UEFA ka përshëndetur një operacion kundër piraterisë që neutralizoi një numër rekord platformash të transmetimit ilegal dhe shërbimesh IPTV të paligjshme, duke çuar në 11 arrestime.
Në vitet e fundit, përdorimi i IPTV-ve, Fire Stick-ve dhe pajisjeve të tjera të modifikuara është rritur ndjeshëm për shkak të kostove të larta të abonimeve nga mbajtësit zyrtarë të të drejtave si Sky Sports dhe TNT Sports.
Kjo teknologji u mundëson përdoruesve të transmetojnë përmbajtje ilegalisht përmes shërbimeve të internetit, por Premier League dhe organizata të tjera kanë bashkëpunuar me autoritetet për të nisur një goditje ndaj këtyre aktiviteteve.
Tani, është bërë e ditur se ‘Operacioni Kratos’ ka shkatërruar një rrjet platformash të transmetimit ilegal me mbi 22 milionë përdorues.
Operacioni kundër piraterisë, që përfshiu autoritetet ligjzbatuese nga shtetet anëtare të BE-së dhe vende të tjera, u krye gjatë verës së kaluar gjatë një sërë ngjarjesh sportive, përfshirë Euro 2024.
UEFA ka deklaruar se mori pjesë në operacion duke kontribuar me “informacione të detajuara dhe në kohë mbi transmetimet ilegale të garave të UEFA-s, bazuar në programin e saj të gjerë të mbrojtjes së përmbajtjes, i cili përdor teknologjitë më të fundit të disponueshme.”
Në total, përpjekjet e tyre rezultuan në 112 kontrolle dhe sekuestrime pajisjesh, si dhe identifikimin e 102 të dyshuarve, duke përfunduar me 11 arrestime.
“UEFA mirëpret dhe mbështet një operacion kaq të suksesshëm dhe të paprecedentë që neutralizoi një numër rekord platformash të transmetimit ilegal dhe shërbimesh IPTV të paligjshme”, komentoi arrestimet një zëdhënës i UEFA-së.
“Ne dëshirojmë të falënderojmë palët e përfshira për përpjekjet e tyre të vazhdueshme dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit në luftën kundër piraterisë digjitale duke ndërmarrë veprime të tilla kundër krimit të organizuar”.
“Të ardhurat financiare nga të drejtat e transmetimit janë thelbësore për mirëqenien e futbollit profesionist dhe amator. Në veçanti, ato janë thelbësore për zhvillimin e futbollit dhe investimet në bazat e tij në mbarë Evropën”, shtoi ai.
“Lufta kundër piraterisë online të garave tona mbetet një prioritet kyç për UEFA-n. Ne jemi të angazhuar të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ndaluar këtë kërcënim ndaj të ardhurave që mbështesin ekosistemin e futbollit evropian”.
Në nëntor, një burrë 29-vjeçar nga Liverpool-i u dënua me burgim për ngarkimin dhe shikimin e transmetimeve të paligjshme në pajisje Fire Stick.
E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madridi ka gjeneruar shumë spekulime muajt e fundit, sidomos pasi Arabia Saudite është e interesuar ta sjellë atë në Lindjen e Mesme gjatë merkatos së verës.
Megjithatë, një gjë e tillë do të jetë jashtëzakonisht e vështirë.
Sipas Marca, Al Hilal është klubi më i interesuar për të nënshkruar me Vinicius në rast se ai largohet drejt Arabisë Saudite.
Megjithatë, Real Madridi nuk është i shqetësuar për humbjen e tij, pavarësisht pretendimeve se ekzistojnë disa dyshime të krijuara nga rrethi i ngushtë i superyllit brazilian.
Real Madridi dëshiron të arrijë një marrëveshje për një kontratë të re me Vinicius në fund të sezonit, pasi kjo do të shuante çdo dyshim mbi përkushtimin e tij ndaj klubit.
Por, edhe nëse kjo nuk ndodh, brenda klubit ka besim të plotë, pasi vetëm një ofertë prej 1 miliard eurosh – që është klauzola e largimit e 24-vjeçarit – do të pranohej.
Për më tepër, kontrata aktuale e Vinicius nuk përfundon deri në vitin 2027, kështu që Real Madridi ka më shumë se mjaftueshëm kohë për ta bindur atë që të zgjasë qëndrimin e tij në Santiago Bernabeu.
Duke marrë parasysh të gjitha këto, duket shumë e mundshme që ai nuk do të largohet nga klubi së shpejti.
Legjenda e Baselit dhe Zvicrës, Alexander Frei, ka thënë se Xherdan Shaqirit ka meritën që i është dhënë, për shiritin e kapitenit.
Xherdan Shaqiri për herë të parë të dielën e udhëhoqi në fushë Baselin si kapiten në ndeshjen derbi të Superligës zvicerane të futbollit ndaj Luganos (2-2).
Shaqiri u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, pasi shënoi golin e dytë nga penalltia, ndërsa asistoi në golin e parë të Baselit. “Shaqiri tani ka rëndësinë që meriton”, ka thënë Frei të hënën për “Blick”. Frei për Baselin shënoi 72 gla në 103 ndeshje nga viti 2009 deri në vitin 2013, ndërsa për Zvicrën në 84 ndeshje realizoi 42 gola. Frei dhe Shaqiri në të kaluarën kanë luajtur bashkë te Baseli dhe Zvicra.
Boksieri Ardian Krasnqi është gati që të arrij majën në arenën e boksit profesionist.
Krasniqi do të ngjitet në ring me datën 26 prill të këtij viti në Sindelfingen pranë Stuttgartit
28-vjeçari do të mbrojë për herë të parë titullin e tij WBO – një hap vendimtar drejt majave botërore.
Këtë e ka konfirmuar menaxheri i Krasniqit, Shkodran Arifi, i cili shtoi se kundërshtari i tij do të kuptohet në ditët në vijim.
Megjithatë kjo nuk e gjitha, pos Krasniqit në ring do të ngjitet edhe Eris Bajra dhe Arian Ejupi, të cilët do të tregojnë aftësitë etyre.
“Siguroni biletat tuaja tani dhe bëhuni pjesë e një mbrëmjeje të paharrueshme plot aksion, pasion dhe boks të klasit të parë! Vendndodhja: Glaspalast, Sindelfingen Data: 26 prill 2025”, ka thënë Arifi për Klanin.
Krasniqi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën në boksin profesionist, në kategorinë gjysmë të rëndë.
Ai nga 10 meçet e zhvilluara deri më tani i ka të fituara të gjitha me nokaut.
Trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur që të mos e vazhdojë aventurën te Real Madridi përtej sezonit 2024/25.
Kohëve të fundit shkaku i stilit të lojës, Ancelotti është kritikuar më së shumti te skuadra madrilene për rezultatet e dobëta.
Sipas asaj që raporton radio spanjolle “Onda Cero”, Ancelotti ka vendosur që të mos e vazhdojë aventurën përtej fundit të këtij sezonit.
Kontrata aktuale e teknikut italian skadon në qershorin e vitit 2026 prandaj do të ketë shumë pyetje se kush do të jetë pasuesi i tij.
Xabi Alonso aktualisht në krye të Bayer Leverkusenit thuhet se është favoriti sidomos falë punës së jashtëzakonshme që ka bërë në krye të klubit gjerman.
Ancelotti u rikthye te Reali në vitin 2021 pas suksesit që kishte në vitin 2014 dhe që atëherë ia doli ta fitonte dy herë Ligën e Kampionëve (2022 dhe 2024).
Milani është shumë pranë finalizimit të detajeve përfundimtare të negociatave me Manchester City-n për transferimin e ndërkombëtarit anglez, Kyle Walker.
Sipas raporteve të së dielës, ai është në prag të bashkimit me kuqezinjtë në formë huazimi me opsion blerjeje.
Më herët këtë muaj, Pep Guardiola konfirmoi se Walker kishte kërkuar një largim nga Etihad për të përjetuar një mundësi jashtë Anglisë, para se të mbyllë karrierën e tij si futbollist.
34-vjeçari ka kontratë me Manchester City-n deri në verën e vitit 2026, por raportohet se klubi është i gatshëm ta lejojë të largohet për një tarifë minimale, si gjest mirënjohjeje pas shtatë viteve e gjysmë shërbimi dhe gjashtë titujve të Premier League.
Walker pritet t’i bashkohet Milanit me një marrëveshje huazimi fillestare prej 1 milion eurosh për pjesën e mbetur të sezonit 2024-25, ndërsa kuqezinjtë do të kenë opsionin për ta bërë transferimin të përhershëm për një shumë shtesë prej 5 milionë eurosh në verë.
Sipas përditësimeve nga ekspertët e transferimeve Matteo Moretto dhe Fabrizio Romano, Milani dhe Manchester City pritet të finalizojnë transferimin brenda 24 orëve të ardhshme.
Vetë Walker ka dhënë tashmë aprovimin për këtë lëvizje, pavarësisht interesit nga disa klube të tjera në Evropë dhe në Arabinë Saudite.