Category: SPORT

  • Taulant Seferi: Ëndërroj gol me Serbinë, në Beograd me mendjen e ftohtë dhe zemrën flakë

    Taulant Seferi: Ëndërroj gol me Serbinë, në Beograd me mendjen e ftohtë dhe zemrën flakë

    Taulant Seferi shpreson që viti 2025 të shënojë një arritje shumë të madhe për futbollin shqiptar, siç është kualifikimi në Botërorin 2025. Sulmuesi i Kombëtares, në një intervistë për “Sport News” në “News 24”, ka treguar objektivat që synon të arrijë gjatë këtij viti me kuqezinjtë.

    Në bashkëbisedimin me moderatoren Trevisa Tufa, Seferi është ndalur sidomos te përballjet me rivalët e kuqezinjve, Anglinë e Serbinë, duke theksuar se ndeshja në Beograd do të jetë padyshim shumë e  veçantë.

    “Gjithmonë e mendoj një gol ndaj Serbisë.  Nuk dua të merrem me provokime, do Zoti do shënoj dhe të bëj krenarë gjithë shqiptarët. Ne e mendojmë anën tonë profesionale dhe do shkojmë atje ta tregojmë veten. E kam thënë edhe diku tjetër që duhet të kemi mendjen e ftohtë, kokën e ftohtë dhe zemrën flakë“, ka thënë mes tjerash ai.

  • Sulmuesi shqiptar i “etur” për më shumë gola!

    Sulmuesi shqiptar i “etur” për më shumë gola!

    Sulmuesi shqiptar i “etur” për më shumë gola!

    Myrto Uzuni në vitin 2024 vendosi rekord me Granadën në Spanjë, si lojtari i huaj me më tepër gola. Sulmuesi shqiptar ka gjithë vëmendjen e klubit ku ka fituar shiritin e kapitenit.

    Granada ka postuar një foto të Uzunit për të uruar vitin 2025. Dhe është sulmuesi që e shpërndan duke shkruar: “Jam gati”.

    Granada kërkon të rikthehet në La Liga.

    Për këtë Uzuni luan rol kyç, ndërsa është golashënuesi kryesor i skuadrës dhe synon të jetë i gjithë kampionatit.

  • Rikthehet Yamal në stërvitje

    Rikthehet Yamal në stërvitje

    Barcelona ka mbajtur një seancë stërvitore të hapur për tifozët.

    Lajmi i mirë për “Blaugranët”, është edhe rikthimi i yllit 17-vjeçar, Lamine Yamal, ku përveç kësaj shihet së bashku me bashkëlojtarët e tij duke dhënë nënshkrime për tifozët.

    Ende nuk dihet nëse Yamal do të kthehet për ndeshjet e Superkupës së Spanjës, që zhvillohen në janar.

    Yamal, kishte pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Leganesit, ku më pas humbi edhe derbin ndaj Atletico Madridit.

  • Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu

    Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu

    Bernabeu. Pa Santiago. Kështu quhet stadiumi i ri i Real Madridit për qëllime komerciale, edhe pse prej vitesh njihej si Santiago Bernabeu.

    Për momentin, puna e Real Madridit në këtë front është e qetë dhe ndryshimet janë të dukshme vetëm në disa veprime marketingu dhe tregtimi.

    Faqja e internetit e stadiumit quhet Bernabeu, siç është edhe profili i tij zyrtar në rrjetet sociale. Turneu i stadiumit quhet Bernabeu Tour, madje dhurata që klubi ofroi në mbledhjet e Krishtlindjeve, një model i stadiumit, është pa emrin Santiago.

    Provat e para që janë bërë në fasadën e stadiumit për të varur emrin janë bërë edhe pa emrin e presidentit legjendar, vetëm me mbiemër, Bernabeu.

    Modelet e stadiumit shiten gjithashtu me atë emër në dyqanin zyrtar.

    Sipas gazetës Marca, ndryshimi i emrit tani për tani është vetëm për qëllime komerciale, duke kërkuar një imazh më modern dhe një nomenklaturë më të shkurtër dhe nuk dihet nëse do të shoqërohet me sponsorizim në të ardhmen.

    Në çdo rast, mundësia që një kompani t’i jepte stadiumit emër ose mbiemër dhe ndryshimi përfundimtar i nomenklaturës do të duhej të kalonte në Asamblenë e Anëtarëve, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani.

    Ndryshe, stadiumi i ri i Madridit ofron deri në tetë hapësira të ndryshme për evente. Nga fusha e lojës te kutia e nderit ose dhoma e shtypit dhe zona mix.

    I gjithë stadiumi është i disponueshëm për ngjarje, konferenca dhe festa, dhe Real Madridi jep mundësinë për të personalizuar çdo ngjarje sipas shijes së konsumatorit, duke ofruar deri në 360 tabela të rezultateve dhe mundësinë për të mbajtur një ngjarje apo ngjarje zyrtare me praninë e legjendave të Real Madridit.

    Në çdo rast, koha do të tregojë nëse ky ndryshim do të pranohet nga tifozët, për të cilët, tani për tani, mbetet dhe sigurisht do të jetë gjithmonë stadiumi Santiago Bernabeu, thekson gazeta Marca në tekstin e saj.

  • Salah e thyen rekordin e madh në Premierligë

    Salah e thyen rekordin e madh në Premierligë

    Liverpooli po shkon sigurt drejt titullit të kampionit në Premierligë.

    Të kuqtë nga Merseyside mposhtën 3:1 në “Boxing Day” Leicesterin, në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit anglez.

    E ai që po shkëlqen me Liverpoolin, është super ylli i tyre, Mohamed Salah.

    Mohamed Salah është lojtari i parë në historinë e Premier Ligës që shënon ose asiston në 10+ ndeshje radhazi në tri sezone.

    Më parë, Salah e kishte bërë edhe në:

    Pas 15 ndeshjeve – gusht deri në dhjetor 2021

    Pas 12 ndeshjeve – nga prilli deri në shtator 2023

    Pas 10 ndeshjeve – Tetor deri në dhjetor 2024

  • Real Madridi e mbyll vitin me një fitore bindëse ndaj Sevillas

    Real Madridi e mbyll vitin me një fitore bindëse ndaj Sevillas

    Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 4-2 në shtëpi ndaj Sevillas në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit spanjoll.

    Për t’i dhënë avantazhin në këtë takim Real Madridit u përkujdes Kylian Mbappe i cili shënoi një gol fantastik në minutën e 10-të për rezultatin 1-0.

    Pas dhjetë minutash lojë, madrilenët gjetën edhe golin e dytë, kësaj radhe me Federico Valverden i cili po ashtu shënoi një gol tejet të bukur nga distanca në minutën e 20-të për 2-0.

    ‘Los Blancos’ nuk u ndalën më kaq dhe gjetën golin e tretë me Rodrygon i cili shënoi për 3-0 në minutën e 34-të pas një asistimi nga Lucas Vazquez.

    Sevilla arriti që të reagojë shpejtë duke gjetur golin me anë të Isaac Romero në minutën e 35-të me kokë për 1-0.

    Në pjesën e dytë të besuarit e Carlo Ancelottit gjetën sërish rrjetën, kësaj radhe me Brahim Diaz i cili u asistua nga Kylian Mbappe për rezultatin 4-1 në minutën e 52-të.

    Sevilla arriti që të shënojë edhe një herë tjetër në minutën e 85-të me anë të Dodi Lukebakio i cili realizoi për 4-2.

    Me këtë fitore Real Madridi ngjitet në pozitën e dytë me 40 pikë të grumbulluara, një më pak se lideri Atletico Madrid që ka 41 sosh, teksa ka mundësinë të bëhet lider në La Liga nëse fiton ndaj Valencias më 3 janar.

  • Ballkani merr një fitore komode në derbin e qytetit ndaj Suharekës

    Ballkani merr një fitore komode në derbin e qytetit ndaj Suharekës

    Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 2-0 si mysafir i Suharekës në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit kosovar.

    Gjatë pothuajse tërë këtij takimi ishin lojtarët e Ballkanit ata që rrezikuan më shumë portën e Suharekës duke pasur kështu iniciativën në këtë derbi lokal.

    Ballkani arriti që të shënojë gol që në rastin e parë serioz dhe këtë e bën me Lindon Emërllahun i cili shënoi për 1-0 në minutën e 15-të me një gjuajtje nga distanca.

    Të besuarit e Orges Shehit arritën që të shënojnë edhe një herë tjetër në minutën e 19-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

    Në minutën e 33-të portën e Suharekës e rrezikoi edhe Bajram Jashanica por nuk arriti që ta gjejë rrugën e rrjetës.

    Për epilogun përfundimtar të takimit u përkujdes Bleart Tolaj i cili në minutën e 69-të shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes vendase për të shënuar për 2-0.

    Pas javës së 18-të Ballkani vazhdon në pozitën e dytë me 33 pikë të grumbulluara, shtatë më pak se Drita që është lidere në kampionat me 40 sosh./Telegrafi/

  • Mbi 180 milionë euro shuma e përgjithshme, si u ndanë paratë mes Usyk dhe Furyt pas meçit

    Mbi 180 milionë euro shuma e përgjithshme, si u ndanë paratë mes Usyk dhe Furyt pas meçit

    Pas një spektakli të madh dhe një lufte për kampionin e botës në peshën e rëndë në tre nga katër kategoritë më të rëndësishme, Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk ndanë një çmim më se të pasur.

    Siç jemi mësuar nga të gjitha ngjarjet sportive në Arabinë Saudite, revanshi i përballjes mes Usik dhe Fury është një në serinë e atyre me fitime të mëdha.

    Këtë herë organizatorët shkuan një hap më tej, kështu që dy luftëtarë të famshëm u kthyen nga ring me fitime të mëdha.

    Në vetë meçin, Usik tregoi se aktualisht nuk ka peshë të rëndë të barabartë me të, ndaj mundi Furyn me vendim unanim, ndonëse britaniku dhe tifozët e tij thonë se prisnin fitoren dhe se sistemi i pikëve nuk ishte më i qartë për ta.

    Fondi i përgjithshëm i çmimeve për luftën ishte pak më shumë se 180 milionë euro. Prej tyre fituesi i meçit, Oleksandr Usik, mori afërsisht 108 milionë euro, ndërsa i munduri Tyson Fury përafërsisht 72 milionë euro.

    Megjithatë, Fury do të humbasë gjysmën e parave të tij falë taksës në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas mediave britanike, Fury do të duhet të paguajë 47 për qind të fitimit në Shërbimin Tatimor dhe Doganor, pasi bëhet fjalë për fitime jashtë vendit, pavarësisht se sa ka fituar.

  • Tjetër vit i suksesshëm për KVF Fushë Kosovën, përfaqësoi në sport me shumë sukses këtë Komunë

    Tjetër vit i suksesshëm për KVF Fushë Kosovën, përfaqësoi në sport me shumë sukses këtë Komunë

    Në një atmosferë festive, Komuna e Fushë Kosovës organizoi sonte ceremoninë tradicionale për Laureatët e Vitit 2024, duke nderuar më të mirët në sport dhe duke theksuar sukseset e jashtëzakonshme që kanë shënuar gjatë vitit.

    Klubi i Volejbollit për Femra – Fushë Kosova konfirmoi edhe një herë dominimin e tij, duke u shpallur “Klubi më i mirë i vitit”. Ky klub vazhdon të jetë një model frymëzimi, duke sjellë jo vetëm trofe, por edhe pasion dhe përkushtim të palëkundur ndaj sportit të volejbollit. Performancat e tyre kanë ngritur nivelin e garës dhe kanë vendosur një standard të ri për të gjitha ekipet.

    Istref Elezaj, një emër që tashmë është sinonim i punës dhe disiplinës me ekip, mori çmimin e “Trajnerit më të mirë të vitit”. Me përkushtimin e tij të palodhur dhe aftësinë për të motivuar ekipin drejt fitoreve, Elezaj ka treguar se sukseset nuk vijnë rastësisht, por janë rezultat i punës së palodhur dhe vizionit të qartë.

    Mes fituesve më të shquar ishte edhe Sibora Gashani, e cila u përfshi në listën prestigjioze të “10 sportistëve më të mirë të vitit”. Me performancat e saj të shkëlqyera dhe përkushtimin në fushë, ajo ka treguar se është një yll në rritje, një frymëzim për të gjitha vajzat që ëndërrojnë suksesin në sport.

    Kjo ceremoni shënoi një moment të veçantë për komunitetin e Fushë Kosovës, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e tyre ndaj zhvillimit të sportit dhe promovimit të talentit të ri.

  • Ky është plani i Wladimir Klitschkos, bota mezi po e pret

    Ky është plani i Wladimir Klitschkos, bota mezi po e pret

    Ish – kampioni i botës në peshat e rënda, Wladimir Klitschko nuk e ka përjashtuar një rikthim në boks. Ka shumë spekulime për kundërshtarët e mundshëm.
    Wladimir Klitschko është gati të rikthehet në ringun e boksit:

    Ukrainasi konfirmoi planet për një rikthim spektakolar të enjten. “Jam gati të pranoj sfidën e radhës”, – tha 48-vjeçari Klitschko për “Munich Abendzeitung”.

    Për të, boksi ka qenë gjithmonë “një mjet” për të arritur qëllimet e tij. Sporti e ka bërë atë një luftëtar që është “gjithmonë i gatshëm për të kapërcyer sfidat.

    Në ring, në jetë, në vijën e parë”, tha ukrainasi. Klitschko nuk komentoi për kundërshtarët e mundshëm.

    Për të, boksi ka qenë gjithmonë “një mjet” për të arritur qëllimet e tij.

    Sporti e ka bërë atë një luftëtar që është “gjithmonë i gatshëm për të kapërcyer sfidat. Në ring, në jetë, në vijën e parë”, tha ukrainasi. Klitschko nuk komentoi për kundërshtarët e mundshëm.