Category: SPORT

  • Java e 19-të në Superligë mbyllet sot me duelin Ferizaj – Feronikeli 74

    Java e 19-të në Superligë mbyllet sot me duelin Ferizaj – Feronikeli 74

    Java e 19-të e elitës së futbollit tonë vjen sot me ndeshjen e Ferizaj-Feronikeli ’74, sfidë kjo e fundit e kësaj xhiro.

    Ky takim nuk u luajt të dielën për shkak të zgjedhjeve parlamentare në Kosovës dhe për këtë arsye do të zhvillohet sot me fillim nga ora 12:00.

    Dueli mes Ferizajt dhe skuadrës nga Drenasi është tejet i rëndësishëm për të dy skuadrat që synojnë të arkëtojnë pikë sa më shumë në mënyrë që të ikin zonës së rrezikshme.

    Ferizaj aktualisht ka 20 pikë në vendin e tetë, kurse, Feronikeli ’74 është e fundit më vetëm 10 sosh.

    /GazetaSinjaliSport/

    The post Java e 19-të në Superligë mbyllet sot me duelin Ferizaj – Feronikeli 74 appeared first on Sinjali.

  • Atletico përpara, Alvarez nga penalltia e ndëshkon Realin

    Atletico përpara, Alvarez nga penalltia e ndëshkon Realin

    Vjen goli i parë në takimin ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit, duel ky në kuadër të xhiros së 23-të në La Liga, raporton Sinjali.

    Golin e parë dhe të epërsisë për klubin e Atletico Madridit e ka shënuar Alvarez në minutën e 34-të të takimit, gol ky që erdhi nga pika e bardhë.

    Rezultati aktual i takimit është 0:1.

    Golin mund ta shikoni në videon më poshtë:

    VIDEO

    /GazetaSinjali/

    The post Atletico përpara, Alvarez nga penalltia e ndëshkon Realin appeared first on Sinjali.

  • Kur Mbappe e ke në skuadër, ka festë – Reali barazon ndaj Atleticos

    Kur Mbappe e ke në skuadër, ka festë – Reali barazon ndaj Atleticos

    Vjen goli i dytë në takimin ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit, duel ky në kuadër të xhiros së 23-të në La Liga, raporton Sinjali.

    Golin e parë dhe të barazimit për klubin e Real Madridit e ka shënuar Mbappe në minutën e 50-të të takimit.

    Rezultati aktual i takimit është 1:1.

    Golin mund ta shikoni në videon më poshtë:

    VIDEO

    /GazetaSinjali/

    The post Kur Mbappe e ke në skuadër, ka festë – Reali barazon ndaj Atleticos appeared first on Sinjali.

  • FIFA njofton se tri kombëtare janë përjashtuar nga Kupa e Botës e vitit 2026

    FIFA njofton se tri kombëtare janë përjashtuar nga Kupa e Botës e vitit 2026

    Organizata drejtuese e futbollit botëror (FIFA) ka marrë vendimin për pezullimin e dy federatave të futbollit, përfshirë kombëtaret e tyre, duke rritur kështu numrin e skuadrave që garojnë në tre në total, së bashku me Rusinë.

    Botërori i ardhshëm do të luhet në vitin 2026 në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Sigurisht që nuk do të shikojmë tri skuadrat që FIFA i ka ndaluar të luajnë dhe duke qenë se kualifikimet kanë filluar ose kanë filluar tashmë, kjo do të thotë se ata patjetër do të humbasin Kampionatin Botëror.

    Rusia është pezulluar për arsye të njohura prej kohësh. Rusia nuk ka qenë e pranishme në garat nën juridiksionin e UEFA-s dhe FIFA-s që nga fillimi i pushtimit ushtarak të Ukrainës në shkurt 2022.

    Kjo do të thotë se as kombëtarja e meshkujve dhe e femrave të këtij vendi nuk mund të garojnë askund në një nivel zyrtar dhe as klubet e këtij vendi. Megjithatë lajmi është se FIFA ka pezulluar edhe dy federata të tjera, por për arsye të ndryshme.

    Rusisë iu bashkuan Pakistani dhe Kongo mes atyre të pezulluarve. FIFA sapo ka marrë këtë vendim dhe ka shpjeguar pse këto dy skuadra nuk mund të konkurrojnë më derisa të zgjidhen problemet.

    Kongo u ndalua nga gara sepse FIFA e përshkroi situatën si “një situatë veçanërisht serioze për shkak të ndërhyrjes së palëve të treta në punët e saj”.

    Vendimi u mor në konsultim me Konfederatën e Futbollit Afrikan (CAF) pasi FIFA dërgoi misionin e saj në Brazzaville.

    Në të njëjtën kohë, Federata e Futbollit të Pakistanit (PFF) u pezullua për dështimin në miratimin e një kushtetute që do të siguronte zgjedhje të drejta dhe demokratike. Edhe në këtë rast shkak është ndërhyrja politike në zgjedhje brenda Federatës së Futbollit.

    /GazetaSinjali/

    The post FIFA njofton se tri kombëtare janë përjashtuar nga Kupa e Botës e vitit 2026 appeared first on Sinjali.

  • “Paqe” në Madrid, festë në Barcelonë

    “Paqe” në Madrid, festë në Barcelonë

    Xhiroja e 13-të në elitën e futbollit spanjoll solli derbin e Madridit.

    Ndeshja mes Real Madridit dhe Atletico Madridit solli një përballje të fortë mes dy rivalëve të qytetit.

    Gjatë tërë 90 minutave, Reali ishte më i mirë me lojë, por që në fund, rezultati ishte i barabartë.

    Në fakt, ndonëse “Los Blancos” po dominonin, shkaktuan një penallti, nga e cila shënoi Julian Alvarez në minutën e 35-të të ndeshjes.

    Kështu u mbyll edhe pjesa e parë, derisa ajo e dyta, e tëra i takoi Real Madridit.

    Në minutën e 50-të, të besuarit e Carlo Ancelottit gjetën golin përmes Kylian Mbappes.

    Në vazhdim, Reali shpërdoroi raste të shumta, prej tyre dy nga Jude Bellingham, i cili njëherë e goditi shtyllën e një herë tjetër dërgoi topin në duart e Jan Oblak, i cili po kalonte një natë fantastike në “Santiago Bernabeu”.

    Me këtë pikë, Reali mbetet në krye të tabelës me 50 pikë, një më shumë se Atletico që zë vendin e dytë.

    Vendin e tretë e ka Barça, që ju gëzua më së shumti këtij rezultati.

    Me fitore nesër ndaj Sevillas, Barcelona e Hansi Flick i afrohet kreut në vetëm dy pikë, duke tubuar 48 sosh.

    /GazetaSinjali/

    The post “Paqe” në Madrid, festë në Barcelonë appeared first on Sinjali.

  • Vrapimi mund të rrisë jetëgjatësinë tuaj

    Vrapimi mund të rrisë jetëgjatësinë tuaj

    Si vrapimi mund të rrisë jetëgjatësinë tuaj

    Aktiviteti aerobik, siç është vrapimi, është thelbësor për qarkullimin e gjakut tuaj dhe për rrahjet e zemrës. Vrapimi nuk është vetëm një aktivitet fizik, por gjithashtu një mjet për përmirësimin e shëndetit tuaj të përgjithshëm dhe për të rritur jetëgjatësinë. Nëse keni ndonjëherë menduar se si mund të zgjatni jetën tuaj, atëherë duhet t’i jepni rëndësi këtij aktiviteti fizik.

    Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se një orë vrapimi shton shtatë orë në jetën tuaj. Kjo është një statistikë mahnitëse që nxjerr në pah fuqinë e aktivitetit fizik. Të paktën katër orë vrapimi në javë janë të rekomanduara për të arritur këtë përfitim të shëndetshëm.

    Më tej, studimi konstaton se individët që ushtrojnë rregullisht kanë një mundësi për të jetuar më gjatë deri në 40% në krahasim me ata që nuk angazhohen në aktivitete sportive. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për ata që duan të përmirësojnë shëndetin e tyre dhe të ndihen më energjikë gjatë gjithë ditës.
    Vrapimi ka përfitime të shumta shëndetësore përveç rritjes së jetëgjatësisë. Ai ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut, rrit kapacitetin e mushkërive, zvogëlon stresin dhe rrit densitetin e kockave. Të gjitha këto janë elemente të rëndësishme për të jetuar një jetë të shëndetshme dhe të gjatë.
    Përveç përfitimeve fizike, vrapimi gjithashtu ndihmon në përmirësimin e mirëqenies psikologjike. Ai rrit prodhimin e endorfinës, që shpesh njihet si hormoni i lumturisë. Një sesion i shkurtër vrapimi mund të ndihmojë në uljen e nivelit të ankthit dhe të stresit, duke sjellë një ndjenjë të qetësisë dhe përmbushjes.

    Për ata që janë të rinj në vrapim, mund të jetë e dobishme të filloni ngadalë dhe të rritni gradualisht distancën dhe intensitetin. Një plan i strukturuar trajtimi mund të ndihmojë në shmangien e lëndimeve dhe do t’ju motivejë të qëndroni të angazhuar në këtë aktivitet të shëndetshëm.

    Pra, vrapimi është më shumë sesa një thjeshtë një mënyrë për të humbur peshë; ai mund të jetë një mënyrë jetese që siguron shëndet dhe jetëgjatësi. Duke përfshirë vrapimin në rutinën tuaj ditore, ju mund të përmirësoni cilësinë e jetës suaj dhe të bëni përfitime të mëdha për shëndetin tuaj në tërësi.
  • Liverpool shkatërron Tottenhamin në ndeshjen kthyese, kualifikohet në finale të Kupës së Ligës

    Liverpool shkatërron Tottenhamin në ndeshjen kthyese, kualifikohet në finale të Kupës së Ligës

    Liverpool ka vazhduar me performancën e shkëlqyer duke e deklasuar Tottenhamin në ndeshjen kthyese të EFL Cup, me rezultat 4-0, të enjten mbrëma në ‘Anfield’ dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 4-1, ‘The Reds’ kalon në finalen e kësaj garë angleze.

    Skuadra e Liverpoolit edhe në duel me ‘Spurs’ ka bërë një superparaqitje duke qenë ekip dominues në terren dhe duke shënuar katër gola.

    Gapko (34’), Salah (51’ nga penalltia), Szobosziai (75’) dhe Van Dijk (80’), shënuan për fitoren e Liverpoolit e cila në finale do të ndeshet me Newcastle-n që mbrëmë e eliminoi Arsenalin.

    /GazetaSinjaliSport/

    The post Liverpool shkatërron Tottenhamin në ndeshjen kthyese, kualifikohet në finale të Kupës së Ligës appeared first on Sinjali.

  • Barcelona shkatërron Valencian, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

    Barcelona shkatërron Valencian, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

    Barcelona u kualifikua me lehtësi në gjysmëfinalet e Copa del Rey (CdR) pas një fitoreje të thellë 5-0 ndaj Valencias, duke e çuar në 10 ndeshje serinë e tyre pa humbje në të gjitha kompeticionet (8 fitore, 2 barazime).

    Katalanasit nuk humbën kohë për të marrë avantazhin dhe e gjetën rrjetën pas vetëm 3 minutash, kur Ferran Torres finalizoi në mënyrë perfekte një asistim nga Alejandro Balde, duke mposhtur Stole Dimitrievski.

    Ish-sulmuesi i Manchester City-t e dyfishoi avantazhin pas 15 minutash, duke shfrytëzuar një top të kthyer nga shtylla pas një goditjeje të Lamine Yamal. Fillimisht goli u anulua për pozicion jashtë loje, por pas rishikimit në VAR u konfirmua i rregullt.

    Situata për Valencian u përkeqësua akoma më shumë kur Fermín López shënoi të tretin, duke marrë një pasim perfekt nga Pedri dhe duke e dërguar topin në rrjetë.

    Torres kompletoi het-trikun e tij brenda 30 minutave, duke shënuar me një goditje të saktë pas një asisti të bukur nga Raphinha. Ky ishte het-triku më i shpejtë i Barcelonës në çdo kompeticion që nga viti 2008, kur Samuel Eto’o realizoi tre gola ndaj Almerías në 28 minuta.

    Valencia mendoi se gjeti golin e nderit me Umar Sadiq, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje. Në anën tjetër, Lamine Yamal gjuajti në shtyllë, por adoleshenti arriti të gjente rrjetën pak minuta më vonë, duke vulosur një fitore spektakolare me asistin e dytë të Raphinhas.

    Kjo fitore e fuqishme konfirmon formën e shkëlqyer të skuadrës së Hansi Flick, e cila ka shënuar në 19 nga 20 ndeshjet e saj si mysafire këtë sezon, duke realizuar më shumë se katër gola në nëntë prej tyre.

    Ndërkohë, Valencia e Carlos Corberán do të kërkojë të lërë pas këtë disfatë të rëndë dhe të fokusohet në mbijetesën në La Liga. 

    /GazetaSinjali/

    The post Barcelona shkatërron Valencian, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit appeared first on Sinjali.

  • Nesër fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës

    Nesër fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës

    Nesër do të fillojë edhe zyrtarisht pjesa e dytë apo sezoni pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Pas rreth dy muajve pushim, futbolli elitar i Kosovës do të rikthehet përsëri me pjesën e dytë të sezonit, ku zhvillohet xhiro e 19-të.

    Xhiroja e 19-të ka në program dy ndeshje për t’u zhvilluar të premten, dy tjera të shtunën dhe një të hënën. E diela do të jetë pushim shkaku i zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në Kosovës.

    Të premten, Ballkani është nikoqir i Dukagjinit, teksa Drita e pret Malishevën në Gjilan.

    Llapi-Gjilani dhe Prishtina-Suhareka do të luajnë të shtunën, teksa ndeshja e fundit e xhiros zhvillohet të jenën mes Ferizajt dhe Feronikelit ’74.

    Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 12:00.

  • Andi Lila: Është nder i madh për Shqipërinë organizimi i Euro 2027 me Serbinë

    Andi Lila: Është nder i madh për Shqipërinë organizimi i Euro 2027 me Serbinë

    Andi Lila dikur konsiderohej si hero kombëtar pasi e mbrojti me krejt qenien e tij flamurin Autochthonous në atë ndeshjen e famshme të Beogradin në vitin 2014.

    Mirëpo, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare duket se e ka harruar atë natë tmerri që e përjetoi bashkë me shokët në zemër të Serbisë.

    Tash, mbrojtësi i djathtë i dikurshëm i ka habitur të gjithë me përkrahjen që ia dha Shqipërisë për ta organizuar bashkërisht me Serbinë Kampionatin Evropian për grupmoshat U-21 në vitin 2027.

    Shqiptarët në përgjithësi dolën kundër këtij propozimi duke e pasur parasysh të kaluarën mes popujve dhe padrejtësive që iu bënë shqiptarëve nga serbët.

    E Lila, i cili është ambasador i FSHF-së për Evropianin U-21, e konsideroi si një arritje të madhe organizimin e këtij evenimenti.

    “Është nder i madh për FSHF-në dhe për Shqipërinë që është zgjedhur së bashku me Serbinë si organizatore e Euro U21 2027”, deklaroi Lila.

    Për këtë veprim, ish-futbollisti i Parmës ka marrë kritika të ashpra nga komentuesit në rrjetet sociale. 

    /GazetaSinjali/

    The post Andi Lila: Është nder i madh për Shqipërinë organizimi i Euro 2027 me Serbinë appeared first on Sinjali.