Category: SPORT

  • Cristiano Ronaldo u largua i pari nga fusha e stadiumit ‘Lusail’. Pse?…

    Cristiano Ronaldo u largua i pari nga fusha e stadiumit ‘Lusail’. Pse?…

    Pas triumfit të Portugalisë ndaj Zvicrës (6-1), Cristiano Ronaldo ishte lojtari i pare i kombëtares luzitane që u largua nga fusha, i vetëm, kur bashkëlojtarët e tij ende po përshëndeteshin dhe falënderonin tifozët. 

    Më herët, CR7 ka përshëndetur bashkëlojtarët dhe ka falënderuar edhe tifozët, duke nxituar me duartrokitje drejt tribunës dhe dhomave të zhveshjes. Kujtojmë që numri 7 i kombëtares portugeze në këtë ndeshje ndaj Zvicrës ishte zëvendësues dhe hyri në lojë në minutën e 74-t për të zëvendësuar João Félix.

  • Ragip Xhaka: Është turp i saj t’i mbrojë tezat e Serbisë, e cila na kanë dhunuar nënat tona, vajzat tona e çka jo …

    Ragip Xhaka: Është turp i saj t’i mbrojë tezat e Serbisë, e cila na kanë dhunuar nënat tona, vajzat tona e çka jo …

    Analistja Zana Avdiu është e ftuar në emisionin “Favoriti i Botërorit” në Televizion T7.

    Ajo u bë virale me një postim që e kritikonte Granit Xhakën për gjestin që e bëri në ndeshjen e Zvicrës ndaj Serbisë.

    Kjo bëri që debati të ndizej dhe babai i Granitit, Ragipi u inkuadrua në lidhje direkte.

    “Nuk jam njeri i televizioneve e i kamerave. Jam njeri i sakrificës, i punës dhe burgjeve. Desha asaj zonjës, Zanës, t’ia përkujtoj. Një: t’i tregoj se kush jam. Ajo kurr mirret me një fjalë rrugaq, t’i vjen turp, ajo nuk e di çfarë është sporti, çfarë është krenaria.

    I kundërvbihet një djali që ështqë gjak shqiptari, që na bën të gjithë shqiptarëve krenar. I thotë Granitit rrugaq. Po më vjen keq si një femër me shkru një fjali. Më së pari të ma tregon fjalën rrugaq. Ndoshta prej efektit mundesh me ndodh. Asnjë fjalë nuk e dëgjova për thirrjet e Serbisë.

    Familja Xhaka nuk është dorëzu asnjëherë ndaj pushtuesve. Graniti uk e ka bo gjestin politik as shovinist as asgjë. Atë gjest nuk e ka bo as me fye kërkon, as me sha kërkon. Është turp i saj t’i mbrojë ato teza të Serbisë.

    Xhaka i tregoi botës që këta (e ka fjalën për Serbinë) na kanë dhunuar nënat tona, vajzat tona”, tha Ragip Xhaka në T7.

  • Reja e mbyll zyrtarisht me Shqipërinë, trajneri i ri do jetë njëri nga këta 4 emra

    Reja e mbyll zyrtarisht me Shqipërinë, trajneri i ri do jetë njëri nga këta 4 emra

    Ndeshja me Armeninë ishte e fundit për Edi Rejën në drejtimin e Kombëtares shqiptare dhe madje edhe data e kontratës me Federatën Shqiptare të Futbollit.

    Kështu zyrtarisht, kuqezinjtë janë pa trajner dhe pritet të shihet se çfarë do të ndodhë me rinovimin e italianit, por ndërkohë shumë emra të tjerë janë përfolur muajin e fundit, si kandidatë për të marrë stolin e kuqezinjve.

    Nga Luixhi di Biaxho, Esteban Kambiaso, i cili ishte për vizitë edhe në Tiranë, apo Marko Xhampaolo, që është një preferencë e presidentit Armand Duka.

    Po ashtu edhe Besnik Hasi që është përfolur shumë, ka dalë sërish në skenë për të drejtuar ekipin kombëtar.Në ditët në vijim pritet edhe njoftimi se çfarë do të ndodhë me Edi Rejën dhe të ardhmen e stolit të Shqipërisë.

    Stoli i kuqezinjve ka mbetur vakant pas përfundimit të kontratës mes Edoardo Rejës dhe Federatës Shqiptarë të Futbollit.

    Ndeshja me Armeninë praktikisht ishte e fundit për italianin 77-vjeçar dhe pak ditë më parë i përfundoi edhe kontratë duke dalë kështu një trajner i lirë, në pritje të bisedimeve me presidentin e FSHF-së Armand Duka.

  • Futbollistët e Iranit mund të përfundojnë në burg pas humbjes nga SHBA

    Futbollistët e Iranit mund të përfundojnë në burg pas humbjes nga SHBA

    Ambienti i tensionuar politik i momentit do ta vendos Kombëtaren iraniane në presion të madh.

    Pavarësisht futbollistëve dhe trajnerit që dhanë më të mirën në fushë dhe insistuan se kjo është vetëm një ndeshje futbolli në Botëror dhe jo një fushëbetejë ku ideologjitë dhe qeveritë përplasen, ndeshja në mes të SHBA dhe Iranit është politizuar shumë.

    Futbollistët e Iranit raportohet se janë kërcënuar para ndeshjes me lëndim të familjeve të tyre për shkak të protestave kundër regjimit, kur refuzuan ta këndojnë himnin e tyre Kombëtar gjatë ndeshjes debutuese në Botëror kundër Anglisë.

    Kërcënimet për torturë dhe burgosje të familjeve të tyre, kanë shtuar qartë presionin ndaj futbollistëve, të cilët pavarësisht kësaj patën një paraqitje të jashtëzakonshme këtë Botëror. 

    Futbollistët e Iranit mund të burgosën pas humbjes nga SHBA 

    Tani që Irani është eliminuar zyrtarisht pas humbjes nga SHBA, në një ndeshje kruciale ku vetëm njëra nga dy skuadrat do të kalonte tutje në 1/8-ën e finales, raportet thonë që priten pasoja për skuadrën në kthimin e tyre në shtëpi, sidomos për ata që kanë protestuar kundër regjimit në ndeshjen e parë duke mos e kënduar himnin kombëtar.

    Futbollistët e Iranit e kënduan himnin në ndeshje tjetër që e luajtën kundër Shteteve të Bashkuara. 

    Trajneri i Kombëtares së Iranit, portugezi Carlos Queiroz, ka lavdëruar futbollistët e tij për guximin dhe aftësinë që ta përballojnë presionin që kanë qenë gjatë gjithë këtij Botërori, derisa vendi po kalon nëpër trazira të ndryshme politike.

  • Një treshe femrash do të arbitrojnë ndeshjen vendimtare të Gjermanisë

    Një treshe femrash do të arbitrojnë ndeshjen vendimtare të Gjermanisë

    Gjermania do të kërkojë fitoren e parë në Kupën e Botës pikërisht ndaj Kosta Rikës në ndeshjen e fundit në grup, që do të vendosë edhe skuadrat që do të vijojnë më tej aventurën e Katar 2022.

    Sfida me Kosta Rikën do të luhet mbrëmjen e 1 dhjetorit, ndërsa FIFA ka zbuluar sot edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. Bëhet fjalë për një përzgjedhje historike, pasi për herë të parë në një Kupë Bote, treshja e arbitrave janë femra.

    Kryesore do të jetë francezja Stephanie Frappart, e cila do të ketë si asistente brazilianen Nueza Back dhe meksikanen Karen Diaz Medina, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Said Martinez nga Hondurasi./ss

  • Kroacia – Canada, formacionet zyrtare

    Kroacia – Canada, formacionet zyrtare

    Kroacia do të synojë fitoren e parë në Kampionatin Botëror ”Katar 2022”

    Kombëtarja kroate do të luaj kundër Kanadasë.

    Ndeshja zhvillohet në ”Khalifa International Stadium” në Doha, më fillim nga ora 17:00.

    Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtre të kësaj përballje.

  • Kupa e Botës, këto janë katër ndeshjet për ditën e sotme

    Kupa e Botës, këto janë katër ndeshjet për ditën e sotme

    Kampionati Botëror “Katar 2022” vazhdon sot me ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve.

    Ndeshja hapëse e ditës së sotme është ajo mes Japonisë dhe Costa Ricës, më fillim nga ora 11:00.

    Nga ora 14:00, Belgjika do të përballet me Morocon, kurse Croacia do të luaj kundër Canadasë, nga ora 17:00.

    Vemendja kryesore do të jetë në mbrëmje, aty ku Spanja do të luaj përballë Gjermanisë, më fillim nga ora 20:00.

  • Shifra të majme edhe për gjyqtarët – ja sa do të paguhen ata gjatë Botërorit të Katarit

    Shifra të majme edhe për gjyqtarët – ja sa do të paguhen ata gjatë Botërorit të Katarit

    Gjyqtarët kanë një ndër rolet më kryesore gjatë ndeshjeve të Botërorit. Por sa do të paguhen ata për sfidat që do të arbitrojnë në Kupën e Botës 2022?

    Arbitri kryesor do të shpërblehet me rreth 5000 euro për lojë në fazën e grupeve dhe 10000 për çdo ndeshje që drejton në play-off. Në rastin e linjave dhe gjyqtarit të katërt të çdo ndeshje, fitimet e tyre janë gjysma, pra 2500 dhe 5000 secili në çdo fazë.

    VAR është një tjetër element i rëndësishëm i Kupës së Botës. Teknologjia tashmë është aplikuar në Rusi dhe shfaqet sërish në Katar. Gjyqtarët e tyre do të fitojnë 3,000 euro për ndeshje të fazës së grupeve dhe 5,000 për çdo ndeshje në të cilën marrin pjesë pasi të kalojnë atë kufi.

  • “Rrënqethëse” | Komentatori arab mahnitë me komentimin e tij pas goli

    “Rrënqethëse” | Komentatori arab mahnitë me komentimin e tij pas goli

    Argjentina e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme kampanjën e sivjetme në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

    Lionel Messi me shokë sot kanë zhvilluar ndeshjen e parë në grupin C kundër Arabisë Saudite.

    Ndeshja që u zhvillua në “Lusail City Stadium” i takoi Arabisë Saudite 1:2.

    Padyshim se kjo fitore i ka “çmendur” prej gëzimit arabët.

    Në rrjetet sociale është publikuar një komentator, i cili dëgjohet duke bërtitur me të madhe pas golit të fitores së Arabisë Saudite.

    VIDEO:

  • Lëndimi i Harry Kane shqetëson Anglinë

    Lëndimi i Harry Kane shqetëson Anglinë

    Fitorja e thellë e Anglisë ndaj Iranit me rezultat 6-2 mund të mos sjellë gëzim të madh te adhuruesit e kësaj skuadre pasi në këtë ndeshje u dëmtuar kapiteni i saj, Harry Kane.

    Sulmuesi qendror u rrëzua në tokë pas një goditjeje të rëndë nga Morteza Pouraliganji në pjesën e dytë dhe më pas u largua nga fusha.

    Edhe pse ende nuk janë bërë ekzaminimet mjekësore, trajneri Gareth Southgate ka hedhur poshtë çdo shqetësim për gjendjen fizike të Harry Kane pasi kapiteni i Anglisë dukej se kishte dhimbje në këmbën e tij.

    “Unë mendoj se Harry është mirë. Dukej si një ndërhyrje e keqe, por ai vazhdoi lojën. Ne e hoqëm atë sepse menduam se ishte një moment në lojë që mund ta bënim këtë,” tha trajneri i Anglisë pas ndeshjes.