Category: SPORT

  • FFK organizon kamp stërvitor për futbollistët e së ardhmes tek kombëtarja

    FFK organizon kamp stërvitor për futbollistët e së ardhmes tek kombëtarja

    Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur të mbajë kamp stërvitor për futbollistët e rinj që shihen si opsion për të ardhmen e ekipit kombëtar.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë FFK-ja përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

    Këta futbollistë janë nga mosha nën 21-vjeçare të cilët shihen si talentët më të mëdhenj që ka Kosova.

    Grumbullimi i tyre do të jetë nga 12-15 janar teksa kampi do të organizohet në Prishtinë, nën udhëheqjen e selektorit të kombëtares A, Franco Foda.

    “Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, pas përcjelljes së vazhdueshme të futbollistëve të rinj që janë kandidatë potencialë për ekipin kombëtar, ka vendosur që nga data 12 deri më 15 janar të organizojë një kamp stërvitor në Prishtinë, për të parë nga afër futbollistët e rinj (nën 21 vjeç) që janë kandidatë potencialë për ekipin kombëtar “A””, shkruan FFK-ja në njoftim.

    Teksa kjo është lista e lojtarëve të ftuar:

  • Pas Zidanet edhe Henry në opsion të Kombëtares së Francës

    Pas Zidanet edhe Henry në opsion të Kombëtares së Francës

    Didier Deschamps njoftoi se pas Kupës së Botës 2026 do të largohet nga Kombëtarja e Francës dhe menjëherë kanë nisur të qarkullojnë emra që mund ta zëvendësojnë atë.

    Në mëngjesin e sotëm mediat e huaja shkruan se favorit absolut për ta marrë në dorë ekipin e “Trekolorëve” është Zinedine Zidane.

    Ky i fundit nuk ka udhëhequr ekip nga viti 2021 kur e kishte mbyllur eksperiencën e dytë me Real Madridin.

    Dhe, “Zizou” nuk e kishte fshehur dëshirën për ta udhëhequr Kombëtaren.

    “Me Francën nuk ka marrë fund. Natyrisht, e dua bankinën. Shpresoj që një ditë do të bëhet realitet. “Kur? Nuk varet nga unë. Por, dua të përfundoj në krye të ekipit të Francës. Të luaja për Francën ka qnë gjëja më e mirë që më ka ndodhur”, kishte deklaruar ish-futbollisti i Juventusit dhe i Real Madridit në vitin 2022.

    E tash, mediat franceze shkruajnë se Zidane nuk është i vetmi kandidat për ta drejtuar Francën pas Botërorit që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada e në Meksikë.

    Sipas mediumit “Le Parisien”, një tjetër opsion i Francës është edhe Thierry Henry, aktualisht selektor i ekipit U-21, me të cilin e fitoi medaljen e argjendtë në Olimpiadën e Parisit në verën e vitit të kaluar.

    Sidoqoftë, Zidane mbetet opsioni i parë për Federatën Franceze të Futbollit.

    Edhe legjenda e Arsenalit pritet ta ketë një karrierë të suksesshme si trajner.

  • Dijar Ferati transferohet i bashkohet gjigantit portugez Rio Ave

    Dijar Ferati transferohet i bashkohet gjigantit portugez Rio Ave

    Futbollisti me prejardhje i cili jeton në Suedi, Dijar Ferati ka arritur marrëveshjen me klubin portugez Rio Ave.

    Ferati është vetëm 16-vjeç dhe vjen nga qyteti i Mitrovicës, shkruan Arbresh.info.

    Siç bënë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Marinakis Group ka rënë dakord për marrëveshjen për mesfushorin që fillimisht t’i bashkohet Rio Ave.

  • Milani me fitore madhështore e fiton Superkupën e Italisë

    Milani me fitore madhështore e fiton Superkupën e Italisë

    Milani arriti të shënojë fitore të madhe ndaj Interit me një rikthim të jashtëzakonshëm me rezultat 3-2 në finalen e Superkupës së Italisë.

    Interi ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Milanit me rezultat 1-0, në finalen e Superkupës së Italisë.

    Zikaltërit e nisën me rast të mirë, ku Lautaro Martinez ishte afër të shënonte, por Malick Thiaë ia largoi topin nga këmbët.

    Tijjani Reijnders gjuajti bukur, por topi shkoi mbi portë. Dimarco ishte afër të shënonte, por Mike Maignan bëri pritje të madhe.

    Para se të mbyllej pjesa e parë në skenë doli Lautaro i cili nga afër shënoi për 1-0.

    Pjesa e dytë nisi me gol për Interin, të cilët arritën të shtonin epërsinë me Mehdi Taremi i cili shënoi për 2-0 në minutën e 47-të.

    Image

    Por kuqezinjtë nuk dorëzohen dhe sikurse kundër Juventusit filluan rikthimin, duke treguar karakter.

    Theo Hernandez me një goditje dënimi arriti të shënojë një gol të bukur për 2-1 në minutën e 52-të.

    Image

    Ndeshja u baraspeshua në minutën e 80-të, kur një aksion i bukur nga e majta, me Hernandez që asiston te Christian Pulisic i cili shënoi nga afër për 2-2.

    Milani shpërtheu në kohën shtesë, kur shënoi golin e epërsisë për 3-2 më Tammy Abraham për t’i dhënë fitoren kuqezinjëve.

    Një fitore e madhe e Milanit që arrin ta mposht Interin dy herë brenda një kohe të shkurtër.

  • Real Madridi me lehtësi kalon në 1/8 e finales së Kupës

    Real Madridi me lehtësi kalon në 1/8 e finales së Kupës

    Real Madridi ka arritur të shënoj fitore të lehtë me rezultat 0-5 në udhëtim tek Deportiva Minera në kuadër të rrethit të 1/16 së finales në Kupën e Spanjës.

    Pas vetëm pesë minutash lojë, Fede Valverde shënoi një gol të bukur për të hapur llogarinë e golave, shkruan Arbresh.info.

    Tetë minuta më vnë, Camavinga shënoi golin e dytë. Kurse në minutën e 28-të, Arda Guler trefishoi epërsinë e Los Blancos.

    Dy gola të tjerë madrilenët shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht, Modric në minutën e 55-të, realizoi golin e katërt.

    Ndërsa dy minuta para fundit, fantazisti turk, Arda Guler shënoi golin e dytë personal dhe të pestin për Realin për t’i dhënë vulën këtij takimi.

    Me këtë Real Madridi arrin të kualifikohet në 1/8 e finales në Copa del Rey.

  • Një tjetër futbolliste nga Kosova transferohet në Superligën e Turqisë

    Një tjetër futbolliste nga Kosova transferohet në Superligën e Turqisë

    Futbollistja kosovare, Fatlinda Ramaj është transferuar në Superligën e Turqisë.
    Ramaj ka nënshkruar me skuadrën e njohur turke, Trabzonspor.

    Futbollistja kosovare, Fatlinda Ramaj, ka kaluar në Superligën e Turqisë, duke nënshkruar me klubin Trabzonspor.

    Pas një karriere të suksesshme me Mitrovicën dhe shumë titujve kampionë në Kosovë, Ramaj do të bashkohet me katër futbolliste shqiptare të tjera në këtë ekip: Lumbardha Misini, Valentina Troka, Armela Tukaj dhe Kaltrina Biqkaj.

  • Real Madridi- mbreti i pathyeshëm i Ligës së Kampionëve, 15 herë i pari

    Real Madridi- mbreti i pathyeshëm i Ligës së Kampionëve, 15 herë i pari

    Real Madridi vazhdon t’a mbajë fronin e mbretit në Evropë.

    Mbretërit e Evropës u rikthyen në podium vetëm pas një viti, duke triumfuar në këtë kompeticion për herën e 15-të, absolutisht një rekord për spanjollët.

    Goglat e fatit i dhanë një përparësi të madhe Real Madridit në fazën e grupeve, ku u shortua në grupin C, së bashku me Napolin, Bragan dhe Union Berlinin.

    Madrilenët u treguan të pamëshirshëm me këto skuadra, duke i mposhtur nga dy herë brenda e jashtë impiantitn “Santiago Bernabeu”.

    “Viktima” e parë e Los Blancos në grup ishte Union Berlini i cili u tregua arrë e fortë për madrilenët, por tashmë që Real Madridi kishte fituar një super yll si Jude Bellinghami, nuk u lejua befasia dhe madrilenët triumfuan 1-0 në ndeshjen e parë.

    Edhe në ndeshjen e dytë, skuadra e drejtuar nga Ancelotti pati punë të madhe pasi luajti në udhëtim tek atëherë kampioni i Italisë, Napoli.

    Por, që në fund doli të jetë një udhëtim i ëmbël duke triumfuar edhe ndeshjen e dytë me rezultat 2-3.

    Një tjetër fitore minimale, kësaj radhe me rezultat 1-2 e arriti në Portugali ndaj Bragas dhe tashmë kishte nëntë pikë pas tri ndeshjeve në grupin C.

    Forma e mirë e “Los Blancos” vazhdoi edhe në tri ndeshjet e fundit të grupit C, ku fillimisht triumfuan ndaj Bragas 3-0, pastaj mposhtën Napolin 4-2 në “Santiago Bernabeu”.

    Ndërsa, takimin e fundit e luajtën në stadiumin mitik të Berlinit ku nën një atmosferë impozante Reali fitoi 2-3, për të kompletuar gjashtë fitore në grup dhe ta mbyllur si liderë me 18 pikë.

    Champions League sa po shkonte duke u ndezur. Erdhi radha për shortin e fazës së 1/8 së finales së këtij kompeticioni, ku sërish shorti foli në anë të Real Madridit.

    Red Bull Leipzig një kundërshtar gjerman për “mbretërit” spanjoll. Shumëkush e pa Realin si favorit të padiskuteshëm.

    Mirëpo, loja foli ndryshe, Leipzigi i doli madrilenëve “një kockë” e fortë. Sfida e parë ishte në Gjermani ku madrilenët triumfuan minimalisht 1-0, por që duhet të cekur se edhe fati ishte në anën e tyre.

  • Skitarja shqiptare Lara Colturi shkëlqen në Kranjska Gora

    Skitarja shqiptare Lara Colturi shkëlqen në Kranjska Gora

    Skitarja shqiptare Lara Colturi e ka nisur mirë vitin 2025, duke siguruar një tjetër rezultat pozitiv në Kupën e Botës të Skive Alpine.

    Në pistën e Kranjska Gora të Sllovenisë, Colturi ka regjistruar kohën e dytë më të mirë, menjëherë pas kampiones olimpike, suedezes Sara Hector.

    Ky është podiumi i dytë në karrierën e tetëmbëdhjetë vjeçares, pas vendit të dytë të arritur më herët në Gurgl të Austrisë.

    Sipas Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Colturi do të garojë sërish në Slalom të dielën, më 5 janar 2025.

     

  • Milani e eliminon Juventusin nga Kupa e Italisë

    Milani e eliminon Juventusin nga Kupa e Italisë

    Pesë minuta shpërqendrim, kaq i kanë mjaftuar Milanit që ta eliminojë Juventusin nga Superklupa e Italisë.

    Rossonerët triumfuan 2-1 përballë Zonjës së Vjetër, për të kaluar në finale të garës së tretë më të madhe në Itali – aty ku do të përballet me Interin që eliminoi mbrëmë (2 janar) Atalantën.

    Juventusi e nisi rrufeshëm ndeshjen, duke vënë të gjithë presionin mbi defanzivën e Milanit dhe kjo u shpërblye.

    Në minutën e 21-të Kenan Yildiz kaloi torinezët në epërsi, kur u asistua  prej Mbangulas.

    Me këtë gol përfundoi edhe pjesa e parë, derisa në të dytën ishte një tjetër skenar.

    Milani filloi të tregonte më shumë nga loja e tyre, duke shfaqur një tjetër fytyrë përballë vendasve.

    Në minutën e 71-të, Christian Pulisic shënoi nga penalltia e shkaktuar prej Nicolo Savona, për rezultatin 1-1.

    Pesë minuta më vonë, Federico Gatti (76′) bëri një gabim trashanik, duke futur topin në rrjetën e tij dhe duke përmbysur rezultatin në 2-1.

    Milani ia doli të mbante këtë epërsi, për të kaluar në finale, aty ku do të përballet me rivalin lokal, Interin, më 6 janar në “Allianz Stadium”.

  • Paratë po shkatërrojnë futbollin?

    Paratë po shkatërrojnë futbollin?

    Inter-Atalanta u luajt sot në Arabinë Saudite.

    Ky takim i vlefshëm për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë u zhvendos jashtë Italisë për arsye të financave më të mira.

    Interi fitojë 2:0 dhe kaloi në finale falë dy golave nga Dumfries.

    Por ajo që ra në sy në këtë takim ishte pjesëmarrja e vogël e tifozëve, dukshëm dëshira për të fituar sa më shumë po shkatërron futbollin?