Category: SPORT

  • Evropiani U21 në Shqipëri dhe Serbi, mësohen kundërshtarët e Kosovës në grupin kualifikues

    Evropiani U21 në Shqipëri dhe Serbi, mësohen kundërshtarët e Kosovës në grupin kualifikues

    Evropiani U21 i vitit 2027, që do të organizojë fazën finale në Shqipëri dhe Serbi, ka mësuar sot rrugëtimin e skuadrave pasi është hedhur shorti i kualifikuesve të turneut.

    Kosova do të jetë në një grup me Spanjën.

    Skuadrat janë ndarë në 9 grupe dhe fituesit e tyre, bashkë me skuadrën e dytë më të mirë gjatë kualifikuesve, do t’i bashkohen Shqipërisë dhe Serbisë të cilat janë kualifikuar automatikisht për fazën finale të turneut si pritëse.

    Tetë skuadrat e tjera të vendeve të dyta, do të përballen në play-off për 4 vendet e mbetura në fazën finale e cila zhvillohet me 16 ekipe.

    Kosova përballet me kundërshtarë të vështirë, pasi ka rënë në një grup me Spanjën, por edhe me ekipe si Rumania e Finlanda.

    SHORTI

    GRUPI A
    Spanjë, Rumani, Finlandë, Kosovë, Qipro, San Marino

    GRUPI B
    Portugali, Çeki, Bullgari, Skoci, Azerbajxhan, Gjibraltar

    GRUPI C
    Francë, Zvicër, Islandë, Ishujt Faroe, Luksemburg, Estoni

    GRUPI D
    Angli, Irlandë, Sllovaki, Moldavi, Kazakistan, Andorra

    GRUPI E
    Itali, Poloni, Suedi, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Armeni

    GRUPI F
    Gjermani, Gjeorgji, Greqi, Irlandë e Veriut, Letoni, Maltë

    GRUPI G
    Holandë, Norvegji, Slloveni, Izrael, Bosnjë Hercegovinë

    GRUPI H
    Ukrainë, Kroaci, Hungari, Turqi, Lituani

    GRUPI I
    Danimarkë, Belgjikë, Austri, Uells, Bjellorusi

    /GazetaSinjali/

    The post Evropiani U21 në Shqipëri dhe Serbi, mësohen kundërshtarët e Kosovës në grupin kualifikues appeared first on Sinjali.

  • FSHF-ja largon komentet kritike për Evropianin me Serbinë

    FSHF-ja largon komentet kritike për Evropianin me Serbinë

    FSHF-ja është munduar të shmang maksimalisht paraqitjen e Serbisë si bashkëorganizatore të Evropianit U21 të vitit 2027.

    Vendimin e UEFA-s e quajti historik, ndërsa në rrjetet sociale FSHF-ja fshinë komentet që janë kundër saj.

    Ka edhe komentues që e përkrahin FSHF-në për vendimin për të organizuar Evropianin me Serbinë.

    /GazetaSinjali/

    The post FSHF-ja largon komentet kritike për Evropianin me Serbinë appeared first on Sinjali.

  • Cristiano Ronaldo sot feston ditëlindjen, mbush 40 vjet

    Cristiano Ronaldo sot feston ditëlindjen, mbush 40 vjet

    Sot është një ditë e veçantë për një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro, feston ditëlindjen e 40-të.

    Ai ka lindur më 5 shkurt 1985, në Funchal të ishullit portugez Madeira.

    Duke qenë një nga emrat më të spikatur të botës së sportit, në karrierën e tij ka fituar shumë trofe dhe ka luajtur për disa skuadra të njohura si: Sporting Lisbona, Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe së fundmi luan për skuadrën nga Arabia Saudite, Al Nassr.

    Tre trofe të Premier League, dy të La Liga-s, dy të Serie A, pesë Champions League, katër trofe të Kupës së Botës për klube, tre Superkupa të Evropës.

    Po ashtu edhe me kombëtaren e Portugalisë, si kapiten i saj e ka fituar edhe një titull të Kampionatit Evropian.

    Në aspektin individual, CR7, i ka hiç më pak se pesë “Topa të artë”.

    Ai i ka thyer thuajse të gjitha rekordet në botën e futbollit, lojtarin e vetëm që e ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve, golashënuesin më të mirë të Portugalisë, golashënuesin më të mirë të Real Madridit, dhe golashënuesin më të mirë në histori të futbollit.

    Deri më tash, tanimë 40-vjeçari i ka realizuar 923 gola në karrierën e tij profesionale.

    Në një moshë kur shumë futbollistë vendosin t’i ‘varin’ këpucët, ai duket se është në top formë duke dominuar me paraqitjet e tij aktive, si me skuadrën Al Nassr si me kombëtaren portugeze.

    Cristiano Ronaldo aktualisht është i martuar me modelen Georgina Rodriguez, dhe i ka pesë fëmijë.

    /GazetaSinjali/

    The post Cristiano Ronaldo sot feston ditëlindjen, mbush 40 vjet appeared first on Sinjali.

  • Juventusi fitoi mbi 100 milionë nga shitja e lojtarëve të akademisë

    Juventusi fitoi mbi 100 milionë nga shitja e lojtarëve të akademisë

    Nicolo Fagioli ishte lojtari i fundit i akademisë së Juventusit që u largua nga klubi dhe Bianconerët kanë fituar mbi 100 milionë euro nga shitjet e lojtarëve të ekipit ‘NextGen’ në dy afatet e fundit të transferimeve.

    Italiani iu bashkua Fiorentinës në ditën e fundit të afatit kalimtar. Toskanët kanë paguar 2.5 milionë euro për huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit dhe kanë detyrimin për të blerë për 13.5 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse.

    Fagioli ishte vetëm produkti i fundit i akademisë së Juventusit që u largua nga klubi gjatë shtatë muajve të fundit.

    Sipas Gazzetta dello Sport, Zonja e Vjetër fitoi 103 milionë euro nga shitjet e lojtarëve të ‘NextGen’ gjatë dy afateve të fundit të transferimit: verës 2024 dhe janarit 2025.

    Të ardhurat më të larta erdhën nga kalimi i Matias Soule te Roma për 25.6 milionë euro verën e kaluar, por lista përfshin gjithashtu Dean Huijsen, i cili iu bashkua Bournemouth për 15.2 milionë euro plus bonuse dhe një klauzolë shitjeje, Enzo Barrenechea dhe Samuel Iling Junior, të cilët nënshkruan për Aston Villa në verë për 22 milionë euro për një tarifë të përbashkët.

    Kaio Jorge, Koni De Winter dhe Hans Nicolussi Caviglia janë të tjerë ish-lojtarë të Juventus NextGen që u larguan nga Torino në fillim të sezonit aktual.

    Juventusi ishte klubi i parë i Serie A që krijoi një skuadër të dytë – Juventus NextGen – për të luajtur në divizionin e tretë të Italisë, Serie C. Kjo i lejoi futbollistët e rinj të luanin në një ligë profesionale dhe jo në Primavera dhe të ishin më të përgatitur për futbollin e ekipit të parë.

  • Chelsea nënshkruan kontratë 8 vjeçare me talentin francez

    Chelsea nënshkruan kontratë 8 vjeçare me talentin francez

    Mathis Amougou ka përfunduar zyrtarisht kalimin te Chelsea nga Saint-Etienne.

    Lojtari ka nënshkruar kontratë tetëvjeçare me klubin e Ligës Premier.

    Mesfushori i ri u shpreh i emocionuar që iu bashkua një prej klubeve më të mëdha në futbollin botëror.

    “Jam shumë i lumtur. Është një nder për mua të nënshkruaj për një klub kaq të madh si Chelsea”.

    “Ata besojnë te lojtarët e rinj dhe procesi që ata kanë në vend për të na zhvilluar është fantastik”, ka thënë Amougou.

    /GazetaSinjali/

    The post Chelsea nënshkruan kontratë 8 vjeçare me talentin francez appeared first on Sinjali.

  • “Efekti Shaqiri”, 4 mijë shikues më shumë ndjekin Baseli në ndeshjen në shtëpi

    “Efekti Shaqiri”, 4 mijë shikues më shumë ndjekin Baseli në ndeshjen në shtëpi

    Që kur ish-futbollisti i Zvicrës, Xherdan Shaqiri u transferua në Basel në gushtin e vitit ë kaluar, shikueshmëria nëpër stadiumet e futbollit zviceran është rritur. Sa i përket shifrave, Baseli po e ndjen rritjen.

    Në sezonin aktual, thuajse 4 mijë shikues më shumë ndjekin Baseli në ndeshjen në shtëpi. Mesatërisht, 26 mijë shikues përcjellin Baselin.

    “17 % më shumë se në sezonin e kaluar”, shkruan “SRF”.

    Numri i biletave sezonale të shitura nga Baseli u rritën 10 %. Rreth 16.500 bileta sezonale janë shitur për sezonin 2024/2025, krahasuar me 15 mijë në sezonin e kaluar. Presidenti i Baselit, David Degen konfirmon “efektin Shaqiri”. 

    Në Zurich në ndeshjen Zurich – Baselit pati numër rekord për edicionin aktual. Ishin 22 mijë shikues që përcollën nga tribunat ndeshjen derbi, të cilën e fitoi Baseli 1:0. Kapiteni i Baseli asistoi në golin e fitores.

    /GazetaSinjali/

    The post “Efekti Shaqiri”, 4 mijë shikues më shumë ndjekin Baseli në ndeshjen në shtëpi appeared first on Sinjali.

  • “Do t’ju mallkojë gjaku i dëshmorëve” – tifozët Kuq e Zi reagojnë pas organizimit të Evropianit me Serbinë

    “Do t’ju mallkojë gjaku i dëshmorëve” – tifozët Kuq e Zi reagojnë pas organizimit të Evropianit me Serbinë

    Gjatë ditës së sotme iu dha vula bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Serbisë për organizimin e Euro 2027 për grupmoshat U-21.

    Edhe FSHF, ashtu sikurse FFS zyrtarizuan këtë bashkëpunim.

    Reagimet ishin të shumta për këtë rast, sikur edhe ai i Tifozëve Kuq e Zi.

    “Do t’ju mallkoj historia dhe gjaku i mijëra dëshmorëve të rënë për flamur”, kanë shkruar Tifozët Kuq e Zi.

    Kujtojmë se ky kompeticion nis në Novi Sad të Serbisë gjersa finalja e madhe do të luhet në Tiranë të Shqipërisë.

    /GazetaSinjali/

    The post “Do t’ju mallkojë gjaku i dëshmorëve” – tifozët Kuq e Zi reagojnë pas organizimit të Evropianit me Serbinë appeared first on Sinjali.

  • “Kurrë s’kam parë dikë si unë”, Ronaldo thotë se është më i kompletuari në histori

    “Kurrë s’kam parë dikë si unë”, Ronaldo thotë se është më i kompletuari në histori

    Sulmuesi Cristiano Ronaldo beson se është lojtari më i mirë në historinë e futbollit, duke insistuar se “nuk ka parë kurrë dikë si ai”.

    Pesë herë fituesi i Topit të Artë po e bën ‘ligjin’ në Arabinë Saudite te Al Nassr, pas karrierës së suksesshme te Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.

    Ronaldo ka shënuar 923 gola në karrierë, kurse nuk beson se ndokush i afrohet.

    “Sinqerisht, nuk kam parë kurrë dikë më të mirë se unë. Besoj se jam lojtari më i kompletuar që ka ekzistuar ndonjëherë”.

    “Mund t’i bëj të gjitha në futboll. Jam i mirë në kokë, në gjuajtje të lira, godas mirë me të majtën, jam i shpejtë dhe i fortë”.

    “Varet preferenca personale, dikush preferon Messin, Pelen ose Maradonan. I kuptoj dhe respektoj. Por, të thoni se Cristiano nuk është i kompletuar atëherë është gënjeshtër. Jam më i kompletuari”.

    “Jam golashënuesi më i mirë në histori. Nëse i arrij 1 mijë gola, në rregull. Nëse jo, jemi në rregull prapë. Numrat nuk gënjejnë”.

    I pyetur për pensionimin e mundshëm, Ronaldo shtoi: “Mund të pensionohem tani dhe të mos pendohem kurrë, por do të ishte turp sepse jam ende në formë shumë të mirë dhe e bëj ndryshimin”.

    “Mund t’i them vetës se mund ta bëj ndryshimin edhe për një apo dy vite, prandaj jetoj në të tashmen dhe nuk mendoj për afatgjatë”.

  • Gavi dërgohet në spital pas përplasjes kokë me kokë me Conechny

    Gavi dërgohet në spital pas përplasjes kokë me kokë me Conechny

    Futbollisti i Barcelonës, Gavi, është dërguar në spital, menjëherë pasi u zëvendësua.

    Ai pati një përplasje kokë me kokë me futbollistin e Alavesit, Tomas Conechny.

    Spanjolli është dërguar nga një ambulancë në një spital për të bërë teste të mëtejshme dhe për të përjashtuar një dëmtim të madh në kokë.

    Sipas mediave, Gavi ishte i vetëdijshëm dhe nuk duket diçka shqetësuese në gjendjen shëndetësore.

    /GazetaSinjali/

    The post Gavi dërgohet në spital pas përplasjes kokë me kokë me Conechny appeared first on Sinjali.

  • Milani arrin marrëveshje me Chelsean për huazimin e Felix

    Milani arrin marrëveshje me Chelsean për huazimin e Felix

    Milan ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e Joao Felix në drejtim të klubit italian.

    Marrëveshja do të jetë në formë huazimi deri në fund të sezonit, pa opsion të blerjes.

    Paga e portugezit që ka te Chelsea do të mbulohet e tëra nga rosonerët për pjesën e mbetur të sezonit, teksa Kuqezinjtë do të paguajnë një tarifë prej 5 milionë eurosh për kartonin e huazimit.

    Joao tani pritet të udhëtojë drejt Italisë për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe firmosur kontratën.

    /GazetaSinjaliSport/

    The post Milani arrin marrëveshje me Chelsean për huazimin e Felix appeared first on Sinjali.