Kosovarët që jetojnë në Gjermani më s’do të regjistrohen si shtetas serbë.
Këtë lajm të mirë sot ua dha ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
Ajeti tha se ky rezultat erdhi falë angazhimit diplomatik, për zgjidhjen e këtij problemi të trashëguar prej vitesh.
“Në vazhdën e përpjekeve tona të pandërprera dhe komunikimet e shumta me institucionet tona gjermane, përkatësisht me Kancelarinë Federale, Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme, Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme dhe Ministrinë Federale të Drejtësisë, kemi kërkuar që shtetasit e Kosovë të regjistrohen si shtetas të saj, dhe assesi të evidentohen më si shtetas serbë”, deklaroi Ajeti.
Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka dhënë një mësim për vlerat dhe është shprehur se është krenar për edukimin që ka marrë në shtëpi në një intervistë për “DAZN”.17-vjeçari spanjoll ka kujtuar fëmijërinë e tij dhe ka pranuar përpjekjet që prindërit e tij kanë bërë për ta edukuar dhe rritur, pavarësisht vështirësive.
“Gjithmonë i them mamasë sime se i jam mirënjohës që, pavarësisht se sa të vështira ishin gjërat për të, ajo më bëri të mos shoh asgjë të keqe”, ka thënë lojtari i Barcelonës.
Jamal pranon se u përpoq shumë për ta bërë jetën e tij sa më të shëndetshme dhe të ëmbël.
“Ndoshta nuk kam pasur fëmijërinë më të mirë në botë, por ajo bëri sikur nuk pashë asgjë. Unë shihja vetëm gjërat e bukura”.
Magnezi është një mineral që nevojitet për procese të rëndësishme si funksioni i sistemit nervor, presioni i gjakut dhe rregullimi i sheqerit në gjak e mirëmbajtja e shëndetit të kockave.
Nevojat tuaja ditore për magnez varen nga faktorë si mosha dhe gjinia. Meshkujt e rritur kanë nevojë për 400-420 miligramë magnez në ditë, dhe femrat e rritura kërkojnë 310-400 miligramë magnez në ditë.
Pothuajse gjysma e popullsisë së Shteteve të Bashkuara nuk i përmbush nevojat e tyre ditore për marrjen e magnezit, gjë që mund të rrisë rrezikun e tyre për sëmundje si sëmundjet e zemrës .
Ngrënia e më shumë ushqimeve të pasura me magnez, si frutat, mund të ndihmojë në rritjen e marrjes së magnezit.
Dardhat, avokadot, kajsitë e thata, bananet, manaferrat e papajat përmbajnë magnez./Rilindja Shqiptare/
Ndërkohë që para RTS-së ka një bllokadë që studentët e kanë nisur të hënën dhe që ka zgjatur gjithë natën, situata nuk ka qenë e qetë as në “parkun e Pionierëve”, shkruan Nova.
Në vendin ku u mblodhën gjoja “studentët që duan të mësojnë” si pjesë e kundërofensivës të regjimit në përpjekje për të shtypur me të gjitha mjetet rebelimin popullor, kanë ndodhur sërish incidente.
Ndonëse është e qartë se në tendat në mesin e “studentëve 2.0” ka më së paku qytetarë akademikë dhe shumë më tepër njerëz nga mjedisi kriminal, dhe kjo u pa më së miri gjatë natës së kaluar.
Qytetarët që vijnë rregullisht për të ekspozuar lojën e pistë të pushtetarëve dhe që ndihmojnë për të zbuluar identitetin e të pranishmëve, u gjendën nën sulmin e të ashtuquajturve studentë.
Në profilin e “Sava Embankment” ka dalë një incizim i një bisede mes njërit prej qytetarëve të pranishëm dhe të ashtuquajturve studentë, dhe pas kërcënimeve të njërit prej studentëve ka pasuar një sulm fizik.
Njëri nga nxënësit u hodh mbi gardh, i ndjekur nga një tjetër dhe filluan të godasin me shqelma dhe grushta njërin prej të pranishmëve, ndërsa policia doli me vrap me vonesë, duke hezituar të reagojë në mënyrë adekuate.
Banditi është kthyer pas gardhit pas pak kohësh dhe me gjithë këmbënguljen e qytetarëve që policia ta arrestojë, kjo nuk ka ndodhur dhe ka vazhduar me ofendimet.
Është Nikolla Trajkoviq Trajçe, siç ka zbuluar një përdorues në rrjetin social X. Trajkoviq është nga Prishtina që jeton në Stepojevc.
Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka thënë se raportimet e fundit në disa media, ku pretendohet se kryeqyteti ka 80 milionë euro borxhe, janë të pasakta dhe krijojnë një perceptim të gabuar mbi situatën financiare të Komunës.
Këto pretendime bazohen në detyrime kontingjente, të cilat nuk përbëjnë borxhe të konfirmuara, por janë çështje financiare të lidhura me procese ligjore në pritje të një vendimi përfundimtar”, ka thënë Rama.
Postimi i plotë:
Sqarim për Opinionin Publik mbi Raportimet e Pasakta për Borxhin e Kryeqytetit❗️
Raportimet e fundit në disa media, ku pretendohet se Kryeqyteti ka 80 milionë euro borxhe, janë të pasakta dhe krijojnë një perceptim të gabuar mbi situatën financiare të Komunës. Këto pretendime bazohen në detyrime kontingjente, të cilat nuk përbëjnë borxhe të konfirmuara, por janë çështje financiare të lidhura me procese ligjore në pritje të një vendimi përfundimtar.
• Detyrimet kontingjente nuk janë borxhe!
Detyrimet kontingjente janë pretendime financiare që mund të shndërrohen në obligime vetëm nëse konfirmohen nga vendime gjyqësore përfundimtare. Në rastin e Kryeqytetit, rreth 58 milionë euro nga këto detyrime janë fituar në shkallën e parë të gjykatës, ndërsa pjesa tjetër përfshin procese ende në shqyrtim ose pa vendim të formës së prerë. Si çdo komunë në Kosovë, Kryeqyteti ka të drejtën ligjore të padisë dhe të paditet, por kjo nuk nënkupton automatikisht përgjegjësi financiare.
• Ndikimi i kontratës kolektive në financat e të gjitha komunave
Zbatimi i kontratës kolektive ka krijuar një barrë të madhe financiare për të gjitha komunat, përfshirë Kryeqytetin. Këto detyrime përfshijnë pagesa jubilare dhe shtesa të tjera të përcaktuara në marrëveshjet me sindikatat, të cilat nuk janë pasqyruar në buxhetet komunale nga niveli qendror. Për më tepër, Kryeqyteti ka ngritur këtë çështje vazhdimisht përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës, duke kërkuar një zgjidhje institucionale që të mbrojë stabilitetin financiar të komunave.
Gazetarja Paulina Nushi ka rrëfyer një histori prekëse që ka mbetur një nga më të rëndat në karrierën e saj, lidhur me vdekjen e një vajze 15-muajshe në Kosovë, si pasojë e fruthit.
Nushi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, kujtoi se ngjarja ndodhi në vitin 2018 dhe e cilëson si një nga storiet më të vështira që ka ndjekur.
Ajo flet për bisedën me nënën e vajzës, e cila kishte vaksinuar pesë fëmijë të tjerë dhe ata ishin të shëndetshëm, ndërkohë që vetëm vogëlushja, e cila nuk ishte vaksinuar, u infektua dhe vdiq.
“Vajza nuk u vaksinua, sepse kishte dëgjuar nga njerëzit e rrethit se vaksina mund të shkaktonte autizëm. Kjo ishte arsyeja që ajo nuk e vaksinoi fëmijën, dhe si rezultat, ajo e mori fruthin dhe nuk mbijetoi”, tregoi Nushi.
Instituti për Siguri dhe Reziliencë “PREVENT”, ka lansuar raportin hulumtues mbi kapacitetet institucionale të sigurisë për përballimin e emergjencave civile, katastrofave natyrore dhe sfidave të tjera të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.
Aty u tha se Kosova përballet me mungesë serioze të kapaciteteve institucionale në menaxhimin e rreziqeve klimatike, sidomos në përgjigjen emergjente, koordinimin mes institucioneve qendrore dhe lokale si dhe në burimet financiare dhe teknike.
Kosova ishte shumë e cenueshme ndaj përmbytjeve të shpeshta, thatësirave të zgjatura, krizës së ujit, zjarreve në pyje dhe temperaturave ekstreme, të cilat kërcënojnë sigurinë ushqimore, shëndetin publik dhe stabilitetin ekonomik.
Adea Kondirolli tha se ky raport po vjen në kohën më kritike me të cilën po përballet Kosova, si thatësira e vërshimet e shpeshta.
“Ndryshimet nuk janë diçka që mundemi me u përballë individualisht, por duhet organizim ndërinstitucional dhe kësisoj OJQ ndërkombëtare janë duke punuar në drejtim të energjisë së gjelbër. Kosova aktualisht ka sfida të shumta dhe ky raport vjen pikërisht në këtë kohë me të cilën po përballet Kosova”, tha ajo.
Andi Batusha, bashkautor i këtij raporti tha se ndryshimet klimatike nuk janë thjesht një çështje mjedisore, por ato përbëjnë një sfidë për sigurinë, ekonominë dhe shoqërinë.
“Kosova përballet me rreziqe në rritje si: temperatura ekstreme, përmbytja, thatësira dhe fatkeqësi natyrore. Përgatitja institucionale është thelbësore, por kapacitetet aktuale janë të pamjaftueshme. Gjetjet kryesore janë si: sistemet e reagimit emergjent mungojnë, nuk ka burime dhe kapacitete teknike të mjaftueshme, koordinim i dobët ndërinstitucional si dhe midis institucioneve të nivelit qendror dhe atyre lokale, kornizat strategjike dhe ligjore ekzistojnë, por mungojnë mekanizmat e zbatimit dhe monitorimit”, tha Batusha.
Ai përmendi edhe kërcënimet dhe rreziqet nga ndryshimet klimatike në Kosovë.
“Rritje të temperaturave, valëve të të nxehtit, si rrjedhim i shtimit të periudhave me thatësi, shtim i vatrave dhe vëllimit të zjarreve: ndikim negativ në prodhim të ushqimit; ndërprerje e furnizimit me ujë. Gjatë vitit 2024 ka pasur mbi 100 raste të zjarreve në male, ku është kërkuar edhe kërkesë për intervenim nga ajri nga KFOR-i”.
Ka pasur zëra të shumtë sa i përket jetës private të këngëtares Linda Halimi
Ditën e sotme vajza e Lindës feston ditëlindjen ku në postimin e publikuar shihet se edhe bashkëshorti gjendet aty, duke e dekoruar shtëpinë së bashku.
Çifti shihet se janë në momentet e tyre më të bukura he urojmë t’iu zgjas.
Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Pejë.
Këtë herë, një burrë kërkoi ndihmën e Policisë, duke e denoncuar për dhunë bashkëshorten e tij.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës, gruaja e tij ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike në disa raste, pas konflikteve verbale mes tyre.
Si rezultat i denoncimit, çifti janë intervistuar lidhur me rastin dhe kanë dhënë deklaratat e tyre për atë që ka ndodhur.
Gruaja e dyshuar, gjatë intervistimit, e ka pranuar se e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj gruas është iniciuar rasti për “Dhunë në familje”./Rilindja Shqiptare/
Në Fülöpszállás, Hungari, u zhvillua “Kupa e Skënderbeut”, një turne prestigjioz i mundjes së krahut, që mblodhi garues nga e gjithë bota.
Kjo garë, që mbajti emrin e heroit tone kombëtar, Gjergj Kastriot – Skënderbeut, u organizua nga kampioni botëror László Klemen, me mbështetjen e Konsullit të Nderit, Avni Hafuzi.
Shqipëria u përfaqësua nga sportisti Shkëlqim Koçi, i shoqëruar nga trajneri i tij Ivo Doshi, i cili është gjithashtu zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes së Krahut. Koçi shkëlqeu në këtë turne, duke u shpallur dy herë kampion në dy disiplina:
Mundja me dorën e majtë – Mposhti një kundërshtar serb në finale.
Mundja me dorën e djathtë – Triumfoi ndaj kampionit hungarez.
Ky sukses vjen pas një tjetër arritjeje të rëndësishme për Koçin, i cili vitin e kaluar fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Zvicër.
Mundja e krahut thuhet se e ka fillesën që në kohën e Skënderbeut, i cili e përdorte si një metodë për të përzgjedhur luftëtarët më të fortë.