Category: AKTUALE

  • I keni shpesh buzët e thata? Çfarë probelemesh shëndetësore mund të keni?

    I keni shpesh buzët e thata? Çfarë probelemesh shëndetësore mund të keni?

    Më shumë se 400 ilaçe kanë si efekt anësor thatësirën e buzëve, një gjendje që është shpesh e padëmshme, por ndonjëherë mund të jetë simptomë e sëmundjeve të rrezikshme.

  • Armand Duka për rastin e Etnik Brrutit: Dera është e hapur, kushdo që ndihet shqiptar luan për ne!

    Armand Duka për rastin e Etnik Brrutit: Dera është e hapur, kushdo që ndihet shqiptar luan për ne!

    Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuari i parë në “Nazarko Podcast”

    Ai foli edhe për rastin e fundit që nxiti shumë reagime, sidomos në Kosovë, pra kalimi i Etnik Brrutit nga fanella ‘dardane’ në atë ‘kuqezi’, shkruan Indeksonline

    Duka thotë se dera është e hapur për këdo. Për të gjithë ata që ndihen shqiptar.

    “Pashë një status të babait të lojtarit dhe mendoj që ishte i duhuri. Akuza për mua apo FSHF-në ka në të dyja drejtimet, pse e keni marrë këtë lojtar apo pse nuk e keni marrë. Edhe kur i merr, edhe kur nuk i merr, gjysma e njerëzve janë pro dhe gjysma kundër. Nëse je i bindur që ke bërë më të mirën, duhet të vazhdosh ta bësh. A e kam marrë unë Brrutin? Unë jam një nga ata që vendos për politikat e FSHF-së dhe një nga politikat tona është që dera e Kombëtares është e hapur për këdo. Ne marrim vetëm futbollistët shqiptarë, kushdo që ndihet shqiptar luan për ne”, u shpreh Duka.

  • FSK-ja asgjëson një eksploziv të pashpërthyer pranë binarëve të trenit në Rahovec

    Një person ka gjetur një mjet të pashpërthyer gjatë punës në arën e tij, pranë binarëve të trenit në Rahovec.

    Ai ka njoftuar menjëherë Njësinë për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera të FSK-së, që ka ndërhyrë për të asgjësuar mjetin eksploziv.

    Sipas njoftimit të policisë, asgjësimi i mjetit ka kaluar pa asnjë incident. Rasti është regjistruar si “gjetje e mjetit të pashpërthyer.

    “Radoste-Rahovec / 11.03.2025 – 11:12. Dëshmitari mashkull kosovar ka lajmëruar se gjatë punimeve në arën e tij, në afërsi të binarëve te trenit ka hasur në një mjet të pashpërthyer. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti i EOD-së i FSK-së të cilët e kanë kryer asgjësimin e mjetit te dyshimtë eksploziv të pashpërthyer. Nuk ka pasur asnjë incident”, thuhet në raport.

  • Ukraina pranon armëpushimin 30-ditor të propozuar nga SHBA

    Ukraina tha se është pajtuar me propozimin e Shteteve të Bashkuara për një armëpushim 30-ditor në luftën me Rusinë, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar pas bisedimeve mes delegacionit amerikan dhe ukrainas në Xhedah të Arabisë Saudite më 11 mars.

    “Ukraina ka shprehur gatishmërinë që të pranojë propozimin e SHBA-së për të zbatuar menjëherë një armëpushim të përkohshëm 30-ditor, i cili mund të zgjatet me pëlqimin e ndërsjellë të palëve, me kusht që të pranohet dhe të zbatohet njëkohësisht nga Federata Ruse. Shtetet e Bashkuara do t’i përcjellin Rusisë se reciprociteti nga ana e saj është çelësi për arritjen e paqes”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Presidenca ukrainase, raporton Evropa e Lirë.

    Në njoftim po ashtu thuhet se SHBA-ja “menjëherë do të heqë dorë nga pezullimi i ndarjes së informacioneve të inteligjencës dhe do të rinisë ndihmën ushtarake për Ukrainën”.

     

    “Delegacionet po ashtu diskutuan për rëndësinë e përpjekjeve humanitare si pjesë e procesit të paqes, veçanërisht gjatë armëpushimit të lartpërmendur, përfshirë këmbimin e të burgosurve të luftës, lirimin e civilëve të arrestuar dhe kthimin e fëmijëve ukrainas të zhvendosur me forcë”, u tha në deklaratë.

    Delegacionet ukrainase dhe amerikane po ashtu u pajtuan që të përcaktojnë përbërjen e ekipeve negociuese “dhe menjëherë të nisin negociatat për arritjen e paqes të qëndrueshme që do të ofronte siguri afatgjatë për Ukrainën” transmeton Rilindja Shqiptare.

    SHBA-ja është zotuar se do të diskutojë për këtë propozim me përfaqësuesit e Rusisë.

     

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tani tha se gjatë takimit të 11 marsit u ndërmorën hapa drejt paqes.

    “Shpresojmë që rusët të kenë po të njëjtën qasje”, tha ai.

  • Pushimi i përsosur pranë bregdetit tek Grand Blue Fafa edhe në prag të pranverës

    Në kërkim të një pushimi relaksues skaj bregdetit? Grand Blue Fafa, kompleksi më i mirë në Durrës, vijon të ofrojë shërbimin e tij ekskluziv edhe në prag të pranverës, duke sjellë një përvojë të jashtëzakonshme për të gjithë ata që duan të shijojnë fundjavat pranë detit.

    Me një kombinim perfekt mes luksit dhe rehatisë, Grand Blue Fafa garanton një eksperiencë unike për vizitorët e tij, qoftë për një fundjavë relaksuese apo një qëndrim më të gjatë.

    Ambientet moderne, shërbimi i shkëlqyer dhe afërsia me detin e bëjnë këtë kompleks zgjedhjen ideale për të gjithë ata që kërkojnë qetësi dhe komoditet.

    Për rezervime dhe informacione, mund të kontaktoni në:
    📞 +355 69 700 1353
    📧 info@fafa.al
    🌍 www.fafa.al

    Mos humbisni mundësinë për të përjetuar një pushim të paharrueshëm në një nga resortet më të mira bregdetare!

  • Nga siguria e politika deri te Amerika në NATO – krejt çka tha Mark Rutte në Kosovë?

    Shefi i NATO-s, Mark Rutte pas qëndrimit të martën në Kosovë, do të vazhdojë turin e vizitave, duke ndaluar në Washington.

    Presidenti amerikan Donald Trump do ta presë zyrtarin e lartë të Aleancës Veri-Atlantike  në takim gjatë së enjtes, ka njoftuar mbrëmë Shtëpia e Bardhë.

    Derisa siç shkruan Reuters, Trumpi do të mirëpresë gjithashtu kryeministrin irlandez Micheal Martin në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.

    Mark Rutte gjatë vizitës së djeshme në vendin tonë pati takime të ndara me presidenten e vendit, Vjosa Osmani si dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

    Ato u cilësuan si rikonfirmim i angazhimit të Kosovës për siguri në rajon dhe më gjerë.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, në Prishtinë zhvilloi edhe një takim me një grup të mediave vendore e ndërkombëtare, përfshirë Klan Kosovën, ku u deklarua për çështjet më kritike të sigurisë dhe politikës në Kosovë, rajon e botë.

    Mes tjerash, ai siguroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe presidenti Donald Trump, mbeten të përkushtuara në KFOR dhe në NATO, raporton Rilindja Shqiptare.

    Ai foli edhe për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Aleancën Veriatlantike, dhe ujdia që akoma qëndron dhe e cila thotë se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk mund të angazhohet në veri të vendit pa lejen paraprake të misionit paqeruajtës, pra KFOR-it, dhe komandantit të tij.

  • Qeveria sot mban mbledhjen e radhës, këto janë pikat e rendit të ditës

    Qeveria sot mban mbledhjen e radhës, këto janë pikat e rendit të ditës

    Qeveria e Kosovës sot do ta mbaj mbledhjen e radhës ku në rend dite janë paralajmëruar 18 pika.

    Në njërën nga pikat e rendit të ditës pritet të shqyrtohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes.

    Në mbledhje pritet të shqyrtohet edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, për Shkëmbim dhe Mbrojtje të Ndërsjellë të Informacionit të Klasifikuar.

  • Identifikimi i kufomave nga Masakra e Kralanit, Gara: Po punohet edhe për të paktën pesë viktima të tjera

    Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur tha detaje nga identifikimi i kufomave të shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit që u bë të martën.

    Gara njoftoi se aktualisht janë duke punuar edhe me të paktën pesë identifikime të reja po me këtë masakër.

    “Fillimisht shpreh ngushëllime për familjet e shtatë viktimave nga Masakra e Kralanit. Mbetjet mortore të shtatë viktimave janë nga mbetjet mortore të zhvarrosura ose të gjetura gjatë gërmimit të vitit 2023 nga lokacioni i varrit masiv në Bishtazhin”, tha Gara.

    Derisa, ai bëri të ditur edhe datën e organizimit të rivarrimit.

    “Ceremonia e rivarrimit të organizohet më 4 prill, pikërisht në përvjetorin e masakrës”, tha Gara në “Edicionin Special” në Klan Kosova.

    Tutje, ai shtoi se: “Familjet e të gjithë personave të zhdukur gjatë luftës padyshim që janë njerëzit me fisnik të kësaj shoqërie, përkundër dhimbjes dhe aktit të pritjes mbështesin punën institucioneve”.

  • Dy ndeshje interesante zhvillohet sot në Albi Mall Superligën e Kosovës

    Dy ndeshje interesante zhvillohet sot në Albi Mall Superligën e Kosovës

    Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje të Albi Mall Superligës së Kosovës, të vlefshme për xhiron e 24-të.

    Xhiro e 24-të ka filluar të martën me dy ndeshje, ku Drita mposhti Ballkanin 2-0, ndërsa Ferizaj fitoi 2-1 kundër Llapit.

    Edhe dita e sotme do t’i sjell dy ndeshje tjera, ku pikët janë sa të nevojshme po aq edhe të vlefshme për katër skuadrat.
    Në ndeshjen e parë, Prishtina është nikoqire e Dukagjinit në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në ‘Kampin Nacional’ në Hajvali me fillim nga ora 12:30.

    Në përballjen tjetër, Malisheva e pret Gjilanin në stadiumin Liman Gegaj, me ndeshjen që pritet të nis nga ora 14:00.

    Xhiroja mbyllet nesër (e enjte), ku Suhareka e pret Feronikelin ’74 në “Stadiumin e Qytetit”.

  • Enver Maloku: I kërcënuar nga Serbia, i pambrojtur nga institucionet e Kosovës

    Dalin dokumentet/Enver Maloku pak para vrasjes e goditi LDK-në: Policia serbe më arrestoi dhe kërcënoi, institucionet e Kosovës s’po më mbrojnë

     

    Enver Maloku, i cili ishte kreu i Qendrës Informative të Kosovës, u vra më 11 janar 1999, në një kohë kur situata ishte mjaft e rënduar nga lufta.

    Pak metra prej banesës së tij, në përdhesë të një blloku banesash në Breg të Diellit, në sytë e gruas dhe të fëmijëve, atentatorët e vranë Enver Malokun, i cili ndërroi jetë pak minuta më vonë në spitalin e Prishtinës.

    Gazetari Enver Maloku ishte kërcënuar vazhdimisht nga aparati shtetëror i Millosheviqit, i instaluar dhunshëm në Kosovë.

    Demokracia.com ka siguruar një reagim të QIK-ut të datës 8 tetor 1998, ku policia serbe kishte arrestuar dhe kërcënuar Enver Malokun, pak muaj para vrasjes së tij.

    “Enver Maloku u mbajt tri orë në polici, u kërcënua“, ishte titulli i QIK-ut më 8 tetor 1998.

    Policët e armatosur serbë, në orën 20:30, më datë 7 tetor 1998, kishin ndaluar dhe arrestuar Enver Malokun përballë Teatrit Popullor të Prishtinës dhe e kishin mbajtur në arrest deri në orën 23:45.

    “Gjatë kësaj kohe z. Maloku u pyet për punën e tij dhe për shkresa, fotografi, kaseta e dokumente të ndryshme që i kishte me vete dhe që lidheshin me punën profesionale në gazetari“, thuhet ndër të tjera në artikullin e QIK-ut.

    Madje, gjatë marrjes në pyetje, Enver Maloku ishte kërcënuar nga një person me rroba civile, që sipas gazetës, ishte person i sigurimit shtetëror serb.

    “Gjatë mbajtjes në stacion, në dhomën ku mirreshin shënimet e përgjithshme, hynin e dilnin vazhdimisht policë me uniforma dhe rroba civile, disa prej të cilëve kërcënoheshin me fjalë e me gjeste. Një person me rroba civile, që duket se ishte nga sigurimi shtetëror serb, iu kërcënua Enver Malokut dhe familjes së tij“, thuhet në artikullin e QIK-ut, ku pastaj tregohet se policia serbe i kishte konfiskuar telefonin, vulën e gazetës QIK, kompjuterin dhe pajisjet e tjera.

    “Ndonëse në dukje një ndalim rutinor nga një patrullë policie, ndalimi, marrja në pyetje, presioni psikologjik deri në kërcënim i zotit Enver Maloku s’ka si të shihet jashtë kornizës së politikës së deklaruar e praktikave represive serbe kundër veprimtarisë profesionale, gazetareske e politike, që bëjnë shqiptarët në Kosovë“, thuhej në reagimin e QIK-ut.

    Po ashtu, më datë 23 dhjetor të vitit 1998, pak ditë pas vrasjes së Enver Malokut, ishte mbajtur një tryezë nga gazetarët kosovarë ku në mesin e tyre kishte diskutuar edhe Enver Maloku dhe kishte treguar specifikisht për kërcënimet serbe.

    “Ne na është kërcënuar qeveria serbe, por ne nuk kemi asnjë mbrojtje, madje as një fije solidariteti nga qeveria jonë, as nga institucionet e Kosovës e partitë politike. Sulmet e kërcënimet ndaj nesh bëhen në kohën kur ne jemi kryesorët dhe kur me shpartallimin tonë, praktikisht asgjësohet informimi publik në Kosovë“, thuhet ndër të tjera në deklarimin e gazetarit Enver Maloku, më 23 dhjetor 1998. /Demokracia.com