Category: AKTUALE

  • Ngjarjet e datës 12 mars

    Instituti për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT, (KFOS) lanëson raportin hulumtues mbi kapacitetet institucionale të sigurisë për përballimin e emergjencave civile, katastrofave natyrore dhe sfidave të tjera të shkaktuara nga ndryshimet klimatike. (Hotel Prishtina, përballë ndërtesës së ish “Rilindja”, ora 10:00 – 12:00)

    EC Ma Ndryshe mban aktivitetit të përbashkët me profesorët dhe studentët e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. (Kampusi i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” – Prizren, ora 13:00)

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) prezantojnë Barometrit të Reformave Evropiane 2024, ku prezent do të jetë edhe shefi i BE-së në Kosovë, Aivo Orav.( Swiss Diamond Hotel, salla Diamond Club, Prishtinë, ora 13:30 – 15:30)

     

    Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës kanë nderin dhe kënaqësinë t’ju ftojnë në promovimin e librit “Një kosovar si Radomiri- Radomir Dimiq, përmbledhje shkrimesh”. (Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 18:00)

  • Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

    Komandanti i misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, mirëpriti në Kosovë Këshillin e Atlantikut të Veriut (NAC), së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe Zëvendës-sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Shekerinska.

    Sipas njoftimit të KFOR-it, gjeneralmajor Barduani ndau pikëpamjet e tij mbi situatën aktuale të sigurisë në rajon, duke theksuar përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës dhe për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

    Gjithashtu, Barduani u takua me ambasadorët e vendeve që kontribuojnë me trupa në KFOR, duke i falënderuar ata për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj misionit dhe stabilitetit rajonal.

    “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë. Ne bashkëpunojmë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

  • Në ‘kurriz’ të qytetarëve | Bankat në Kosovë brenda një viti fituan mbi 182 milionë euro

    Bankat komerciale të Kosovës kanë shënuar rekord sa i përketë të hyrave vjetore dhe fitimit neto gjatë vitit 2024.  Të hyrat e përgjithshme të bankave komerciale vitin e kaluar kanë shkuar në 503.3 milionë euro, përdeisa fitimi neto ka qenë më i larti në historinë e sistemi bankar të Kosovës që nga paslufta, përkatësisht 182.1 milionë euro.

     

    Banka Qendrore e Kosovës përmes një raporti ka publikuar të dhënat që lidhen me të hyrat dhe shpenzimet e bankave në Kosovë.

    Sipas raportit, gjatë 2024, të hyrat e përgjithshme të bankave komerciale vitin e kaluar kanë shkuar në 503.3 milionë euro, përderisa fitimi neto ka qenë 182.1 milionë euro.

    Të hyrat e bankave janë siguruar nga kamatat dhe shërbimet bankare.

    Në raportin e BQK-së tutje bëhet e ditur se gjatë vitit 2024 norma mesatare e interesit ka shkuar në 5.9 për qind, ndërkaq norma mesatare e interesit në depozita 3.4 për qind.

    Sipas këtij raporti, numri i bankave është 11, prej të cilave me pronësi të huaj janë 8.

    BQK ka paraqitur të dhënat edhe për institucionet mikrofinanciare dhe ato financiare jobankare.

    Ndërkaq, javë më parë GAP ka prezantuar një grafikë ku ka treguar se fitimi neto i bankave komerciale në Kosovë në vitin 2024 ishte 182 milionë euro, apo rreth 17% më i lartë krahasuar me vitin 2023.

    Gjersa thuajse një dekadë më pas, në vitin 2015 fitimi neto i këtij sektori ishte 95 milionë euro.

    Në vitin 2016 ishte 76 milionë, në 2017 fitimi neto ishte 85 milionë euro, në vitin 2018 fitimi neto i bankave ka shkuar në 88 milionë.

    Fitimi neto i bankave përgjatë viteve ka shkuar vetëm duke u rritur, me përjashtim të 2019 dhe 2020.

    Në vitin 2019 bankat kanë fituar 86 milionë dhe në vitin 2020 fitimi ishte 80 milionë.

    Në vitin 2021 fitimet e bankave kanë shkuar në 118 milionë, 140 milionë euro në vitin 2022 dhe 155 milionë euro në 2023.

    Shifra rekorde bankat fituar në vitin 2024, ky fitimi neto ka qenë 182.1 milionë euro.

  • Ish-komandanti i njësive speciale serbe, i lidhur me krime lufte, shfaqet mes personave të uniformuar në protestat e Beogradit

    Ish-komandanti i Xhandarmërisë të Serbisë, Goran Radosavleviq-Guri, ishte të martën në mesin e dhjetëra burrave me uniforma ushtarake, me simbole të njësisë së shpërbërë për operacione speciale, të cilët u panë në parkun ku ishin mbledhur studentët që kundërshtojnë bllokadat e fakulteteve në Serbi.

    Personat me uniforma nuk pranuan të shpjegojnë për Radion Evropa e Lirë arsyet e pranisë së tyre në kampin ku gjendet një grup personat që e quajnë veten “studentë që duan të mësojnë”, të cilët po protestojnë për të pestën ditë me radhë në parkun në qendër të Beogradit, që gjendet mes ndërtesës së Parlamentit dhe Presidencës të Serbisë

    Personat e uniformuar u udhëhoqën nga Radosavleviq dhe Zhivorad Zhika Ivanoviq, ish-pjesëtar i Njësisë për Operacione Speciale (JSO).

    Radosavleviq, kolonel policie në pension, është lidhur me vrasjen e vëllezërve Bytyqi, për çka Departamenti amerikan i Shtetit ia ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

    Agron, Mehmet dhe Ilir Bytyqi, shtetas amerikanë që luftuan si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës në Kosovë, u arrestuan pas përfundimit të ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999 në kufirin me Kosovën, për shkak të kalimit ilegal në Serbi.

    Pas vuajtjes së një dënimi me 15 ditësh burgim, ata u liruan nga burgu, por policia serbe i çoi në bazën e Njësive Speciale Kundër Terrorizmit të Ministrisë së Brendshme të Serbisë në Petrovo Sello, e cila ishte nën komandën e Goran Radosavleviqit- Gurit.

    Trupat e tyre, me duart e lidhura dhe plagë nga plumbat në pjesën e pasme të kokës, u zbuluan në korrik të vitit 2001 në një varrezë masive në Petrovo Sello, në lindje të Serbisë, së bashku me trupa të tjerë të shqiptarëve të Kosovës.

    Radosavleviq e ka mohuar përgjegjësinë për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

    Njësia për Operacione Speciale ishte krijuar nga njësia famëkeqe “Beretat e Kuqe”, anëtarët e së cilës, sipas një vendimi të formës së prerë të një gjykate, kanë kryer krime gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë.

    Po ashtu, kjo njësi mori pjesë në luftën e Kosovës në vitet 1998-1999, kur për komandant të saj u emërua Millorad Ulemek Legija.

    JSO ishte e lidhur me organizatën kriminale “Klanin e Zemunit”, ndërsa anëtarët e saj morën pjesë në vrasjen e kundërshtarëve politikë të presidentit autokratik, Sllobodan Millosheviq.

    Ulemek u dënua në fillim të viteve 2000 me 40 vjet burgim për organizimin e vrasjes së kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq. Në organizimin dhe ekzekutimin e atentatit morën pjesë, përveç pjesëtarëve të JSO-së, edhe anëtarët e kartelit kriminal “Klanit të Zemunit”, me të cilin Ulemek kishte krijuar lidhje në fund të viteve ’90.

  • Përfundon takimi në Arabinë Saudite – çka u dakorduan SHBA-ja dhe Ukraina

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës “do të heqin menjëherë pezullimin e ndarjes së informacioneve të inteligjencës dhe do të rifillojnë ndihmën e sigurisë për Ukrainën”.

    Kështu kanë konfirmuar zyrtarët amerikanë dhe ukrainas në një deklaratë të përbashkët lidhur me takimin e tyre në Jeddah, Arabinë Saudite, shkruan cnn.

    Kievi gjithashtu “shprehu gatishmërinë për të pranuar propozimin e SHBA-së për të zbatuar një armëpushim të menjëhershëm dhe të përkohshëm 30-ditor, i cili mund të zgjatet me marrëveshje të ndërsjellë të palëve dhe që varet nga pranimi dhe zbatimi i njëkohshëm nga Federata Ruse”, thuhet në deklaratë.

    “Shtetet e Bashkuara do t’i komunikojnë Rusisë se reciprociteti rus është çelësi për arritjen e paqes”, vijon deklarata.

    Të dyja vendet kanë thënë gjithashtu se kanë rënë dakord të përfundojnë një marrëveshje për zhvillimin e burimeve kritike minerale të Ukrainës, raporton skynews.

    Palët kanë rënë dakord gjithashtu të caktojnë ekipet e tyre negociuese dhe të nisin menjëherë bisedimet drejt një paqeje të qëndrueshme që garanton sigurinë afatgjate të Ukrainës.

    Ndryshe, palët janë takuar për më shumë se tetë orë të martën në qytetin port të Arabisë Saudite.

  • ​Zjarret në Prishtinë, policia del me apel

    Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prishtinës me kujdes të shtuar ka trajtuar situatën e ditëve të fundit që ndërlidhet me një sërë incidentesh zjarri në zona të ndryshme sikurse, zonat pyjore, zonat rurale, periferitë e banimit dhe brenda qyteteve.

    Policia nëpërmjet një komunikate i kanë bërë apel të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë vigjilent ndaj rrethanave aktuale që ndërlidhen me zjarret, t’u përmbahet udhëzimeve të sigurisë nga zjarri të shpërndara nga policia dhe mekanizmat e tjerë, të raportojë menjëherë çdo aktivitet të dyshimtë, si dhe në të njëjtën kohë të shmangin veprimet ose aktivitetet të cilat mund të shkaktojnë zjarr.

    Në komunikatë theksohet se në të gjitha incidentet, policia ka reaguar shpejt duke dalë në vendet e zjarrit për të ndihmuar evakuimin, kontrollin e trafikut, si dhe sigurinë përreth, transmeton KP.

    Gjithashtu thuhet se policia ka kryer vizita në zonat e prekura për të ofruar informacion dhe mbështetje për banorët.

    “Kemi punuar ngushtë dhe jemi koordinuar me agjencinë për menaxhimin e emergjencave, shërbimet zjarrfikëse, shërbimet e urgjencës mjekësore, drejtoritë komunale të emergjencave dhe agjencitë e tjera përkatëse, në ndarjen e informacioneve dhe burimeve në kohë reale dhe veprimeve të vazhdueshme për të frenuar përhapjen e zjarreve dhe për të minimizuar dëmet. Disa nga këto incidente mund t’i atribuohen kushteve klimatike, disa për shkaqe aksidentale porse janë ndjekur të gjitha pistat për të hetuar dhe përcaktuar nëse ndonjë zjarr është vënë qëllimisht.

    Në kontekstin e kësaj disa persona janë identifikuar nga policia dhe rastet ku ata janë implikuar po trajtohen me kujdes. Suksesi i përpjekjeve tona parandaluese mbështetet shumë në përfshirjen e komunitetit. Andaj i bëjmë thirrje komunitetit që të qëndroj vigjilent ndaj rrethanave aktuale që ndërlidhen me zjarret, tu përmbahet udhëzimeve të sigurisë nga zjarri të shpërndara nga policia dhe mekanizmat e tjerë, të raportoj menjëherë çdo aktivitet të dyshimtë si dhe në të njëjtën kohë të shmangin veprimet ose aktivitetet të cilat mund të shkaktojnë zjarr”, thuhet në komunikatë.

  • Shijoni një Iftar ekskluziv në Barbary – Restauranti që kombinon elegancën me shijen

    Për një përvojë të veçantë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, Barbary ju fton të shijoni një iftar luksoz në një ambient ekskluziv, të vendosur në kompleksin Linda Premium Residence, afër Spitalit Amerikan, rrugës për Veternik, Prishtinë.

    Barbary sjell një përzgjedhje të kujdesshme të menuve për iftar, të përgatitura nga shefat më të mirë, duke ofruar shije të rafinuara nga deti dhe mishi i freskët.

    Dy meny të përshtatura për shijen tuaj

    🍽️ Menu 1 – TOKA (35€ për person)
    – Antipastë e ftohtë: Carpaccio viçi, një nisje e butë dhe e shijshme.
    – Antipastë e ngrohtë: Pasta me mish viçi, një kombinim perfekt mes traditës dhe modernitetit.
    – Pjatë kryesore: Biftek viçi (230gr), i gatuar në mënyrë perfekte për t’ju dhuruar shijen më të mirë të mishit cilësor.

    🍽️ Menu 2 – DETI (40€ për person)
    – Antipastë e ftohtë: Carpaccio salmoni, një pjatë elegante dhe e freskët për fillim.
    – Antipastë e ngrohtë: Pasta me karkaleca, e pasur me aromë deti dhe përbërës premium.
    – Pjatë kryesore: Fileto salmoni (230gr), e gatuar me mjeshtëri për një përvojë të veçantë kulinarie.

    Ky është vendi ideal për të shijuar një iftar të qetë dhe të pasur me shije unike, në një ambient që ofron sofistikim dhe rehati, perfekt për familjen dhe miqtë.

    📍 Lokacioni: Barbary – Linda Premium Residence, Prishtinë
    📅 Rezervimet janë të hapura, siguro vendin tënd për një iftar të paharrueshëm!

  • Ish-pjesëtari i “Beretave të Kuqe” godet me shkop protestuesit anti-Vuçiq

    Dhjetëra burra me uniforma ushtarake dhe anëtarë të shpërbërë të Njësisë për Operacione Speciale kanë arritur në parkun Pionir të Beogradit, ku kanë ngritur çadra. Ky është vendi ku protestojnë “studentët” e presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit që mbështesin regjimin e tij.

    Mediat proqeveritare raportuan se veteranët kanë ardhur për të mbështetur “studentët që thjesht duan të mësojnë”.

    Siç shihet në një nga pamjet filmike, një nga burrat me uniformë hyri në debat me qytetarët nga ana tjetër e gardhit, të cilët kundërshtojnë regjimin e Vuçiwit. Ai i kërcënoi njërin prej tyre duke tundur gishtin tregues dhe i tha se “Do të të rruajmë”.

    Njerëzit e pyetën më pas se çfarë kishte ndodhur me këmbën e tij dhe nëse ishte lënduar gjatë ndonjë leksioni.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by N1 Srbija (@n1srbija_)

    Ai menjëherë vrapoi drejt gardhit dhe e goditi fort një person me shkop. Nga goditja, telefonit të viktimës i ra nga dora.

    Burri që u filmua duke kërcënuar dhe duke tundur shkopin ndaj të pranishmëve është identifikuar si Zivojin Zika Ivanoviq, i njohur si Zika Crnogorac, kolonel në pension i “Beretave të Kuqe” dhe pjesëmarrës në luftërat në ish-Jugosllavi.

     

    Sipas informacioneve të N1, mes veteranëve me uniforma ishte edhe Zeljko Benak, i cili deri në vitin 2013 ishte aktiv në rrjetin social X. Ai kishte deklaruar në vitin 2012 se ishte anëtar i SNS-së për shkak të ministrit të atëhershëm, Aleksandar Vuçiq dhe presidentit, Tomislav Nikoliq.

    Zika Crnogorac mori pjesë në rreshtimin e njësisë para Slobodan Millosheviqit në Kullë (Mal të Zi) në vitin 1997, një ngjarje e dokumentuar edhe në video.

    I njëjti burrë u filmua edhe në shtator të vitit të kaluar me nënkryetaren e Qeverisë Krahinore, Sandra Boziq, gjatë vizitës në stendën e “Shoqatës së Veteranëve të Beretave të Kuqe” në tubimin “Krajisnikët dhe miqtë” në Kovilovo.

     

  • Rohde shoqëron Rutten e delegacionin e tij në kampin “Film City” në Prishtinë

    Në Kosovë, paraditen e sotme ka mbërritur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, për takime me zyrtarë të shtetit.

    Takimin e parë e zhvilloi me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, pas së cilit të dytë dolën në një konferencë të përbashkët për media.

    E shefi i NATO-s, në vizitën e tij në Kosovë po shoqërohet nga ambasadorët e shteteve aleate në NATO, mes tyre edhe nga ambasadori i Gjermanisë në Aleancën Veriatlantike, Gesa Andreas von Geyer.

    Kështu njoftoi zëdhënësi dhe përgjegjësi për kulturë dhe edukim në Ambasadën gjermane në Prishtinë, Christian Bottcher.

    Ndërkaq, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i uroi mirëseardhje ambasadorit von Geyer, teksa së bashku edhe me shefin e NATO-s, Rutte, ata vizituan kampin e KFOR-it në Prishtinë “Film City” siç tha diplomati gjerman në Kosovë “ për t’u takuar mes të tjerëve ushtarë gjermanë dhe për t’i falënderuar ata për shërbimin e tyre në misionet e NATO-s, KFOR & NALT, thelbësore për paqen dhe stabilitetin”.

    Ndërkaq, siç bëhet e ditur, Rutte është takuar me admiralin Stuart Munsch, komandant i komandës në Napoli, me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, sikurse edhe me srejtorin e NALT-it, Christian Newrat.

    Rutte ndërkaq ka nisur një takim edhe me kryeministrin Albin Kurti, por deri tani nuk ka ndonjë njoftim se kur do të përfundojë ai.

    NATO Secretary General Mark Rutte with Director of the NALT, Brigadier General Christian Nawrat and KFOR Commander, Major General Enrico Barduani

     

  • Fibula nis ofertat verore: Zgjidh pushimet ideale për VERËN 2025!

    Fibula, agjencia më e madhe e udhëtimit në Kosovë, ka nisur me ofertat e verës 2025, duke sjellë zgjedhjet më të mira për pushime në resortet dhe komplekset më të njohura në Evropë dhe botë – gjithmonë me çmimet më të mira dhe garancinë e një eksperience të jashtëzakonshme.

    Ofertë speciale për Antalya tashmë është në dorën tuaj:
    – Sentido Trendy Verbena Beach (Ultra All Inclusive)
    – Çmimi: 821 EUR për person (7 ditë / 6 netë)
    – Fluturimi direkt me XQ më 05.05.2025

    📌 Paketa përfshin:
    ✔ Akomodimin në hotel
    ✔ Fluturimin direkt për Antalya
    ✔ Transferin aeroport-hotel-aeroport
    ✔ Asistencën e stafit FIBULA 24/7
    ✔ Garanci dhe siguri të plotë për pushimet tuaja

    Rezervoni tani dhe përfitoni nga ofertat e hershme!

    📞 Prishtinë: 038/045/049 24 25 26
    📞 Pejë: 045 87 55 55
    📞 Prizren: 045 37 35 55
    📞 Gjakovë: 045 37 36 66

    🌍 www.fibula-ks.com

    Për një verë të paharrueshme, udhëtoni me FIBULA – your TRAVEL expert!