Category: SPORT

  • Xherdan Shaqiri mendon për të ardhmen, blen aksione te klubi zviceran

    Xherdan Shaqiri mendon për të ardhmen, blen aksione te klubi zviceran

    Ylli shqiptar i futbollit, Xherdan Shaqiri, ka blerë aksione te klubi Rapperswil-Jona, që garon në kategorinë e tretë të Zvicrës.

    Lajmin e ka bërë të ditur klubi zviceran të martën.

    Shaqiri për faqen e klubit ku tashmë ka aksione, ka thënë se e planifikon të ardhmen e tij profesionale me Rapperswil-Jonan.

    “Duke vendosur t’i bashkohem Rapperswil-Jona, dua të përgatitem për rrugën time pas karrierës si futbollist. Kjo përfshin njohjen e strukturave të klubit. Për mua Rapperswil-Jona është klubi ideal për këtë. Është një klub i mirë, me një stadium të bukur dhe një traditë të gjatë”, ka thënë Shaqiri.

    Ai mezi pret të nisë bashkëpunimin me drejtuesit e klubit.

    “Do të ketë punë serioze, zhvillim të të rinjve, integrim dhe përkushtim social”, është shprehur 33-vjeçari.

  • Skiatorja e Shqipërisë me rezultat të mirë në Kupën e Botës

    Skiatorja e Shqipërisë me rezultat të mirë në Kupën e Botës

    Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, ka arritur rezultat të mirë në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës, që u mbajt në Flachau të Austrisë.

    Skiatorja e Shqipërisë përfundoi në vend të 13-të me kohë më të dobët për 1 sekondë e 70 qindtat nga fituesja e garës, Camille Rast e Zvicrës.

    Një rezultat të mirë dhe për 44 qindtat mbetet larg pozitës së 10-të.

    Renditja 

    1. Camille Rast (Zvicra) 1:55,03
    2. Wendy Holdener (Zvicra) +0,16
    3. Sara Hector (Suedia) +0,38
    4. Katharina Liensberger (Austria) +0.51
    5. Mélanie Meillard (Zvicra) +0.57
    6. Paula Moltzan (SHBA) +0.73
    7. Anna Swenn-Larsson    (Suedia) +0.81
    8. Emma Aicher (Gjermania) +1.02
    9. Mina Fuerst Holtmann (Norvegjia) +1.10
    10. Lena Dürr (Gjermania) +1.26

  • Vedati i zbulon një sekret Edon Zhegrovës

    Vedati i zbulon një sekret Edon Zhegrovës

    Vedat Bajrami dhe Edon Zhegrova njihen për raportin e ngushtë me njëri-tjetrin.

    Aktori i humorit ka ndihmuar yllin e futbollit në hapat e tij të parë në karrierë dhe kjo shoqëri vazhdon prej vitesh.

    Në një paraqitje të rrallë televizive, Vedati në #Gjesi foli për Zhegrovën duke zbuluar më shumë rreth raportit të tyre madje tha se ka pasur edhe tentativa për t’i ndarë.

    Mes tjerash aktori i zbuloi futbollistit një sekret, një talent të rrallë që nuk e kemi ditur për të.

  • Xhaka shpallet për herë të tretë futbollisti më i mirë në Zvicër

    Xhaka shpallet për herë të tretë futbollisti më i mirë në Zvicër

    Granit Xhaka, futbollisti nga Kosova, është nderuar për të tretën herë radhazi me çmimin “Futbollisti më i mirë në Zvicër”.

    Kjo ka ndodhur të hënën në një ceremoni të organizuar nga Federata Zvicerane e Futbollit dhe Liga Zvicerane e Futbollit.

    “Në sezonin e tij të parë me Bayer Leverkusen, Xhaka fitoi dy trofe të mëdhenj: titullin e kampionit dhe Kupën e Gjermanisë (DFB-Pokal), ndërsa arriti gjithashtu finalen e UEFA Europa League. Si kapiten, rekordmeni i përfaqësueses zvicerane e udhëhoqi Kombëtaren për herë të dytë radhazi në çerekfinalen e Kampionatit Evropian”, ka qenë arsyetimi i shpalljes.

  • Tyson Fury jep lajmin e madh, pensionohet nga boksi profesional

    Tyson Fury jep lajmin e madh, pensionohet nga boksi profesional

    Tyson Fury ka njoftuar pensionimin e tij nga boksi përmes një video të publikuar në rrjetet sociale.

    Fury i cili dështoi që ta fitonte titullin e kampionit në peshat e rënda ndaj Oleksandr Usyk, i ka dhënë fund karrierës së tij legjendare.

    Ai publikoi një video në rrjetet sociale të shoqëruar me mbishkrimin: Faleminderit ka qenë kënaqësi. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan në këtë rrugëtim.

    Në një klip ai tha: Përshëndetje të gjithë, unë do ta bëjë këtë shkurt dhe ëmbël. Do të doja të njoftoja pensionimin tim nga boksi. E kam dashur çdo minutë të saj.

    Fury largohet kështu nga boksi në moshën 36-vjeçare pasi ka arritur majat e këtij sporti duke marrë të gjithë titujt e unifikuar ndaj Wladimir Klitschkos në nëntor të 2015.

    Ai më pas i fitoi edhe titujt WBA (super), IBF dhe WBO kur e rrëzoi Klitschkon nga froni në Gjermani.

    I ashtuquajturi ‘Gypsy King’ gjithashtu e mori edhe rripin WBC pas fitores që arriti ndaj Deontay Wilder në shkurt të 2020.

    Fury ka humbur dy meçet e fundit të karrierës së tij madhështore, ku që të dyja erdhën nga Usyk.

  • Tri ndeshje të forta sot në basketboll

    Tri ndeshje të forta sot në basketboll

    Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me tri ndeshje tjera.

    Të dielën do të përballen skuadrat prishtinase, Sigal Prishtina-Bora, në një sfidë emocionuese.

    Në stinorin vjeshtor, të dy skuadrat kishin nga një fitore ndaj njëra-tjetrës, andaj pritet një ndeshje shumë interesante në kryeqytet. Sigal Prishtina ka shtatë e tetë humbje, ndërsa Bora pesë fitore e dhjetë humbje.

    Takim interesant pritet edhe në Prizren, ku përballen dy skuadrat në formë, Bashkimi dhe Vëllaznimi. Prizrenasit ndodhen në vendin e dytë me dhjetë fitore e pesë humbje, ndërsa kuqezinjtë tetë fitore e shtatë humbje, ku kanë katër fitore radhazi.

    Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është ndërmjet Pejës dhe Proton Cable Prizrenit, ku fitorja është e vlefshme për të dy skuadrat. Verdhezinjtë kanë tetë e shtatë humbje, ndërsa prizrenasit katër fitore e 11 humbje.

  • Flick për finalen: Fitorja e El Clasico do të ishte një nxitje e madhe për sezonin tonë

    Flick për finalen: Fitorja e El Clasico do të ishte një nxitje e madhe për sezonin tonë

    Hansi Flick foli për pikat kyçe përpara El Clasicos së ardhshme në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit, të planifikuar për nesër (e diel).

    Barcelona dhe Real Madridi do të ndeshen të dielën mbrëma në finalen e Superkupës së Spanjës dhe Flick beson se ekipi i tij duhet të fitojë për të marrë një nxitje për sezonin.

    “Si një ekip, ne duhet të tregojmë forcë dhe unitet”, ka thënë fillimisht Flick në konferencën për shtyp para ndeshjes.

    “Fitorja e El Clasicos do të ishte një nxitje e madhe e besimit për sezonin. Do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për klubin dhe një moment i paharrueshëm për tifozët tanë”.

    “Kundër Real Madridit, ne duhet të luajmë shumë mirë dhe të kujdesemi për ta në tranzicion”.

    “Ne duhet të përmirësojmë gabimet që bëmë kundër Athletic Bilbao”, përfundoi trajneri gjerman.

  • Lille sonte pa Zhegroven, ylli kosovar vazhdon rikuperimin

    Lille sonte pa Zhegroven, ylli kosovar vazhdon rikuperimin

    Skuadra e Lille do të luajë sonte ndaj Auxerre në Ligue 1, por pa prezencën e Edon Zhegrovës.

    Ndeshja do të zhvillohet nga ora 21:05, ndërsa ylli i Kombëtares së Kosovës mungon për shkak të një lëndimi, i cili e ka mbajtur jashtë fushës së lojës, transmeton Klankosova.tv.

    Trajneri Bruno Genesio konfirmoi mungesën e Zhegrovës gjatë një konference të djeshme, duke theksuar se ai ka rifilluar stërvitjen, por i duhet më shumë kohë për t’u rikthyer plotësisht.

  • Reali e gjunjëzon Mallorcën e Muriqit, El Clasico në finale të Superkupës së Spanjës

    Reali e gjunjëzon Mallorcën e Muriqit, El Clasico në finale të Superkupës së Spanjës

    Real Madridi ka kaluar në finale të Superkupës së Spanjës, aty ku do të përballet me Barcelonën që eliminoi mbrëmë (8 janar) Athletic Bilbaon.

    Los Blancos triumfuan 3-0 përballë Mallorcas, duke siguruar një fitore në 45 minutat e dytë.

    Fillimisht, mbretërit kishin dominimin në ndeshje, duke krijuar raste të shumta për gol.

    Mirëpo edhe Mallorca e Vedat Muriqit ishte shumë solide në mbrojte deri në minutën e 63-të të takimit.

    Pas një tollovie të krijuar në mbrojtje, Rodrygo goditi shtyllën e majtë të Mallorcas, më pas portieri i Mallorcas bëri një pritje bravuroze, për t’i mohuar golin Kylian Mbappes.

    Por, nga topi i kthyer, Bellingham ia doli të fuste topin në rrjetën e portës së Mallorcas që ishte e mbushur me lojtarë të këtyre të fundit.

    Mbretërit ishin me fat, pasi në minutën e 90+3-të, Martin Valjent realizoi auto-gol, për rezultatin 2-0.

    Fitoren e madrilenëve e vulosi Rodrygo, që realizoi për 3-0 me një asistim nga Lucas Vazquez (90+5′).

    Real Madridi ia doli të ruante këtë epërsi minimale, për të kaluar në finale, aty ku do të përballet me Barcelonën të dielën e 12 janarit nga ora 20:00.

  • Florian Marku arrestohet sërish, pritet të ekstradohet në Greqi

    Florian Marku arrestohet sërish, pritet të ekstradohet në Greqi

    Merr një kthesë të papritur historia e boksierit të njohur shqiptarë Florian Marku. Ai është arrestuar sërish në Londër pasi arriti të dalë nga burgu në Gjermani.

    “TopChannel” ka publikuar dokumentin e gjykatës së ekstradimeve të Londrës, sipas së cilës bazuar në një urdhër arresti ndërkombëtarë, ka arrestuar dhe ka nxjerrë përpara trupit gjykues i cila i ka komunikuar akuzat që vijnë nga urdhri arrestit i Greqisë.

    Sipas kësaj shkrese, Florian Marku akuzohet për tentativë vrasje, plagosje me pasoja të rënda, armëbajtje pa leje dhe përdorim arme. Marku ka pranuar me vullnet të plotë të ekstradohet tashmë drejt shtetit grek për të vijuar pjesën e mbetur të dënimit, pasi bëhet fjalë për ngjarjen e vitit 2010 kur ai është përleshur në një klub nate në Selanik ndaj disa shtetasve rusë.

    Sipas mediave greke, për atë ngjarje rëndon një dënim prej 7 vitesh burg për të cilat më parë Florian Maku ka kryer vetëm 1 vit e gjysmë.