugës për në spital, transmeton Rilindja Shqiptare.

    Sipas informacioneve, çifti kishte dy vajza, 16 dhe 21 vjeçare.

  • Kurteshi fyen gazetarët: Jeni media kriminale të vrasësve me pagesë

    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Samir Kurteshi, ka fyer gazetarët e pranishëm në Qendrën Komunale të Numërimit të mërkurën, duke u thënë “qen të mediave” dhe “media kriminale të vrasësve me pagesë”.

    Kurteshi ishte i pranishëm në QNR ku po rinumërohen votat e pavlefshme me postë.

    “Nuk merrna me ksi, na kemi fitu, na u kanë lëshu me media e me krejt dhe kemi fitu. Kësi qen të mediave që kanë shkru gjithçka domethënë s’i marr parasysh… Le të pëlcasin e le të vinë, le të këqyrin qysh bëhet”, ka thënë ai, sipas videove të publikuara në disa portale.

    Tutje, ai shkon edhe më larg në fyerje.

    “Përcjellja e ka veç këtë qëllim: Media kriminale që kanë një qëllim, me qit Vetëvendosjen keq. Ju jeni media kriminale të vrasësve me pagesë sikur qysh është… Jeni të instruktuar prej një krimineli që është vrasës me pagesë, është përbaltës dhe ndihmës i vrasësve me pagesë”, ka shtuar Kurteshi, që shërbeu si Avokat i Popullit nga viti 2009 deri më 2015.