Category: AKTUALE

  • Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, domosdoshmëri strategjike për Evropën

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka falënderuar Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte, për vizitën e tij në Kosovë, në shtetin në të cilin tha që e ka sentimentin më pro NATO në glob.

    E para e shtetit tha se synimi strategjik i Kosovës është anëtarësimi në NATO, por tha se ky nuk është vetëm interes shtetëror i Kosovës.

    “Edhe synimi ynë strategjik për anëtarësim në NATO nuk është thjesht interes shtetëror i yni por edhe domosdoshmëri strategjike për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë”.

    “Është me rëndësi që ky rajon të mos ketë vakume të sigurisë sepse sic ka dëshmuar historia, ato vakume janë keqpërdorur nga faktorë malinjë, që nuk iu intereson paqja dhe siguria por vetëm kaosi dhe jostabiliteti”.

    “Për këtë qëllim duam ta thellojmë partneritetin tonë me NATO-n duke zhvilluar ushtrinë tonë, në shërbim të paqes dhe stabilitetit kudo në botë”, tha Osmani.

    Osmani më tej tha se Serbia po vazhdon t’i minojë përpjekjet për paqe dhe stabilitet nëpërmjet grupeve kriminale e bandave terroriste.

  • Shefi i NATO-s: Vizita ime këtu demonstron përkushtimin e palëkundur për siguri afatgjate në gjithë Kosovën

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha se përkushtimi i aleancës “mbetet i njëjtë”.

    Ai tha pas takimit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani se trupat e NATO-s po punojnë pa pushim në Ballkan dhe se një rajon më i sigurt i Ballkanit Perëndimor “nëkupton më shumë siguri për gjithë zonën e NATO-s”.

    Rutte tha se vizita e tij e sotme është “një demonstrim i qartë i përkushtimit të palëkundur të NATO-s për siguri afatgjatë në gjithë Kosovën dhe pastaj për stabilitetin e rajonit”.

    “Duhet të kemi të qartë se çka kemi para nesh: dekada të stërzgjatura të ndërtimit të paqes nuk mund tĽ lihet anash. Jemi plotësisht gati për t’ju përgjigjur çfarëdo zhvillimi të sigurisë dhe në këtë kuptim shpresojmë të shohim një bashkëpunim edhe më të thellë midis institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it në këtë drejtim. Kjo është shumë me rëndësi për ne”, tha ai.

    Rutte tha se “NATO-ja do të vazhdojë ta luajë rolin e vetë në mandatin e vetë për sigurinë e të gjithëve”.

    Stabiliteti në rajon, ai tha se “varet nga të gjitha palët”, ndërsa bëri thirrje që të zgjidhet “diplomacia para dhunës”.

    “Zgjidhja për një çështje afatgjatë është politike”, tha ai.

    Shefi i NATO-s tha se e mbështesin normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Kjo është e vetmja mënyrë për t’i zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të siguruar të ardhmen stabile”, tha ai.

    Në dialog, Rutte tha se “të dyja palët duhet të shfaqin fleksibilitet, të bëjnë kompromiset e duhura”.

    “E kuptoj plotësisht që kjo kërkon vendime të vështira, por që duhet të shohim atë pamje më të gjerë. Normalizimi sjell stabilitet më të madh, më shumë mundësi investimi dhe pastaj siguri më afatgjatë për të gjithë rajonin”, tha ai.

    Rutte ishte të hënën në Sarajevë, ku pas takimit me anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës tha se “nuk është viti 1992” dhe se NATO-ja nuk do të lejojë që paqja të vihet në rrezik.

  • Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar “situata të rrezikshme”

    Polonia, anëtare e NATO-s së shpejti do t’ua dërgojë qytetarëve të saj një doracak se si duhet t’i mbijetojnë krizave të ardhshme, dhe ka paralajmëruar se meshkujt duhet t’i nënshtrohen stërvitjeve ushtarake me rritjen e tensioneve me Rusinë.

    Ky vend që kufizohet me Ukrainën dhe Rusinë, do të dërgojë pamflete nëpër shtëpi gjatë këtij viti.

    E një doracak do t’i informojë ata se si duhet të “ballafaqohen me situata të ndryshme helmuese dhe të rrezikshme”,  ka njoftuar zëvendës-drejtori i Mbrojtjes Civile pranë ministrisë së Punëve të Brendshme, Robert Klonowski.

    Civilëve do t’u jepen këshilla gjatë luftës se si të përballen me ‘një ndërprerje të energjisë elektrike që zgjat disa ditë ose disa orë’, tha ai, duke shtuar se informacioni do të shërbente gjithashtu për reagimin ndaj fatkeqësive natyrore.

    Broshura do të botohet në polonisht dhe në gjuhën ukrainase për rreth 900,000 refugjatë ukrainas në vend.

    “Ne po planifikojmë gjithashtu një version të veçantë, ose të paktën një pjesë të këtij udhëzuesi, drejtuar fëmijëve”, shtoi Klonowski.

    Polonia është një nga aleatët më të vendosur të Kievit në Bashkimin Evropian, dhe pret një qendër logjistike përmes së cilës vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së kanë dërguar ndihmë ushtarake dhe humanitare në Ukrainë.

    Ajo e ka vështruar me kujdes Rusinë dhe po rrit mbrojtjen e saj, ndërsa pushtimi i Vladimir Putinit po vazhdon.

    Polonia ka bërë hapa drejt një lufte gjatë javës së kaluar, me kryeministrin e vendit Donald Tusk duke zbuluar se qeveria e tij po punon për një sistem për të trajnuar ushtarakisht të gjithë njerëzit në rast të një lufte.

    Tusk i tha dhomës së ulët të parlamentit – se trajnimi ushtarak do të krijonte një forcë rezervë që është ‘adekuate për kërcënimet e mundshme’.

    Zyrtarët synojnë të kenë një plan për skemën, e cila do të jetë e hapur edhe për gratë vullnetare, të finalizuar deri në fund të vitit.

    Po atë ditë, ai zbuloi se ishte duke pasur diskutime serioze me Francën për të rënë nën mbrojtjen e ombrellës së tyre bërthamore në parlamentin e tij.

    Gjatë njoftimit të tij, Tusk theksoi se qarku i Evropës Lindore nuk mund të mbështetet vetëm në armët konvencionale, duke vënë në dukje se Ukraina kishte dorëzuar municionin e saj bërthamor për të vazhduar të sulmohej nga Rusia.

    “Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se Polonia duhet të arrijë për aftësitë më moderne që lidhen gjithashtu me armët bërthamore dhe armët moderne jokonvencionale … kjo është një garë për siguri, jo për luftë”, tha ai.

    Polonia, anëtare e NATO-s, ekziston në një pozicion gjeografik unik dhe të pasigurt në Evropë, që e ka detyruar atë të marrë seriozisht sigurinë e saj.

    Një enklavë ruse, Kaliningrad, kufizohet me Poloninë në veri, ndërsa Ukraina shtrihet në lindje të vendit.

    Vendet e tjera të BE-së të alarmuara nga ambiciet ekspansioniste të Rusisë, kanë rritur gatishmërinë e publikut për krizat e ardhshme.

  • Rikthimi i fuqishëm i Parashqevi Simakut, surpriza që ka përgatitur për publikun

    Rikthimi i fuqishëm i Parashqevi Simakut, surpriza që ka përgatitur për publikun

    Biznesmeni Elton Ilirjani ka njoftuar se artistja Parashqevi Simaku po i rikthehet muzikës. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ai ka shpërndarë këngën “Jetoj” të Simakut, e ripërpunuar nga një producent muziikor, Mar G Rock.

    Por jo vetëm kaq, pasi shumë shpejt, Parashqevi Simaku do të publikojë një videoklip.

    “Premtimi që Flutura do të rikthehej po bëhet realitet. Shumë shpejt një videoklip i sapo mbaruar! Parashqevi Simaku shumë shpejt vjen me videoklipin më të ri të xhiruar dje në New York City!”, shkruan biznesmeni.

  • Shefi i NATO-s mbërrin për takim me Osmanin

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka mbërritur për takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Ai është pritur të martën me ceremoni shtetërore në Presidencë.

    Pas takimit, Rutte dhe Osmani do të mbajnë konferencë për media. Më pas, ai do të pritet në takim edhe nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

  • Eskalon debati në BBVA, Vserlo lag me ujë Shkëlzenin

    Eskalon debati në BBVA, Vserlo lag me ujë Shkëlzenin

    Debatet e ashpra në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 4 po shtohen dita e ditës, derisa kalojnë në ofendime e incidente të tjera.

    Së fundmi, banori Shkëlzen Oruçi zhvilloi një të tillë me Vserlon, gjersa ky i fundit ishte në vaskë.

    I njejti ia ka tërhequr disa herë vërejtjen këngëtarit për shumë gjëra, e të njëjtën gjë bëri edhe mbrëmë.

    Në një moment, Vserlo e gjuajti me ujë, teksa Shkëlzeni i kërkoi llogari për këtë se përse po vepron në këtë mënyrë.

  • Stuhia dhe erërat e forta shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike në Deçan dhe Pejë

    Si pasojë e motit të stuhishëm me erëra të forta, që filluan në orët e para të mëngjesit, qyteti i Deçanit dhe më pas ai i Pejës kanë përjetuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. Një numër i caktuar i konsumatorëve në këtë rajon janë prekur nga këto ndërprerje kështu ka bër me dije KEDS në një postim në Facebook, transmeton Rilindja Shqiptare.

    Ekipet e KEDS-it janë angazhuar menjëherë dhe po punojnë intensivisht në terren për të riparuar dëmet dhe për të rikthyer furnizimin me energji elektrike për të gjithë konsumatorët e prekur. KEDS-i kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve për këtë situatë dhe po bën çdo përpjekje për ta zgjidhur sa më shpejt.

  • Përvjetori i 16-të i Ibrahim Shemsi Halilaj, përkujtohet në Terdevc

    Sot, më 11 mars, në ora 13:00, u mbajt përvjetori i 16-të i Ibrahim Shemsi Halilaj në fshatin Terdevc, pranë varrezave të lagjes Halilaj, për të nderuar kujtimin e tij. Ibrahim Shemsi Halilaj humbi jetën tragjikisht më 11 mars 2009, së bashku me tetë shokë të klasës, tri mësuese dhe katër qytetarë të tjerë gjermanë. Ata u qëlluan me 112 plumba nga një i ri gjerman, i cili më pas i dha fund jetës së tij.

    Ibrahimi njihej për karakterin e tij të qetë, punën e palodhur dhe dashurinë për shkollën, sportin dhe vendlindjen. Ai ishte një djalosh i dashur nga të gjithë dhe përkujtohej për vlerat që mbante. Pavarësisht tragjedisë që i mori jetën shumë herët, kujtimi për të është ende i gjallë.

    Banorët e fshatit Terdevc dhe të gjithë ata që e njohën Ibrahimin, u mblodhën sot për të shprehur respekt dhe për të nderuar jetën e tij, duke e ruajtur kujtimin e tij përmes reflektimit mbi këtë tragjedi. Ky përvjetor i 16-të u bë një mundësi për të kujtuar një djalosh të cilin jeta e mori shumë herët.

  • Aksion protestues i studentëve, kërkojnë hapësira për aktivitete kulturore dhe artistike

    Iniciativa Studentore për Novacion 68 mbajti aksion protestues, sipas tyre, ndaj mungesës së hapësirave të dedikuara për studentët për aktivitete kulturore dhe artistike, si dhe ndaj neglizhencës së menaxhmentit të Qendrës së Studentëve.

    Bujar Hoxha, anëtar i kësaj organizate, tha se aktivitetet e tyre janë duke i mbajtur ne rrugë në mungesë të hapësirave brenda Qendrës së Studentëve.

    “Sot, më 11 mars 2025, siç po shihet kemi vendosur që aktivitetet tona t’i mbajmë në rrugë në mungesë të hapësirave brenda Qendrës së Studentëve. Sallat ku duhet të organizonim debate, leksione alternative, klube kulturore dhe artistike janë të mbyllura për ne. Në vend të hapësirave për studentët, kemi zyra administrative, hapësira komerciale dhe dyer të kyçura. Rrjedhimisht, na kanë detyruar të dalim në rrugë për të mbajtur aktivitetet tona. Kjo nuk është hera e parë që studentët ngrihen për të drejtat e tyre”.

    Hoxha rikujtoi se më 11 mars 1981, studentët e Universitetit të Prishtinës protestuan për liri, duke theksuar se sot, ne po përballemi me një tjetër formë shpërfilljeje: nuk na japin hapësirën për të menduar, për të bashkëpunuar, për të krijuar, raporton EO.

    “Na duan pasivë, nëpër kafene të qytetit dhe pa mundësi për të zhvilluar mendimin kritik dhe kreativitetin tonë. Por studentët nuk do të heshtin! Nëse nuk na lejojnë hapësira brenda, ne do t’i marrim rrugët! Nëse na mbyllin dyert, ne do të vazhdojmë të krijojmë, të organizohemi dhe të kërkojmë atë që na takon! Sot nuk kërkojmë lëshime, por të drejtat tona! Ne nuk do të ndalemi derisa aktivitetet studentore të kenë hapësirat e tyre të merituara”, ka thënë ai.

  • Vuçiq takon djalin e Donald Trump, presidenti serb zbulon detaje të bisedës

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar Donald Trump Jr., djalin e presidentit amerikan Donald Trump.

    Dhe lidhur me këtë takim, mediat serbe kanë sjellë një deklaratë të presidentit Vuçiq.

    “Një bisedë e përzemërt me djalin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së dhe temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale”, ka thënë fillimisht Vuçiq.

    “Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme”.

    “Ky takim simbolizon përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të zgjidhur sfidat globale”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

    Sipas mediave serbe, Donald Trump Jr., djali i presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka shkuar sot në Beograd, është një nga këshilltarët kryesorë të babait të tij dhe ka luajtur një rol të madh në fushatën zgjedhore të Donald Trump.

    Po sipas tyre, besohet se ai do të ketë një ndikim kyç në zbatimin e politikave të administratës së re amerikane.