Category: SPORT

  • Shikoni momentin kur Xhaka kacafytet me Alexander Arnold

    Shikoni momentin kur Xhaka kacafytet me Alexander Arnold

    Arsenali është duke fituar ndaj Liverpoolit, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 28-të në Premier League.

    Në një moment gjakrat u nxehën, pasi u përplasën Granit Xhaka dhe Trent Alexander-Arnoldi.

    Situata më pas u qetësua, teksa të ndëshkuar me karton të verdhë mbetën të dytë nga gjyqtari kryesor i ndeshjes.

  • “Shpërthen” Munishi: Bravo Andorra, na mësuat se si luftohet për fanellën e Kombëtares

    “Shpërthen” Munishi: Bravo Andorra, na mësuat se si luftohet për fanellën e Kombëtares

    Kombëtarja e Kosovës zhgënjeu sonte duke barazuar me Andorrën, në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

    Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 1:1.

    Edon Zhegrova (59’) shënoi për “Dardanët”, kurse Albert Rosas (61’) për mysafirët.

    Trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi, ka duartrokitur Andorrën për paraqitjen e bërë sonte.

    Postimi nga Munishi (pa ndërhyrje):

    “Andora na jep gooll me skem të ushtruar ne ndërprerje dhe na mësoi si luftohet për fanellen e Kombëtares .

    Bravo Andora.”

    https://www.facebook.com/ismet.munishi1/posts/6498244923521797

  • Zbulohen 11-shet startuese të sfidës Poloni – Shqipëri, ky është formacioni i kuqezinjëve

    Zbulohen 11-shet startuese të sfidës Poloni – Shqipëri, ky është formacioni i kuqezinjëve

    Shqipëria nis sonte ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

    Kombëtarja shqiptare do të luajë në udhëtim kundër Polonisë.

    Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës.

    Vlen të theksohet se kjo do të jetë ndeshja e parë për selektorin e ri të “Kuqezinjve”, Sylvinho.

    Përveç tij, sonte te Shqipëria do të debutojë nga minuta e parë edhe Jasir Asani.

    Në anën tjetër, Polonia hyn në këtë ndeshje pas humbjes ndaj Republikës së Çekisë në ndeshjen e parë të këtij cikli kualifikues.

  • Zvicra dhe Kosova mund t’i marrin 3 pikë në tavolinë në ndeshjet ndaj Bjellorusisë

    Zvicra dhe Kosova mund t’i marrin 3 pikë në tavolinë në ndeshjet ndaj Bjellorusisë

    Të shtunën në mbrëmje në orën 18:00, kombëtarja e Zvicrës do të takohet me Bjellorusinë në Novi Sad (Serbi) për të nisur ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian. 

    Por, pavarësisht epilogu të ndeshjes, Zvicra ka gjasë që të marrë më pas 3 pikë në tavolinë ndaj Bellorusisë. Kjo pasi që UEFA do të diskutoj së shpejti përjashtimin e Bjellorusisë nga shtëpia e saj, ashtu siç veproj ndaj Rusisë një vit më parë.

    “UEFA ka qëllim për të diskutuar situatën në Bjellorusi në takimin e ardhshëm të Komitetit tonë Ekzekutiv. Ka një letër për këtë edhe nga 100 anëtarë të parlamentit të BE-së” thuhet në njoftim. 

    Takimi i radhës i UEFA-s do të zhvillohet në Lisbonë më 4 prill. Përveç përjashtimit të Bjellorusisë nga garat, edhe ekipet bjelloruse pritet të përjashtohen nga pjesëmarrja nga garat evropiane.

    Në rast se do të mirrej vendimi për përjashtimin e Bjellorusisë, 6 pikë nga dy ndeshjet me bellorusët do t’i mirrte në tavolinë edhe Kosova ngase bën pjesë në të njëjtin grup.

  • Ky pritet të jetë çmimi i fanellave të reja të Përfaqësueses së Kosovës

    Ky pritet të jetë çmimi i fanellave të reja të Përfaqësueses së Kosovës

    Federata e Futbollit të Kosovës sot gjatë ditës prezantoi fanellat e reja për fazën para-kualifikim në Kampionatin Europian, Euro 2024.

    FFK-ja ka firmosur kontratë të re me firmën e njohur ‘Errea’ nga sezoni 2023 deri më 2026.

    Fanella e Kosovës ende nuk është dalë në sajtin zyrtar, por çmimi i mundshëm mund të jetë deri në 80 euro, duke krahasuar kështu edhe me Kombëtaret tjera, si Malta, Andorra, Bjellorusia dhe Lichtenstein.

    Kosova të shtunën luan ndeshjen e parë në Tel Aviv ndaj Izraelit, kurse të martën ndaj Kombëtares së Andorrës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

  • Kombëtarja e Kosovës nesër mban stërvitjen e fundit, para udhëtimit në Izrael

    Kombëtarja e Kosovës nesër mban stërvitjen e fundit, para udhëtimit në Izrael

    Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ekipi i kombëtares së Kosovës nesër në mëngjes do të zhvillojë stërvitjen e fundit, para udhëtimit për në Izrael.

    Stërvitja do të mbahet në Kampin Nacional në Hajvali, nga ora 10:45.

    Kosova do të ndeshet me Izraelin të shtunën, nga ora 18:00, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

  • Shqipëria nisi përgatitjet për sfidën ndaj Polonisë

    Shqipëria nisi përgatitjet për sfidën ndaj Polonisë

    Nën urdhrat e trajnerit Sylvinho, “Kuqezinjtë” stërviten për herë të parë në këtë kompleks modern, njoftoi FSHF-ja.

    Që të gjithë lojtarët e ftuar janë paraqitur sot në këtë seancë të parë, ndërsa pjesa më e madhe kanë zhvilluar një seancë me ngarkesë të plotë stërvitore.

    FSHF-ja bëri të ditur gjithashtu se atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe të gjithë lojtarët janë shfaqur të motivuar maksimalisht në nisje të këtij edicioni të ri.

    Edhe lojtarët e rinj janë pritur shumë mirë në grup dhe po përshtaten shumë shpejt. Sakaq, disa prej futbollistëve kuqezi janë stërvitur veçmas nga grupi për shkak të impenjimeve me klubet respektive në fundjavë.

    Më konkretisht Elseid Hysaj, Talulant Seferi, Andi Hadroj, Jon Mersinaj, Enea Mihaj, Lindon Selahi e Ylber Ramadani kanë kryer stërvitje të lehtë mes palestrës dhe fushës.

    Seanca ka zgjatur për më shumë se 1 orë, ndërsa kuqezinjtë do të rikthehen të martën në fushë me dy seanca stërvitore sipas programit të paracaktuar nga stafi teknik.

  • UEFA-s i kërkohet ta përjashtojë kundërshtaren e Kosovës nga kualifikimet për kampionatin Evropian

    UEFA-s i kërkohet ta përjashtojë kundërshtaren e Kosovës nga kualifikimet për kampionatin Evropian

    Më shumë se 100 deputetë të Parlamentit Evropian kanë nënshkruar një letër që ia kanë dërguar presidentit të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Aleksander Ceferin, duke i kërkuar që ekipi i kombëtares së Bjellorusisë të përjashtohet nga garat e kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit, që mbahet më 2024.

    Eurodeputetët argumentuan se Bjellorusia, jo vetëm që mbështet, por aktivisht merr pjesë në agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës. Në letër u tha po ashtu se futbolli dhe sporti në përgjithësi janë përdorur nga lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, për përhapjen e propagandës politike.

    Sipas ligjvënësve evropianë, pjesëmarrja në garat e UEFA-s e kombëtares bjelloruse do të përdoret më vonë nga Lukashenka për propagandë, për të “dëshmuar se po pranohet mirë nga bashkësia ndërkombëtare”. Deputetët pohuan se lejimi i pjesëmarrjes së Bjellorusisë në këto gara është ofendim i viktimave të agresionit rus në Ukrainë, por edhe për shumë luftëtarë të të drejtave të njeriut në Bjellorusi.

    Po ashtu, ka pasur thirrje që Bjellorusisë t’i ndalohet pjesëmarrja në garat ndërkombëtare të futbollit, ashtu siç i është ndaluar Rusisë. Por, UEFA deri më tani u ka rezistuar thirrjeve të tilla, duke nënvizuar se në një masë Bjellorusia është sanksionuar duke ia pamundësuar që të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare në territorin e saj.

    Ndalimi eventual i pjesëmarrjes së Bjellorusisë në kualifikimet për EURO 2024, që do të mbahet në Gjermani, do të kishte efekt edhe te kombëtarja e Kosovës, e cila gjendet në të njëjtin grup të kualifikimeve. Në grup, përveç Kosovës dhe Bjellorusisë, janë edhe Zvicra, Rumania, Izraeli dhe Andorra. Ndeshjet për kualifikime nisin javën e ardhshme.

    Për shkak të pamundësisë që të zhvillojë ndeshje në fushën e vet, Bjellorusia ka zgjedhur që disa ndeshje kualifikuese t’i zhvillojë në Serbi.

    Ndryshe, Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, duke përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur sulmet. Megjithatë, Minsku mohon se është palë në konflikt.

  • Po shkëlqen me Ballkanin sivjet, Albion Rrahmani do të ftohet nga Kosova për ndeshjet e muajit mars

    Po shkëlqen me Ballkanin sivjet, Albion Rrahmani do të ftohet nga Kosova për ndeshjet e muajit mars

    Kombëtarja e Kosovës do të luajë dy ndeshje në muajin mars, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2024. Në këto dy duele, Kosova do të përballet me Izraelin jashtë dhe me Andorrën në shtëpi.

    Në këtë grumbull, trajneri Alain Giresse e ka ftuar edhe sulmuesin e njohur kosovar të Ballkanit, Albion Rrahmani, sipas Arlind Sadikut.

    Rrahmani pritet të jetë pjesë e lojtarëve të ftuar për këto dy ballafaqime mjaft interesante të “Dardanëve”.

    Ai ftohet për herë të parë te Kosova, pas një forme të jashtëzakonshme që po kalon tek Ballkani. Në këtë stinor ai ka shënuar 16 gola.

    https://www.facebook.com/ArlindSadikuSS/posts/238966861807363

  • Caktohet vendi dhe data\ Usyk pranon kushtet shokuese nga Fury

    Caktohet vendi dhe data\ Usyk pranon kushtet shokuese nga Fury

    Oleksandr Usyk ka pranuar kushtet e Tyson Fury për meçin e tyre të padiskutueshëm në peshën e rëndë më 29 prill me kusht që britaniku të bëjë një donacion për Ukrainën.

    Britaniku postoi një video në mediat sociale të premten duke pretenduar se ukrainasi dhe skuadra e tij nuk vlejnë më shumë se një ndarje 70/30 në favor të tij dhe këmbënguli se ai do të heqë ofertën e tij me një për qind çdo ditë derisa të nënshkruhet marrëveshja.

    Usyk nuk ka humbur kohë për t’u përgjigjur pasi ai gjithashtu shkoi në mediat sociale për të pranuar ofertën me kushtin që Fury të dhurojë një milionë ero për Ukrainën, në mes të luftës së tyre të vazhdueshme me Rusinë.

    “Hej, bark i pangopur. Unë e pranoj ndarjen tuaj 70-30 për të luftuar më 29 prill në Ëembley”, ka thënë ukrainasi.

    “Por, ju do të premtoni se do të dhuroni 1 milionë euro për popullin e Ukrainës menjëherë pas luftës”.

    “Dhe për çdo ditë që ju vononi do t’i paguani, një për qind më shumë e shumës rritet për popullin ukrainas. Kemi marrëveshje?”, thotë Usyk.

    Në një video të postuar gjithashtu në Instagram, Fury tha se Usyk dhe ekipi i tij “kanë vlerë 30 për qind dhe se ai duhet të luftojë Daniel Dubois në Copper Box nëse nuk pranon”.

    Fituesi i betejës, nëse do të vazhdonte, do të bëhej kampioni i parë i padiskutueshëm i boksit në peshën e rëndë që nga Lennox Lewis në vitin 2000.

    https://twitter.com/usykaa/status/1634284129620578304?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1634284129620578304%7Ctwgr%5Ea35cb758692fabb2892b0b36e8810e5faeddd5d4%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fcaktohet-vendi-dhe-data-usyk-pranon-kushtet-shokuese-nga-fury-5%2F