Category: SPORT

  • Mbappe futbollisti më i mirë i vitit 2022 sipas MARCA-s

    Mbappe futbollisti më i mirë i vitit 2022 sipas MARCA-s

    Gazeta prestigjioze spanjolle MARCA, e ka përzgjedhur futbollistin e vitit 2022.

    Sipas lexuesve ai është Kylian Mbappe.

    Ai arriti ta mposhtë shokun e tij të skuadrës, Lionel Messi.

    Mbappe nga 130 votues arriti t’i marrë 56 për qind te votave të të anketuarve.

    Vendi i tretë i takoi fituesit e “Topit të artë 2022”, Karim Benzema.

    Kylian Mbappe, bëri 56 paraqitje gjatë 2022-tës dhe shënoi po aq gola.

  • Statovci dhe Zeka përleshen fizikisht pas emisionit në Kanal 10

    Statovci dhe Zeka përleshen fizikisht pas emisionit në Kanal 10

    Shpërthejnë grushtat dhe shkelmat pas emisionit “Kampionet” në Kanal 10.

    Faruk Statovci dhe Abdedin Zeka janë përleshur fizikisht pas një debati të ashpër në emision.

  • Marca: Ronaldo pranon ofertën “dy në një”, te klubi Al Nassr dhe në Arabinë Saudite deri më 2030

    Marca: Ronaldo pranon ofertën “dy në një”, te klubi Al Nassr dhe në Arabinë Saudite deri më 2030

    Cristiano Ronaldo thuhet se do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, pasi ka pranuar ofertën joshëse nga Al Nassr, ndërsa pas kontratës me klubin, ai do të vazhdoj të jetë ambasador i shtetit për organizimin e Kupës së Botës 2030.

    Gazeta Marca fillimisht raportoi ekskluzivisht për ofertën joshëse që kishte ardhur nga Al Nassr. Ishte më 23 nëntor. Një javë më vonë ishte fillimi i marrëveshjes, që më 5 dhjetor të parashikohej se fati i Ronaldos ishte vendosur tashmë dhe ai do të luante për dy vjet e gjysmë në Arabinë Saudite. Diçka që disa e mohuan.

    Sipas gazetës Marca, marrëveshja mund të zyrtarizohet në orët e ardhshme, pasi CR7 të vendosë të shkojë në Riad për të nënshkruar një kontratë që do të bashkohet me Al Nassr dhe Arabinë Saudite deri në vitin 2030.

    Kontrata thuhet se do të jetë e vlefshme për dy vite e gjysmë si lojtar i Al Nassr dhe pjesën tjetër si ambasador i kandidaturës së vendit arab së bashku me Egjiptin dhe Greqinë për organizimin e Botërorit të vitit 2030.

    Gjatë dy javëve të fundit, sulmuesi ka menduar dhe megjithëse ishte në dijeni të marrëveshjes, ai kërkoi pak kohë para se të firmoste dhe tashmë ardhja e sulmuesit në Riad pritet në çdo moment.

    Takimet janë zhvilluar javët e fundit, por ishte në fillim të kësaj jave kur Al Nassr gjeti një mënyrë ligjore për të formuar ardhjen e një lojtari që do të shënojë një epokë para dhe pas në Arabinë Saudite dhe në të gjithë zonën.

    Al Nassr thuhet se do të largojë deri në tre lojtarë të cilët do të ndihmojnë për të siguruar që prania e CR7 nuk do të thotë shkelje e kontrollit financiar. Masharipov dhe Pitty Martinez janë dy kandidatët për t’u larguar.

    Që në fillim është folur për 200 milionë euro për secilin prej sezoneve. Por, sipas gazetës Marca, kjo shumë i referohet dy viteve e gjysmë të tij si futbollist, shumë që do të rritet kur ai të bëhet ambasador i kandidaturës për organizimin e Botërorit.

    Nënshkrimi me Al Nassr do të nënkuptojë lamtumirën e Ronaldos me futbollin elitar, të paktën në garat e klubeve. Ai nuk ka gjetur vend në Evropë dhe me marrëveshjen e tij do të ndihet edhe një herë lider dhe referencë për të gjithë sportistët.

    Klubi arab tashmë e njeh marrëveshjen, diçka që ata e mohojnë në mënyrë aktive dhe pasive ditët e fundit.

  • Messi apo Mbappe, kush ishte më i miri në finale? Ja notat e tyre

    Messi apo Mbappe, kush ishte më i miri në finale? Ja notat e tyre

    Argjentina është shpallur kampion i botës në futboll pasi në finale e ka mposhtur kampionin e deritanishëm, Francën.

    Rezultati përfundimtar i ndeshjes pas kohës së rregullt ishte 2-2. Në vazhdime të dy skuadra shënuan edhe nga një gol, nga Messi dhe duke bërë që ndeshja të shkojë në penallti, aty ku argjentinasit triumfuan me rezultat 4-2.

    Lionel Messi dhe Kylian Mbappe vodhën spektaklin e kësaj nate duke u treguar të pandalshëm në fushë. Francezi shënoi tre gola, kurse argjentinasi u mjaftua me dy të tillë.

    Pas ndeshjes, Messi u vlerësua me notën 8.8, kurse Mbappe me 8.9.

    Ja notat e lojtarëve:

  • Messi: Thjesht e pabesueshme, e dija që Zoti do të më jepte Kupën

    Messi: Thjesht e pabesueshme, e dija që Zoti do të më jepte Kupën

    Argjentina u bë kampione e botës, pasi në finale mposhti Francën.

    Pas ndeshjes ka folur ylli i kësaj ndeshjeje, Lionel Messi, i cili është shprehur se ka dashur që ta përmbyll karrierën me fitimin e Kupës së Botës.

    Është thjesht e pabesueshme. E dija që Zoti do të më jepte Kupën, isha i sigurt – është një gëzim i madh për ne”, ka thënë Messi.

    “Kam pasur këtë ëndërr të madhe prej kohësh, kam dashur ta mbyll karrierën time me Kupën e Botës. Nuk mund të kërkoj më shumë se kaq”.

  • Messi fitoi titullin e 42-të në karrierë

    Messi fitoi titullin e 42-të në karrierë

    Lionel Messi fitoi trofeun e 42-të në karrierën e tij.

    Sulmuesi i kombëtares së Argjentinës u bë pronar i Kupës së Botës. Skuadra e Lionel Scaloni mundi Francën në finalen e Kupës së Botës 2022 me penallti 4:2.

    Argjentinasi fitoi La Ligën 10 herë me Barcelonën, fitoi katër herë Ligën e Kampionëve, 8 herë fitoi Superkupën e Spanjës, 7 herë Kupën e Spanjës, si dhe tri herë fitoi Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Evropës.

    Me PSG -në, ai mori kampionatin francez dhe Superkupën e vendit. Si pjesë e kombëtares së Argjentinës, Lionel, përveç Kupës së Botës, mori Kupën e Amerikës, fitoi Olimpiadën, fitoi Kampionatin Botëror të të rinjve.

  • Argjentina e Messit KAMPIONE E BOTËS

    Argjentina e Messit KAMPIONE E BOTËS

    Argjentina është shpallur kampion i Botës për herë të tretë në histori.

    Skuadra nga Amerika latine në finale ka mposhtur Francën pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-2.

    Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 2-2, shkruan Indeksonline.

    Luonel Messi shënoi në minutën e 23-të derisa Di Maria dyfishoi rezultatin në minutën e 36-të.

    Kur festa e Argjentinës kishte nisur, në skenë doli Kylian Mbappe i cili shënoi dy gola të shpejtë në minutën e 80-të dhe 81.

    Në vazhdime, u shënua edhe nga një gol nga secila skuadër.

    Messi realizoi në minutën e 109-të derisa Mbappe barazoi përsëri në minutën e 118-të.

  • Cristiano Ronaldo rikthehet tek skuadra e zemrës

    Cristiano Ronaldo rikthehet tek skuadra e zemrës

    Cristiano Ronaldo, pritet që të firmosë sërish kontratë me gjigantin spanjoll, Real Madrid.

    Gazetari Fabrizio Romano zbulon se kontrata do të nënshkruhet për 72 milionë euro.

    Ronaldo edhe më parë ka qenë pjesë e Realit ku i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm.

    Javë më parë ylli i futbollit u largua nga Manchester United mes shumë polemikave.

  • Publikohen formacionet zyrtare të gjysmëfinales Argjentinë – Kroaci

    Publikohen formacionet zyrtare të gjysmëfinales Argjentinë – Kroaci

    Kombëtarja e Argjentinës dhe ajo e Kroacisë kanë publikuar formacionet me të cilat do ta nisin takimin e parë gjysmëfinal në Kupën e Botës “Katar 2022”.

    “Lusail Iconic Stadium” është nikoqir i gjysmëfinales së parë mes Argjentinës dhe Kroacisë.

    Dy përzgjedhësit e kombëtareve kanë përzgjedhur 11-shen më të mirë që kanë në dispozicion për të startuar ndeshjen.

    Përballja mes Argjentinës dhe Kroacisë nis nga ora 20:00.

    FORMACIONET ZYRTARE:

  • Tifozi kroat urinon te flamuri i Serbisë pas fitores ndaj Japonisë, skandalizohen mediat serbe

    Tifozi kroat urinon te flamuri i Serbisë pas fitores ndaj Japonisë, skandalizohen mediat serbe

    Pas “provokacija” me shqiptarët, në Serbi po hapin një çështje të re, tani lidhet me kroatët.

    Pas ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Japonisë, para stadiumit, një tifoz i veshur me fanellën e Kroacisë u ka kërkuar miqve të tij që ta filmojnë teksa po urinonte pranë një topi të madh me flamurin e Serbisë të pikturuar në të.

    Mediat në Serbi janë skandalizuar nga këto pamje që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ata shprehen se kroatët janë një komb i tillë dhe prej tyre priten gjëra të tilla.