Category: SPORT

  • Pas fitores ndaj Parmës, Conceiçao përleshet me kapitenin e tij

    Pas fitores ndaj Parmës, Conceiçao përleshet me kapitenin e tij

    Milani arriti një fitore me përmbysje ndaj Parmës në Serie A.

    Mirëpo pas përfundimit të ndeshjes, ndodhi një moment i pazakontë mes trajnerit Sergio Conceiçao dhe kapitenit Davide Calabria.

    VIDEO

    Ende nuk dihet arsyeja se çka çoi në përleshjen mes tyre, teksa u ndanë nga stafi dhe lojtarët.

    Kujtojmë përsëri se Milani, fitoi në “San Siro” ndaj Parmës, me rezultat 3-2.

    /GazetaSinjali/

    The post Pas fitores ndaj Parmës, Conceiçao përleshet me kapitenin e tij appeared first on Sinjali.

  • Java e 19-të në basketbollin kosovar mbyllet sot me dy ndeshje, derbi në kryeqytet mes Prishtinës dhe Pejës

    Java e 19-të në basketbollin kosovar mbyllet sot me dy ndeshje, derbi në kryeqytet mes Prishtinës dhe Pejës

    Java e 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshje interesante, ku vëmendja pa dyshim do të jetë në kryeqytet.

    Derbi i kësaj xhiro zhvillohet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, dy skuadra që kanë treguar formë shumë të mirë në vitin 2025.

    Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës përballen në një sfidë interesante të dielën në kryeqytet.

    Të dy skuadrat kanë nga dhjetë fitore e tetë humbje, ku pritet një përballje e baraspeshuar.

    Ndeshja e fundit e kësaj xhiro, por shumë e rëndësishme është ndërmjet Borës dhe Vëllaznimit.

    Bora ka pesë fitore e 13 humbje, derisa kuqezinjtë në formë shumë të mirë kanë dhjetë fitore e tetë humbje.

    /GazetaSinjaliSport/

    The post Java e 19-të në basketbollin kosovar mbyllet sot me dy ndeshje, derbi në kryeqytet mes Prishtinës dhe Pejës appeared first on Sinjali.

  • Java e 19-të/ Sot dy ndeshje interesante në Superligën e Basketbollit

    Java e 19-të/ Sot dy ndeshje interesante në Superligën e Basketbollit

    Sot zhvillohen tre ndeshje interesante në basketbollin kosovar.

    Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 19-të të Superligës.

    Nga ora 17:00, Proton Cable do të jetë nikoqire e Trepçës. Prizrenasit janë në vendin e tetë me katër fitore e 14 humbje, derisa mitrovicasit në vendin e dytë me 12 fitore e gjashtë humbje.

    Në ndeshjen tjetër përballen Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi. Therandasit kanë tetë fitore e dhjetë humbje, kurse Portokallezinjtë në pozitën e parë me 13 fitore e pesë humbje.

    Kjo pëballje nis nga ora 19:00.

  • Vdes trajneri i njohur i shenjëtarisë sportive në Kosovë, Ali Pllana

    Vdes trajneri i njohur i shenjëtarisë sportive në Kosovë, Ali Pllana

    Ka vdekur Ali Pllana, kontribuuesi i madh i sportit në vend, i ndjeri njëherësh ishte për shumë vjet kryetar i Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës, themelues i këtij sporti, ish-shenjëtar dhe trajner.

    Kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e të ndjerit.

    Ai tha se kontributi i Pllanës ishte i palodhshëm dhe përkushtimi ndaj “zhvillimit të shenjëtarisë sportive do të mbeten një trashëgimi e çmuar për brezat e ardhshëm”.

    Ai ishte pjesëmarrës në cilësinë e trajnerit edhe në debutimin e Kosovës në Lojërat Olimpike Rio 2016 dhe në Lojërat Evropiane Baku 2015.

  • Merr fund gjithçka, Enis Bardhi sot zyrtarizohet te skuadra e re

    Merr fund gjithçka, Enis Bardhi sot zyrtarizohet te skuadra e re

    Futbollisti i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, sot do bëhet me skuadër të re.

    Bardhi ka mbërritur në qytetin e Bodrumit në Turqi dhe sot nënshkuan me klubin e ri, shkruan telenews.

    Lojtari me prejardhje shqiptare u largua gjatë këtij muaji nga Trabzonspori dhe karrierën do të vazhdojë te Bodrum FK.

    Në këtë skuadër, Bardhi do të luajë me dyshen tjetër shqiptare si: Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi.

  • Norvegjia mund të bëhet vendi i parë që e heq sistemin VAR

    Norvegjia mund të bëhet vendi i parë që e heq sistemin VAR

    Norvegjia pritet të bëhet vendi i parë që do ta braktis VAR-in pasi 19 nga 32 klube të divizionit të parë të futbollit në këtë shtet votuan për ta hequr video-referimin.

    Pas periudhës prej katër muajsh konsultime me klube, futbollistë dhe grupe tifozësh, klubet e divizionit të parë dhe të dytë norvegjez votuan për ta hequr VAR-in, ndërsa e nisën rekomandimin drejt Federatës Norvegjeze të Futbollit (NFF), e cila do ta marrë vendimin definitiv.

    NFF pritet ta marrë vendimin final në muajin mars, ndërsa “ESPN” mëson se shtëpia e futbollit norvegjez mund edhe ta anulojë këtë rezultat.

    Divizioni i parë i futbollit norvegjez, Eliteserien, e kishte prezantuar VAR-in në vitin 2023, ndërsa tifozët nga i gjithë vendi e kishin kundërshtuar zëshëm këtë vendim.

    Në fillim të këtij sezoni, ndeshja mes Rosenborgut me Lillestrøm ishte ndërprerë pasi tifozët kishin gjuajtur në fushë torta me peshk dhe sende të tjera për të protestuar ndaj VAR-it.

    Ndeshjet tjera ishin ndërprerë nga gjuajtja e tapave të shampanjës, topa të tenisit etj.

    Trazirat që i shkaktuan tifozët çuan në periudhën e konsultimeve dhe mundësinë e heqjes së VAR-it nga Federata Norvegjeze. 

    /GazetaSinjali/

    The post Norvegjia mund të bëhet vendi i parë që e heq sistemin VAR appeared first on Sinjali.

  • Kyle Walker zbarkon në Milano, pas pak testet mjekësore

    Kyle Walker zbarkon në Milano, pas pak testet mjekësore

    Mbrojtësi anglez, Kyle Walker ka zbarkuar në Milano.

    Walker do të kryejë sot testet mjekësore tek ‘Rossonerët’.

    Pas përfundimit të testeve mjekësore, do të nënshkruhet kontrata mes palëve.

    /GazetaSinjali/

    The post Kyle Walker zbarkon në Milano, pas pak testet mjekësore appeared first on Sinjali.

  • Sigal Prishtina triumfon në ‘El Classico’, mposht Trepçën në “Minatori”

    Sigal Prishtina triumfon në ‘El Classico’, mposht Trepçën në “Minatori”

    Në një super ndeshje të zhvilluar në Mitrovicë dhe dramatike deri në fund, Sigal Prishtina ka fituar derbin e javës së 18-të të ProCredit Superligës ndaj Trepçës me rezultat 86:88 (27:20, 15:24, 28:22, 16:22).

    Drama vazhdoi deri në fund. ‘Xehetarët’ fituan periudhën e tretë 28:22, dhe drama ishte deri në fund, ku herë njëra skuadër e herë tjetra kalonte në epërsi, deri në fund vendimtar ishin pikët nga Rashid Mahalbashiq.

    Te vendasit u dalluan Michael Myers me 15 pikë e 16 kërcime, Drilon Hajrizi dhe Tekele Cotton me nga 21 pikë, ndërsa te mysafirët u dalluan Tyrrel Tate me 24 pikë dhe Jawachi Nzeakor me 19 pikë e pesë kërcime.

    Trepça ka 12 fitore e gjashtë humbje, kurse Sigal Prishtina ka dhjetë fitore e tetë humbje.

    /GazetaSinjaliSport/

    The post Sigal Prishtina triumfon në ‘El Classico’, mposht Trepçën në “Minatori” appeared first on Sinjali.

  • Zyrtare: Randal Kolo Muani është futbollisti i ri i Juventus

    Zyrtare: Randal Kolo Muani është futbollisti i ri i Juventus

    Randal Kolo Muani i bashkohet Juventusit si huazim nga Paris St Germain.

    Sulmuesi francez i është bashkuar Bianconerëve në një marrëveshje huazimi deri më 30 qershor 2025.

    Asnjë klauzolë e opsionit të blerjes nuk është përfshirë në marrëveshje.

    Deri më tani këtë sezon, Kolo Muani ka bërë 14 paraqitje për PSG-në, duke shënuar dy herë dhe duke asistuar një tjetër.

    /GazetaSinjali/

    The post Zyrtare: Randal Kolo Muani është futbollisti i ri i Juventus appeared first on Sinjali.

  • Randal Kolo Mouani zyrtarisht i bashkohet Juventusit

    Randal Kolo Mouani zyrtarisht i bashkohet Juventusit

    Randal Kolo Mouani tashmë zyrtarisht iu është bashkuar Juventusit në formë huazimi nga Parisi.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra nga Torino përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

    Ai do të jetë në huazim nga Parisi deri më 30 qershor 2025.

    26-vjeçari më parë ka luajtur tek Nantes, Frankfurt e Boulogne. Ndërsa ka zhvilluar edhe 27 ndeshje me kombëtaren e Francës ku ka realizuar tetë gola.

    Në 14 ndeshje këtë sezon me Parisin në të gjitha garat ka realizuar dy gola e një asistim.