Category: LAJME

  • Aksion në mbështetje të Saranda Bogujevcit, pas asaj që ndodhi në Kuvend

    Aksion në mbështetje të Saranda Bogujevcit, pas asaj që ndodhi në Kuvend

    Pas përplasjeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, ku janë përplasur depitetët e LVV-së dhe LDK-së, është zhvilluar një aktivitet në mbështetje të deputetes Saranda Bogujevci, shkruan Gazeta Blic, përcjellë RilindjaShqiptare

    Disa persona kanë shkruar emrin e saj të plotë në qytetin e Podujevës.
    E gjithë kjo, pasi që sot në seancën e Kuvendit, është përmendur familja e Bogujevcit, ku më pas eskaloi debati.

  • Florim Ejupi: Vrasësi i Tahir Zemajt është brenda LDK-së

    Florim Ejupi: Vrasësi i Tahir Zemajt është brenda LDK-së

    Florim Ejupi, ka thënë se nuk ka të bëjë asgjë me vrasjen e Tahir Zemajt. Mirëpo Ejupi, thotë se vrasësi i Zemajt është brenda LDK-së.

    Krejt qka muj me thanw kjo është dicka absurde pasi unë nuk kam të bëjë kurgjo me këtë punë. Armend Zemaj nuk e di çka o ka bënë se o ministër se deri tash e kisha zbulu, nuk po themë se njerëzit e Armend Zemajt por larg nuk shkon, brenda LDK wshtw vraswsi i Tahir Zemaj”, ka thënë Ejupi në Debat Plus.

  • Klinaku: Është krim i drejtësisë nëse gjykohen luftëtarët e UÇK-së para atyre serbë

    Klinaku: Është krim i drejtësisë nëse gjykohen luftëtarët e UÇK-së para atyre serbë

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se do të vazhdojnë duke mos e njohur Gjykatën Speciale, përcjell Ekonomia Online.

    Klinaku ka theksuar se të gjykohet qoftë edhe një luftëtar i UÇK-së, para se të gjykohet pushtuesi serb i cili kreu krime, masakra e gjenocid në Kosovë, është krim i rëndë nga ana e drejtësisë

    “Nuk e kemi njohur, nuk e njohim dhe nuk do ta njohim Gjykatën Speciale, pavarësisht miratimit nga Kuvendi i Kosovës. Të gjykohet qoftë edhe një luftëtar i UÇK-së, para se të gjykohet pushtuesi serb i cili kreu krime, masakra e gjenocid në Kosovë, është krim i rëndë nga ana e drejtësisë”, ka thënë Klinaku përmes një postimin në Facebook.

    Ndryshe, gjatë ditës, Tomë Gashi avokati i krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, ka njoftuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar aktakuzën

  • Vdes 24-vjeçarja nga Ferizaj e diagnostifikuar me leukemi akute

    Vdes 24-vjeçarja nga Ferizaj e diagnostifikuar me leukemi akute

    24-vjeçarja nga Ferizaj, Valentina Ibrahimi para disa ditësh ishte diagnostifikuar me leukemi akute.

    Ajo nuk mundi t’i përballojë sëmundjes dhe ndërroi jetë sot, në njërin nga spitalet e Turqisë ku ishte duke marrë trajtimin mjekësor.

    Për shërimin e saj u deshën reth 300 mijë euro, ku Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 30 mijë euro, kurse për mbledhjen e mjeteve tjera financiare u angazhuan shumë qytetarë, ndër ta edhe këngëtari Labinot Tahiri.

  • Deputeti gjaknxehtë i LDK-së, rastet kur Arben Gashi është përplasur fizikisht në Kuvend

    Deputeti gjaknxehtë i LDK-së, rastet kur Arben Gashi është përplasur fizikisht në Kuvend

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka histori të gjatë të përplasjes me kolegët e tjerë deputetë në Kuvendin e Kosovës.

    Gashi pasi ishte përplasur verbalisht me ish-nënkryetarin e Kuvendit, Xhavit Haliti, konfrontimi i tyre kishte eskaluar edhe fizikisht më 18 maj 2018.

    Haliti i PDK-së kishte shtyrë me krah Gashin e LDK-së në sallën e Kuvendit e që më pastaj kishte shkaktuar rrëmujë të deputetëve të cilët kishin hyrë në mes të dyve për t’i ndarë.
    Ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti e Gani Dreshaj, janë dënuar me nga 1250 euro për sulmin të cilin ia kishin bërë ish-deputetit të LDK-së, Arben Gashi, gjatë një seance në Kuvendin e Kosovës.


    Një tjetër përplasje ka ndodhur rishtazi ku Arben Gashi e Kujtim Shala ishin kacafytur në hollin e Kuvendit të Kosovës me Gazmend Gjyshincën e VV-së më 28 korrik 2020.
    Gjyshinca kishte pasur debat të ashpër me dy deputetët e LDK-së në Komisionin për Punë të Jashtme e që më pas ka kaluar edhe në përplasje fizike jashtë sallës së Komisionit mes tyre.

    Ndërkaq sot kur po diskutohej tema e të pagjeturve, debati mes deputetëve të VV-së dhe LDK-së u përshkallëzua në kacafytje dhe konfrontim fizik mes shefit të deputetëve të LDK-së, Arben Gashi dhe deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Arber Rexhaj e Hajrulla Çeku.

  • Përplasjes fizike në mes të deputetëve në Kuvendin e Kosovës

    Përplasjes fizike në mes të deputetëve në Kuvendin e Kosovës

    Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi deputeti i LDK’së, Arben Gashi, dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje pas një debati plot tension për të pagjeturit janë shtyrë edhe fizikisht mes vete.

    Gjithë ngjarja ka nodhur derisa ka qenë duke folur Saranda Bogujevci-Rama.

  • Nagavci i drejtohet Gashit: Ulu dhe mos bërtit, mos ma drejto gishtin, tensione në Kuvend

    Nagavci i drejtohet Gashit: Ulu dhe mos bërtit, mos ma drejto gishtin, tensione në Kuvend

    Në seancën e Kuvendit të Kosovës po mbahet interpelanca e thirrur nga VV-ja për Kryeministrin Avdullah Hoti lidhur me temën e të pagjeturve janë përplasur nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci dhe deputeti i LDK’së, Arben Gashi

    Zëvendëskryeministri Selmanaj ka kërkuar fjalën pasi iu përmend emri nga deputeti Uran Ismajli i PDK-së në fjalimin e tij por që nënkryetarja Nagavci ia ka dhënë fjalën deputetit të partisë së saj Fitim Uka.

    Pas kësaj ka reaguar shefi i GP të LDK’së, Arben Gashi duke i thënë Nagavcit që t’ia jap fjalën, e Nagavci i ka kërkuar atij të mos bërtasë.

    “Të lutem ulu dhe mos bërtit, ia jap fjalën tash por ulu edhe s’ki nevojë me bërtit”, ia ka kthyer Nagavci duke ia dhënë më pas fjalën zëvendëskryeministrit Selmanaj.

    Kurse, dputetja e PDK-së Ganimete Musliu i ka thënë zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj që të mos dalë më në foltoren e Kuvendit.

    “Është koha e fundit të konsolidohemi si shtet, jo të fyhemi e shajmë njëri tjetrin, qeveria nuk është këtu për ta sharë opozitën, por për ta dëgjuar atë. Dalja juaj në foltore në këtë Kuvend sot është ofendim për familjarët e të pagjeturve sepse ju e keni konsideruar këtë debat tëk onsumuar prandaj mos dilni më në këtë foltore”, ka thënë Musliu.

    Më pas edhe deputetja Saranda Bogujveci ka lexuar emailin që ka publikuar Duda Balje, ku zëvendëskryeministri e konsideronte të ‘konsumuar dhe ezauruar temën e të pagjeturve.

  • Eliot Engel: Jo vetëm shqiptarët, të hetohet çdokush që ka kryer krime lufte

    Eliot Engel: Jo vetëm shqiptarët, të hetohet çdokush që ka kryer krime lufte

    Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve i SHBA-së, të cilin e kryeson kongresisti Eliot Engel, ka thënë se çdo kush që ka kryer krime të luftës në Kosovë, pa marr parasysh etninë, duhet të sillet para drejtësisë.

    Ky reagim erdhi pas raportimeve të mediave se trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës 1998-99 janë gjetur në një varrezë masive në Serbi, afër kufirit me Kosovën.

    Engel ka kritikuar edhe më herët Gjykatën Speciale me seli në Hagë e cila deri tash është duke hetuar vetëm shqiptarët për krime të pretenduara se janë kryer gjatë dhe në muajt e parë pas mbarimit të luftës në qershor të vitit 1999.

    “Çdokush që ka kryer krime lufte, pavarësisht nga përkatësia etnike, duhet të dalë para drejtësisë. Pikë. Por, drejtësia nuk duhet të shihet përmes një prizmi nga i cili mund të kalojnë imazhe të vetëm një etnie. Tash për tash, duket se kjo po ndodhë në Kosovë me Gjykatën Speciale, dhe diçka duhet të ndryshojë”, thuhet në një deklaratë në llogarinë e Twitter-it të Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve që kryesohet nga Engel.

    “Ata ende po gjejnë trupa të varrosur në Serbi, viktima të (fushatës së) Millosheviqit për pastrim etnik në Kosovë”, thuhet më tutje.

    Më datë 16 nëntor, në afërsi të Rashkës në Serbi, janë gjetur mbetje mortore të cilat dyshohet se i përkasin viktimave shqiptare nga Kosova.

    Informacionin mbi zbulimin e mbetjeve mortore në Kizhevak, afër kufirit me Kosovën, fillimisht më 16 nëntor e bëri të ditur drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Arsim Gërxhaliu. Ai konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se bëhet fjalë për mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës.

    Në lokalitetin e njëjtë janë bërë gërmime edhe në vitin 2015./rel

  • Çfarë po ndodhë në Trepçë? 75 punëtorë mbyllen në minierë

    Çfarë po ndodhë në Trepçë? 75 punëtorë mbyllen në minierë

    Punëtorët e minierës së “Trepçës”, janë mbyllur brenda qe tri orë për shkak se ata nuk kanë marrë ende pagën e muajit tetor.

    Drejtori i minierës “Trepça”, Xhafer Peci tha se në minierë gjenden 75 punëtorë.

    “Ata janë mbyllur që tri orë, numri i punëtorëve është 75, 17 prej tyre kanë qenë duke punuar ndërsa pjesa tjetër janë duke protestuar. Ata do të dalin nga miniera sapo të marrin pagën e tyre” , tha ai.

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës në fillim të javës kishte marr vendim që Trepçës t’i ndahen 1.1 milion euro.

    Ky vendim është marr pasi minatorët e minierës në Stantërg kishin ndërprerë punën në fillim të këtij muaji për shkak të mosmarrjes së pagave për muajin tetor.

    Sipas kryetarit të Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani edhe pse është ndarë kjo vlerë, punëtorët ende nuk janë paguar për pagën e mbetur.

  • Profesori i UP-së e quan “hut” Avdullah Hotin

    Profesori i UP-së e quan “hut” Avdullah Hotin

    Profesori universitar, Ardian Gola, ka publikuar sot gjobën për mosmbajtje të maskës, derisa, të njëjtën tha se nuk do ta paguaj.Megjithatë, pas atij postimi, Gola ka reaguar edhe njëherë.Ai ka thënë se dhuna e të dobëtit është tregues i padrejtësisë së të fortit.
    Gola ka shkuar edhe më tutje duke thënë se në Kosovë janë vjedhur 2 milionë euro derisa thotë se kryeministri i vendit, Avdullah Hoti shikon si “hut”.
    Shkrimi i plotë nga Ardian Gola:Dhuna e te dobetit eshte tregues i padrejtesise se te fortit. Nese padrejtesia trashet permes ligjit dhe politika nuk e lufton ate, ashtu sikurse eshte duke ndodh ne Kosove, dhuna nga qytetaret e rendomte do te duhej te shfaqej natyrshem si shenje e normalitetit. Fakti qe ketu kemi trashje sistematike te padrejtesise dhe pakesim gjithnje e me te madh te revoltes qytetare, eshte shenje e paster e abnormalitetit.
    Merreni veç si shembull aplikimin retroaktiv te nje rregulloreje te BQK qe me i penalizu retroaktivisht me norma te reja te gjitha rastet e vjetra te mos sigurimit te veturave. Çka s’po perflitet?! Keto po behen me i mbulu borxhet e kompanive te falimentuara. Po perflitet po ashtu se BQK eshte duke toleru operim te kompanive te sigurimit me borxhe. Falimentimi i tyre te ne ardhmen, prape i faturohet qytetareve te rendomte.Vidhen 2 milion euro si me e hanger nje sakuz.E Kryeministri Hoti, Huti kryesor i kesaj qeverie te kontrabanduar, shikon si hut duke na rrjepe e mjele bandat, te cilat operojne nen masken institucionale. Deri kur bre?!