Category: SPORT

  • Kosova sot përballë Azerbejxhanit, kërkon fitoren e dytë në parakualifikuest për Kupën e Botës

    Kosova sot përballë Azerbejxhanit, kërkon fitoren e dytë në parakualifikuest për Kupën e Botës

    Pas fitores ndaj Irlandës 83:76, Kosova të dielën do të ketë sfidën e dytë të vlefshme për Rrethin e Parë parakualifikues evropian për Kupën e Botës 2027.

    Takimi zhvillohet të dielën nga ora 14:00 me kohë të Azerbajxhanit dhe 11:00 me kohë lokale të Kosovës.

    Ndeshja transmetohet në Kujtesa.

    Basketbollistët e Kosovës të premten vonë kanë arritur në Azerbajxhan dhe të shtunën do të kenë dy stërvitje para takimit të së dielës.

    Atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë dhe basketbollistët e Kosovës janë të motivuar për të shënuar fitoren e dytë radhazi.

    Azerbajxhani të enjten pësoi humbje nga Zvicra 72:53.

  • UEFA prezanton topin e Finales së Ligës së Kampionëve

    UEFA prezanton topin e Finales së Ligës së Kampionëve

    UEFA gjatë ditës së sotme, ka prezantuar topin e ri të Ligës së Kampionëve që do përdoret nga rundi i 1/8-tave deri në finalen e madhe të 1 qershorit që do luhet në Wembley.

    Topi do quhet UCL Pro Ball London, i cili do jetë në ngjyrë të portokalltë dhe të verdhë ku do përfshijë dhe simbole të lidhura me futbollin anglez siç është luani.

    Topi do prezantohet për herë të parë në ndeshjet e së nesërmes ku Real Madridi do luajë si mysafir ndaj RB Leipzig, dhe Kopenhaga që do jetë nikoqir i kampionëve aktual të Europës, Manchester Cityt.

  • Gjatë verës afër Milanit, por sumuesi i njohur pritet t’i bashkohet Interit

    Gjatë verës afër Milanit, por sumuesi i njohur pritet t’i bashkohet Interit

    Mehdi Taremi do të jetë pjesë e Interit sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e nënkampionëve të Europës kanë arritur marrëveshjen me sulmuesin iranian.

    31-vjeçari, emri i të cilit është lidhur në të kaluarën me Milanin, ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Porton. Klub ku bën pjesë prej gushtit të vitit 2020.

    Fabrizio Romano raporton se zikaltrit kanë gjetur akordin me menaxherët e sulmuesit. I cili do të kryejë testet mjekësore përpara se të firmosë parakontratën me Interin.

    Sipas marrëveshjes mes dy palëve, sulmuesi aziatik do të jetë pjesë e Interit deri në 2026, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit me një tjetër vit (2027).

    Taremi ka një eksperiencë të madhe mbi supe, teksa me fanellën e kombëtares së Iranit numëron 46 gola në 82 ndeshje.

    Një përforcim i rëndësishëm në sulm për trajnerin Inzaghi, ndërkohë që Interi siguron përforcimin e radhës pa shpenzuar asnjë cent për kartonin e lojtarit./Supersport

    https://www.facebook.com/fabrizioromanoherewego/posts/999172078676950?ref=embed_post

  • Fantastike, Vedat Muriqi rikthehet te goli në La Liga… realizoi në fund për tri pikë

    Fantastike, Vedat Muriqi rikthehet te goli në La Liga… realizoi në fund për tri pikë

    Skuadra e Mallorcas ka shënuar një fitore të madhe në javën e 24-të në La Liga, pasi mposhti 2:1 Raya Vallecanon.

    Golin e fundit në këtë takim e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Koosvës, Vedat Muriqi.

    Muriqi shënoi gol me kokë në minutat e fundit të ndeshjes për t’ia dhuruar tri pikë të mëdha klubit të tij.

    Kujtojmë që lojtari kosovar më në fund e gjen rrjetën e golit, pasi nga nëntori ishte i lënduar dhe i kishte munguar gjatë klubit spanjoll.

    Me fitore, Mallorca shkon në kuotën e 23 pikëve në pozitën e 15-të.

    https://t.co/usxNPMTp65

  • Xhaka dhe Leverkuseni vazhdojnë pa humbje, mposhtin Bayern Munichun në “BayArena”

    Xhaka dhe Leverkuseni vazhdojnë pa humbje, mposhtin Bayern Munichun në “BayArena”

    Skuadra e Bayer Leverkusen ka shënuar një fitore të madhe dhe të rëndësishme në luftë për titull kampion në Bundesliga.

    Ekipi i Xabi Alonsos mposhti 3:0 rivalin për titull, Bayern Munich në stadiumin “BayArena”.

    Qysh në minutën e 18’të, Josip Stanisic shënoi gol për epërsinë e Leverkusenit.

    Në pjesën e dytë, Leverkuseni shënoi edhe një tjetër gol. Grimaldo realizoi një gol tejet të bukur për rezultatin 2:0.

    Kurse në minuta te fundit, Frimpong shënoi golin për 3:0, për ta vulosur fatin e këtij takim tejet interesant.

    Me këtë fitore, Leverkusen shkon në kuotën e 55 pikëve, pesë më shumë se vendi i dytë, Bayern Munich.

  • Juventusi, Milani dhe Interi duan ndryshime, Serie A me 18 ekipe

    Juventusi, Milani dhe Interi duan ndryshime, Serie A me 18 ekipe

    Juventusi, Milani dhe Interi kërkojnë reduktimin e skuadrave në Serie A. Duke kaluar nga 20 në 18 ekipe pjesëmarrëse. Propozim që përfaqësuesit e klubeve e kanë shpalosur në një takim me Gabriele Gravinën, presidentin e FIGC.

    Një gjë e tillë bëhet për të reduktuar numrin e ndeshjeve në një kalendar që nga sezoni i ardhshëm do të jetë edhe më i ngjeshur falë kompeticioneve të modifikuara të UEFA-s dhe FIFA-s.

    Champions League do të ketë një format të ri, me dy ndeshje më tepër se zakonisht. Gjithashtu Botërori për Klube, me 32 skuadra. Interi ka siguruar pjesëmarrjen, ndërkohë që Juventusi është në avantazh ndaj Napolit për biletën tjetër.

    Lëvizja e tri klubeve historikisht më të fuqishme dhe më të suksesshme të futbollit italian, vjen 48 orë përpara Asamblesë së Ligës së Serie A. E programuar për ditën e hënë.

    Që në agjendën e saj do të ketë temë dite reformimin e futbollit italian dhe çështjet federale, pas kërkesës së klubeve për më shumë autonomi në vendimmarrje si në rastin e Premier League.

    Sigurisht që shumica e klubeve të Serie A, sidomos klubet e vogla dhe mesatare, janë kundër kampionatit me 18 skuadra, nga 20 që është aktualisht.

    Kundër idesë së Juventusit, Milanit dhe Interit u shfaq presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili theksoi se problemet nuk zgjidhen në këtë mënyrë.

    “Nuk zgjidhen problemet e Serie A me reduktimin në 18 skuadra. Ka një kampionat në anën e majtë të tabelës dhe një tjetër në krahun e djathtë.

    Skuadrat që përfaqësojnë qytete me nga 20 mijë banorë, janë ata që deformojnë kampionatin dhe garën“.

  • Zyrtare: Arbnor Muja transferohet në Turqi, përfiton edhe Drita

    Zyrtare: Arbnor Muja transferohet në Turqi, përfiton edhe Drita

    Arbnor Muja është bërë me skuadër të re.

    Sulmusi kosovar është zyrtarizuar te skuadra turke Samsunspor.

    Ai është larguar përfundimisht nga skuadra e Antwerpit, dhe ka nënshkruar kontratë për tre vite e gjysmë me Samsunsporin.

    Nga ky transferim ka përfituar edhe skuadra e Dritës, pasi gjatë shitjes te skuadra belge ka mbajtur për vete 30% të kartonit të tij.

    Drita ka arkëtuar 400 mijë euro nga transferimi i Mujës te skuadra turke.

  • Kosova shënon fitore në ndeshjen e parë ndaj Letonisë

    Kosova shënon fitore në ndeshjen e parë ndaj Letonisë

    Kombëtarja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore ndaj Letonisë si mysafir me rezultat 5-4 në ndeshjen e parë miqësore.

    Të besuarit e përzgjedhësit Agon Ramadani kishin më shumë nga loja, duke krijuar më shumë raste, por vendasit ishin më të saktë në mesin e pjesës së parë, duke shënuar dy herë radhazi me Edgars Tarakanovs.

    Në dy minutat e fundit, kombëtarja jonë u hodh në aksion duke shënuar tre herë me Ylli Mazrekun, Drilon Maxharrjan dhe kapitenin Ramadan Alaj.

    Kjo pjesëlojë u mbyll me rezultat 3-2 në të mirë të Kosovës.

    Me të filluar pjesa e dytë, Letonia barazoi me Germans Matjusenkon për 3-3, por kjo nuk zgjati shumë pasi Drilon Maxharraj ktheu epërsin për Kosovën në 4-3.

    Gjashtë minuta pa u mbyllur takimi, kapiteni Ramadan Alaj shënoi golin e dytë personal për rezultatin 5-3.

    Në pesë minutat e fundit vendasit luajtën me pesë lojtarë duke tentuar të bëjnë trysni për të afruar rezultatin, por shënuan vetëm një gol me Edgars Tarakanovs pak pa u mbyllur takimi.

    Ndeshja e dytë mes dy skuadrave zhvillohet nesër (e shtunë).

  • Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, këto janë të gjitha grupet

    Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, këto janë të gjitha grupet

    Sot në Paris të Francës është hedhur shorti për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

    Përfaqësuaesja e Kosovës është në Grupin B të Ligës C, ku për kundërshtar do ta ketë Rumaninë, Qipron dhe fituesin e ndeshjes mes Lituanisë dhe Gjibraltarit.

    Në anën tjetër, kombëtarja e Shqipërisë është renditur në Grupin A të Ligës C për kundërshtar do ta ketë Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

    Zvicrra e Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, është në Grupin D të Ligës A, ku do të përballen me Spanjën, Danimarkën dhe Serbinë.

    Më poshtë të gjitha Grupet në katër Ligat e National League.

  • “Një nga sulmuesit më të mirë në histori”, klubi slloven e vlerëson lart Mirlind Dakun

    “Një nga sulmuesit më të mirë në histori”, klubi slloven e vlerëson lart Mirlind Dakun

    Klubi slloven, NS Mura e ka vlerësuar lart Mirlind Dakun edhe pse futbollisti kosovar nuk është më pjesë e tyre.

    Ai gjatë qëndrimin në Slloveni ka luajtur 53 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar 27 gola dhe ka dhuruar 7 asistime.

    “A E DINI?

    Saktësisht dy vite më parë, Mirlind Daku, i cili konsiderohet të jetë një nga sulmuesit më të mirë të Mura në historinë e saj, nënshkroi kontratë me Mura. Në një sezon e gjysmë, Daku luajti 53 ndeshje në të gjitha garat dhe shënoi 27 gola dhe kontribuoi me 7 asistime. Në verën e vitit 2023 Rubin Kazan kaloi në Rusi.”, thuhet në postimin e klubit slloven.